TI EJA SHPEJT
Ti ike ne nje cast
Kur lindi dashuria ime
Ti ike larg
Me le ne enderrime
Ti ike ne nje cast
Kur po jetoja perseri
Ti ike larg
Dhe pse aq larg se di
Ti eja shpejt
Ti eja se te adhuroj
Ne kam akoma jet`
Per ty do ta jetoj
TI EJA SHPEJT
Ti ike ne nje cast
Kur lindi dashuria ime
Ti ike larg
Me le ne enderrime
Ti ike ne nje cast
Kur po jetoja perseri
Ti ike larg
Dhe pse aq larg se di
Ti eja shpejt
Ti eja se te adhuroj
Ne kam akoma jet`
Per ty do ta jetoj
UNE
Nuk trembem kur duhan pi nje femer
Nuk trembem kur behet dashuri
Trembem kur pushon nje zemer
Trembem kur s`me flet njeri
Nuk trembem kur shoh nudo femrash
As dhe kur ka tradheti ne dashuri
Trembem kur degjoj per ndrrime emrash
Dhe kur shqiptaret vendlindjes po i thone Greqi
.............
Ato puthje shum`kohe harruar
Dhe ne enderr s`i pash`asnjeher`
Me shkuan shum`vite me shpirt patrazuar
Me shkuan shum`vite ne shpirt pa i ndjer`
Se me mungoj shum`koh`dashuria
Ankthi i pritjes plot dritherim
Ikur fshehur diku larg lumturia
Ikur fshehur larg shpirtit tim
ME LINI TE QAJ
Ne se nje dite te dehur me shihni
Mos ja vini fajin asaj
Ne se ju dhimbsem me mua ejani pini
Ne se ju dhimbsem me lini te qaj
Ne se nje dite te cmendur me shihni
Mos ja vini fajin asaj
Ne se ju dhimbsem me lini me lini
Ne se ju dhimbsem me lini te qaj
Ne se nje dite per toke me shihni
Mos ja vini fajin asaj
Ne se ju dhimbsem ejani me ngrini
Ne se ju dhimbsem me lini te qaj
Ne se nje dite te vdekur me shihni
Mos ja vini fajin asaj
Ne se ju dhimbsem nje lot e hidhni
Nje lot e hidhni se s`mund te qaj
BUKURIA JOTE ME TREMB
Dhe ne enderr s`kisha pare ndonjeher`
Bukuri qe shpirtin po me merr
Ndaj i trembur jam un` ne cdo cast
Kur ti iken larg
Dhe kur kthehesh prap i trembur jam
Bukurise tende friken fort ja kam
Kush t`afrohet pak mbushem me maray
S`dua te t`humbas
Ndaj edhe zotin lus dit` per dit`
Bukurin`ta kesh dhe ne shpirt
Te me heqesh friken shpirtin te qetsoj
Me ty te jetoj
JANE LOTET E MI
Do te mbledh gjith`lotet e mi
Nje det do te ndertoj
Do t`i jap emrin qe mban ti
Te te perjetesoj
Dhe pastj do zhytem ne te
Ne fund te loteve te mi
Perjetesisht do te shkoj te fle
Po ty sdo te te mbaj meri
Kur me valet te luash si femi
Shpresoj te kujtohesh per mua
Un`atehere si dhe tani
Do te te them qe prap te dua
Kur me valet te lush si femi
Jan`lotet e mi
KY VEND
Na flasin per ndershmeri
Dallaveraxhinjte
Dhe per urtesi
Na flasin sherrxhinjte
Na flasin per patriotizem
Tradhetaret
Dhe per humanizem
Na flasin barbaret
PA JETUAR PO JETOJ
Rrugeve te qytetit endem
Pa e ditur se ku shkoj
Shkojne ditet dhe po tretem
Pa e ditur cfar`mendoj
Rrugeve te qytetit endem
Dhe nje breng`te madhe kam
Shkojne ditet dhe po tretem
Pa e ditur se ku jam
Rrugeve te qytetit endem
Pa e ditur cfar`kerkoj
Shkojne ditet dhe po tretem
Pa jetuar po jetoj
.........
Nen dritaren tende do vij ne nje nat`
Nuk mundem dot te te urrej
Zotin do lus te hapet nje kanat
Aromen tende te ndjej
ME MEK AI SY
Vall`si do te ishte
Ky qytet pa ty
Bukuri do kishte
Mos kish ata sy
Sy qe ndezin diellin
Ndricohet qyteti
Arom` mali sjellin
Sjellin arom`deti
Sec kam ven`merak
Mendja po me del
Kur e shkel aq pak
Sa bukur e shkel
Si do te ishte vall`
Ky qytet pa ty
S`mund te gjej dot fjal`
Me mek ai sy
Krijoni Kontakt