LUSHNJE - Nje punonjes i Ndermarrjes Elektrike ne Lushnje eshte rrahur prej pronarit te nje banese ne kohen kur ai kishte shkuar per t'i nderprere furnizimin me energji elektrike. Policia e Lushnjes tha dje se Hysni Dema, 58 vjec, me detyre punonjes ne ndermarrjen elektrike te qytetit, pasditen e se shtunes kishte shkuar per te zbatuar urdhrin per t'i prere energjine elektrike shtetasit Astrit Nezha, banor i lagjes "Xhevdet Nepravishta". Pasi ka shkuar atje se bashku me dy kolege, Dema eshte ndeshur me pronarin e baneses, i cili, sapo ka marre vesh qellimin e shkuarjes se tij, ka filluar ta shaje me fjale ofenduese dhe me pas te perdore dhune mbi te. Grupi i elektricisteve eshte larguar pa perfunduar detyren dhe ka shkuar ne polici te qytetit, ku kane bere dhe denoncimin ndaj Astrit Nezhes, 42 vjec. Policia, pas marrjes se kallezimit penal, ka shkuar dhe ka kryer shoqerimin e tij per ne polici, ku me pas ka kryer edhe ndalimin e tij, kundrejt akuzes se ka fyer, ofenduar e qelluar punonjesin e elektrikut ne krye te detyres. Xh. B.
Kohajone
Krijoni Kontakt