Close
Faqja 16 prej 53 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 528

Tema: Pallati X

  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    me fal se nuk te shkrujta kush jam.Jam Besim Bashllari Prrenjas Shqiperi
    DO TE NDJESH EDHE TI DHIMBJE

    Kurr`s`kam qen`kaq dashuruar
    Si tani
    Kurr`dhe shpirti kaq trazuar
    Qe femi
    Ti me thua te largohem
    Ja po shkoj
    Do ndjej dhimbje do trishtohem
    Sdo jetoj
    Do te le ne jeten tende
    Ta shijosh
    Kur te ndjesh edhe ti dhimbje
    Do kuptosh
    Se te desha si nuk desha syt e mi
    Se nje tjeter sdo t`kendoj
    Si un` per ty


    Te lumte mendja dhe dora BESOOOOOOOOOOOOOO
    Me ngjalle emocione me vargje tuja!

    P.S / dhe ta dish cme kujtove tani ne kete cast qe zgjata OOOOOO-ne
    BESOOOOOOOOOOOOO------SHABAAAAAAAAAAAAAAAAANNNNN!!!!!!!!!!!!
    BESOOOOOOOOOOOOOOO...............dhe ushtonte fronti !
    thuaje Beso nese te kujtohet ky akt?

    me respekt te thell.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 30-07-2008 mė 21:16
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    AH MOJ SARANDIOTE


    Te dritarja jote
    Syte se c`me mbeten
    Ah moj sarandiote
    Dil moj dil te shkreten

    Dil se nuk te vras
    Tani jam i vrare
    Vec moj te te flas
    Malli me ka marre

    Te te degjoj zene
    Koh` pa e degjuar
    Dhe mos qoft`e thene
    Te me kesh harruar

    Se per ty jetoj
    Edhe per ty vdes
    Ndaj prap te kerkoj
    Ndaj prap po te pres

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    KY QYTET QE RRITET
    (Prrenjsit tim te vogel)

    Rri e mendoj per ato qe kam shkruar
    Per kete qytet qe i fala shpirtin tim
    Ky qytet i vogel me ka harruar
    Ky qytet qe rritet me la anonim

    Ka harruar qe edhe un`jetoj
    E me te marr fryme cdo mengjes
    Kam dashur gjithmon`t`i kendoj
    Por cdo kenge ma ka prere ne mes

    E c`te bej me per qytetin tim
    Qe ter` jeten per te kam menduar
    Ky qytet i vogel me la anonim
    Ky qytet qe rritet me eshte zvogeluar

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    NJE LOT MBETI MBI KITARE

    Sa mall qe kam sot
    Nen`o nena ime
    Bie nje pik lot
    Mbi kitaren time

    Me ike shum`shpejt
    Fluturove larg
    Malli sa nje det
    Malli ne cdo varg

    Me mungove nen`
    Ne lodrat e mia
    Nen`moj sa e rende
    Ah kjo feminia

    Me mungon dhe sot
    Ah moj zemra ime
    Mbetet nje pik lot
    Mbi kitaren time

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    NENE XHEJES

    Vertet pak kohe te harrova
    Dhe qe me kujtove bere mire
    Nga kartolina jote mesova
    Te shkruash nje leter nuk esht`aq veshtire

    Jo nen`Xheja s`te kam harruar
    Por kam patur halle ta dish
    Vec per nje leter qe s`te kam shkruar
    Veten e ndjej fajtor dyfish

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    MOS NA MUNDOJ AJO HISTORI

    U takuam sot papritur
    Kujtuam nje koh`te shkuar
    Se qe te dy lindur e rritur
    E qe te dy dashuruar

    Vertet shum`jemi dashur
    Por vesh su morem kurr`
    Nje shpirt te trazuar kam patur
    E mos ma trazo si dikur

    E mos na mundoj ajo histori
    Se esht`teper e thjesht`
    Mbetem ne nje lend...ne dashuri
    Mbetem fare se morem as ne vjesht`

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Beso! Ke profilin tend te vecante ne poezi, qe udhetarin e ndal per te shuajtur etjen poetike. Une po ndaloj pak me shume, me nje poezi te vockel.

    Them...

    Them ta leme sot me puthje
    Ka dhe neser per me tutje
    Them ta leme endrren ne mes
    Ka dhe neser per me tej.

    Them te rrime dhe pak caste
    Ka dhe neser pas mesnate
    Them, por pse nuk ndalim dot
    Mos esht' neser, une them, sot?!

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    DHE VET NUK E DI SA TE DUA

    Henen ne tok`do ta zbres
    Ty do te coj ne vend te saj
    Vec mos me ik si ajo cdo mengjes
    Mos me ik mos me ik se do qaj

    Dhe vet nuk e di sa te dua
    Dhe vet nuk e di se ku jam
    Vec kur ti je ulur me mua
    Boten gjith`timen e kam

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    NE SE VJEN ME DASHURINE

    Un`e di qe do vish prap
    Bashke me trillet e tua
    Po un`deren nuk ta hap
    S`ben te luash me mua

    Un`e di qe do vish prap
    Ndoshta edhe e penduar
    Po un`deren prap s`ta hap
    Ndonse te kam dashuruar

    Un`e di qe do vish prap
    Edhe do ma gjesh shtepine
    Mundet deren te ta hap
    Ne se vjen me dashurine

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ............

    Ne k`te nat`pa hen`dhe yje
    Neshoqeri jam me vetmin`
    Fryn pak er`edhe shi bie
    Brenda meje gjithcka ngrin

    Tre te vrar`tre te vetvrar`
    Tre te tjer`mbytur ne det
    Shum`te tjer`nenen pa par`
    Nje dhe dy edhe pes` vjet

    Ne k`te nat`pa hen`dhe yje
    Rri mendoj mendoj mendoj
    S`ksm nje grusht te fort t`i bie
    Ketij shteti......dhe ta zgjoj

Faqja 16 prej 53 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Teater: Pallati 176
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-10-2022, 19:56
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Pallati 176
    Nga a1* nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2006, 03:28
  5. Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    Nga KoTeLja_VL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •