Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Shoferi rreh deputetin e PR-se, Faruku

    Ngjarja e rėndė ka ndodhur pasi te dy kanė dalė nga njė lokal dhe kanė hyrė nė oborrin e pėrparmė tė NPV-sė ushtarake, ish- Ndėrmarrja "8 Marsi".

    Hanė, pinė, dhe nė fund pėrmbysin tavolinėn. Nuk ėshtė barsaletė dhe as ndonjė proverb, por ėshtė gjithēka ka ndodhur pasditen e djeshme mes deputetit tė Partisė Republikane, Albert Faruku dhe drejtorit tė NPV ushtarake, Zihni Tollozhina, si dhe dy shoferėt e tyre. Tollozhina, ish-kryetar i degės sė PD-sė nė Pogradec, nė zgjedhjet e fundit parlamentare kandidonte pėr PR-nė, nė zonėn 086 tė Pogradecit, ku po ribėhen votimet. Ngjarja e rėndė ka ndodhur pasi kanė dalė nga njė lokal dhe kanė hyrė nė oborrin e pėrparmė tė NPV-sė ushtarake, ish- Ndėrmarrja "8 Marsi". Nė njė sherr ku janė nxjerrė dhe armėt, deputeti Faruku dhe shoferi i tij janė shtyrė dhe goditur nga shoferi i drejtorit Tollozhina. Nė vendin e ngjarjes kanė shkuar fillimisht njė furgon i grupit tė gatshėm tė Komisariatit numėr 2 tė Policisė sė Tiranės, me gjithsej 3 policė. Por shoferėt nuk e kanė lėnė sherrin dhe duke kundėrshtuar policinė nuk kanė hezituar tė nxjerrin as armėt e shėrbimit kundrejt tyre. Banorė tė zonės thanė pėr Gazetėn, se kanė parė komandantin e grupit tė policėve tė shtyhej dhe nė njė moment, edhe tė goditej nga personat qė grindeshin. Kurse deputeti Faruku, qė siē duket e ka parė veten ngushtė, kėrkonte ndihmė dhe bėrtiste; "jam deputet". Nė ambientet e Komisariatit numėr 2 tė Policisė sė Tiranės, i cili ka juridiksionin e vendit tė ngjarjes, kanė shkuar vetė krerė tė lartė tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės dhe tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk ishte firmosur ende ndonjė urdhėr-arresti, apo ngritur akuza pėr autorėt kryesor tė kėtij incidenti. Ndėrsa nuk ka pasur njė qėndrim zyrtar tė policisė lidhur me incidentin.
    Ngjarja
    Deputeti Faruku dhe drejtori i NPVU, Tollozhina mėsohet se kishin drekuar sė bashku me disa miq nė njė lokal pranė Ndėrmarrjes sė Veshjeve. Burime konfidenciale thanė pėr Gazetėn, se grindja ėshtė ngjizur qė nė tavolinė. Dhe nė momentin kur po ndaheshin brenda oborrit tė NPVU dhe pranė portės sė saj, grupi prej 5-6 personave me kostum e kravata kanė rinisur tė grindeshin e shtyheshin. Pėr njė moment kalimtarė dhe banorė tė zonės kanė parė tė nxirren edhe pistoleta, por qė fatmirėsisht nuk janė shkrehur. Ishte e menjėhershme ndėrhyrja e policisė, e cila ka mundur tė vendosė qetėsinė mes njerėzve tė armatosur dhe me pushtet. Burime tė rezervuara tė policisė thanė se protagonistėt e zėnkės kanė qenė nėn efektet e konsumit tė tepėrt tė alkoolit.
    Policia
    Fill pas ngjarjes, nė komisariat kanė pėrfunduar tė dyja palėt, nė cilėsinė e tė dyshuarve dhe personave qė mund tė kenė dijeni pėr ngjarjen. Prania e uniformave tė shumta blu duket se u ka nxjerrė pijen protagonistėve tė sherrit. Palėt kanė nisur tė shfajėsohen pėrpara oficerėve tė lartė tė policisė, por edhe ndaj njėri-tjetrit. Ngjarja ėshtė dokumentuar si njė grindje pėr motive tė dobėta, ndėrsa deri nė orėt e mbrėmjes policia nuk kishte ngritur akuzė apo arrestuar asnjė prej autorėve. gjithsesi burimet kanė konfirmuar se deputeti, apo edhe personat e tjerė tė pėrfshirė, nuk kanė pasur dėmtime gjatė grindjes.

    BW

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Albert Farruku deputeti i Republikanes meduket se ka hyre ne politike per stervitje ne sportin e boksit.

    Shifni videon

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    taulant balla eshte nje krimb stalinist i provinces me kollare armani e or dore 3000 euroshe..

    ska me turp per kombin kur te tille profile te ndyre qe jan te gatshem te gulagezojne vendin perseri po ju erdhi rasti .. jan deputete ne kuvendin e 2007-tes..

Tema tė Ngjashme

  1. Shoferi qe parkoi ne ēati te nje kishe!!!
    Nga con_uk nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 12:55
  2. Le tė qeshim pak me policėt :)
    Nga Macho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 08-01-2008, 23:22
  3. Shoferi i Ngjelės hetohet i lirė
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 02:40
  4. shoferi
    Nga Vinjol nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2004, 16:19
  5. Shoferi i Bizhgės, grindet me armė me djemtė e Brahos
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 14:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •