Close
Faqja 9 prej 53 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 528

Tema: Pallati X

  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ANXHELES

    Ti fli kur edhe une te fle
    Me mijra endrra te te dergoj
    Ti i shih dhe perseri m`i kthe
    Qe perseri te enderroj

    Ti fli kur gjumi te me zere edhe mua
    Dhe kur shpirti te me bjere ne qetesi
    Me dergo dhe ti endrrat e tua
    Dhe un`t`i kthej perseri

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    JETA IME

    Jet`o jeta ime
    Si me ke braktisur
    Jet`me enderrime
    Endrra pa bitisur

    Vetem me ke lene
    Po ai mund te rri
    Ne shpirt te kam dhene
    Me jep shpirt dhe ti

    Merrm`ne krah`t e tua
    Endrrat prap t`i nis
    Duam sa te dua
    Me mos me braktis

    M`co tek streha ime
    Aty ku kendoj
    Mijra enderrime
    Mijra jet`jetoj

    Kete permallim
    E ndjek pas nje lot
    Lot si lotin tim
    Nje det se mbyt dot

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ATIJ QE PUTH BUZE E SYT E TU

    Isha perandor kur ty te doja
    Perandor isha kur me doje edhe ti
    Gjith`boten po te doja e pushtoja
    Dhe s`me duhej asnje ushtri

    Isha perandor kur nje zile telefoni
    Me numrin tend mbi celular
    Perandor isha si Napoleoni
    Perandor isha edhe krenar

    Tani pran`nje cadre gatitu
    Brenda perandori qe zuri vendin tim
    Atij qe puth buz`e syt e tu
    I bej roje nga mbremja ne agim

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    MJELMES SE STRUGES

    Ti je poezia me e bukur
    Sa per mijra melodi
    Kur te shoh ndjehem i lumtur
    Kur s`te shoh kam mall per ty

    Dhe ne enderrime tretur
    Fluturimin un`ta ndjej
    Dhe ne endrra per mos mbetur
    Me trego ku te te gjej

    Eja o moj Mjejm`e Struges
    Uli krahet eja shpejt
    Te te puth cepin e buzes
    Te jetoj me te veretet

    Eja eja mos vono
    Eja mos me ler`te vuaj
    Ne nuk mundesh me dergo
    Nje val`prej liqenit tuaj

    E te luaj un`me te
    Sikur te luaj me ty
    E te fishkellej me ze
    Ato mijra melodi
    Sikur te luaj me ty

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    .........

    Ti luan me reren e detit
    Me ate qe me solli aq merzi
    Mot do sjell ne mes te qytetit
    Me te mos me ikesh ti

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ...........

    Me fal
    Ne nuk njohim me te bukuren fjal`
    Ne me fjale vec dime te vrasim
    Ne nuk dime cfar`rrace i perkasim

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ATO LOZIN QESHIN

    Dalin cupat jashte
    Lozin edhe qeshin
    Mblidhen pes`a gjashte
    Na pushtojne sheshin

    S`dim`nga te kalojme
    Hapin nga ta hedhim
    Nga mendja shkallojme
    Edhe dot s`e mbledhim

    O zot se si jane
    O zot se si qeshin
    Valle zemere kane
    Qe pushtojne sheshin

    Ato lozin qeshin
    Ne s`clirojm`dot sheshin

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    KAFEJA DO ME MBETET NE MES

    Babait tim

    Asnjehere nuk te thashe sa te dua
    Por ta dish qe shum`te kam dashur
    Vdekja jote nje brenge per mua
    Qe pas kam per ta patur

    Neser do me marre malli per ty
    Por ti neser nuk do te jesh
    Kafene nuk do kem me ke ta pi
    Kfeja do me mbetet ne mes

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    NENES TIME

    Qe ndrroi jete ne 27 qershor 2OO6


    Nje jet` te ter`ndenja me nenen
    Kurr` su ndava
    Nje jet`te ter`me priste malli
    E dot su c`malla

    Nje jet`te ter`me shkuli veshin
    Kurr`nuk qava
    Nje jet`te ter`i putha doren
    E dot su c`malla

    Edhe ne gjum`ja ndjeja doren permbi ball`
    Timen e kisha te gjith`boten si ne perrall`
    Kur kisha hall a kisha ndonje breng`ne shpirt
    Buzqeshje e saj si nje mengjes celte nje drit`
    Buzqeshje e saj me ndjek nga pas mua dhe sot
    Nje jet` te ter`ndenja me nenen su c`malla dot

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    PORTA E PARE JEMI NE

    Ne qe shkruajme poezi
    Si te tjere s`behemi dot
    Edhe pse si ata biem ne dashuri
    Edhe pse si ata derdhim edhe lot

    Edhe pse si ata bejme shamate
    Dhe nuk ka ndonje cudi
    Dhe pse si ata kthehemi von`ndonje nate
    Dhe pak sherr me gruan ne shtepi

    Se vertet rrime me pijanecin
    Se vertet rrime edhe me kryetare
    Por ne lexojme Lasgush Poradecin
    Ndaj edhe jemi porta e pare

    Ku njerzit hapin te ndalin
    Ku dhe ne se nuk hyjne njerez
    Njerez dalin

Faqja 9 prej 53 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Teater: Pallati 176
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-10-2022, 19:56
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Pallati 176
    Nga a1* nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2006, 03:28
  5. Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    Nga KoTeLja_VL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •