DHE ATY TE MBETEM
Dehem nga puthjet e tua
Si me raki
Dhe prap te dehem dua
Por dehu edhe ti
Se me ben saharosh
Dhe me iken tutje
Si mund te dashurosh
Vetem me nje puthje
Dhe mbi gjoksin tend
Dua te mbeshtetem
Beme pra nje vend
Dhe aty te mbetem
DHE ATY TE MBETEM
Dehem nga puthjet e tua
Si me raki
Dhe prap te dehem dua
Por dehu edhe ti
Se me ben saharosh
Dhe me iken tutje
Si mund te dashurosh
Vetem me nje puthje
Dhe mbi gjoksin tend
Dua te mbeshtetem
Beme pra nje vend
Dhe aty te mbetem
PARDJE DHE DJE
Kur te verteten tha
E shane
Budalla
Per sot dhe neser
Nuk e di
I vetem
S`kam fuqi
Te mbroj ate qe shane
Budallane
............
Ketu cdo dit`dicka me tremb
Ketu cdo dit`dicka me dhemb
STRUGES TIME
Po te them je Struga ime
Ndonse vendali nuk jam
Kur vij tek ty mijra enderrime
Kur vij tek ty edhe shpirt kam
Dhe njerzit qe s`i njoh i dua
Te kem te gjith`t`i perqafoj
I dua dhe rruget e tua
Kur eci sikur fluturoj
Te dua nga mengjesi ne mbremje
Ta dua dhe naten plot drit`
O Struga ime c`me mbete ne mendje
Te dua te dua me gjith`shpirt
ISHTE TRADHETIA
Pi dhe nje raki
Me thoshte rakia
Sot jam un`me ty
Nuk esht`dashuria
Ajo nuk vjen me
Ti kot qe e pret
Ndaj ktheje dhe nje
Pije o poet
Mendja te genjen
Qe e pret dhe ca
Me ajo nuk vjen
Ti nuk ke para
Ndaj pije dhe nje
Me thoshte rakia
Ajo nuk vjen me
Ishte tradhetia
TI VETEM EJA
Cdo dit`qe shkon e numuroj
Por dhe cdo dit`pa ty me gjen
Cdo ,dit`marr frym`po nuk jetoj
Cdo dit`te pres por ti nuk vjen
Ti vetem eja dhe mos me duaj
Ti vetem eja te te shikoj
Ti vetem eja mallin te shuaj
Ti vetem eja qe te jetoj
SIKUR TE TE THONE......
Se gruaja
Te shkon me nje tjeter
Mendohu.....
Edhe neser
SHIU
Dritarja e dhomes mu hap me force
Binte shi dhe ere e madhe zu te fryje
Qesha
Une vertet e dua shiun
Por jo ne mes te nates ne dhom`te me hyje
..........
Me syt e tu jam aq i dashuruar
Sa dhe henen me nuk po e duroj
Edhe me diellin jam i zemeruar
Pse me syt e tu ai ndricon njesoj
NUK JAM I QETE
Ketu cdo dite me lendojne
Edhe nje paket`e hedhur ne trotuar
Ketu s`po duan te mesojne
Ketu eshte si me par`
Ketu vec politike
Ketu s`ka miresi
Ketu aritmetike
Edhe ne shoqeri
Ketu muslimanet bejne kryqin
Ketu huliganet te bejne gjyqin
Ketu s`ka shtet
Ketu s`ka pune
Ndaj nuk jam i qet`
Ndaj lendohem une
Krijoni Kontakt