Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Erald Dervishi, mjeshtri ndėrkombetar i shahut

    Erald Dervishi, shahisti durrsak, tani nuk i perket me vetem qytetit bregdetar. Fale punes se palodhur te mjeshtrit nderkombetar te shahut, Fatos Muca, tani Dervishi luan perkrah me te mireve te botes. Keshtu ndodhi dhe ne kampionatin boteror te zhvilluar se fundmi ne Bled, te Sllovenise. Ky kampionat mblodhi ne kete edicion 141 federata meshkujsh dhe 94 femrash. Erald Dervishi, mjeshtri i madh i shahut, beri nje loje qe shtangu me te miret e botes. Ne 11 ndeshje, Dervishi arriti te siguroj 6 fitore dhe 5 barazime. Ky rezultat, qe e coi ne arritjen e kurbes se 77,3% te pikeve e vuri ate ne fund te Olimpiades ne tavolinen nr.1, qe eshte dhe e me te mireve te botes. Shahisti me nje loje impresionuese u radhit ne vendin e 7-te, ose i treti ne mes shahisteve me te mire evropiane. Thene me sakte, Dervishi ishte ne kete kampionat boteror, qe lidhet me olimpiadat e 25-te dhe 30-te shahut, pas Alberto Deivid dhe kampionit te botes, Geri Kasparov. Ky sukses vleresohet si nje nga ndermarrjet kulmore te gjeniut te ri shqiptar, qe nuk i ka mbushur ende te 28-tat. Ai po ndjek me fanatizem udhen e suksesshme te profesorit te tij, mjeshtrit nderkombetar, Fatos Muca, i cili qe ne Olimpiaden e 24-te te La Valetes (Malte) beri qe skuadra shqiptare te radhitej e 21-ta ne bote, vend qe nuk ishte arritur me pare.
    #VamosArgentina

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Wow!! E kisha degjuar dhe me pare Erald Dervishin por nuk ma merte mendja se ishte kaq i mire! Suksese te metejshme... dhe te mendosh qe eshte aq i ri ne moshe, per tu admiruar!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dervishi, ne tavolinen e me te mireve te botes

    E Marte, 05 Qershor 2007


    Erald Dervishi, shahisti durrsak, tani nuk i perket me vetem qytetit bregdetar. Fale punes se palodhur te mjeshtrit nderkombetar te shahut, Fatos Muca, tani Dervishi luan perkrah me te mireve te botes. Keshtu ndodhi dhe ne kampionatin boteror, te zhvilluar se fundmi ne Bled, te Sllovenise. Ky kampionat mblodhi ne kete edicion 141 federata meshkujsh dhe 94 femrash. Erald Dervishi, mjeshtri i madh i shahut, beri nje loje qe shtangu me te miret e botes. Ne 11 ndeshje, Dervishi arriti te siguroj 6 fitore dhe 5 barazime. Ky rezultat, qe e coi ne arritjen e kurbes se 77,3% te pikeve, e vuri ate ne fund te Olimpiades ne tavolinen nr. 1, qe eshte dhe e me te mireve te botes. Shahisti me nje loje impresionuese u radhit ne vendin e 7-te, ose i treti ne mes shahisteve me te mire evropiane. Thene me sakte, Dervishi ishte ne kete kampionat boteror, qe lidhet me olimpiadat e 25-te dhe 30-te shahut, pas Alberto Deivid dhe kampionit te botes, Geri Kasparov. Ky sukses vleresohet si nje nga ndermarrjet kulmore te gjeniut te ri shqiptar, qe nuk i ka mbushur ende te 28-tat. Ai po ndjek me fanatizem udhen e suksesshme te profesorit te tij, mjeshtrit nderkombetar, Fatos Muca, i cili qe ne Olimpiaden e 24-te te La Valetes (Malte) beri qe skuadra shqiptare te radhitej e 21-ta ne bote, vend qe nuk ishte arritur me pare.


    kohajone
    #VamosArgentina

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shah/Ja datat e kampionatit te te rinjve dhe Kupes se Shqiperise

    26 Qershor Nga sekretari i pergjithshem i Federates Shqiptare te Shahut, Sabri Bejleri, eshte mesuar se tashme jane caktuar datat per zhvillimin e kampionatit kombetar te te rinjve dhe te rejave, si dhe Kupes se Shqiperise per te rritur. Aktiviteti i moshave, gjithnje sipas Bejlerit, do te zhvillohet me 9?14 korrik ne sallen e shahut te stadiumit kombetar “Qemal Stafa”. Kurse Kupa e Shqiperise, me pjesemarrjen e kater skuadrave, Luftetarit, Butrintit, Teutes dhe Apolonise, do te behet me 2?5 tetor. Keto jane dy aktivitetet e radhes se shahut shqiptar, ne nje kohe qe ne Korce pritet te zhvillohet dhe kampionati lokal.
    #VamosArgentina

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...Urime...per Eraldin...suksese ne karieren e zgjedhur...dhe te coje sa me lart Shqiperine ne listen e shahistave te botes....
    Bravo.......

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Postime
    2
    20 Korrik Shkoder ? Shahu shkodran vazhdon te kete arritje mjaft te mira, sidomos ne veprimtarite kombetare, ndersa keshtu, ne qytetin me te madh verior, eshte duke u kthyer tradita e hershme e katroreve bardh e zi. Per zhvillimin e masivizimin e ketij sporti ne Shkoder nje merite te vecante ka dhe shefi i klubit shumesportesh Vllaznia, Gezim Mema, si dhe trajneri i skuadres Benard Leka. dhe suksesin e sportit te shahut ne SHkoder, nje merite kryesore ka klubi shumesportesh Vllaznia nen drejtimin e shefit te klubit Gezim Mema, por dhe punen mjaft te mire qe ben trajneri Benard Leka. E ne klubin kuq e blu, duke verejtur zhvillimet me ritme te shpejta te shahut, prane skuadres se skakieres eshte afruar dhe nje trajner tjeter si Muhamet Gradeci. E, duke llogaritur punen e palodhur te dy trajnereve shkodrane Leka e Gradeci, rezultatet ne shahun shkodran vazhdojne te jene ne rritje. Mjafton te permenden dy aktivitetet e fundit, ku shahistet shkodrane bene nje paraqitje te pelqyeshme.MBES20 Korrik Shkoder ? Shahu shkodran vazhdon te kete arritje mjaft te mira, sidomos ne veprimtarite kombetare, ndersa keshtu, ne qytetin me te madh verior, eshte duke u kthyer tradita e hershme e katroreve bardh e zi. Per zhvillimin e masivizimin e ketij sporti ne Shkoder nje merite te vecante ka dhe shefi i klubit shumesportesh Vllaznia, Gezim Mema, si dhe trajneri i skuadres Benard Leka. dhe suksesin e sportit te shahut ne SHkoder, nje merite kryesore ka klubi shumesportesh Vllaznia nen drejtimin e shefit te klubit Gezim Mema, por dhe punen mjaft te mire qe ben trajneri Benard Leka. E ne klubin kuq e blu, duke verejtur zhvillimet me ritme te shpejta te shahut, prane skuadres se skakieres eshte afruar dhe nje trajner tjeter si Muhamet Gradeci. E, duke llogaritur punen e palodhur te dy trajnereve shkodrane Leka e Gradeci, rezultatet ne shahun shkodran vazhdojne te jene ne rritje. Mjafton te permenden dy aktivitetet e fundit, ku shahistet shkodrane bene nje paraqitje te pelqyeshme.Eshte rikthyer mbas 10 vitesh mjeshtri i shahut shqiptar Elvis Pjalmi qe udhehiqte shqiperine ne aktivitetet europiane dhe boterore ku arrinte rrezultate te shkelqyra per Shqiperine dhe kujtojme vitin 1994 kishte dalur shahisti i katert me forme me te shkelqyer ne europe ku se bashku me Fatos Mucen e rradhiten shqiperine te te dyten ne europe. Pjalmi, mes 70 shahisteve, arriti te renditej nder te paret dhe me 6.5 pike u kualifikua per ne finale. E Federata Shqiptare e Shahut, po ne Tirane, zhvilloi dhe kampionatin kombetar individual per te rinj. Dhe i riu shkodran Franc Ashiku, pas nje lufte te forte sportive, duke u renditur i dyti ne kete aktivitet ka lene gjurme ne aktivitetin e te rinjve. Arritja e shahistit Ashiku, i cili eshte nenkampion per te rinj, eshte nje sukses i madh jo vetem per te si individ, por, ne teresi, edhe per shahun shkodran. Madje nje sukses eshte dhe per trajnerin e tij Bernard Leka, i cili me shahistin 14?vjecar Franc Ashiku jep garanci per nje te ardhme te mbare te shahut ne klubin Vllaznia. Duke lene menjane shahun, Ashiku eshte zoterues i mire i dy gjuheve te huaja, anglisht dhe italisht. Duhet theksuar dhe zgjuarsia e tij ne shkolle, teksa Ashiku, qe nga klasa e pare e deri ne perfundim te nentevjecares, nuk i eshte ndare notes dhjete. Pra nje nxenes shembullor, por mbi te gjitha dhe nje shahist i talentuar, sukses i madh per Vllaznine. Nikolin Gjuraj (32)
    Keshtu ne kampionatin kombetar individual per meshkuj Elvis Pjalmi, mes 70 shahisteve, arriti te renditej nder te paret dhe me 6.5 pike u kualifikua per ne finale. E Federata Shqiptare e Shahut, po ne Tirane, zhvilloi dhe kampionatin kombetar individual per te rinj. Dhe i riu shkodran Franc Ashiku, pas nje lufte te forte sportive, duke u renditur i dyti ne kete aktivitet ka lene gjurme ne aktivitetin e te rinjve. Arritja e shahistit Ashiku, i cili eshte nenkampion per te rinj, eshte nje sukses i madh jo vetem per te si individ, por, ne teresi, edhe per shahun shkodran. Madje nje sukses eshte dhe per trajnerin e tij Bernard Leka, i cili me shahistin 14?vjecar Franc Ashiku jep garanci per nje te ardhme te mbare te shahut ne klubin Vllaznia. Duke lene menjane shahun, Ashiku eshte zoterues i mire i dy gjuheve te huaja, anglisht dhe italisht. Duhet theksuar dhe zgjuarsia e tij ne shkolle, teksa Ashiku, qe nga klasa e pare e deri ne perfundim te nentevjecares, nuk i eshte ndare notes dhjete. Pra nje nxenes shembullor, por mbi te gjitha dhe nje shahist i talentuar, sukses i madh per Vllaznine. Nikolin Gjuraj (32)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Postime
    2
    euro 83.lexoje cfare thone gazetat per Elvisin perseri

    Mjeshtri i shahut shkodran, Pjalmi: Erdha me dėshirė time

    ASNN - Zhvillimi kėto ditė, nė kryeqytet, i gjysmėfinaleve tė kampionatit kombėtar individual tė shahut do tė mbahet mend gjatė. Jo vetėm nga drejtuesit mė tė lartė tė Federatės Shqiptare tė Shahut, por dhe pasionantėt e kėtij sporti, sepse pjesėmarrja ishte e gjerė, ndėrsa gara pati rivalitetin e duhur. Mjafton tė kujtosh faktin se nėntė shahistė, nga 64 pjesėmarrės, e kanė mbyllur kėtė aktivitet nė kryesimin e pėrbashkėt me 6.5 pikė secili.
    Tė nėntė kėto shahistė kanė fituar tė drejtėn pėr finale, ndėrsa mes tyre gjendet edhe shkodrani Elvis Pjalmi, i rikthyer nė kėto aktivitete me shumė bujė. 36-vjeēari kishte dhjetė vjet qė ishte larguar nga ky sport, ndėrsa, me mungesėn e tij, ky sport nė klubin Vllaznia ishte paralizuar krejtėsisht. Por rikthimi i tij pas njė dekade dhe paraqitja e shkėlqyer, jo vetėm i ka zbardhur faqen qytetit, por i ka sjellė Shkodrės dhe njė herė buzėqeshjen e munguar prej shumė vitesh, pėr mė tepėr qė shahu ka njė traditė tė hershme.
    Pjalmi, ndonėse i rikthyer pas mė shumė se 10 vitesh, akoma ruante mendjen dhe freskinė e dikurshme, kur nė gjysmėfinalet e fundit arriti 5 fitore, 3 barazime dhe vetėm njė humbje. E, nė fund tė kėtyre gjysmėfinaleve, arriti tė renditet ndėr shahistėt mė tė mirė tė kampionatit me plot 6.5 pikė, duke fituar tė drejtėn pėr nė fazėn finale. Pėr "Sport Ekspresin", Pjalmi ka deklaruar: "Duke parė nivelin tim dhe tė kundėrshtarėve pretendoj tė jem kampioni i ri i shahut shqiptar pėr vitin 2007".
    I pyetur se si erdhi rikthimi i tij pas kaq shumė vitesh mungesė, Pjalmi do tė nėnvizonte: "Sebep pėr rikthimin tim u bė familja, e cila, gjatė gjithė karrierės sė gjatė sportive, mė ėshtė gjendur pranė". Dhe Pjalmi, veē titullit kampion, kėrkon tė jetė dhe pjesė e ekipit tonė kombėtar nė Olimpiadėn Botėrore, e cila do tė zhvillohet nė Vietnam.

    Valentin Ndoci 02/07/2007 10:00


    « Kthehu Pas
    Printo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2007
    Postime
    15
    pavaresisht se cfare punojne si njeri si tjetri Urime te perzemerta per arritjet e tyre!!!!!
    Suksese ne te ardhmen!

  9. #9
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92

    Kush eshte Erald Dervishi?

    Erald Dervishi eshte shahisti pare shqiptar qe ka titullin nga FIDE, GM.
    Ai ka lindur ne 1979 ne Durres dhe aktualisht luan per skuadren e Butrintit,dhe me Shqiperine.
    Me 2545 pike renditet i 429 ne bote.
    Keto di une per E.Dervishin kush mund te kete ndonje informacion ose material shtese, ne amatoret e shahut e mirepresim.
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Dervishi, “mbreti” i katrorėve

    Pėr herė tė parė mėsoi tė vendosė saktėsisht gurėt e shahut mbi skakierė kur ishte vetėm 4 vjeē e gjysmė, nė moshėn 7 vjeē zhvilloi ndeshjen e parė zyrtare nė kampionatin kombėtar shqiptar pėr tė rinj, nė moshėn 11 vjeē u shpall kampion Kombėtar nė Shqipėri pėr tė rinj, 13 vjeē fitoi titullin e parė ndėrkombėtar, mjeshtėr i FIDE-s, i shoqėruar ku dhe me trofeun e kampionit tė Europės pėr moshat deri nė 14 vjeē. Nė moshėn 16 vjeē u shpall kampion i Shqipėrisė, ndėrkohė qė 18 vjeē u bė i vetmi shahisti shqiptar qė fiton titullin Mjeshtėr i Madh Ndėrkombėtar i shahut. Ky ėshtė juristi Erald Dervishi, aktualisht kryetar i Autoritetit tė Kontrollit Shtetėror tė Eksporteve pranė Ministrisė sė Mbrojtjes. “Gjeniu” i shahut, apo “mbreti” shqiptar i “katrorėve bardh e zi” rrėfehet pėr gazetėn “Albania”...

    Erald, le t’ia nisim nga pyetja rutinė. Kur iu lindi pasioni pėr shahun?

    Pasioni pėr shahun mė lindi qysh nė moshė tė vogėl. Tė paktėn qysh nė moshėn 5 vjeē, moshė qė pėrkon me atė tė fėmijės kur ėshtė ende nė kopsht. U regjistrova te klubi i fėmijėve tė qytetit tė Durrėsit, qė nė atė kohė ishte njė qytet me tradita tė spikatura shahistike. Pra ishte vendi pėr njė fillim serioz nė sportin e shahut. Nė fakt, ishim shumė fėmijė qė bėnim pjesė nė atė grup moshe.

    A keni pasur ndonjė traditė familjare nė shah?

    Jo nuk kemi pasur. Babai im ishte thjesht njė amator i apasionuer pas shahut. Ai mė ka mėsuar tė vendos pėr herė tė parė gurėt mbi skakierė dhe gjithashtu lėvizjet e para.
    Durrėsi ka nxjerrė edhe Mjeshtrin e parė Ndėrkombėtar shqiptar nė shah, Fatos Muēon. A ka pasur ndonjė influencė imazhi i kėtij mjeshtri te ju personalisht?
    Nuk diskutohet. Kemi jetuar nė tė njėjtin qytet. Sporti i shahut ka qenė aq i zhvilluar nė Durrės, sa ka pasur shumė emra tė spikatur. Mjeshtri Ndėrkombėtar, Fatos Muēo, ishte idhulli pėr ne tė rinjtė. Ka qenė 10-herė kampion i Shqipėrisė, madje 7-herė rresht.

    Cilėt kanė qenė shahistėt e tjerė?

    Le tė themi se shahistėt mė tė mirė tė kohės nė Shqipėri vinin thuajse tė gjithė nga qyteti i Durrėsit. Nė ekipin Kombėtar tė shahut nga gjashtė apo tetė shahistė, katėr prej tyre ishin nga Teuta, siē janė mjeshtri i FIDE-s, Lorenc Rama, mjeshtri i FIDE-s, Harallamb Boshku. Por dhe emra tė tjerė tė shquar si Hamza Xhakoni, mjeshtri ndėrkombėtar Altin Ēela, pėr tė ardhur te radha ime. Rrita nivelin e lojės dhe shumė shpejt u bėra pjesė e ekipit Kombėtar. Ka qenė shumė i rėndėsishėm momenti, qė nė kohėn kur unė nisa tė luaja shah, Durrėsi pėrfaqėsohej masivisht nė ekipin Kombėtar.

    Cilėt kanė qenė rivalėt e tu nga kėta tė rinj tė talentuar?

    Tė gjithė emrat qė pėrmenda mė lart kanė qenė nė njė brez tjetėr, por kėta mė ndihmuan direkt apo indirekt tė ngrihesha nė njė nivel tė lartė. Mjeshtri ndėrkombėtar Altin Ēela ka qenė thuajse nė njė brez me mua. Ishte mė i madh se mua nė moshė, por ishte rivali im, pavarėsisht se erdhi mė vonė nė qytetin e Durrėsit. Ka qenė njė shahist me tė vėrtetė i talentuar, qė mund tė jepte dhe mė shumė pėr sportin e shahut, pasi u largua nga Shqipėria. Ai vazhdon tė luajė shah.

    Konsideroheni si njė nga “gjenitė” e shahut shqiptar. Sa e ndjen veten tė pėrafėrt me kėtė pėrcaktim?

    Nuk mund dhe nuk mė lejohet ta them kėtė. Aktualisht nė shahun shqiptar unė kam pasur privilegjin qė tė kem arritur rezultatet mė tė mėdha. Tė jesh i pari nė njė sport ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Ėshtė rrjedhojė e njė punė shumė tė gjatė qysh nė moshė tė vogėl, ndihmės qė kam pasur nga mjeshtėrit durrsakė e nė mėnyrė tė veēantė tė trajnerit tim personal Fatos Muēa. Kjo ėshtė e pamohueshme.

    Nė ēfarė moshe e keni zhvilluar ndeshjen e parė, tė ashtuquajturėn zyrtare?

    Ndeshjen e parė e kam luajtur 7 vjeē pėr kampionatin kombėtar tė tė rinjve. Tani qė e kujtoj, them se ishte njė eksperiencė me tė vėrtetė emocionuese, pėr kohėn dhe pėr mua. Ishte si njė lloj shpėrblimi i njė pune aktive prej dy vjetėsh e gjysmė nė klubin e shahut tė Pallatit tė Pionierėve nė Durrės, qė tani shfaqej nė nivel kombėtar, ku fillova tė ballafaqohesha me tė rinj tė njė moshe mė tė madhe se unė, pasi nė tė vėrtetė isha shumė i vogėl pėr tė marrė pjesė nė kampionatin e tė rinjve.

    Si pėrfundoi ndeshja juaj e parė?

    Ndeshja ime e parė pėr fat u mbyll me njė fitore. Kundėrshtari im ishte disa vjet mė i madh nė moshė se mua. Ishte diku te 17-18 vjeē, ndėrkohė qė unė isha vetėm 7 vjeē. Ishte njė lojė shumė e bukur, dhe prania e shumė njerėzve mbi tavolinėn tonė tė lojės e bėnė akoma mė emocionuese.

    Nė ē’moshė u shpallėt pėr herė tė parė kampion pėr tė rinj?

    Duket e pabesueshme, por kam qenė kampion Kombėtar nė Shqipėri pėr tė rinj nė moshėn 11 vjeē.

    Po kampion Kombėtar pėr tė rritur?

    Kampion Kombėtar pėr tė rritur nė moshėn 15-16 vjeē dhe nė garė kanė qenė disa nga emrat mė tė medhenj tė shahut tė atyre viteve. Kam qenė dy herė rresht kampion, nė vitin 1996 dhe 1997.

    Po, Mjeshtėr i FIDE-s?

    Duket si ēudi, por mjeshtėr i FIDE-s u bėra kur isha vetėm 13 vjeē. Nė Kampionatin Europian U-14 u shpall kampion i Europės. Njė gjė qė pėr momentin nuk e konceptova, por tani e vlerėsoj shumė se ka ndikuar jashtėzakonisht shumė nė karrierėn time shahistike.

    Dhė mė nė fund Mjeshtėr i Madh Ndėrkombėtar...

    Titullin Mjeshtėr i Madh Ndėrkombėtar e kam marrė nė Olimpiadėn e Elitės nė Rusi, nė vitin 1998, kur isha diēka mė shumė se 17 vjeē, e qė pėrkonte me Olimpiadėn e 33-tė Botėrore, nė tė cilėn merrnin pjesė shahistė nga 110 federata nga e gjithė bota. Nė atė botėror, ku merrnin pjesė gjashtė shahistė nga Shqipėria, unė, Altin Ēela, Ilir Seitaj, Ilir Karkanaqe, Lorenc Rama, unė zhvillova 12 ndeshje, duke grumbulluar 8.5 pikė. E konsideroj kėtė rezultat edhe sot si tė jashtėzakonshėm. Mora medaljen e argjendtė, pavarėsisht se kampionati ishte ekipor.

    Cilat janė emrat mė tė mėdhenj tė shahut?

    Shahu ėshtė njė nga sportet elitare nė Shqipėri, duke pasur njė masė tė madhe tė apasionuarish. Nė Shqipėri kuhet shumė shah dhe pėlqehet ai. Kjo tė bėn tė ndihesh mirė, kur mendon se ti je pjesėtar i kėtij sporti, por nga ana tjetėr tė obligon tė ndihmosh nė rritjen e cilėsisė sė kėtij sporti. Shahu shqiptar ka pasur fatin qė ka pasur gjithmonė sportistė cilėsorė gjatė brezave tė ndryshėm. Shahistėt shqiptarė mė tė mirė nė vite kanė qenė Ylvi Pustina (9-herė kampion), i cili sipas mendimit tim nė brezin e tij ka qenė absolutisht mė i miri. Fatos Muēa ishte i padiskutueshėm nė kohėn e tij, 10-herė kampion i Shqipėrisė. Mė pas kam ardhur unė. Ideja ėshtė qė sporti i shahut nė Shqipėri ka pasur evolucionin e tij. As unė nuk dėshiroj tė mbetem gjatė shahisti mė i mirė nė Shqipėri. Duhet tė vijnė tė tjerė, qė pas pesė apo gjashtė vitesh tė dalė njė shahist qė tė jetė edhe mė i mirė se unė.

    Cilėt janė emrat shqiptarė mė tė njohur nė arenėn ndėrkombėtare?

    Shqipėria ka aktualisht njė Mjeshtėr tė Madh Ndėrkombėtar, i cili jam unė, tre mjeshtėr ndėrkombėtarė, Ilir Seitajn, Dritan Mehmetin, Llambi Qėndron dhe 6 mjeshtėr tė FIDE-s, si Ilir Karkanaqe, Shkėlqim Ēela, Arben Dardha, Zeqir Sula dhe Lorenc Rama. Emrat e mėdhenj ndikojnė shumė si nė shtrirjen e lojės sė shahut nė Shqipėri.

    Ēfarė vendi zė shahu shqiptar nė raport me atė botėror?

    Nga kėndvėshtrimi individual ne kemi pasur gjithmonė shahistė konkurrentė, edhe nė tė kaluarėn, por dhe tani. Unė jam shahisti mė pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Nė fakt, duke pasur traditė me sportin e shahut, edhe pjesėmarrjet nė arenėn ndėrkombėtare kanė qenė dinjitoze.

    Nė sa turne ndėrkombėtarė keni marrė pjesė?

    Janė me dhjetėra tė tillė, madje kam fituar me dhjetėra turne ndėrkombėtarė, ku i fundit ėshtė ai i gushtit tė kėtij viti nė Itali, njė turne i madh ndėrkombėtar, shumė cilėsore, ku merrnin pjesė mbi 90 shahistė, ku vetėm mjeshtėr tė mėdhenj ishin 20, 15 mjeshtėr ndėrkombėtare e rreth 30 mjeshtėr tė FIDE-s.

    Si e shikon Eraldi tė ardhmen e shahut?

    Ajo qė unė dua tė kėmbėngul, ka tė bėjė me vazhdimėsinė e shahut, me cilėsinė e tij nė tė ardhmen, ku dhe unė dua tė jap kontributin tim. Duhet tė prodhojmė djem dhe vajza tė reja shahistė, qė nė tė ardhmen edhe ata tė bėhen mjeshėr tė mėdhenj. Ti japim mundėsi brezit tė ri, qė tė zėvendėsojė me sukses brezin e vjetėr. Duke pasur traditė ėshtė mė e lehtė tė ndėrtosh breza tė rinj sportistėsh pėr tė qenė kompetitivė nė tė ardhmen.

    Cilat janė emocionet qė ndjen Dervishi kur qėndron midis mjeshtėrve tė mėdhenj, fiton ndaj tyre dhe shpallet kampion i njė turneu prestigjioz ndėrkombėtar?

    Ndjen me tė vėrtetė njė sadifaksion tė jashtėzakonshėm. Shahu mė ka dhuruar gjatė jetės dhe karrierės sime mė ka dhuruar shumė momente tė bukura. Ēdo turne qė fiton ėshtė njė kėnaqėsi mė vete. Krijon emocione dhe vetėkėnaqėsi. Ndihesh i realizuar, pasi gjithė puna e lodhshme paraprake tė ėshtė shpėrblyer. Por gjithsesi, ėshtė kėnaqėsi momentale qė nuk zgjat shumė, pasi tė duhet tė rifillosh tė nesėrmen tė mendosh pėr turneun e radhės.

    Shahisti ėshtė njė lojtar tavoline, ēfarė karakteristikash duhet tė ketė njė lojtar i fortė?

    Shahu ėshtė sport shumė i bukur. Duket si lojė tavoline, por dhe shahu kėrkon pėrgatitjen “fizike” tė mendjes. Qė tė jesh njė shahist i mirė duhet tė kesh njė miks karakteristikash: qetėsinė, agonzimin brenda vetvetes, tė kuptosh momentin kur duhet tė jesh agresiv nga ana sportive, tė dish tė shfaqėsh mė tė mirėn e vetes nė momentet finale. Natyrshėm qė duhet tė jesh inteligjent. Tė paktėn, me tė gjithė ata qė kam biseduar, gjėja e parė qė mendohet pėr njė shahist, ėshtė konsiderimi i tij si njė njeri inteligjent. Duhet tė kesh njė fuqi llogaritėse.

    Thuhet se lėvizja e parė nė shah ėshtė shumė e rėndėsishme. Sa mendohet Dervishi pėr tė kryer lėvizjen e parė?

    Natyrshėm, qė pėr njė pjesėmarrės nė botėn e shahut kjo ėshtė e qartė. Pėrsa i pėrket se sa lėvizje mund tė llogarisėsh nė vazhdimėsi kjo ėshtė relative, pasi varet nga pozicioni ku ndodhesh gjatė lojės, kundėrpėrgjigjia e pritshme e kundėrshtarit. Kur pozicioni ėshtė kompleks, nuk mund tė llogarisėsh mė shumė se 4-5 lėvizje, kur pozicioni ėshtė mė pak kompleks mund tė llogarisėsh nga 10-15 lėvizje, kur ato vijnė edhe si tė detyruara.

    Ju keni fituar turne tė mėdhenj. Arrini ta lexoni lojėn e kundėrshtarit?

    Them se shpesh, po. Ideja e llogaritjes ėshtė dhe vlerėsim njėkohėsisht. Mė e rėndėsishme ėshtė tė vlerėsosh njė pozicion tė caktuar pas katėr apo pesė lėvizjesh, ku do tė qartėsohen edhe avantazhet qė ke krijuar ti ndaj kundėrshtarit.

    Cilat kanė qenė ndeshjet mė emocionuese?

    Ndeshje emocionuese ka pasur shumė dhe ėshtė e vėshtirė tė gjesh me tė veēantėn. Ndeshja e fundit nė ēdo kompeticion zyrtar, Olimpiadė, Kampionate Botėror, Europian apo turne ndėrkombėtare, ėshtė gjithmonė pėrcaktuese, dhe normalisht janė mė emocionueset, pasi nė ndeshjen e fundit, ose do tė arrish tė fitosh turne apo kompeticione, ose do tė humbasėsh njė shans qė vėshtirė qė mund tė rikthehet.

    Cila ka qenė ndeshje mė zhgėnjyese?

    Ka ndodhur nė njė kampionat botėror U-18 nė vitin 1997. Nėse do tė fitoja atė ndeshje do tė shpallesha kampion bote pėr U-18. Humbja njė pozicion qė ishte i fituar nga ana ime dhe ishte shumė zhgėnjyese. Gjithsesi, kundėrshtari im ukrainas, Roman Ponamariov, pas tre vitesh u bė kampion i botės.

    Cila ka qenė fitorja mė e shpejtė?

    Ėshtė njė statistikė qė nuk e kam mbajtur. Gjithsesi, ka pasur ndeshje tė cilat edhe kundėr kundėrshtarėve shumė tė fortė kam fituar me 16-17 lėvizje, e ndoshta dhe mė pak.

    Po ndeshja qė mė e gjatė?

    Tani rregullat e shahut kanė ndryshuar. Njė ndeshje nuk mund tė zgjasė mė shumė se gjashtė orė. Dikur, nė disa kompeticione konservatore, kam luajtur njė ndeshje qė ėshtė azhurnuar tri ditė. Ditėn e parė kemi luajtur pesė orė, ndeshja ėshtė azhurnuar tė nesėrmen, ku kemi luajtur edhe tri orė tė tjera, dhe ditėn e tretė ėshtė mbyllur nė njė dy orėsh. Ishte njė mjeshtėr i madh ndėrkombėtar gjerman gjatė njė kampionati nė Francė.

    Ju keni studiuar nė Itali nė Padova, sa aktiv keni qenė aty?

    Individualisht kam pėrfaqėsuar gjithmonė Shqipėrinė. Nga ana tjetėr kam pasur fatin, qė ashtu si Erjon Bogdani luan futboll pėr ekipin e Kievos nė Itali, edhe unė tė pėrfaėsoj ekipe tė ndryshme tė huaja, si nė Itali ashtu dhe Austri. Madje kam fituar kampionatin italian me ekipin e Padovas, por dhe nė Austri. Tė pėrfaqėsosh si huaj atė ekip dhe tė fitosh kampionatin e atij vendi ėshtė njė kėnaqėsi e madhe.


    Eraldi jashtė skakierės

    Arma mė e fortė

    Ēdo sportist i madh ka armėn e tij mė tė tė fortė, qė e dallon nga tė tjerėt dhe e shfrytėzon maksimalisht. “Arma ime me fortė ėshtė aftėsia pėr tė vlerėsuar pozicionin. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme nė shahun modern, pasi bėhet fjalė pėr njė numėr jo tė vogėl lėvizjesh, madje deri tė mati”, - zbulon armėn e tij Dervishi.

    Prirje matematikore
    “Nuk diskutohet qė kam pasur prirje matematikore. Kjo mė ka ndihmuar shumė. Matematika ishte lėnda ime e preferuar. Kam fituar nė Olimpiadat Matematikore qė zhvilloheshin nė Durrės, qė nga klasa e katėrt deri te ajo e tetė”, - thotė Eraldi.

    Pasionet e fshehura

    “Sporti nė tėrėsi mė pėlqen. Jam munduar t’i praktikoj tė gjitha sportet e mundshme. Kam luajtur futboll, volejboll, basketboll, tenis, badminton”, - rrėfen pasionet e tjera sportive Eraldi.

    Midis shahistit e juristit

    “Pėr shkak tė profesionit tim si jurist dhe punės administrative qė bėj, jo gjithė kohės i kushtohem shahut. Megjithatė, jam nė korent tė informacioneve dhe azhurnimeve shahistike pėr tė mbajtur vetne nė formė, - thotė Eraldi, i cili aktualisht kryetar i Autoritetit tė Kontrollit Shtetėror tė Eksporteve pranė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Sportist i “pėrkėdhelur”

    “Me mundėsitė qė Shqipėria ka pasur kam qenė njė sportist i trajtuar shumė mirė, - thotė Dervishi, - gati nė pėrkėdhelje, kjo ndoshta dhe nga rezultatet e mia tė larta. Shteti shqiptar, duke filluar qė nga viti 1933 mė ka mbėshtetur, sidomos kur dola kampion i Europės”

    Shahistė “full-time”

    “Nė raport me trajtimin e shahistėve nė vendet e tjera kuptohet qė ka mė shumė privilegje. Kanė mė shumė sponsorė privatė. Njė Mjeshtėr i madh Ndėrkombėtar ėshtė njė sportist me kohė tė plotė, apo full-time siē quhet. Jeton me sportin e tij dhe ta garantojė atė”, - thekson Dervishi.

    Mendja ėshtė Lindore


    “Franca, Italia, Rusia, Spanja apo dhe Gjermania zhvillojnė aktivitetet mė tė mėdha ndėrkombėtare, por shahistėt mė tė mėdhenj vijnė nga vendet e Lindjes, sidomos nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik: Rusia, Armenia, Ukraiana, Kazaksitani”, - thotė Eraldi.

    Midis mė tė mėdhenjve

    “Kam pasur fatin tė takoj shumė nga emrat mė tė mėdhenj tė shahut botėror, ku disa prej tyre i kam pasur dhe kundėrshtarė direkt, si nė Kampionate Botėrore, Olimpiada apo turne ndėrkombėtarė, - thotė Dervishi, pjesėmarrės i rregullt i eventeve tė rėndėsishme nė botė.

    I vetėm nė shtėpi


    Erald Dervishi ka dhe njė vėlla tjetėr. “Ėshtė mė i madh se mua nė moshė, e ka pėlqyer shahun si ēdo njeri tjetėr, ėshtė njė amator i kėsaj loje. Tani punon si mjek nuerokirurg. Gjithsesi, edhe me tė kam luajtur shpesh edhe pėr kėnaqėsi tė pėrbashkėt”, - shton Eraldi.

    Kundėrshtar i kampionėve

    “Jam ndeshur me disa kampionė bote. Njėri prej tyre ėshtė armeni Levion Aronian, njė prej pesė sportistėve mė tė mirė nė botė aktualisht. Mė vjen keq qė humba ndaj tij, pasi e nisa shumė mirė lojėn. Njė tjetėr kampion ėshtė bullgari Veselin Topolov, ku ka ardhur edhe nė Shqipėri nė vitin 1991”, - thotė Eraldi.

    Shpėrblim pėr familjen

    “Me arritjet qė kam realizuar besoj se ja kam shpėrblyer familjes gjithēka, qė ata kanė bėrė pėr mua, madje duke sakrifikuar pėr mua. Ndihen mjaftueshėm tė kėnaqur me mua”, - thotė jo pa emocion


    Mjeshtri pėr mjeshtrin,

    “Muēa njė mėsues i madh”


    Fatos Muēa ėshtė njė prej emrave tė mėdhenj tė shahut shqiptar. Erald Dervishi nuk ka luajtur ndonjė ndeshje kundėr tij? “Jo. Fatos Muēon qysh nė moshė tė vogėl e kam pasur trajnerin tim personal. Mė ka mdihmuar jashtėzakonisht shumė nė rritjen time dhe mė ka ndjekur hap pas hapi. Ai e ka lėnė sportin nė vitin 1991 apo 1992, mė pas punoi si trajneri im ekskluziv. Dua tė them diēka shumė thelbėsore. Me trajnerin njė sportist luan shpesh, por asnjėherė seriozisht, duke e konsideruar atė si njė kundėrshtar tė pastėr, pasi ėshtė ai qė tė instrukton, drejton. Ti mėson prej tij, pėrgatitesh, nuk mund tė ketė njė ndeshje agoniste tė vėrtetė. Me Fatosin kam qenė i lidhur shumė ngushtė jo vetėm nga ana shahistike, por dhe njerėzore. Ėshtė njė mik i madh i imi”, - thotė Erald Dervishi.


    Eraldi: “Ku ndryshojnė Karpovin me Kasparovin”


    Rusėt Geri Kasparov dhe Anatoli Karpov janė dy prej shahistėve mė tė mėdhenj tė botės, duke u shndėrruar nė legjendė pėr kėtė sport pėr “gjeninė” qė ata mbartin brenda tyre. “Kam pasur fatin tė jem nė turne ndėrkombėtarė ku dhe ata kanė marrė pjesė, madje kam qenė edhe afėr me ta nė tavolinat ku kemi luajtur”, - thotė Erald Dervishi, shahisti mė i madh shqiptar i tė gjitha kohėrave. “Karpovi dhe Kasparovi janė tipa krejt tė ndryshėm, kjo dhe dhe pėr shkak se kanė njė diferencė prej 12 vjetėsh nė moshė midis tyre, tė paktėn kėtė pėrshtypje mė kanė lėnė mua. Karpovi ėshtė aktualisht 58 vjeē, ndėrkohė qė Kasparovi, 46. Karpovi ėshtė shumė i qetė, i ftohtė i akullt, tepėr i matur nė karakter, tepėr i urtė nė sjellje. Kasparovi ėshtė njė person krejt tjetėr, tepėr energjik, agresiv nė lojė ashtu dhe nė komunikimin e pėrditshėm, por dhe pak mendjemadh. Gjithsesi, ai ka arritur shumė nė botėn e shahut, duke qenė shahisti mė i madh i tė gjithė kohėrave. Tė dy kanė zhvilluar ndeshje shumė dramatike midis tyre, disa tė azhurnuara edhe me ditė tė tėra”.

    Albania

Tema tė Ngjashme

  1. Mjeshtri i Madh, Panajot Pano
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 05:22
  2. Butrinti
    Nga Redi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-08-2004, 13:55
  3. A do te ndryshoje historia ne Butrint?
    Nga kalivo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 13:54
  4. Ervini Dervishi, heroi shqiptar ne Irak
    Nga edspace nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 23:52
  5. Pėrshėndetje nga Mjeshtri.
    Nga mjeshter nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 11:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •