Close
Faqja 15 prej 53 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 528

Tema: Pallati X

  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    PALLATI IKS

    Ne pallat te ri
    E more shtepine
    Mos moj per karshi
    Me mua te zine

    Mos moj se me cmende
    Nuk i kam shakara
    Mos per koken tende
    Mos me dil perpara

    Se s`t`i duroj dot
    Gjithe ato nure
    Mos per ate zot
    Mos se me semure

    Me prishe rehatin
    Do bej marrezi
    Do ta prish pallatin
    Do te vras dhe ty

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    KUR DEL TI

    Kur del ti
    Qindra sy te ndjekin nga pas
    Kur del ti
    Eh kur del ti
    C`gaz e maras

    Kur del ti
    Dhe ne se bie shi pushon
    Kur del ti
    Eh kur del ti
    Nje qytet zgjon

    Kur del ti
    Un`filloj e enderroj
    Kur del ti
    E ndjej qe jetoj

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    C`MU DESH QE TE PASHE

    Nazet te jan`shtuar
    Shtuar bukuria
    Se c`me ke trazuer
    Vane mend e mia

    C`mu desh qe te pashe
    Edhe te takova
    C`mu desh qe te thashe
    Se per ty shkallova

    Prap tu shtuan nazet
    Dhe me shume hiret
    Ndersa mua hallet
    Edhe enderrimet

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    SI NE LUFTE

    Si ne lufte vriten priten
    Cfar`po ndodh keshtu o ZOT
    Nuk po len`lulet te rriten
    Aq sa mendja s`ta kap dot

    C`jan`keta njerez o ZOT
    Ver`dhe ti dore nje here
    Sepse s`mund te shkoj kjo bot`
    Me te vrar` e me te prere

    Si ne lufte vriten priten
    Sa dhe lulet me s`po rriten

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ME HARROVE

    Ke disa dit`pa me folur
    Disa dit`pa me hedhur nje veshtrim
    Sikur per ty te jem nje i panjohur
    I panjohur ne nje udhetim

    Dhe sot me nje tjeter po iken s`di se ku
    Mall per ty gjithmon`do te ndjej
    Do endem i vetem rrugeve kuturu
    Po paqe ne shpirt nuk do gjej

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    ADES

    I menduar i hutuar rrug`ve te kerkoj
    Pres te dalesh ne se del te te takoj
    Jam ne ankth kam nje brenge s`di se si
    Ah per dreq o c`fat i keq njohja me ty
    Ne kam ndjere ndonjehere dashuri
    Ti me bere qe te ndjej un`perseri
    Mos me ler pra te hutuar te t`kerkoj
    Dil nje here vec nje here dhe un` shkoj

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    KETU ESHTE SI DIKUR

    Dashurova dhe une dikur
    Rruges se saj qindra here kalova
    Fshehur dritares i pata hedhur ndonje gur
    Dhe fshehur posht dritares pergjova

    Se ne province dashurine
    E kisha prane e ndjeja larg
    Ne se ne zemere shkrova gjithe poezine
    Asaj nuk munda t`i them dot nje varg

    Dhe sot ne province keshtu eshte dashuria
    Nje mall qe s`mund ta nxjerresh kur
    Ketu nuk ndjehet lumturia
    Ketu eshte si dikur si dikur

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    NE DAC ME BEJ VEND

    Te dyqani tend
    Corape po ble
    Dhe ato pak mend
    Aty po i le

    Se si hyra valle
    Se kuptoj as sot
    Se bleva nje pale
    Por nuk po dal dot

    S`di se si u nis
    Edhe si do dale
    Nga nje pal`po gris
    Po ble nga nja pale

    Te dyqani tend
    Po ble ca corape
    Ne dac me bej vend
    Ne dac me hiq qafe

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    NE PRINDERIT

    Pa u rritur fare ju blejme makine
    Pa u rritur fare i lem`te pine konjak
    Sa ne mengjes mezi gjejne shtepine
    Sa dhe nene e babe i njohin me pak

    Dhe derdhim lot kur vrasin e i vrasin
    Dhe derdhim lot kur vriten me makine
    S`marrim dot guximin vec nje her`t`i godasim
    S`guxojm`te mbajm`as fajet mbi shpine

    Dhe themi se Zoti keshtu e mendoj
    Dhe themi se fati keshtu e desh
    Dhe ne se mundet dikush te te besoj
    Femijen valle ku do ta gjesh

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    HAJDE HAJDE MOJ DYNJA

    Hajde hajde moj dynja
    Sa keq mendjet kan`pesu
    Kush bon mir`esht`budalla
    Kush bon keq esht`i nderu

    Hajde hajde moj dynja
    Je bo pis krye dhe fund
    Nuk te thon`me ejvallah
    As ata qe ke perkund

    Hajde hajde moj dynja
    Ke ke puth te ka kafshu
    Shkon sevapi badiava
    Te ka myt ke ke shpetu

    Mosmirnjohja ka zan`rranj`
    Kush e shkul na bon sevap
    Do t`i fal me nan`e bab`
    Edhe shpirtin tim ja jap
    ....pershendetje per ju i nderuar Besoja,hera e pare qe lexova ni nga poezit e juaja,te cilat me pelqyen jashtzakonisht....e ne veqanti ishte kjo e fundit,dynjaja.....! Prandaj te them se paskeni ni esens te kultivuar poeti,komplimente juve....me shum respekt

    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 15 prej 53 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Teater: Pallati 176
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-10-2022, 19:56
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Pallati 176
    Nga a1* nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2006, 03:28
  5. Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    Nga KoTeLja_VL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •