Close
Faqja 14 prej 100 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 998
  1. #131
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    KOMBETARJA, SHIRITI KAPITENIT DORE ME DORE


    Ne prag te ndeshjes me te rendesishme qe kombetarja jone do te luaj me Hollanden, pervec problemeve te tjera eshte dhe nje problem tjeter, ai i shiritit te kapitenit.Mbas largimit nga kombetarja te ish kapitenit Igli Tare nga ana e trajnerit Oto baric, u vendos qe perfundimisht shiriti ti kaloje Altin Lales, lojtar ky me shume eksperience ne kombetaren tone gjithashtu edhe ne Bundesligen gjermane, deri para pak kohesh ishte edhe kapiteni i ekipit te tij Hanover 96.Si zevendeskapiten u caktua Lorik Cana.Ne ndeshjet me Luksemburgun qe ka zhvilluar kombetarja jone, Lala ka munguar per arsye demtimi dhe per cudi shiritin e kapitenit nuk e merr zevendesuesi i tij Cana por Haxhi, megjithese i pyetur ne “Top Show Sport” tek Top Channel, asistenti i Baric, Shpetim Duro deklaroi qe ne kete rast shiriti i takon zevendesuesit te Lales i cili eshte Lorik Cana.Sipas burimeve te brendeshme te lojtareve mesuam se shiriti kapitenit paska kaluar dore me dore derisa Lala i ndodhur ne pozite te veshtire, duke u treguar me shume xhentellmen se sa duhet,ja ka dhene Haxhit, dhe keshtu me sa duket Haxhi mund te jete kapiten ne ndeshjen me Hollanden.Nuk e dime se c’fare disipline ndiqet nga stafi drejtues i kombetares tone pasi edhe me sa kemi pare gjate ndeshjeve qe ka zhvilluar kombetarja jone, lojtaret tane zihen kush te gjuaj goditjet e denimit.Ne te gjitha ekipet e tjera kudo neper bote kapiteni dhe zevendeskapiteni eshte i zgjedhur dhe nuk mund te ndryshohet sipas qejfit te lojtareve, gjithashtu edhe goditjet e denimit dhe penalltite jane percaktuar perpara cdo ndeshje, jane perfeksionuar edhe ne seancat stervitore, keshtuqe nuk ngelet qe lojtaret te zihen gjate ndeshjes, vetem ne ekipin tone ndodhin keto gjera.Besojme qe keto gjera jane te rendesishme per te pasur nje ekip kompakt dhe sa me profesinal.

  2. #132
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Biznesmeni shqiptar i fal njė celular Bariēit

    Gjesti e ka prekur shumė teknikun kroat, qė i ka shprehur falėnderimet e tij biznesmenit shqiptar. “Lexova se tė humbi telefoni, prandaj po tė bėj njė dhuratė”, tha shqiptari.

    Oto Bariē ka patur njė surprizė tė kėndshme pėrpara sfidės sė djeshme ndaj ekipit U19 nė stadiumin “Selman Stėrmasi”. Pasi kishte dėgjuar pėr vjedhjen e celularit nė hotel “Adriatik” nė Durrės, njė biznesmen shqiptar i ėshtė afruar teknikut kuqezi duke i dhuruar njė aparat tė ri, tip “Nokia”, ndryshe nga “Samsungu” qė kroatit ia vodhėn. Gjesti e ka prekur shumė teknikun kroat, qė i ka shprehur falėnderimet e tij biznesmenit shqiptar. “Lexova se tė humbi telefoni, prandaj po tė bėj njė dhuratė”, tha shqiptari. “Tė falėnderoj pėr gjestin fisnik”, ishin fjalėt e Oto Bariē.
    Sui generis

  3. #133
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pas ndeshjes, Bariē i kėnaqur me Duron

    Oto Bariē ka mbetur i kėnaqur nga paraqitja e kombėtares nė miqėsoren e zhvilluar dje nė “Selman Stėrmasi” kundėr ekipit U 19 tė drejtuar nga Ramadan Shehu.

    Kuqezinjtė fituan me rezultatin 8-0, falė golave tė shėnuar nga Kapllani (2), Bogdani (2), Bushi, Salihi, Duro e Lala. Me njė vendosje tė ēuditshme nė fushė, me Alban Bushin mesfushor dhe Hamdi Salihin nė sulm, trajneri Oto Bariē i ka habitur tė gjithė, teksa gjithēka duket i ka shėrbyer eksperimenteve nė vigjilje tė sfidės me Holandėn. “Jam i kėnaqur me formėn qė tregoi Klodian Duro”, u shpreh Bariē nė fund tė takimit miqėsor. Fjalė qė tė bėjnė tė mendosh se mesfushori i Tiranės do tė jetė nė fushė nė takimin me Holandėn, duke parė edhe mungesėn pėr shkak dėmtimi tė Besart Berishės.

    “Mė pėlqeu shumė edhe Vangjeli, qė gjithashtu luajti mirė, megjithatė Duro ishte mjaft nė formė dhe kjo mė gėzon”, tha tekniku 75 vjeēar. I pyetur nėse do tė luajė apo jo me njė sulmues kundėr Holandės, ashtu siē ėshtė pėrfolur, Bariē e la gjithēka tė hapur. “Natyrisht qė edhe mund tė luajmė ashtu, ende nuk kam vendosur asgjė nė lidhje me formacionin”, u shpreh ai. Ndėrkohė qė njė tjetėr pyetje ishte nė lidhje me mundėsinė e njė fitoreje kundėr holandezėve. “Kėtė nuk mund ta them, duhet ta dini qė Holanda ėshtė njė kundėrshtar shumė i fortė dhe me emra tė mėdhenj. Dėshira jonė ėshtė tė mundim edhe Brazilin, por varet sa janė mundėsitė”, deklaroi tekniku kuqezi. Nė miqėsoren e djeshme lojtarėt u panė mjaft mirė fizikisht, ndėrkohė qė paradite skuadra pati bėrė njė analizė.
    Sui generis

  4. #134
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lala: Holanda, nėn presion po nuk mundi Bullgarinė

    Kapiteni beson. Altin Lala e njeh mjaft mirė Holandėn, por nuk mendon se tulipanėt do ta kenė njė shėtitje Shqipėrinė. I mėsuar me sfida tė mėdha, nė sytė e mesfushorit tė pėrfaqėsueses shqiptare nuk sheh aspak frikė. Gjithēka e mbulon dėshira pėr triumf dhe pėr tė mposhtur kundėrshtarin, kjo pjesė edhe e karakterit tė tij tė veēantė.

    Altin, ta nisim nga ndeshja me Hanovėrin. Shumė zhurmė pėr atė ndėrhyrjen tėnde...
    Ishte njė situatė e nderė nė fakt, mė shumė se pėr ndėrhyrjen time, zhurma u bė pėr presionin e drejtuesve tė Bajernit. Bėhej fjalė pėr njė situatė tė akumuluar, pasi edhe nė tė shkuarėn ata qėndrojnė aty dhe i bėjnė presion arbitrit, pėr mė tepėr qė janė njė klub shumė prestigjioz dhe askush nga klubet e tjera nuk i duron kėto. Pra unė isha thjeshtė njė sebep pėr atė zhurmė.
    Megjithatė, situata agravoi shumė apo jo?

    Natyrisht, e thashė qė Bajerni ėshtė njė klub i madh dhe nė Gjermani, o je me Bajernin, o je kundėr Bajernit. Ata kanė 1/3 e tifozėve, mė shumė se 20 milionė dhe natyrisht qė kanė potencė. Madje edhe nė Federatėn Gjermane.

    Si duket situata te Hanovėri, ndonjė problem me trajnerin Heking? Nė fillim tė la nė stol tani u riktheve nė formacion...
    Ndonjė problem nuk kam, tė kuptohemi. Ai nė fillim mė la nė stol, por unė nuk e vrisja mendjen, pasi e dija qė tek unė do tė kthehej.

    Ok, por tė hoqėn edhe shiritin e kapitenit...
    Jo, nuk ishte pėr faj tė tij. Portieri jonė nuk bėhej dot kapiten pa votėn time, e votova unė qė u bė. Doja thjeshtė t’i tregoja trajnerit qė unė di tė jem edhe kėshtu, vetėm kaq. Heking ėshtė pak trajner me komplekse, pasi gjithnjė ka qenė njė servil dhe dėshiron t’i ketė tė gjithė ashtu.
    Meqė jemi kėtu, ėshtė folur se mund tė qėndrosh nė klub edhe pasi tė kesh mbaruar karrierėn e lojtarit. Ka diēka tė vėrtetė kėtu?

    Ėshtė e vėrtetė qė mund tė qėndroj te Hanovėri. Pėr momentin ende nuk kemi biseduar konkretisht, por presidenti dėshiron tė mė ketė edhe mė vonė. Unė kėshtu e kam llogaritur edhe jetėn.

    Altin, tė kalojmė pak te Holanda. Nė Amsterdam pate njė konflikt me De Jong, do tė vijojė nė kėtė ndeshje?
    Jo, jo. Unė i kam zgjidhur problemet me tė, s’besoj se do tė ketė episod tjetėr. Ndoshta ai s’luan fare...

    Nė fakt mund tė luajė se u dėmtua Landzat...E kujton ende episodin nė “Amsterdam Arena”?
    Patjetėr. Unė u habita nė fakt, se ishte njė ndėrhyrje e kotė e De Jongut. Rezultati ishte 2-0 pėr ata dhe e pashė me bisht tė syrit qė po vinte, por nuk ma mori mendja se do tė ndėrhynte aq ashpėr. Normalisht kur je 2-0, qetėsohen gjėrat. Vetėm kur e pashė veten qė mė la tė shtrirė, ishte ndėrhyrje e keqe shumė.

    Ke luajtur shumė ndeshje me kombėtaren si protagonist. Kush mund tė quhet mė e madhja dhe qė mund tė krahasohet me Holandėn?
    Kėto ndeshje janė edhe njė reklamė e mirė pėr vetė futbollistėt. Ndeshje tė mėdha nuk mund tė harrohet Anglia, Gjermania, Greqia dhe Holanda. Megjithatė, ndeshja numėr 1 ka qenė Greqia. Nė tė gjitha aspektet, ajo ndeshje nuk harrohet.

    Njė koment pėr Holandėn, sa shanse pėr barazim, pėr rezultat pozitiv, ka Shqipėria nė sytė e Lalės?
    Edhe fitorja rezultat pozitiv ėshtė ...(qesh)...Shiko, nuk mund tė thuash me siguri. Mund tė them vetėm qė ndeshje tė tilla varen nga episodet. Ata kanė lojtarė qė mund tė godasin nga 30 metra dhe tė shėnojnė, nė tė tilla raste s’ke ē’i bėn. Por, shpresoj qė ata tė mos fitojnė me Bullgarinė se me ne do kenė shumė presion dhe do hapen. Mund tė pėrfitojmė jo pak.
    Sui generis

  5. #135
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Tulipanėt”, 10 herė mė tė shtrenjtė se kombėtarja shqiptare

    Duke iu referuar sajtit tė transfermakt, i cili merret ekskluzivisht me vlerėsimet e futbollistėve nė gjithė botėn, sot gazeta “Tirana Observer” publikon shifrat reale tė kombėtares holandeze dhe asaj shqiptare tė cilat do tė ndeshen ditėn e mėrkurė, 12 shtator nė stadiumin “Qemal Stafa”.
    Cana vs Van Nistelroi
    Lorik Cana dhe Rud van Nistelroi janė dy futbollistėt mė tė shtrenjtė tė skuadrave. Kosovari kuqezi vlen 10 milionė euro, ndėrsa holandezi i Real Madrid, 40 milionė euro. Ky i fundit u rikthye tek “tulipanėt” pas njė zėnke me trajnerin Marko van Basten qė zgjati gati njė vit. Van Nistelroi do tė jetė futbollisti mė problematik i “portokallinjve” pėr repartin tonė difensiv, ēka mund tė ēojė Lorik Canėn tė mendojė mė shumė pėr tė mbrojtur sesa pėr tė ndihmuar sulmin.
    Bogdani
    Pas Lorik Canės, Bogdani ėshtė futbollisti i dytė mė i kushtueshėm i kombėtares shqiptare dhe pse jo, edhe ndėr mė tė rėndėsishmit. Pesha e sulmit pėr kėtė takim do tė bjerė kryesisht mbi tė, duke parė se as Bushi dhe as Kapllani nuk mund tė japin siguri. Duke parė se Bariē do tė mendojė mė shumė pėr t’u mbrojtur sesa pėr tė sulmuar, parashikohet se Bogdani mund tė jetė sulmuesi i vetėm i kuqezinjve nė kėtė takim.
    Arjen Roben
    Mjafton tė shikosh vlerėn e tij (30.000.000 euro), gati sa gjithė kombėtarja shqiptare, por pėr tė relaksuar sadopak, mėsohet se nuk do tė jetė nė ndeshjen ndaj Shqipėrisė. Roben ėshtė njė nga pikat mė tė forta tė repartit sulmues tek Holanda, por njė dėmtim e ka detyruar tė mos grumbullohet si pėr ndeshjen ndaj Bullgarisė por edhe ndaj kombėtares sonė.

    Shqiperia

    1. Arjan Beqaj
    (Anarthosis, Qipro), 1.000.000 euro
    2. Isli Hidi
    (Krivbas, Ukrainė), 0 euro
    3. Ilion Lika
    (Elbasani), 500.000 euro
    4. Armend Dallku
    (V. Poltava, Ukrainė), 1.000.000 euro
    5. Nevil Dede
    (SK Tirana), 0 euro
    6. Erion Xhafa
    (SK Tirana), 0 euro
    7. Elvin Beqiri
    (Metalurg Donetsk), 1.500.000 euro
    8. Debatik Curri
    (V. Poltava, Ukrainė), 850.000 euro
    9. Kristi Vangjeli
    (Aris Selanik, Greqi), 550.000 euro
    10. Blerim Rrustemaj
    (AC Horsens, Danimarkė), 400.000 euro
    11. Endri Vrapi
    (SK Tirana), 400.000 euro
    12. Lorik Cana
    (Marsejė, Francė), 10.000.000 euro
    13. Ervin Skela
    (Kotbus, Gjermani), 800.000 euro
    14. Altin Lala
    (Hanover, Gjermani), 1.500.000 euro
    15. Devis Muka
    (SK Tirana), 0 euro
    16. Jahmir Hyka
    (SK Tirana), 600.000 euro
    17. Klodian Duro
    (SK Tirana), 750.000 euro
    18. Ervin Bulku
    (Krivbas, Ukrainė), 150.000 euro
    19. Altin Haxhi
    (Ergotelis, Greqi), 750.000 euro
    20. Hamdi Salihi
    (SV Ried, Austri), 600.000 euro
    21. Edmond Kapllani
    (Karlsruher, Gjermani), 1.900.000 euro
    22. Erjon Bogdani
    (Livorno, Itali), 6.500.000 euro
    23. Besart Berisha
    (Burnli, Angli), 800.000 euro
    24. Alban Bushi
    (Apollon, Greqi), 700.000 euro
    25. Migen Memelli
    (GAIS, Suedi), 850.000 euro
    26. Vioresin Sinani
    (Vllaznia), 700.000 euro
    27. Bekim Kastrati
    (F. Dyseldorf, Gjermani), 400.000 euro
    28. Daniel Xhafaj
    (SK Tirana), 350.000 euro
    Total: 33.550.000 Euro

    Holande

    1. Edvin van der Sar
    (Manēester), 5.500.000 euro
    2. Marten Stekelenburg
    (Ajaks) 4.000.000 euro
    3. Henk Timer
    (Fejenord), 2.500.000 euro
    Mbrojtės:
    4. Khalid Boulahrouz
    (Sevilja), 10.000.000 euro
    5. Vilfred Bouma
    (Aston Vila), 4.500.000
    6. Tim de Kler
    (Fejenord), 5.000.000 euro
    7. Urbi Emanuelson
    (Ajaks), 4.500.000 euro
    8. Xhon Heitinga
    (Ajaks), 7.000.000 euro
    9. Kju Jaliens
    (AZ Alkmar), 4.000.000 euro
    10. Joris Matijsen
    (Hamburg), 8.500.000
    11. Mario Melkiot
    (Uigan), 3.500.000 euro
    12. Andre Oijer
    (Bllekbėrn), 3.000.000 euro
    Mesfushorė:
    13. Ibrahim Afelaj
    (PSV Eindhoven), 5.000.000 euro
    14. Xho van Bronkhorst
    (Fejenord), 5.200.000 euro
    15. Najxhell de Jong
    (Hamburg), 3.000.000 euro
    16. Deni Landzat
    (Uigan), 4.500.000 euro
    17. Heduixh Maduro
    (Ajaks), 3.000.000 euro
    18. Klarenc Sedorf
    (AC Milan), 11.000.000 euro
    19. Uesli Shneijder
    (Real Madrid), 27.000.000 euro
    20. Rafael van der Vart
    (Hamburg), 20.000.000 euro
    21. Demi de Zeu
    (AZ Alkmar), 4.500.000 euro
    Sulmues:
    22. Rajan Babel
    (Liverpul), 17.250.000 euro
    23. Klas-Jan Huntelar
    (Ajaks), 13.000.000 euro
    24. Dirk Kujt
    (Liverpul), 17.000.000 euro
    25. Rud van Nistelroi
    (Real Madrid), 40.000.000 euro
    26. Robin van Persie
    (Arsenal), 15.000.000 euro
    27. Jan Venegor of Heselink
    (Sėlltik), 8.500.000 euro
    28. Arjen Roben
    (Real Madrid), 30.000.000 euro
    Total: 285.950.000 Euro
    Sui generis

  6. #136
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Haxhi, kapiten ndaj Holandės

    Gati sa nuk ėshtė kthyer nė njė “mollė” sherri shiriti i kapitenit tė kombėtares shqiptare. Por nė fund xhentilesa ka mbizotėruar mbi gjithēka. Mesfushori i Hanoverit dhe kapiteni i kombėtares shqiptare, Altin Lala, i ndodhur nė pozitė tė vėshtirė i ka dhėnė shiritin e kapitenit Altin Haxhit. Pas mos-grumbullimit tė Igli Tares nga trajneri Oto Bariē u vendos qė pėrfundimisht shiriti t’i kalonte Altin Lalės, lojtar ky me shumė eksperiencė nė kombėtaren tonė dhe nė Bundėsligėn gjermane.
    Si zėvendės-kapiten u caktua Lorik Cana. Nė ndeshjet me Luksemburgun Lala pati munguar pėr arsye dėmtimi dhe pėr ēudi shiritin e kapitenit nuk e merr zėvendėsuesi i tij, Cana, por Haxhi. I pyetur nė njė emision televiziv edhe asistenti i Bariē, Shpėtim Duro pati konfirmuar kėtė gjė. Ndėrkohė, sipas burimeve tė brendshme pranė ekipit kombėtar, shiriti i kapitenit ka kaluar dorė mė dorė derisa Lala vendosi qė t’ia lėrė stafetėn Altin Haxhit. Nuk dihet se ēfarė disipline ndiqet nga stafi drejtues i Kombėtares, pasi edhe me sa kemi parė gjatė ndeshjeve qė ka zhvilluar ekipi pėrfaqėsues, lojtarėt zihen edhe se kush do tė gjuaj goditjet e dėnimit. Njė rast i tillė u vu re edhe nė miqėsoren me Maltėn teksa Alban Bushi merrte nė dorė topin pėr tė goditur njė goditje nga jashtė zone. Vetėm zėri i trajnerit Bariē qė thėrriste nga pankina emrin e Duros stopoi “Lokun” nga topi. Nė tė gjitha ekipet e tjera kudo nėpėr botė kapiteni dhe zėvendės-kapiteni zgjidhet dhe nuk mund tė ndryshohet sipas qejfit tė lojtarėve. Gjithashtu edhe goditjet e dėnimit dhe penalltitė janė tė pėrcaktuara qė pėrpara se tė fillojė ndeshja. Madje trajnerėt bėjnė edhe stėrvitje tė veēanta pėr futbollistėt qė janė tė pirur pėr tė gjuajtur nga pika e bardhė e 11 metrave.

    Programi stėrvitor ndaj Holandės

    07.09.2007
    Ora 10:30, seancė stėrvitore
    Ora 12:30, konferencė pėr shtyp,
    trajneri dhe disa lojtarė
    Ora 17:00, seancė stėrvitore
    08.09.2007
    Ora 10:30, seancė stėrvitore
    Ora 17:00, seancė stėrvitore
    09.09.2007
    Ora 10:30, seancė stėrvitore
    10.09.2007
    Ora 10:30, seancė stėrvitore
    Ora 17:00, seancė stėrvitore
    11.09.2007
    Ora 10:30, seancė stėrvitore
    Ora 12:30, konferencė pėr shtyp
    Ora 17:00, seancė stėrvitore
    12.09.2007
    Ora 11:00, Analizė para ndeshjes
    Ora 18:00, nisja pėr nė stadium
    Ora 20:45, ndeshja
    Shqipėri-Holandė
    Sui generis

  7. #137
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Surpriza e kolegėve, njė “fushė futbolli” pėr ditėlindjen e Vangjelit

    Mbushi 22 vjeē pardje nė grumbullimin ndaj Holandės dhe nuk kishin sesi tė mungonin edhe surprizat. “Ishte diēka e thjeshtė dhe e bukur e organizuar nga tė gjithė. Mė erdhi keq vetėm se duhej t’i “ngulja” pirunin dhe ta haja fushėn e futbollit qė mė kishin pėrgatitur si tortė, por tė them tė drejtėn mė shijoi shumė”, ka pohuar mbrojtėsi i kombėtares shqiptare, Kristi Vangjeli, nė njė intervistė pėr albaniasoccer. Futbollisti ėshtė thirrur nė kombėtare kėtė vit nga Oto Bariē dhe nuk ka zhgėnjyer aspak nė ndeshjet e aktivizuara. “Luaj ku tė mė thotė trajneri. Nuk e kam aspak problem. Me skuadrėn e te rinjve kam luajtur si mesfushor. Ashtu e kam filluar karrierėn dhe nėse Bariē mendon se mund ta ndihmoj skuadrėn nė mesfushė, unė jam i gatshėm”, ka vazhduar mbrojtėsi i Aris tė Selanikut. Pėr sa i pėrket ndeshjes me Holandėn, Vangjeli ėshtė optimist se skuadra do japė maksimumin dhe do tė hyjė nė fushė pėr njė rezultat pozitiv. “Ne jemi optimistė. Besojmė se mund tė marrim njė rezultat pozitiv dhe do hyjmė nė fushė pėr ta arritur atė. Natyrisht luajmė pėrballė Holandės dhe nuk ėshtė aspak e lehtė por nė fushė hyhet gjithnjė pėr fitore, kjo ėshtė filozofia jonė”, pėrfundon Vangjeli.
    Sui generis

  8. #138
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Beqaj i vendos “drynin” portės kundėr Holandės

    Ka mė shumė se 450 minuta pa pėsuar gol duke shkuar drejt njė rekordi tė vėrtetė pėr portierėt e pėrfaqėsuese shqiptare. Pjesa e dytė me Holandėn dhe mė pas ndeshjet kundėr Sllovenisė, Bullgarisė, dy herė Luksemburgut dhe sė fundit Maltės konfirmojnė formėn e jashtėzakonshme tė gardianit kuqezi. Pėr Arjan Beqajn ka trokitur “provimi” mė i vėshtirė i jetės. Pėrballė do tė ketė yjet e tulipanėve qė luajnė me Realin e Madritit, Liverpulin, Ēelsin dhe Barcelonėn. “Nuk do tė pėsoj gol kundėr Holandės. Bėj shaka. Mjafton qė skuadra tė fitojė, por pėr mua nuk ka asnjė problem rekordi edhe sikur tė pėsoj tre gola rresht. Do tė isha shumė i kėnaqur nėse do tė pėsoja tre gola dhe do tė shėnonim katėr”, thotė me tė qeshur Beqaj. Tashmė 33-vjeēari ėshtė shndėrruar nė njė garanci pėr pjesėn tjetėr tė skuadrės. Gjatė seancės stėrvitore nė “Niko Dovana” portieri kosovar ka kryer disa pritje spektakolare duke i dhėnė njė kėnaqėsi tė veēantė trajnerit kroat. Pėr Arjan Beqaj, Holanda nuk ėshtė e pamposhtur. “Mjafton pėrqėndrim dhe pas 90 minutave do tė marrim urimet e njė kombi tė tėrė qė na ndjek”, pėrfundon Beqaj.
    Sui generis

  9. #139
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cana: Gati pėr betejė. Duam pikė kundėr Holandės

    “Ndeshja kundėr Holandės do tė jetė njė betejė e vėrtetė nė fushė. Mbi tė gjitha nuk duhet tė humbim”, ka pohuar Lorik Cana dje pėr gazetėn “Tirana Observer”. Sipas tij, mungesat e disa futbollistėve nuk do tė ndikojnė nė lojėn e ekipit tonė pėrfaqėsues. “Mungesat e Beqirit dhe tė Berishės janė njė minus i madh pėr ne, por ju garantoj se edhe pėr holandezėt do tė jetė tepėr e vėshtirė. Barazimi mė duket njė rezultat i arritshėm, ndėrkohė qė fitorja nuk mė duket e pamundur. Humbja? Nuk ėshtė turp tė humbėsh kundėr Holandės, por kėtė rezultat nuk po e mendoj pasi e di se shokėt do tė japin maksimumin”, ka vazhduar mesfushori kuqezi. Pėr Lorik Canėn, impenjimi i dyfishtė i holandezėve kundėr Bullgarisė dhe Shqipėrisė nuk ėshtė se favorizon kėtė tė fundit. “Holanda ka njė pėrgatitje tė jashtėzakonshme fizike. Ajo skuadėr ėshtė e aftė tė pėrballojė rregullisht tre ndeshje nė javė, ndaj nėse llogarisim lodhjen e tyre kundėr bullgarėve gabojmė rėndė. Me njė stadium tė ngjyrosur nė kuq e zi, i garantoj tifozėt se do tė bėjmė maksimumin qė Shqipėria tė luajė njė futboll dinjitoz pėrballė kėsaj skuadre me mjaft emėr nė botė”, ka pėrfunduar Cana.
    Sui generis

  10. #140
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Duro: Holanda do ta pėsojė si Greqia para tre vjetėsh

    Ai beson totalisht nė njė rezultat pozitiv ndaj Holandės. Madje mesfushori bardheblu dhe i kombėtares shqiptare shkon edhe mė tej, kur pohon se Holanda do ta pėsojė sikundėr Greqia tre vjet mė parė. “Nė futboll ndeshja nis me njė rezultat tė barabartė dhe ėshtė normale qė tė besojmė se ekzistojnė tė paktėn teorikisht shanset dhe pėr ta fituar njė takim. Unė mendoj se ekipi i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė bėrė lojė tė mirė dhe pse jo tė marrė njė rezultat tė mirė. E kaluara jonė ka prodhuar ndeshje dhe rezultate tė mėdha nė vitet e fundit, ku edhe unė kam qenė pjesė e kėsaj kombėtareje. Mjafton tė pėrmendim fitoren ndaj Greqisė, e cila sapo ishte kurorėzuar “Kampione e Evropės”, ka thėnė Klodian Duro. Duke parė mungesat e Skelės dhe Berishės, mendohet se Bariē do tė luajė me njė mesfushė tė ngjeshur ku do tė ketė vend edhe pėr Duron. Ky i fundit pronoton edhe njė gol ndaj “tulipanėve”. “Unė si Klodian, i kam tė gjitha mundėsitė pėr tė dhėnė maksimumin, pse jo edhe pėr tė hyrė nė historinė e ndeshjes duke shėnuar edhe gol, ashtu siē bėra kundėr Maltės dy javė mė parė, qė nuk do tė ishte vetėm njė dėshirė. Besoj se kėsaj radhe mė jepet edhe mundėsia tė luaj nė rolin tim natyral”, pėrfundon Duro.
    Sui generis

Faqja 14 prej 100 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •