NJOFTIM I KONSULLIT TĖ FRANCĖS NĖ SHKUP, PĖR SHKĖLQESINĖ E TIJ, ZOTIN POINCARE, KRYEMINISTĖR DHE MINISTĖR I PUNĖVE TĖ JASHTME, RRETH ARDHJES DHE QĖNDRIMIT TĖ SHQIPTARĖVE NĖ SHKUP.
N. 102. Shkup, mė 14 gusht 1912
Gjendja nė Shkup.
Shqiptarėt po vazhdojnė tė arrijnė me armė nė Shkup, por mbajnė qetėsi tė madhe dhe disiplinė tė vėrtetė.
Dje, duke udhėtuar me karrocė nėpėr rrethinat e qytetit, pėr tė shikuar nėse ata vėrtetė po i afroheshin Shkupit, unė kam takuar rastėsisht, njė gjysmė ore larg Kalasė, njė kolonė prej 2.000 vetash pėrafėrsisht komanduar nga Bajram Curri dhe Riza Beu i Gjakovės. Bajram Curri, tė cilin e kisha njohur dikur nė Shkup, mė njohu menjėherė dhe, sipas traditės shqiptare, unė nuk pata mundėsi tė refuzoja cigaren dhe kafenė qė m`i ofroi. Bėra me tė njė bisedė pėrafėrsisht njė ēerek ore; gjatė asaj kohe Riza Beu shkoi nė Shkup pėr tė diskutuar me Valiun nė lidhje me kėrkesat. Ka arsye tė besohet qė punėt do tė rregullohen shpejt; kėtė na e ka pohuar valiu, Galib Pasha, kur pranoi sot nė mėngjes Korin Konsullor, nė vizitė zyrtare, me rastin e marrjes sė shėrbimit.
Mbrėmė, nė ēastin e perėndimit tė diellit, ndodhi nė qytet njėfarė paniku, sepse, pėr fillim tė Ramazanit, tė gjithė shqiptarėt dhe shumė myslimanė kanė filluar tė shtien me armė nė ajėr, me mijėra plumba.
Fatmirėsisht pati vetėm disa tė lėnduar rastėsisht. Ėshtė formuar njė komision nėn kryesinė e kryetarit tė bashkisė, pėr ushqim tė shqiptarėve, numri i tė cilėve shtohet nga ora nė orė. Ky komision ka vendosur t`i bėjė thirrje zemėrgjerėsisė sė komuniteteve tė ndryshme. Komuniteti grek dhe ai vllah kanė ofruar njė shumė prej 200 lirash turke.
Nėnshkruar: P. Carlier.
AMAE, Turquie, Guerres Balkaniques, IV, Vol. 232, 1-20 aout 1912, AIH, F. 206.
Krijoni Kontakt