Ti mund te dalesh e te thuash me te drejte qe arvanitasit identifikohen me shume me popullin grek se sa me shqiptaret e sotem, por nuk mund te thuash se "jane asimiluar" pasi ceshtja e "asimilimit" eshte shume relative dhe ne kontekstin historik nuk jane arvanitasit apo arbereshet qe u asimiluan, jane ato gjysma e popullsise shqiptare qe ngeli ne trojet e te pareve dhe jetoi nen pushtimin turk qe u asimilua. Por pavaresisht nga kjo, asimilimi nuk mund te perkufizohet as nga feja, as nga gjuha, por nga tradita familjare.Albo, arvanitasit nuk jane pjese e kombit grek nga arsyeja se ata luftuan per kombin grek por nga fakti se ata nuk e diferencuan asnjehere veten e tyre nga greket dhe identifikoheshin me kuptimin e ROMEOS. Kur arvanitasit shtegetuan ne shek. e XIII dhe te XIV nuk kishin formuar ende nje identitet kombetar, as dinin gje per Skenderbeun etj. Ne Greqi ata gjeten nje popullsi me te njejtin besim (orthodhoks), gje qe beri asimilimin e tyre me te shpejte. Keshtu qe arvanitasit u perzien me greket dhe me kalimin e shekujve nga nje popullsi homogjene u kthyen ne nje popullsi jo-homogjene duke mbajtur vetem disa karakteristika kulturore, si gjuhen, traditat etj. E vetmia popullsi qe ngeli deri ne shek. e XIX me shume e homogjenizuar (nga ana e gjakut) ka qene ajo e SULIOTEVE, por edhe ata veteidentifikoheshin si ROMEI dhe GREKOI.
Po te jap nje shembull. Ne Kishen Orthodhokse shqiptare qe une shkoj, ka 2 breza shqiptaro-amerikanesh qe kane lindur ne Amerike qe jane sot 70 vjecare dhe femijet e tyre 30 vjecare. Dhe jo vetem 70 vjecaret por edhe 30 vjecaret qe kane jetuar ne familje ku jo te dy prinderit kane qene me origjine shqiptare, kur i pyet se cila eshte origjina juaj, thone se jane shqiptare.
Pra asimilimi nuk matet me gjuhen apo fene, por me vetedijen dhe traditen familjare.
Vete fakti qe edhe pas 6-7 shekujsh ne jemi duke diskutuar per "arvanitas" dhe "arbereshe", tregon qe ata nuk jane asimiluar. Bile ne rastin e arberesheve, vete Rilindja jone Kombetare e ka fillesen e saj ne gjirin e komunitetit arberesh. Te rekomandoj te lexosh fjalen e Peshkopit arberesh perpara Papes se Romes vetem 1 dekade me pare, per te kuptuar qe vete qellimi i ekzistences se arberesheve ne kete bote eshte mbajtja gjalle e fese, gjuhes, tradites te cilen ata eksportuan nga Arberia perpara se te binte ne duart e turqve. Dhe vete te qenit e tyre uniate, nuk eshte nje zgjedhje e tyre por nje derivat i rrethanave historike shqiptare dhe kishtare.Une dhe greket e Shqiperise nuk mund te asimiloheshim nga shqiptaret per shume arsye. Arsyeja e pare eshte se shumica e shqiptareve u kthyen ne myslimane dhe feja eshte nje nga karakteristikat kryesore te asimilimit (shih asimilimin e ngadalte te arberesheve ne Itali). Duke mbajtur fene e krishtere e kisha me lehte te identifikohem me greket sesa me shqiptaret. Arsyeja e dyte ishte arsimi i cili ishte ne gjuhen greke deri ne krijimin e shtetit shqiptar. Arsyeja e trete eshte se minoriteti grek eshte i vendosur kryesisht neper fshatra te cilat jane homogjene nga ana e banoreve duke mos patur popullsi shqiptare. Shumica e grekeve qe jetonte neper qytete u asimilua nga shqiptaret. Keshtu psh u be ne Korce, Erseke, Voskopoje etj ku banoret greke me kalimin e kohes humbi identitetin kombetar. Ja pse greket e Aeksandrise nuk jane kthyer ne arabe, se nuk kane asgje te perbashket me ta.
Duke qene se jam duke lexuar jeten e Shen Nektarit, po te sjell nder mend fjalet e ministrit te arsimit grek per Shen Nektarin ne fund te shekullit te XIX: "Ti je i huaj, nuk je grek". Dhe kete mentalitet ne shoqerine greke e gjejme edhe sot e kesaj dite, si nje menyre per te distancuar greket nga minoritetet dhe arvanitasit jane nje minoritet ne Greqi.
Ashtu si Shen Nektari ne syte e shtetit grek nuk ishte grek pasi jetonte ne Kajro, Egjipt, ashtu edhe ti ne syte e grekerve nuk je grek, pasi nuk je lindur e rritur ne Greqi. Ose me mire te themi, je "nje grek i deklasuar" ne syte e popullsise greke. Vete fakti qe ti je duke marre pjese ne forumin shqiptar dhe ke nje interes te pashterueshem per te mesuar e lexuar gjithcka mbi historine shqiptare, jane shenjat e nje "asimilimi" te pavetedijshem tendin.
Me pak fjale, njerezit jane produkte te epokes ne te cilen jetojne.
Albo
Krijoni Kontakt