cuna dini ndonje website ku mund ta shohim ndeshjen?
cuna dini ndonje website ku mund ta shohim ndeshjen?
*Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
*There is no such thing as no chance.
*There's a better way to do it.......... find it
*If you can dream it, you can do it
*You haven't failed until you quit trying
*Success doesn't came to you..........you go to it.
Pjesa e pare mbyllet me rezultat 0:2 per Shqiperine.
Luxembourg [0 - 2] Albania
25' [0 - 1] E. Skela
36' [0 - 2] E. Kapllani
My silence doesn't mean I am gone!
ishalla pjesa dyt 4-0Postuar mė parė nga Davius
ReaL madriD
Campeón de Liga 2007/08
Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.
Minuta e 73' Luksemburg - Shqiperia 0:3
Perseri Kapllani gol. Hajde edhe ndonje gol, se kur gjejme bute ne shenojme.![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Kete postim e bera 10 minuta para ndeshjes. Deri tani e kam gjetur pike per pike (3-0 thashe, 3-0 ndodhi).Postuar mė parė nga qorrbiba
Nje fitore tjeter e merituar nga kombetarja joneUrime cunave te kombetares per lojen qe kane bere dhe ariten te fitojne me nje rezultat te thelle 3:0.
#VamosArgentina
Mbet me at rezultat mirepo treguam se jemi te fort edhe pse kundrejt ekipeve te mdhaja jemi te dobetPostuar mė parė nga Davius
urime fitoren kombetares tone dhe 101 te tjera
![]()
Sui generis
Kuqezinjte, sa e lehte ne Luksemburg!
Jeton Selimi
E Enjte, 07 Qershor 2007
Kombetarja shqiptare fiton dhe bind ne Luksemburg! Kuqezinjte kane shenuar tre gola ne porten e Jubert, duke marre trepikeshin e radhes dhe duke zaptuar vendin e katert ne klasifikimin e pergjithshem. Tifozet e shumte kuqezinj, ne stadiumin e vogel "Josy Barthel", e kane bere edhe me te bukur mbremjen mes ovacioneve te tyre dhe flamujve kuqezi. Ne kater dite, Shqiperia ka mposhtur dy here ekipin e Beneluksit dhe ka koleksionuar plot gjashte pike, qe e ngjisin ndjeshem ne renditjen e pergjithshme, duke kapercyer Bjellorusine, qe u mposht ne Bullgari, ndonese kaloi e para ne avantazh.
Vlen per t'u theksuar fakti se ndeshja e dyte ne Luksemburg ishte edhe me e lehte se ajo e Tiranes, madje kuqezinjte u treguan edhe meshiremedhenj, duke mos kerkuar qe ta shnderronin sfiden ne nje goleade me permasa te medha. Ndeshja u mbyll qe ne pjesen e pare, kur Ervin Skela ne fillim dhe Edmond Kapllani me pas kane shenuar dy gola. Takimi nis i shpejte, madje qe ne fillim ka rast per gol per Shqiperine. Bushi-Kapllani-Bogdani gjuajne radhazi, por topi del ne kendore. Megjithate, kuqezinjte kontrollojne lojen dhe e siglojne ate pa shume mundim. Ka qene minuta e 25 e takimit, kur ka ardhur goli i pare. Skela merr nje top ne te majte, deperton ne qender dhe jashte zones se rreptesise gjuan fort dhe, me ndihmen e nje mbrojtesi kundershtar, topi perfundon ne rrjete, duke cuar peshe tifozet e pranishem, qe kishim mposhtur ne numer vendesit. Loja per Kombetaren tone behet edhe me e thjeshte dhe 11 minuta me vone eshte Kapllani, qe shenon golin e dyte te takimit dhe te dytin personal me fanellen kuqezi. Nje pasim i sakte nga Bushi dhe nje ngurrim ne nderhyrje nga ana e Bigard, kane bere qe Kapllani te shenoje fare i pabezdisur dhe me shume lehtesi golin e dyte. Praktikisht ketu mbaron gjithcka dhe minutat kalojne nen kontrollin kuqezi dhe ndonje rast sporadik te vendesve. Baric vendos t'i jape gjalleri lojes dhe ne minuten e 60-te nxjerr Skelen per Duron e 7 minuta me pas Bushin per Berishen. Eshte kosovari, qe do te ndeze lojen me driblimet e tij dhe pasimin e sakte ne qender per Kapllanin, qe, ne te 72-en, siglon golin e trete te takimit. 3-0 dhe pjesa tjeter eshte thjesht formalitet. Nje fitore e merituar e kuqezinjve dhe nje tjeter hap i rendesishem ne grup, ku Shqiperia kapercen Bjellorusine dhe vendoset ne vendin e katert.
Luksemburg - Shqiperi 0-3
Shenues: Skela 25', Kapllani 36', 72'
Shqiperia: Beqaj, Dede, Dallku, Curri, Haxhi, Skela (Duro 60'), Cana, Muka (Xhafaj 77'), Kapllani, Bushi (Berisha 67'), Bogdani
Trajner: Oto Baric
Luksemburgu: Jubert, Staser, Bigard (Lombardeli 46'), Hofman, Kinziger, Pajal (Da Mota 64'), Peters, Betmer, Remi, Mutc, Kolet (Sagramola 79')
Trajner: Gi Hellers
Gjyqtar: Malzinskas, Pipiras, Dirda (LTU)
Kartone te verdhe: Remi, Skela, Bushi
Njeriu i ndeshjes: Edmond Kapllani
#VamosArgentina
forcaaaaaaa Shqiperia ti je kampioneeeeeeeee
i urojm SUKSESE kombtares ne garat e metutjeshme
UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA!
Kam qene dhe une mbreme ne stadium. Shqiperia dominoj me loje, me gola; me aksione, madje edhe me numer tifozash (mbushem diku te 70% te stadiumit). Vertete nje ndeshje e interpretuar mire, megjithese kundershtari ishte shume i dobet. Por po ta krahasojme me ndeshjen ne Qemal Stafa kesaj rradhe kemi marre nje fitore bindese.
Me vjen keq per mungeses e Skeles ne ndeshjen kundra Holandes. Dy kartona te verdhe ne dy ndeshje kundra nje kundershtari si Luksemburgu ishin te evitueshme.
Forca Shqiperia!!!
Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!
Krijoni Kontakt