Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Aristokracia imagjinare e familjes Rugova

    KUR IMAGJINATA E RUGOVĖVE SE JANĖ ARISTOKRATĖ, KTHEHET NĖ BINDJE...!

    Ashtu siē Presidenti Rugova e imagjinoi njė shtet apo republikė, njerėzit afėr tij filluan tė imagjinojnė vetėn si klasė e veēantė; aristokratė, princėr e roje mbretėrore. Andaj edhe nė LDK dhe LDD, te shefat e mėdhenj, dėgjohet shpesh fjala se "nuk dua tė flas, apo nuk komunikoj me atė nivel", duke aluduar nė njė klasė tė ulėt, pėr tė cilėn ata vetėn e konsiderojnė superiorė.
    Rreziku fillon atėherė kur imagjinata e Rugovėve se janė aristokratė, kthehet nė bindje, duke i kaluar kufijtė e shtėpisė. Iluzioni i tyre ka filluar tashmė tė shfaqet seriozisht edhe te njerėzit mė me influencė nė botė, si te Nicholas Burns e Bill Clinton.

    Shkruan: Valon SYLA, Prishtinė

    Kur turma katundarėsh nga Provansa e Francės e pushtoi Pallatin e Mbretit Luis, gjatė Revolucionit tė vitit 1878, ata organizuan njė darkė tė madhe ekstravagante, pėr tė pėrjetuar disa nga kėnaqėsitė dhe ushqimin qė e hante vetė mbreti. Por, njė gabim i madh ndodhi gjatė protokollit tė shėrbimit tė ushqimit. Enėn e madhe dhe tė bukur tė qeramikės, qė Mbreti e pėrdorte pėr tė urinuar, turma nga provinca e kishte pėrdorur pėr tė shėrbyer sallatėn. Ata festuan atė natė, duke menduar se po shijojnė pėrvojėn mbretėrore e qė nė fakt shijonin edhe diēka nga uturaku i Mbretit.

    Kėsi mbrapshtime kanė ndodhur gjatė historisė, kur aristokratėt janė vrarė apo janė shuar dhe kur turma ėshtė munduar ta imitojė rolin e tyre, bashkė me protokollet dhe kėnaqėsitė mbretėrore.

    Sot fisnikėria ėshtė shumė e rrallė. Bile edhe nė Europė lere mė nė Kosovė, njė klasė tė tillė, qė se patėm kurrė. Por, tash e dhjetė vitet e fundit, aristokracia po shfaqet nė njė formė imagjinare, tė ēuditshme dhe turpėruese. Sidomos te njerėzit e afėrt, kėshilltarėt dhe familja e Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova.

    Ashtu siē Presidenti Rugova e imagjinoi njė shtet apo republikė, njerėzit afėr tij filluan tė imagjinojnė vetėn si klasė e veēantė; aristokratė, princėr e roje mbretėrore. Andaj edhe nė LDK dhe LDD, te shefat e mėdhenj, dėgjohet shpesh fjala se "nuk dua tė flas, apo nuk komunikoj me atė nivel", duke aluduar nė njė klasė tė ulėt, pėr tė cilėn ata vetėn e konsiderojnė superiorė.

    Pikėrisht kjo klasė e lartė imagjinare, mė shtyri tė shkruaj.

    Mendimi i Princit : Mendim Rugova duket se mendon se ėshtė njė Princ


    Djali i presidentit tė ndjerė pėr dasmėn qė po organizohet sot, ėshtė shfaqur si fisnik. Ftesa pėr dasmėn e futur nė njė zarf tė bardhė, mban njė emblemė tė kopjuar keq nga familja e vėrtetė fisnike Kastrioti. Kjo ishte modifikuar pėr tė shėrbyer tashmė si emblemė e familjes Rugova. Nė tė, pėrpos shqiponjės dhe ngjyrave kombėtare qė ishin vjedhur, janė shtuar edhe inicialet e Presidentit tė ndjerė I.R. dhe emri apo motoja "Clement", qė kinse nė latinisht i bien fisi apo klani Kelmend, nga i cili rrjedh e gjithė familja Rugova, nga Cerca e komunės sė Istogut.

    Kėtė veprim natyrisht se dikush do ta konsideronte si personal. Por brengosėse ėshtė kur imagjinata fillon tė besohet pėrnjėmend dhe atėherė fillon rreziku. Fillon atėherė, kur loja me imagjinatėn dhe fisnikėrinė kapėrcen kufijtė e shtėpisė Rugova dhe kalon te njerėzit mė me influencė nė botė, sikur Nicholas Burns e Bill Clinton, tė cilėve edhe u kishte arritur nė adresė kjo ftesė "fisnike". A thua ēka kanė menduar ata pėr kėtė punė? Andaj edhe ėshtė brengosėse. Kam frikė qė edhe mos thirrja e Papa Benediktit XVI nė dasmėn e Princit tonė imagjinar, do tė kuptohet si evitim, e zoti na ruajt si ofendim.

    Fort i kthjelli princ e zot i nderuem, u trashėgofsh... Skėnder Aristokrati

    Imagjinata pėr aristokracinė kishte arritur edhe nė Vjenė gjatė negociatave pėr status. Ndoshta i frymėzuar nga orenditė e Oborrit Perandorak tė Austro-Hungarisė, imagjinata e Skėnder Hysenit kishte filluar tė vijė nė shprehje. Me dorėn e vėnė nė zemėr dhe gojėn plot kikirika, u tha disa ndihmėsve tė rinj tė negociatorėve aty afėr se "Unė jam boll aristokrat, veē se Albert Rohani ėshtė... i fortė". Ai njėmend ėshtė aristokrat. Kėshtjellat e familjes sė tij ende qėndrojnė si muze, pėr tė kujtuar prejardhjen e bujshme tė udhėheqėsve tė kaluarės.
    Ndėrsa "kėshtjella e Hysenit", nuk mund tė jetė mė shumė se njė shtėpi 200 metra katror dhe Kali i tij i bardhė, duhet tė jetė vetura zyrtare e taksapagueseve tė Kosovės. Sa i pėrket prejardhjes sė tij "aristokrate", ai nga e cila vijnė shumica dėrmuese e liderėve dhe qytetarėve tė kosovarė.

    E kjo origjinė zakonisht gjendet nė Librat e Leximit tė shkollave tė mesme, ku pėr biografitė e disa liderėve tė LDK'sė shkruan... se lindi nė njė familje tė varfėr dhe bujare, shkollėn fillore e kreu nė fshat, ndėrsa fakultetin nė Prishtinė. Me kaq pėrfundon, "aristokracia" e njė kosovari".

    Oborrtari Sali Cacaj

    Aristokracia e imagjinuar e Velanisė e ka njė organizator, konsultant dhe shef tė protokolleve. E ai ėshtė njeriu me mjekėr tė hollė e tė stilizuar, qė i ngjan njė fisniku tė dikurshėm nga Venediku apo Franca. Rrobat i ka tė zgjedhura me shije, kravatėn me plot simbolika dhe setrat e tij, zakonisht stolisen me broshė dhe elemente tė vlefshme filigrani. Nė dukje tė parė tė jep pėrshtypjen e njė fisniku tė Hollywoodit, ndėrsa nė tė dytėn edhe mund t'ua ēoj mallin e njė Xhandari nga shpilli i letrave tė zholit. Kur vjen puna te organizimet solemne, festat dhe protokollet e rėndėsishme tė Presidencės, Sali Cacaj, ėshtė njeriu i duhur pėr tė kryer punėn, si zhol. Andaj edhe aftėsia e tij pėr ta stolisur mirė imagjinatėn pėr fisnikėrinė, Pėr fundin e iluzionit . Ky iluzion do tė ishte nė rregull tė jetojė brenda shtėpive tė kėtyre fisnikėve imagjinarė. Natyrisht se ēdo njeri ka drejtė tė plotė tė ėndėrrojė dhe jetojė ashtu siē e imagjinon jetėn. Por kurrsesi kjo nuk mund tė lejohet qė t'i kalojė kufijtė, duke kaluar nė besim tė plotė dhe duke e informuar tashmė tė gjithė botėn me kėto veprime. Kėshilltarėt dhe liderėt e LDK'sė, nuk reaguan pėr tė ndalur iluzionin deri mė sot. Ndoshta e bėnė kėtė me qėllim qė tė dalin nė shesh, disa tė pafolura nga Velania. E ndoshta edhe heshtėn, sepse ende iu pėlqen kjo ndjenjė.

    Pashtriku.org
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Kur e lexova nuk mund ta besoj, por vertet nuk te kokan ne rregull. Qfare aristokraci ???!! Jem plotesisht dakord me qka ki postuar Sot fisnikėria ėshtė shumė e rrallė. Bile edhe nė Europė lere mė nė Kosovė, njė klasė tė tillė, qė se patėm kurrė. Me vjen qudi qysh disa njerz, sidomos nje familje si fam. Rugova po bjen aq posht ... edhe pse kam admiracion dhe respekt per ish-Presidentin tone.
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marijuana85 : 04-06-2007 mė 05:34
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  3. #3
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Ehh kur e paramendoj sa para jane harxhuar per martesen e Mendimit dhe sa te varfer do te mund te ishin ushqyer me to..Cka ti besh,peshku i madh po e han te voglin..ligj i natyres.
    ArsGothicė

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita
    Ehh kur e paramendoj sa para jane harxhuar per martesen e Mendimit dhe sa te varfer do te mund te ishin ushqyer me to..Cka ti besh,peshku i madh po e han te voglin..ligj i natyres.

    Nuk besoj se ja ka vjedhur njeri, qe tia jape te varfere. Kjo bote kshu eshte ndare, dikush ka punuar me shume e ka patur me fat e eshte bere i pasur, dikush tjeter ska lek te haje buke. Ky eshte kapitalizmi, gjithashtu ligj i natyres.

    Me bezdisin shprehje te tilla "sa te varfer do ishin ushqyer". E kam ne pergjithesi, jo me ju ne vecanti. Une (bie fjala) leket i kam per veten time, dhe i harxhoj si te dua, nuk i kam per te bere sevap, si kam fituar per tua dhene te tjereve. Ndryshon puna ke multimiliarderet, qe cdo sekonde qe kalojne fitojne miliona euro.

    Leket e dasmes ti mori gje ty? Besoj se jo. Atehere cke? (nuk e kam me ty, thjesht ne parim).

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson
    Nuk besoj se ja ka vjedhur njeri, qe tia jape te varfere. Kjo bote kshu eshte ndare, dikush ka punuar me shume e ka patur me fat e eshte bere i pasur, dikush tjeter ska lek te haje buke. Ky eshte kapitalizmi, gjithashtu ligj i natyres.

    Me bezdisin shprehje te tilla "sa te varfer do ishin ushqyer". E kam ne pergjithesi, jo me ju ne vecanti. Une (bie fjala) leket i kam per veten time, dhe i harxhoj si te dua, nuk i kam per te bere sevap, si kam fituar per tua dhene te tjereve. Ndryshon puna ke multimiliarderet, qe cdo sekonde qe kalojne fitojne miliona euro.

    Leket e dasmes ti mori gje ty? Besoj se jo. Atehere cke? (nuk e kam me ty, thjesht ne parim).
    Po sipas teje athua se nga i moren e ku i ban gjith kto lek si ju thua ti (pasi un besoj se ato skan pas lek kur ne dor por vetem dollar e euro)se me bisnese te pastra nuk fitohen aq shum para duhen shum vite per te mbledh aq shum shuma parash,ndersa ketu e din te gjith se familja e tyre nuk kan asnje biznis te njohur qe miren me te(sa per biznise te fshehta e jo te pastra,flitet mjaft) Ibrahimi ka qen shkrimtar dhe kryetar ku edhe po te kishte 5000 euro ne muaj rog nuk do mblidheshin gjith ato para qe posedoj tashi qunat e tij,por eshte per te ardhur keq se sa shum e kan shfrytezuar poziten e babait(besoj pa dijenin e tij)per perfitime vetjake,ku dhe si produkt i saj eshte tashi gjith ky shfrenim e hargjim i kot ne ate dasem "Princrore".Eshte per te te ardh keq se qfar ka lene pas aj njeri(Ibrahim Rugova),ku me veprime te tyre i humbin dhe dinjitetin e respektin qe kishte ky popull per te,besoj se po te ishte ay vet gjall nuk do i lejonte te shfrenoheshin ne gjith kete ahang.
    Pastaj kam nje vrejtje shum shum te madhe ne lidhje me emblemen se si ketu tek ne marin guximin dhe qdokush i perdhos keto shenja pa fije turpi,kjo ndodh ne munges te shtetit te institucioneve perkatse per mbrojtjen e tyre,ato jan te shenjta dhe i takojne nje familje tamam aristokrate(kastriotet)te cilat nuk mund te pervetsohen nga askush pamarparasysh se kuj familje i takojn(ne kete rast te familjes se Kryetarit ton te ndjer,Rugova).
    Duajeni njėri tjetrin.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ca me habit mua eshte fakti se Shqiptaret e sidomos Kosovaret i qepen keq njeri tjetrit. Per nje dasem qe bon biri i botes e marrin neper goje nje 1000 gjuhe te liga......trup e qafe e zeze qe ne Kosove ka gazetar apo mendimtar kaq intrigues dhe dashakeqes.....


    Edhe opoziten duhet ta bojme si burrat, sidomos ne kete moment kaq historik per mbar kombin Shqiptar. Jemi ne prag te pavarsise dhe liderve KOsovare me pak ju interesojne argumentat me te cilet duhet te ballafaqohen me palen Serbe sesa kunjat per njeri tjetrin, sesa kilometrazhin e makines, apo cmimin e krevates.....

    Bohuni burra edhe per 6 muj e pastaj te krisin ne kater anet....

  7. #7
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Leket e dasmes ti mori gje ty? Besoj se jo. Atehere cke? (nuk e kam me ty, thjesht ne parim).
    Po mua mi mori, ua mori edhe tė tjerėve.
    Ata janė njė klasė ēifligare e shek. 21, qė po e rjepin popullin, me taksa e tatime mbi mundėsitė. Ata ua marrin pikėrisht tė varfėrve bukėn e gojės, pėr t'u bėrė vetė tė pasur.

  8. #8
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson
    Nuk besoj se ja ka vjedhur njeri, qe tia jape te varfere. Kjo bote kshu eshte ndare, dikush ka punuar me shume e ka patur me fat e eshte bere i pasur, dikush tjeter ska lek te haje buke. Ky eshte kapitalizmi, gjithashtu ligj i natyres.

    Me bezdisin shprehje te tilla "sa te varfer do ishin ushqyer". E kam ne pergjithesi, jo me ju ne vecanti. Une (bie fjala) leket i kam per veten time, dhe i harxhoj si te dua, nuk i kam per te bere sevap, si kam fituar per tua dhene te tjereve. Ndryshon puna ke multimiliarderet, qe cdo sekonde qe kalojne fitojne miliona euro.

    Leket e dasmes ti mori gje ty? Besoj se jo. Atehere cke? (nuk e kam me ty, thjesht ne parim).
    Neve na kane marre leket se na kane rjepur te gjalle,tatime te larta e standardi teper i ulet,pse si mendon ti qe ka fituar ato leke? Eshte perfolur shume se sa ishte gjalle presidenti i ndjere Ibrahim Rugova,djali i tij tenderin per ndertimin e preseidences ia kishte dhene nje kompanie te dyshimte italiane qe nuk kishte asnje dyshke ne konton bankare.Cka i thua ti kesaj ??
    Gjithashtu eshte folur edhe per ca dallavere tjera keshtuqe zoteri i dneruar, ne jetojme ne Kosove dhe e njohim situalten me mire besoj s ejemi ne rrjedha,ketu s'vlen thenia e mire e di kojshija se shtepia",na trego ti neve per Nanon e Berishen.
    Pa keqkuptime,respekte...
    ArsGothicė

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Mu me vjen inat, se eshte bere si e modes kur dkush ka lek, direkte "jo i vodhi, jo me grog, jo ken jo anej". Harrojne se ka njerez qe i rrine punes mbi koke, jane menaxhere te zote, dhe i fitojne leket me rregulla ta pastra kapitaliste.

    Pastaj, pash Zotin, a jeni ne terezi, taksat e shtetit si merr kryetari i shtetit, taksat shkojne ne buxhet, shperdorimi mund te ndodhe te fondet publike. Nqs ju (sistemi) sjeni te zot te hetoni e vertetoni, atehere lerini llafet.

    E perseris, ka njerez te zot, qe i fitojne ato lek sipas rregullave. Hajde tani, te akuzojme Bill Gatesi pse ka 54 bilion dollare, apo per Donald Trumpin?

    Nejse, go ahead.

  10. #10
    Paret nuk t'japin fisnikeri.

  11. #11
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    E kjo origjinė zakonisht gjendet nė Librat e Leximit tė shkollave tė mesme, ku pėr biografitė e disa liderėve tė LDK'sė shkruan... se lindi nė njė familje tė varfėr dhe bujare, shkollėn fillore e kreu nė fshat, ndėrsa fakultetin nė Prishtinė. Me kaq pėrfundon, "aristokracia" e njė kosovari".

    Vulgarizmi i pa fre si rezultat i urrejtjes kunder Ibrahim Rugoves tregon shume per autorin e tekstit qe te vetmin qellim ka poshterimin e I.Rugoves dhe natyrisht, sic thote edhe vet autori, disa lidere te LDK-se. Duke e ngatrruar LDK-ne me djalin e Rugoves, nuk di cfare te mendoj, a ka per qellim te flas per Aristokraci apo propagande te ulet kunder Rugoves ne varr?

    Mbase autori me gjakun e kalter, tradite e edukate familjare qytetare, me mbiemrin SYLA e gojen plot 'uturaka' dhe 'katunar' mendon se eshte sportive te sulmohet njeriu dy metra nen dhe.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •