Bushi: Morem ate qe meritonim
E Hene, 04 Qershor 2007
Alban Bushi, sulmuesi i kombetares kuqezi, tha pas takimit se fitorja ndaj Luksemburgut kishte nje rendesi te vecante, jo vetem per faktin se u arrit trepikeshi, por se skuadra realizoi nje objektiv qe kerkohej medoemos. Sipas tij, ekipi ka qene nen presion gjate gjithe javes, pasi kerkohej me cdo kusht fitorja dhe djemte duhen falenderuar per ate cfare dhane ne fushe. "Une jam shume i gezuar per fitoren, pasi ajo erdhi ne momentin e duhur, aq me shume qe kombetarja kishte nevoje me ne fund per shijen e trepikeshit ne keto eliminatore. Besoj se jemi ne rrugen e duhur dhe pavaresisht se c'mund te thone te tjeret per kete fitore, une jam i bindur se na kuptojne te gjithe se kjo ishte e rendesishme. Me shume se sa tre piket, une besoj se fitorja ishte e kerkuar me cdo kusht dhe duke qene nen presion besoj se arritem me veshtiresi nje fitore, qe do ta cilesoja plotesisht te merituar. Diferencat ndermjet dy ekipeve ishin te ndjeshme. Ata nuk e kishin kualitetin tone dhe kjo verehej qarte, por veshtiresia lidhej me shume me pozicionin tone. E rendesishme eshte qe ne filluam ngjitjen dhe besoj se ne ndeshjen e kthimit do te marrim nje tjeter fitore", - tha Bushi, i cili ne Luksemburg mendon se skuadra do te luaje me e qete dhe me me nerv, duke mos pasur komplekse te tjera dhe me moralin e tanishem do te tentoje nje fitore akoma me te lehte. "Besoj se te merkuren do te luajme me te qete dhe do te marrim nje trepikesh me te kollajte se sa sot. Ne takimin e sotem ne hasem ne shume veshtiresi gjate pjeses se pare, ku ne ndonje rast edhe mund te rrezikonim, por me pas, pas shenimit te golit, kontrolluam qetesisht takimin. Ne ndeshjen e kthimit do te jemi me lart", - perfundoi Alban Bushi, i cilesuar nga trajneri i kombetares Baric nga lojtaret me te mire per tanet ne kete ndeshje.
Deklaruan:
Altin Haxhi, futbollist:
Kujt ia dedikoj golin e shenuar? Shqiperise!
Armand Duka, president i FSHF-se:
Ishte nje fitore me shume vlera per ne dhe besoj se kombetarja nuk do ta lere me kaq. Kontestimet e tifozerise? Le te shijojne fitoren!
Klodian Duro, futbollist
Nje fitore e rendesishme dhe qe na ben te shpresojme per ndeshjen e dites se merkure ne Luksemburg. Luajta ne rol jonatyral? Ato ishin udhezimet e trajnerit dhe u perpoqa qe t'i zbatoja ne maksimum.
Debatik Curri, futbollist:
Arritem te fitonim dhe e merituam plotesisht. Te gjithe e pame qe kundershtari mezi ccahej sepse mbrohej me shume forca, por ne fund te fundit fitorja na buzeqeshi neve.
Hamdi Salihi, futbollist:
Jam shume i lumtur qe luajta sot, ndonese pak minuta. Me vjen keq per mundesite qe mu dhane per t'u shenuar dhe qe nuk i shfrytezova. Besoj se heres tjeter nuk do te toleroj me kaq shume.
Krijoni Kontakt