
Postuar më parë nga
thekthi
Blerim Kore/ Redinalda Caushaj
E Hene, 04 Qershor 2007
GJIROKASTER - Zbulohet dhe kryqezohet grupi i dyshuar kriminal, qe akuzohet se vepronte brenda strukturave te Policise se Shtetit ne jug te vendit. Kater oficere madhore te policise se Gjirokastres dhe pese civile, te cilesuar trafikante, u arrestuan me urdher te Prokurorise se Krimeve, pasi akuzohen per trafik te qenieve njerezore. Per kete grup kriminal, drejtuar nga oficere policie, midis tyre edhe shefi i policise kufitare ne Kakavije, ne fund te operacionit doli dhe u prononcua dhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Ne nje konference te jashtezakonshme per shtyp, Nishani premtoi se toleranca ndaj te implikuarve ne radhet e policise do te jete zero.
Ministri i Brendshem beri zyrtar dje ne mbremje, lajmin per arrestimin e asaj qe e cilesoi bande kriminale, qe funksiononte brenda strukturave te Policise se Shtetit. Behet fjale per ndalimin e kater oficereve te policise, nder ta shefi i policise kufitare, inspektore krimesh dhe te policise kufitare. Ne pranga u vendos kryepolici i kufirit ne Gjirokaster, Hodo Korra; Albert Golemi, komandant ne grupin operativ special te policise kufitare Gjirokaster; Ergest Rabaj inspektor ne sektorin kunder krimit ekonomiko-financiar, Gjirokaster dhe Aleko Puci, punonjes policie po ne kete qytet. "Keta efektive policie akuzohen se kane mbeshtetur aktivitetin kriminal te trafikanteve, qe edhe ata u arrestuan po ne te njejtin operacion, i organizuar nga disa struktura te Policise se Shtetit e drejtuar nga sherbimi i brendshem i kontrollit ne polici", tha zyrtarisht ministria e Brendshme. Sipas ministrit Nishani, "arrestimi i 9-te personave, pjesetare te nje grupi te strukturuar kriminal, u krye pas nje procesi te gjate hetimor dhe ndjekjeje nga strukturat e luftes kunder Krimit te Organizuar dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme, ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda".
Ministri Nishani sqaroi se, grupi drejtohej nga Arben Sula, nga Gjirokastra, dhe kishte ne perberje te dyshuarit e tjere, Ermal Kocaj, Ermal Fidhi, Florenc Mece dhe Krenar Boci. Arrestimi i te pesteve si dhe kater oficereve, u be pas caktimit te masave te sigurise "arrest ne burg" nga Gjykata per Krime te Renda. "Ne baze te hetimeve disamujore nga SHKB-ja dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, eshte vertetuar se te arrestuarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe duke shfrytezuar funksionin shteteror te punonjesit te policise, kane kryer dhe favorizuar trafikun e qenieve njerezore ne drejtim te Greqise, duke perfituar per cdo kalim te paligjshem te kufirit tokesor ne zonen e Gjirokastres shuma te konsiderueshme parash, qe shkonin deri ne 2 000 euro per person", tha Nishani.
Sakaq, burime hetimore, thane dje per "Koha Jone", se inspektoret e Kontrollit te Brendshem kane pergjuar per nje periudhe gjashtemujore cdo levizje dhe kontakti te ketyre oficereve. Kjo beri qe te plotesohej dosja e dyshimeve te ngritura kundrejt te nenteve te "bandes". "Pas dokumentimit te aktivitetit te paligjshem te ketyre efektivave nga ana e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, u be i mundur edhe arrestimi i tyre ne flagrance", - u shprehen zyrtarisht titullaret e Policise se Shtetit. Ata siguruan se hetimet po vazhdojne per dokumentimin e plote te aktivitetit te tyre kriminal, si dhe venien ne pranga te personave te tjere te inkriminuar ne kete pike doganore.
Ne cilesine e provave materiale, nente te arrestuarve iu sekuestruan disa vetura, telefona celulare, arme, te cilat i mbanin pa leje, si dhe sende te tjera. Nderkohe, menjehere pas ndalimit te kater efektivave te policise, ata jane transferuar ne drejtim te Tiranes pasi do te hetohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda.
"Banda po pergjohej prej disa muajsh"
Drejtori i Policise se Gjirokastres, Dashnor Kaja, menjehere pas publikimit te operacionit nga vete ministri i Brendshem, Bujar Nishani, tha se "prej nje periudhe 6- mujore kane bashkepunuar me inspektoret e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem dhe Prokurorine e Krimeve te Renda, per dokumentimin e veprimtarise antiligjore te kater efektivave te policise". "Gjate muajve te fundit, ne kemi krijuar nje bashkepunim te ngushte me Sherbimin e Kontrollit te Brendshem per mbajtjen nen vezhgim te kater efektivave te policise", evidentoi Kaja. Ndersa e ka cilesuar kete operacion edhe pjese te suksesit nga ana e tij, Kaja u shpreh se ky grup kriminal kishte mbeshtetur ne mase trafikantet e qenieve njerezore kundrejt shumave te paligjshme. Sidoqofte, kryepolici i Gjirokastres nuk u shpreh nese drejtoria qe ai drejton, ka pergjegjesi qofte dhe morale per zbulimin e rende.
Nishani: Nuk tolerojme askend
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, dje, ne konferencen per shtyp, tha se tolerance zero do te kete per cdo person te perfshire ne krim, qofte ky edhe punonjes i Policise se Shtetit. Ai theksoi se renia ne pranga e kater oficereve te policise kufitare diten e djeshme, por edhe per te tre uniformat blu te rene ne pranga, tri dite me pare u be i mundur ne saj te bashkepunimeve te ngushta me Prokurorine e Krimeve te Renda, Sherbimin e Kontrollit te Brendshem, si dhe me policine e Qarkut Gjirokaster. "Asnje person nuk do te tolerohet, nese konstatohet se eshte pjesetar i ndonje veprimtarie kriminale", theksoi Nishani. Ky bashkepunim, sipas ministrit, do te vazhdoje edhe ne ditet ne vazhdim per te luftuar krimin dhe korrupsionin. Sipas tij, kater efektivat blu kane perfituar edhe nga funksioni i tyre shteteror, te punonjesit te policise dhe kane favorizuar trafikun e qenieve njerezore ne drejtim te shtetit fqinj, Greqise.
Krimet e Reenda marrin ne dorezim dosjen e "bandes"
Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane ka marre ne dorezim provat materiale dhe rreth ores 12:00, te dites se djeshme, kane filluar hetimet ndaj 9 te ndaluarve. Sipas Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres "dy automjete te blinduara jane vene ne dispozicion te Prokurorise se Krimeve te Renda, te cilat me pas kane shoqeruar drejt Tiranes te ndalurit". Pasi jane paraqitur provat materiale ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda ne Tirane, keta te fundit kane nxjerre 9 mandate ndalimi, gje qe ka bere te mundur zhvendosjen e te ndaluarve nga mjediset e komisariatit te Gjirokastres ne Burgun 313.
Te gjitha akuzat per 9 te ndaluarit e Gjirokastres
Drejtoria e Policise e Qarkut te Gjirokastres ka sqaruar hollesite e ndalimit te 9 personave, te akuzuar per trafik te qenieve njerezore, midis tyre 4 punonjes te kesaj drejtorie. Gentian Mullaj, zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres, tha dje se "ky operacion u organizua rreth ores 06:00 te mengjesit nga Sektori i Luftes Kunder Krimit te Organizuar, ne bashkepunim me Drejtorine e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme". Ndalimi i tyre u be, pasi Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda ne Tirane ka nxjerre urdher ndalimi per personat, per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, ne bashkepunim", ne formen e "grupit te strukturuar kriminal", veper kjo e parashikuar nga nenet 298/3, 28/4 dhe 333 germa "a" te Kodit Penal", tha Mullaj, duke saktesuar me tej se "gjate ndalimit jane bllokuar ne cilesine e provave materiale 4 automjete, nje arme zjarri automatike model 56, nje arme zjarri model 63, si dhe nje cifte automatike".
Oficeret e arrestuar:
HODO CORRO, 51 vjec, banues ne Gjirokaster
shef i nenseksionit te Policise Kufitare
ALBERT GOLEMI, 42 vjec, banues ne Gjirokaster
komandant nengrupi i Policise Kufitare GOS.
ALEKO PUCI, 45 vjec, banues ne Gjirokaster
efektiv i policise kufitare GOS.
ERGEST RABI, 29 vjec, banues ne Gjirokaster
specialist i Zyres Rajonale Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar.
Trafikantet e dyshuar:
ERMAL KACAJ, 25 vjec, nga Shtepeza, Gjirokaster
me pseudonimin "Kulja"
KRENAR BOCI, 27 vjec, nga Valare, Gjirokaster
me pseudonimin "NARJA"
ARBEN SULAJ, 37 vjec, Gjirokaster
me pseudonimin "MALOKU"
ERMAL FIDHI, 26 vjec, Gjirokaster
me pseudonimin "ERI"
FLORENC MECE, 23 vjec, Lazarat
me pseudonim "LENCI"
Sekuestrot:
4 automjete
1 arme zjarri automatike model 56
1 arme zjarri model 63
1 cifte automatike
Kohajone
Krijoni Kontakt