60-vjetori i Planit "Marshall"


Mė 5 qershor tė vitit 1947, sekretari amerikan i Shtetit, George C. Marshall, i tha njė klase tė diplomuarish nė Universitetin e Harvardit se Evropa dhe bota ishin nė njė gjendje tė rrezikshme. Lufta e Dytė Botėrore kishte shkatėrruar kontinentin dhe ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet tė bėjnė tė pamundurėn pėr ta kthyer mirėqenien ekonomike tė Evropės. Fjalimi i Marshallit nė Harvard ishte themeli i tė ashtuquajturit Plani "Marshall", njė plan 4-vjeēar, me 13 miliard dollarė ndihma.

Ishte viti 1947, dy vjet pasi kishte rėnė qetėsia e pushkėve. Qytetet mė tė mėdha tė Evropės ishin rėnuar. Kishte uri. Dimri mė i ashpėr qė mbahet mend, solli tė korrat mė tė pakta nė shekull. Tė ēliruar nga nazizmi, Evropa Perėndimore kishte rrezik tė rrėshqiste nė kaos. Dr. Larry Bland ėshtė njė historian nė Fondacionin George C. Marshall. "Motivi kryesor pėr fillimin e Planit "Marshall" ishte frika e kaosit nė Evropėn Perėndimore. E shikoje kėtė rrezik, nėse shikoje filmat ēdo fundjavė. Nė fillim tė shfaqjes tregoheshin problemet nė Evropė. Gra dhe fėmijė tė uritur trondisnin zemrat e amerikanėve. Por, gjithashtu, forca e partive komuniste nė vende si Franca dhe Italia ishte shqetėsuese", thotė historiani.

Partitė komuniste ishin tė fuqishme nė Francė dhe Itali. Evropa Lindore ishte pushtuar nga Ushtria Sovjetike. Papunėsia ishte e lartė. Industria e Evropės ishte e pezullt. Menjėherė pas dhėnies sė furnizimeve emergjente me ushqim dhe rroba, Plani "Marshall" u pėrqėndrua nė pikat kyēe tė ekonomisė. Minierat e qymyrit ishin tė parat qė pėrfituan. Pa tė, fabrika dhe uzinat, ekonomia e Evropės nuk kishin si mėkėmbeshin. "Problemi qėndronte se shumica e qymyrit nė Evropėn Perėndimore vinte nga minierat gjermane, qė ishin tė pėrmbytura dhe tė shkatėrruara nga bombat. Gjermanėt nuk kishin synimin t'i hapnin minierat dhe Shtetet e Bashkuara do tė jepnin pajisjet kryesore pėr kėtė. Gjermanėt do tė nxirrnin qymyri, por ishim ne qė do t'i vinim minierat nė funksionim, do tė rindėrtonim strehimin e punėtorėve dhe t'i vaksinonim ata kundėr tuberkulozit dhe sėmundje tė tjera, pėr t'i lejuar ata tė punonin". Shtetet e Bashkuara kėmbėngulėn qė evropianėt tė bashkėpunonin pėr ta lėvizur qymyrin gjerman nė vende tė tjera tė kontinentit, pėr tė ngrohur banesat dhe pėr tė vėnė nė funksionim fabrikat.

Shtetet e Bashkuara autorizuan 13 miliard dollarė gjatė njė periudhe katėrvjeēare - ekuivalenti i 100 miliard dollarėve sot, pėr t'u shpėrndarė nė 16 vende. Por ndoshta pjesa mė e rėndėsishme e Planit "Marshall" ishte ndikimi moral tek evropiano-perėndimorėt. Edhe armiqtė e dikurshėm, italianėt dhe gjermanėt, u pėrfshinė nė tė.

Diplomati gjerman Karsten Voight ishte djalė nė vitet 1940. Ai thotė se zemėrgjerėsia e amerikanėve u dha njė shtytje tė madhe psikologjike evropianėve. "Paratė vetėm nuk do ta kishin arritur kėtė ndikim. Sė bashku me organizatėn pėr shpėtimin e Berlinit, ndryshoi ēdo gjė. Amerikanėt qė shiheshin me sy mė tė mirė se rusėt qė nė fillim, edhe para fundit tė luftės, shiheshin tani jo mė si pushtues, por si miq", thotė diplomati.

Wiston Churchill e quajti Planin "Marshall" aktin mė tė rėndėsishėm nė histori. Mėkėmbja nga lufta mė shkatėrrimtare ishte dramatike. Prodhimi i pėrgjithshėm kombėtar i Evropės Perėndimore u rrit me 32 pėr qind nė katėr vitet e ekzistencės sė Planit "Marshall", duke lėshuar shkėndijat e njė rritjeje ekonomike afatgjatė dhe duke formuar kornizėn e atij qė mė vonė u bė Bashkimi Evropian.

RD