Desart Bregasi,studenti shqiptar,i cili studion ne Universitentin e Kozanit(Qytet jashte Athines)per inxhinjeri Indrustriale,mori pjese ne nje konkurs Europian (‘’’Thesis-The Capstone Module’’)per ndertimin e nje skeme e cila do te mbetet dhe perdoret ne dokumentat e te gjitha Unversiteteve Europian.Djaloshi nga Shqiperia fitoi me merite te plote cmimin e pare ne Europe.
Qe femije Desarti u rrit me frymezimin e shkencetareve te medhenj si Aristoteli,Anjshtanji etj.Ne pjesen me te madhe te kohes ai shikonte vetem dokumentare shkencore.
Por bota,e cila rrotullohet mbrapsh e nxehur,i solli fatin djaloshit shqiptar qe nje dite te vitit 1997 te jete emigrant ne Greqi.Bashke me familjen e tij u vendos ne ishullin e Korfuzit.Ketu mbaroi gjimnazin dhe liceun me rezultate te shkleqyera.Paralelisht,Desarti ishte u organizuar ne mjaft aktivitete jashteshkollore,si ne Organizaten e Astronomise te Korfuzit,merrte pjese ne teater,ne rrethet letrare dhe ne Organizaten per kercimet lokale te Korfuzit.Kurre nuk i munguan cmimet e para dhe sukseset.Suksese i uroi edhe Parlamenti i femijeve gjithashtu edhe zoti Simitis(Ish Kryeministri).
Desart Bregasi gdhihet cdo dite mbi libra e ne kompiuter.Ai u jep mesim falas shokeve te tij studente(pavarsisht se ata marrin kompensim studenti 1000 euro nga shteti grek,dersa djaloshi jo,sepse eshte i huaj....).Por ai nuk merzitet shume edhe pse nuk i duket e drejt kjo gje.Madje ajo i jep force per te ecur me perpara.Konkursi i fundit,i cili o zvillua ne Lituani,e vleresoi Djalin shqiptar pa ditur se kush edhe nga eshte ky djal.Profesori i tij ,ndihet mjaft optimist per te ardhmen e djaloshit shqiptar,i cili bashkepunon me te prej dy vjetesh.Inteligjenca e Desartit i ka perhequr,duke i bere per vete te gjithe profesoret e tij.I urojme djaloshit shqiptar suksese te metejshme ne konkurset e tjera dhe ne te ardhmen e tij duke ngritur me lart emrin e Shqiperise.
Krijoni Kontakt