...............
Syt e tu kur si shikoj
Dhe s`me shohin ata sy
Nuk e di perse jetoj
Dhe te vdes prap nuk e di
...............
Syt e tu kur si shikoj
Dhe s`me shohin ata sy
Nuk e di perse jetoj
Dhe te vdes prap nuk e di
Oh sa larg ke ikur ti
Nje dritare mbyllur mbetur
Per rreth saj s`pipetin gje
Per rreth saj cdo gje ka heshtur
Edhe zogjt`nuk ndihen me
Oh sa larg ke ikur ti
Si mundet malli s`te merr
Zogjt`ne mijra melodi
S`te kujtohen ndonjeher`
Oh sa shum`ju ke munguar
Eja falu dashuri
Si mundet i ke harruar
Dhe ne shpirt ke qetesi
Nje dritare mbyllur mbetur
Mbetur dhe zogjt` ne vetmi
Edhe un`sikur kam vdekur
Do jetoj po erdhe ti
Ju jap shpirtin tim
Nje tezge me arme
Nje tezge me libra
U shiten te gjitha
Armet
Ma hiqni kete mundim
Ne kembim
Ju jap shpirtin tim
DASHURI
Nuk eshte vetem nje akt fizik
Nuk eshte vetem nje e puthur ne buze
Por edhe per kafe kur fton nje mik
Dhe kur nje tjeter pershendet ne rruge
Nuk eshte vetem nje raport seksual
Nuk eshte vetem nje enderrim
Por edhe kur tjetrin e fal
Edhe pse ndaj teje ka bere gabim
GJEJENI VETE
Ne dy miq
Nje e hiq
Ka ne mes
Nje interes
Ne dy miq
Nje e hiq
Per dobic
Vjen si ogic
Ne dy miq
Njeri do fiq
ANONIME
Nje puthje e dua
Ti...bej si te besh
Se te cmendur mua
Vall`do te me lesh
Pa do endem rrugeve
Sdi dhe nga do shkoj
Prej atyre bezeve
Pa dhe do shkalloj
Nje puthje e dua
E dua dhe pik
Pastaj bej c`te duash
Ngs te duash ik
...............
Pa gjum`e ke len`
Gjith` naten qe shkoj
Sdi se cfar` po ben
A po me ben loj`
Se gjith`diten prita
Si nen nje dritare
Si te shkoj ty dita
Pa me folur fare
Merre receptorin
Gjumi te me zere
Ose numuratorin
Do vij ta djeg te tere
PAE S`LINDA KUR LINDE EDHE TI
Pse s`linde kur linda edhe une
Te njiheshim qe ne femijeri
Tani ne mosh`jemi larg aq shume
Sa s`mundemi dot qe te dy
Dhe un` nxitova qe linda
Nxitova pos s`mundem ta di
Nuk prita....po perse nuk prita
Te lindja kur linde edhe ti
Ne jeten qe me ka mbetur
Do vuaj nga kjo dashuri
Ne dhe s`kam per tu tretur
Pse s`linda kur linde edhe ti
ATY KU FILLOVA DASHURINE
Ulur jam tek ky lokal
Dhe kafen`shtyj me fernet
Dhe mbremja zbret ngadal`
Mbremja qe mua me vret
Te gjeta tek qoshja te strukur
Aty ku rrinim gjithmon`
Ma fshehe syrin e bukur
Ate qe syri im sot kerkon
Ate mbremje nuk e kuptova
Per ikjen qe flisje aq shpesh
Un`qesha dhe te ngacmova
Ku do ikesh pa mua ku do vesh
Ate mbremje nuk e kuptova
Por do vinte tjetri mengjes
Dashurine aty ku e fillova
Aty mbeti dhe u keput ne mes
Ulur jam tek ky lokal
Dhe kafen`shtyj me fernet
Ne mbremjen qe zbret ngadal`
Jam un`edhe qoshja qe pret
EDHE HENEN E KEMI ZEMERUAR
Sonte i thash` un`henes te dilte
Te dilte te na ndricoj
Ajo doli por nuk e dinte
Se dikush do ta zemeroj
Nje krisme arme diku
Nje jet`e keputur ne mes
Me tha perse me thirre ketu
Dhe iku me shpejt se cdo mengjes
Ne edhe henen e kemi zemeruar
Ndaj nuk del cdo nat`te na ndricoje
Se e presim me arme ne duar
Ndoshta dikush....do ta qelloje
Krijoni Kontakt