Bariē si Domenek, akuza pėr arbitrat e UEFA-s
Nėse njė zyrtar i UEFA-s do ta ketė dėgjuar, dėnimi do tė jetė vėrtetė i rėndė. Oto Bariē ka akuzuar dje arbitrat ndėrkombėtarė se janė ata qė po vendosin ndeshjet me veprimet e ēuditshme dhe favorizuese nė adresė tė skuadrave tė mėdha apo kombeve tė mėdha. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, tekniku i kombėtares shqiptare ka qenė i hapur, duke deklaruar se Shqipėria mund tė marrė njė rezultat tė mirė kundėr Holandės, por vetėm nėse arbitri do tė jetė korrekt. Por, Bariē nuk ka lėnė asgjė kėtu, teksa akuzat e tij kanė shkuar edhe pėr kompeticionet e tjera, siē janė Kupat e Evropės. "Po ndodh shpesh qė arbitrat po vendosin ndeshjet, sidomos kohėt e fundit", tha Bariē. "Kėtu flas pėr disa ndeshje tė Kupave tė Evropės dhe ato janė vendosur nga gjyqtarėt. Pashė pėrshembull takimin e Champions League mes Dinamos sė Zagrebit dhe Verder Bremenit, ku gjyqtari dha njė penallti tė paqenė dhe i dha kualifikimin Verderit. Po kėshtu ndodhi edhe nė ndeshjen Shakhtjor i Donjeckut me Salcburgun. Kur duheshin dhe 12 minuta nga pėrfundimi, gjyqtari fishkėlleu njė penallti qė nuk ishte fare. Pėrse i them kėto gjėra? Sepse nė shumicėn e rasteve, kombet e mėdha apo skuadrat e mėdha, po pėrfitojnė nga kėto dhurata tė arbitrave, tė paqena", deklaroi ashpėr Oto Bariē. Por, asgjė nuk mbaroi kėtu. Kundėr Holandės mė 11 tetor tė vitit tė shkuar, arbitri i mohoi Shqipėrisė tre penallti dhe tekniku kroat duket nuk e ka harruar atė sfidė. "Ėshtė e ēuditshme, pasi gazetarėt shkruajnė pėr trajnerin, shkruajnė pėr taktikėn, shkruajnė pėr skemėn dhe nė fund, ndeshjen e vendos arbitri. Ju e dini mjaft mirė sesi shkoi ndeshja nė Holandė. Me njė gjyqtar korrekt, unė them se kundėr Holandės ne mund tė marrim njė rezultat pozitiv", u shpreh mė tej trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare. Nė fakt, 75 vjeēari u shpreh se priste nga UEFA njė gjyqtar korrekt qė nė ardhjen e tij nė Tiranė dy javė mė parė, por deklaratat e djeshme e pėrforcuan akoma mė shumė kėtė qėndrim. Pėrsa i pėrket sfidės sė 12 shtatorit, Oto Bariē deklaroi hapur se favoritėt pėr tė fituar janė tulipanėt, por Shqipėria ėshtė njė skuadėr do tė tentojė tė marrė njė rezultat pozitiv ndaj tyre. "Holanda natyrisht qė ėshtė favorite pėr tė fituar, ajo ėshtė njė skuadėr qė mban vendin e pestė nė renditjen e FIFA-s, ėshtė njė skuadėr qė nuk ka humbur asnjė ndeshje nė grup, por ne do tė vendosim nė fushė skuadrėn mė tė mirė dhe qė tė arrijė t'i marrė njė rezultat pozitiv", u shpreh tekniku kuqezi. Sipas Bariē, atmosfera nė kėtė pragndeshje ėshtė e njėjtė me atė tė 11 tetorit tė vitit tė shkuar nė "Amsterdam Arena", me Shqipėrinė qė e bėn pushim dhe me Holandėn qė ndeshet me Bullgarinė. "Shpresoj qė kėsaj radhe tė mos humbim nė tė njėjtėn mėnyrė, qė e dini edhe ju", tha Bariē, duke aluduar pėr vendimet e ēuditshme tė arbitrit nė sfidėn e parė.
Krijoni Kontakt