Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Festa e mesuesit 7 Marsi eshte nje fese qe sot mbase nuk ndjehet si nje here...
    Mesuesja ime e pare kish qene mesuesja e mamase time..., per shume kohe, ku isha i vogel, kjo ngarje me mahniste..., pasi qe duke mos patur ekzakt konceptin e kohes..., me dukej disi e pabesueshme..., por gjera qe ndodhin kur je i vogel...,te duket sikur bota sapo ka marre forme dhe dielli rrotullohet rreth teje...
    Per shume apekte mesuesit zevendesonin deri edhe prinderit..., kuptohet me permbajtje...,flas per mesuesit e shkollave fillore e tetvjeçare, pasi kujdesimi ne ç'do drejtim qe nga materialet shkollore deri tek pastertia, nga mbarevajtja ne mesime deri tek besimi i madh qe krijohej, per te mos thene edhe sistemi edukativ pak si i rende por ne ate kohe shume ne mode , por e gjithe kjo si rrezultat i nje afrimiteti qe krijohej.
    Ishin kohe te veshtira ne ç'do aspekt..., kur klasa u ngrohte me sobe druri...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mbaj mend njehere mesuese ime,e mira mesuese Hiqmetja,te cilen e dua shume ne nje diktim me kish vendosur noten 2.Pse do thoni ju.Une shkruaja shume bukur,nuk beja kurre gabime ortografike,fletoren e mbaja paster,fletes i hiqja nje vize te kuqe anash duke lene rreth 2-3 cm jashte, e vishja me leter te bardhe.Ne hkruanim atehere me pene qe e ngjyenim ne nje shishe plot me boje.Per fat te keq une e kisha mbushur penen plot me boje dhe si duket nga nxitimi nuk e shkunda ne shishen e bojes dhe nje pike rreth 1/3 cm me ra ne vijen ku do te shkruaja.Nxitoja sepse ishte diktim e doja te arrija fjalen, qe e bukura dhe e mira mesuesesja ime ishte duke na lexuar(diktuar).Ate dite mesuesja kish ftuar edhe prindrit.Me time me ish shume shoqe.Kur lexoi notat qe kishim marre ,ne castin qe erdhi tek emri im ,i cili ishte nga fundi i regjistrit,qendroi pak dhe tha dysh,por ne te njeten kohe vura re qe i shkeli syrin time meje qe ndodhej afer saj.U merzita shume,sepse isha nxenes i mire dhe merrja vetem 5-a.Hera e pare qe e urreva mesuesen time qe ishte si nje engjell i bukur.Por ime me me tha ne shtepi se ajo kish bere shaka,sepse ne regjister te kish vendosur 5.Te nesermen ajo me tha para klases se me kish vleresuar me noten 5,por te kisha kujdes me penen here tjeter.Kur mbaruam klasen e pare,mesuese Hiqmetja na tha se do te largohej e nuk do te ishte me ne shkollen tone.Na puthi me radhe.Ajo qante edhe ne vocarraket po ashtu qanim.Vajzat qanin me ze.Ne e dashuronim mesuesen tone,sepse ajo ishte e mrekullueshme,prandaj ndarja me te ishte e permalluar.
    I them meseuses sime , e cila ishte nje engjell i bukur, se e dashuroje ate dhe nuk do ta harroje gjersa te kem jete.E perseris se kush ma gjen ate do te jete miku im dhe do ta ftoje ne takimin tim me te!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  3. #13
    O po ky mesazhi yt, eshte i denje per romanticizmin e 800'...
    Por ne te vertete, shume nga ne jane dashuruar me mesueset, por kur u rritem Ishte thjesht nje "dashuri" platonike..., ku ç'do gje konsumohej ne heshtje..., por edhe duhet pranuar qe simpatite ishin po ashtu reciproke, sikur ato mesuese te kuptonin ndjenjat tona me telepati..., por gjithsesi kujtimet me te mira, rrespekte te perhereshme, mirenjohje te thelle.
    Do deshiroja qe kjo teme te ishte hapur me 7 Mars, per festen e tyre....
    Kush ka mundesi te gjeje e te na sjelle kengen e festes se mesuesit..., do te na bente nje xhiro me kakinen e kohes ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Niko Peleshi te te them te drejten ndjej mall per periudhen e shkolles.Ruaj kujtimet me te bukura edhe pse ne ate kohe ishte fukarallek i madh.Ishte koha kur BRSS na preu ndihmat,ishte koha kur Shqiperia nuk kish buke.Por ne femijet nuk kuptonim gje.Ne jetonim me endrrat tona feminore dhe gezoheshim edhe nga nje fjale e mire eeeee prinderve,por sidomos kur na i thoshin mesuesit fluturonim si zogj.Tani duke qene larg atdheut, dashuria dhe malli per ata njerez qe na kane bere te lumtur duke na dhene dije qenka e madhe.Ne Shqiperi jeta ka tjeter ritem.Mbas pune do te dalesh te pishe nje kafe a nje gote raki me miqte dhe koha kalon e nuk kujtohesh per keto hollesi.Ndersa ketej qenka ndryshe.Patjeter qe edhe ti e provon kete ndjenje vet!
    Have nice weekend!

    PS:Se mos me mmban inat qe jemni perplasur per gjera qe nuk biem dakord,se te mora shpirtin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 26-02-2010 më 13:21
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #15
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    na preket me keto historite tuaja me lart. Kini parasysh qe ka njerez shume sensitiv dhe preken. Sua kemi per borxh kokrren e lotit.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    na preket me keto historite tuaja me lart. Kini parasysh qe ka njerez shume sensitiv dhe preken. Sua kemi per borxh kokrren e lotit.
    Pimk color,nqse je kaq e prekeshme, beje pak me tutje!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Niko Peleshi ....

    PS:Se mos me mmban inat qe jemni perplasur per gjera qe nuk biem dakord,se te mora shpirtin!
    Po pse Peleshi...

    Une te mbaj inat ty..., Jo bre, ç'thua?!

    Me ngadale se u bere nje qind vjeç..., (nuk eshte ende datlindja jote sot) a der bardhi ti...

    Me duket se i ngaterrove ruset me kinezet...
    Buon Weekend! Anche a te...

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Edhe sot ka shume mesues te mire por fatkeqesisht ata jane me pak te respektuarit. Pavaresisht respektit te nxenesve ata nuk vleresohen per vepren e tyre. Ka shume vite qe presidentet dekorojne cfaredo personi dhe nuk kane dekoruar nje mesues per gati 20 vjet. Le ta kerkojme kete gje per te ngritur pak me shume figuren e atyre qe na mesojne.
    Besoj e dini se Ministria e Arsimit ka ndermend te beje nje reforme per shkurtimin e shume mesuesve te cilen ne mos sot ne shtator do ta zbatoje, por e keqja nuk qendron ketu por tek ata te cilet do te jene me te "privilegjuarit", fatkeqesisht miqesia dhe paraja.
    Komuniteti, prinderit duhet te jene me shume aktiv ne vendimmarrjet per mesuesit e femijeve te tyre. Vetem perpjekja e tyre mund te ruaje cilesine.
    Nese do dhe perpiqet shoqeria jone te jeni te sigurt qe femijet do te jene me te arsimuar neser.
    Behuni aktiv te gjithe ju prinder. Komunikoni me prinderit e tjere te klases se femijeve tuaj dhe per te siguruar me shume cilesi nga shkollat.
    Bashkepunimi mes jush mund te siguroje cilesine dhe mund te ruaje mesuesin e mire. Me mire se ju dhe femija juaj nuk e njeh mesuesin as drejtori politik, as inspektoret e drejtorive arsimore po politik dhe as ministri qe nuk ka qene asnjeher mesues e as nuk ka mbaruar per mesuesi, dmth nuk eshte teknokrat.
    Kerkoni cilesine me bashkepunim.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Gjirokastrit i vleresoj opinionet e tua dhe te jap te drejte,por te lutem mos na ngaterro me politiken ne kete rast.Na ler te kujtojme disa gjera te bukura qe kemi perjetuar.Atehere ne ato kohra ka patur cilesi,por ka qene teper primitive i dashur.
    Po zure ne goje politiken,ajo do na helmoje te gjithve.Lerna te jemi te qete vetem ne kete teme!
    Besoj se me kupton.Lexo po deshe mesazhet e mia tek politika!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  10. #20
    Mire e ka ky miku lart..., mos na fusni ne politik
    Jo vetem politik por edhe nga ana fetare, do te shtoja, pasi shkolla eshte mire ne rastin e shqiptareve, te jete laike.
    Jo ateiste, por te pasqyroje drejte tolerancen e vertete midis besimeve fetare te ndryshme..., jo vetem, por edhe te kerkoje te nenvizoje anet pozitive qe na bashkojne.
    Sot shkolla dhe ne menyre direkte mesuesit, kane si qellim ne shoqerine tone te pergatisin kuader te rinj qe te jete te zote te perballen me sfidat e kohes..., kjo fillon nga me te miturit...
    Brezi jone eshte i ndergjegjshem per faktin qe u rritem ne skamje te ngjashme vetem me Afriken dhe Azine, por qe ndergjegja ishte e larte, ndonse na mesonin per mendesh citate te diktatorit nga ana tjeter niveli i edukates dhe i kultures nuk kishte asgje per te patur zili ne boten e zhvilluar..., por jo ne tere Shqiperine ishte i njelloj..., dizniveli vihej re sidomos midis kryeqytetit dhe qyteteve te tjera, akoma me shume midis qytetit dhe fshatit..., kjo prodhoi nje diznivel edhe shoqeror.
    Perveç sistemit te at'hereshem diktatorial ku si rrezultat mbeshtillte tera sferat e jetes, po keshtu edhe arsimi pasqyroi haptazi hendeqet natyrore qe krijonte ky regjim..., liria e veprimit dhe e interpretimit, iniziativa individuale (private), fjala e lire ne kritik dhe servilizmi ishte duke marre permasa te frikeshme..., per aresye mbijetese ( aveniri ), nje student edhe pse shume i pergatitur po te mos mesonte si papagall citate, po te mos ish indiferent karshi ç'do manifestimi te lirive elementare, po te mos perdorte armen e fuqishme te servilizmit..., po te mos korruptonte me ç'do mjet mesues dhe epror...,pra pak a shume ne te gjitha fushat e jetes, pra ky individ qe ne rastin tone e duam student, me gjithe kualitetet e shumta nuk do te mund te çante ne jete..., perpos te degdisej ne ndonje skaj te Atdheut tone te shtrenjte, i izoluar...
    Krejt e kunderta sa ndodh ne bote, ku investohet vazhdueshem dhe shpresat jane te shumta...
    Neve vuajtem dhe sakrifikuam, bashke me mesuesit tane, ku pikerisht keto aresye na bejne ne sot te vetdijshem te rrespektojme ato breza mesuesish qe u munduan per ne, mgjs regjimi nuk i kurseu...
    Respekte

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Mësuesit puthen në sy të nxënësve
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:41
  3. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  4. Abetarja e re, mesuesit duan trajnim!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-10-2005, 00:01
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •