Close
Faqja 9 prej 100 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 998
  1. #81
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bariē, tri seanca pėr anti-Maltėn

    Kombėtarja shqiptare ka zhvilluar dje seancėn e parė stėrvitore pėr ndeshjen miqėsore ndaj Maltės. Pas grumbullimit rreth orės 14:00 nė hotel “Adriatik” nė Durrės, tė grumbulluarit e Oto Bariē kanė zbritur nė “Niko Dovana” nė orėn 17:00 pėr seancėn e parė stėrvitore. Skuadrės iu bashkuan edhe mesfushori Ervin Skela dhe sulmuesi Hamdi Salihi, tė cilėt mbėrritėn tė fundit nė Shqipėri pėr shkak tė impenjimeve mbasditen e sė dielės me skuadrat e tyre.
    Ndėrkohė sot rreth orės 10:30 Bariē do tė bėjė njė analizė pėr ndeshjen e nesėrme dhe nė orėn 12:30 do tė dalė para gazetarėve pėr konferencėn pėr shtyp. Mė pas sėrish drejt stadiumit “Niko Dovana” pėr njė seancė tjetėr stėrvitore. Ndėrkohė ndeshja do tė luhet nesėr mbrėma nė stadiumin “Qemal Stafa” nė orėn 20:30.

    Shqipėria
    Portierė: Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro), Isli Hidi (Tirana, Shqipėri)
    Mbrojtės: Debatik Curri (Vorskla Potlava, Ukrainė), Armend Dallku (Vorskla Potlava, Ukrainė), Nevil Dede (Tirana, Shqipėri), Erjon Xhafa (Tirana, Shqipėri), Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), Blerim Rustemaj (Horsens, Danimarkė)
    Mesfushorė: Ervin Skela (Energji Kotbus, Gjermani), Devis Muka (Tirana, Shqipėri), Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainė), Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi), Altin Lala (Hanover, Gjermani), Klodian Duro (Tirana, Shqipėri), Jahmir Hyka (Tirana, Shqipėri)
    Sulmues: Besart Berisha (Burnlej, Angli), Hamdi Salihi (SV Ried, Austri), Edmond Kapllani (Karlsruher, Gjermani), Erjon Bogdani (Kievo, Itali), Alban Bushi (Apolon Kallamarja, Greqi)

    Malta
    Portierė: Omar Borg (Birkirkara), Justin Haber (Haidari), Andre Hogg (Valeta), Mario Muskat (Hibernians)
    Mbrojtės: Ian Azopardi (Sliema), Luke Dimesh (Maēlesfield Toun), Josef Mifsud (Valeta), Peter Puliēino (Marsakslok), Brian Said (Sliema), Kenet Skikluna (Valeta), Stephen Uelmen (Marsakslok), Aron Ksuereb (Hibernians)
    Mesfushorė: Xhilbert Agius (Valeta), Roderik Bajada (Sliema), Roderik Brifa (Sliema), Xhorxh Malia (Birkirkara), Xhemi Paēe (Marsakslok), Kevin Samut (Marsakslok), Garet Skiberas (Marsakslok)
    Sulmues: Etien Barbara (Sliema), Daniel Bogdanoviē (pa ekip), Andre Kohen (Hibernians), Kleavon Frendo (Marsakslok), Majkėll Mifsud (Koventri), Terenc Sherri (Hibernians), Andre Shembri (Eintrakt Braunshveig), Ivan Uods (Sliema)
    Sui generis

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapllani: Ndeshja kundėr Holandės? Me skemėn 4-5-1

    Sulmuesi i Kombėtares: Do tė ishte rreshtimi mė i mirė

    "Ndeshja ndaj Maltės do tė jetė njė mundėsi e mirė pėr tė pėrgatitur atė mė tė rėndėsishmen, kundėr Holandės". Kėto janė fjalėt e Edmond Kapllanit, sulmuesit qė me tri golat e tij ndaj Luksemburgut ėshtė bėrė pikė referimi pėr sulmin kuqezi. Futbollisti mendon se miqėsorja do tė shėrbejė pėr sfidėn e shtatorit kundėr "tulipanėve" tė Van Bastenit, ndonėse ėshtė i ndėrgjegjshėm se ata janė tė njė niveli mė tė lartė se kundėrshtarėt, me tė cilėt ėshtė ndeshur kohėt e fundit pėrfaqėsuesja jonė. Kapllani nuk trembet nga konkurrenca, ndėrsa e sheh veten tė avantazhuar pėr sfidėn kundėr Holandės, pasi po praktikon me Karlsruhen rreshtimin 4-5-1 qė Bariē po mendon tė aplikojė nė takimet e ardhshme.


    Edmond, keni zhvilluar dy ndeshje nė Bundesligė dhe nė tė dyja rastet kanė qenė rezultate tė paparashikuara pėr Karlsruhen...

    Po ta shohėsh nė atė mėnyrė, them se fillimi i kampionatit tonė ka qenė i balancuar. Fituam njė ndeshje nė Nyrenberg, ndoshta tė pamerituar, ndėrsa pėsuam njė humbje po aq tė pamerituar me Hanoverin. Por kjo ėshtė Bundesliga, duhet ta kuptojmė qė luajmė kundėr lojtarėve mė cilėsorė se nė kategorinė e dytė dhe mund tė ndėshkohesh edhe nė momentin mė tė mirė.

    Po aplikoni njė skemė tė re, 4-5-1. A ju krijon vėshtirėsi fakti qė jeni i vetėm nė sulm?

    E kam ditur edhe mė parė se do tė kemi vėshtirėsi nė fillim me kėtė skemė, e kam parė njė gjė tė tillė qė nė ndeshjen me Shalken pėr Kupėn e Ligės, e mė pas nė ndeshjet e tjera. Megjithatė, shpresoj me kalimin e kohės tė harmonizohemi tė gjithė me taktikėn e re me njė sulmues qė ka zgjedhur trajner dhe me lojtarėt e rinj qė i janė afruar skuadrės. Duhet ta bėjmė sa mė parė njė gjė tė tillė, pasi na duhet tė arrijmė objektivat tona, duke bėrė njė lojė mė ofensive nė raste tė veēanta, nuk luhet gjithmonė nė mbrojtje.

    Por, me kėtė rreshtim ju keni mė shumė pėrgjegjėsi...

    Pėrgjegjėsia ime nė kėtė skemė tė re ėshtė mė e madhe, sepse trajneri mė kėrkon mė shumė qė tė shfrytėzoj topat e gjatė, qė tė ndihmoj skuadrėn dhe nė lojėn mbrojtėse. Tani loja ime ėshtė mė shumė nė funksion tė skuadrės.

    Bariē po mendon ta pėrdorė kėtė skemė kundėr Holandės. A ėshtė ky njė avantazh pėr ju?

    Tė them tė drejtėn e shoh veten mė tė favorizuar dhe ėshtė mė mirė, pasi duke luajtur me klubin nė skemėn 4-5-1 mund tė mėsohem me rolin e sulmuesit tė vetėm. Kjo ėshtė njė skemė e mirė, qė mund tė na shėrbejė edhe nė ndeshjen kundėr Holandės.

    Kombėtarja luan me Maltėn tė mėrkurėn. Cilat janė objektivat pėr kėtė takim?

    Ky ėshtė njė test shumė i mirė, si pėr skuadrėn Kombėtare, ashtu edhe pėr mua personalisht, pasi na duhet qė tė vazhdojmė atė ecuri rezultatesh pozitive si ndaj Luksemburgut. Por, mendoj se do tė jetė njė test i mirė edhe nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr ndeshjen me Holandėn, pasi edhe trajneri do tė krijojė taktikėn apo do tė caktojė pozicionet qė ka nė mendje.

    Holanda nuk ėshtė Malta apo Luksemburgu...

    Po, ėshtė e vėrtetė qė Holanda nuk ėshtė Luksemburgu dhe duhet tė djersitim mė shumė. Megjithatė, nė fushė jemi tė barabartė, siē ėshtė Luksemburgu, ashtu ėshtė edhe Holanda. Duhet tė kemi besim te vetja jonė, pėr tė kėrkuar njė fitore, ndonėse do tė ishim tė kėnaqur edhe me njė barazim.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #83
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bariē: “Rinovimi i kontratės kalon nga Holanda”

    Rinovimi i kontratės sė Oto Bariē me kombėtaren shqiptare kalon nga pėrballja e 12 shtatorit me Holandėn. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė trajneri i kuqezinjve nė konferencėn pėr shtyp, mbajtur dje nė ambientet e hotel “Adriatik” nė Durrės. Bariē ka pohuar se Holanda do tė jetė “prova e zjarrit” si pėr tė, por edhe pėr shumicėn e futbollistėve tė kombėtares.
    “Do tė kėrkojmė tė marrim tė paktėn njė pikė ndaj Holandės. Besoj se kemi mundėsi tė pėrballemi ndaj njė skuadre tė madhe, si ajo e drejtuar nga Van Basten, dhe nė bazė tė rezultatit tė asaj ndeshje do tė varet nė njė farė mėnyre edhe rinovimi i kontratės me Federatėn Shqiptare tė Futbollit”, ka thėnė Bariē i pyetur nga gazeta “Tirana Observer”. Kroati ka pranuar faktin se ėshtė takuar dy ditė mė parė me presidentin e federatės Armand Duka me tė cilin ka folur edhe pėr kontratėn e re. “Zhvillova njė takim me presidentin e federatės gjatė sė cilit u bisedua edhe pėr rinovimin e kontratės ashtu sikundėr edhe pėr vizionin e kėsaj skuadre nė tė ardhmen. Tashmė unė jam nė pritje tė njė ftese nga ana e presidentit pėr tė mbyllur njė herė e mirė kėtė kapitull”, ka vazhduar mė tej 75-vjeēari i kuqezinjve. Ndėrkohė pėrsa i pėrket shumės qė mund tė pėrfitojė nga kontrata e re, Bariē deklaroi se pėr tė kjo nuk pėrbėnte problem. “Paratė nuk janė problemi i rinovimit tė kontratės sė re. E rėndėsishme qė puna e nisur tė vazhdojė mė tej, pėr tė arritur rezultatet e parashikuara nė tė ardhmen”, ka theksuar Bariē. Nė morinė e pyetjeve nuk kishte se si tė mungonin ato pėr ndeshjen e sotme ndaj Maltės, pėr tė cilėn kroati deklaroi se nuk ēonte ndėrmend rezultat tjetėr veē fitores. “Miqėsorja me Maltėn ėshtė nj test i mirė pėr tė parė gjendjen e disa futbollistėve dhe pėr tė pėrgatitur sa mė mirė ndeshjen me Holandėn. Do tė flas edhe me trajnerin maltez pėr tė shikuar mundėsinė qė tė pėrdorim nė kėtė ndeshje tė gjithė futbollistėt qė kemi nė dispozicion”, pėrfundoi trajneri Oto Bariē.
    Sui generis

  4. #84
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shqipėria, edhe nje kat mė lart nė FIFA

    Duket se “statistikat” e pėrmuajshme tė FIFA-s e kanė marrė me sy tė mirė Shqipėrinė. Kombėtarja kuqezi, qė sot luan ndeshjen miqėsore me Maltėn, vetėm ngjitet nė arenėn botėrore tė futbollit ku listohen 207 federata futbolli, anėtare tė FIFA-s.

    Pėrfaqėsuesja jonė nė renditjen botėrore tė FIFA-s pėr muajin gusht (tė publikuar dje) ėshtė ngjitur edhe me njė vend dhe tani ndodhet nė vendin e 66-tė. Shqipėria ka marrė njė bonus prej 8 pikėsh prej ekspertėve tė statistikave tė FIFA-s dhe tashmė edhe nė muajin korrik 2007 ndodhemi nė kuotėn e 462 pikėve.

    Jo pak pėr njė ekip modest si ky i yni, por qė gjithsesi ia vlen tė evidentohet nė mesin e artė europian, kur ndodhemi nė zonėn UEFA nė vendin e 30-tė nga 53 federatat e anėtarėsuara nė qeverinė europiane tė futbollit. “Objektivi im ėshtė ta ēoj Shqipėrinė nė vendin e 60-tė nė fund tė kėtyre eliminatoreve dhe tė synojmė qė nė Botėrorin e vitit 2010 tė zėmė vendin e dytė nė grup”, - tha Bariē nė Durrės, gjatė konferencės pėr shtyp pėrpara ndeshjes me Maltės, nė “Qemal Stafa”. Njė objektiv qė ėshtė nė rrugėn e realizimit. Renditja mė e mirė e Shqipėrisė nė epokėn Bariē me sistemin e ri tė llogaritjes ėshtė ajo e muajit gusht 2006, kur ndodheshim nė vendin e 62. Nė janar Shqipėria ndodhej nė vendin e 86-tė dhe vendi i 66-tė do tė thotė se brenda tetė muajve kemi “ngjitur” 20 vende nė garėn e madhe botėrore. Shqipėria ndodhet menjėherė pas Hungarisė qė ka vetėm dy pikė mė shumė se ne (vendi 65, 464 pikė). Pas vendit tonė nė renditjen botėrore ndodhet Maqedonia me 448 pikė (vendi i 68).



    Holanda, kreu i Grupit G



    Nga ekipet e tjera nė grupin tonė (G) eliminator pėr Euro 2008, Holanda zbriti njė vend dhe tani ndodhet nė tė shtatin (1211 pikė). Rumania mbeti nė vend numėror njė vend dhe tani ndodhet nė vendin e 13-tė (1090 pikė). Bullgaria, qė renditet e dyta nė Grupin G, ėshtė ngjitur njė pozicione dhe tani ndodhet nė vendin e 29 (856 pikė). Bjellorusia ėshtė ngjitur dy vende dhe tani ndodhet nė vendin e 69-tė (438 pikė). Sllovenia ėshtė rrėzuar me gjashtė vende dhe ndodhet nė tė 94-in (357). Luksemburgu nuk ka lėvizur nga vendi i 174-t me 44 pikė.



    Renditja FIFA

    7 Holanda, 1211 pikė

    13 Rumania, 190 pikė

    29 Bullgaria, 856 pikė

    66 Shqipėria, 462 pikė

    69 Bjellorusia, 438 pikė

    94 Sllovenia, 357 pikė

    174 Luksemburgu, 44 pikė

    Renditja UEFA

    5 Holanda, 1211 pikė

    10 Rumania, 190 pikė

    21 Bullgaria, 856 pikė

    30 Shqipėria, 462 pikė

    32 Bjellorusia, 438 pikė

    39 Sllovenia, 357 pikė

    50 Luksemburgu, 44 pikė

    Renditjet e Shqiperise gjate vitit 2007

    * Gusht, vendi 66

    * Korrik, vendi 67

    * Qershor, vendi 69

    * Maj, vendi i 78

    * Prill, vendi 77

    * Mars, vendi 88

    * Shkurt, vendi 87

    * Janar, vendi 86

    www.albania-sport.com

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Albania 3 - 0 Malta

    22' [1 - 0] H. Salihi
    46' [2 - 0] B. Berisha
    60' [3 - 0] K. Duro



    Kombetarja jone deklason Malten sot ne ndeshjen miqesore.
    #VamosArgentina

  6. #86
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga thekthi
    Albania 3 - 0 Malta

    22' [1 - 0] H. Salihi
    46' [2 - 0] B. Berisha
    60' [3 - 0] K. Duro



    Kombetarja jone deklason Malten sot ne ndeshjen miqesore.
    Pervec lojes se mire te te rriturve, luajten mjaft mire edhe te rinjte si Salihi,Vangjeli (i cili ka disa krosime vrasese!!!),Hyka ,i mirenjohuri tashme Berisha etj.

  7. #87
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Bravo kombetarja,na kenaqet.E ndoqa sot si gjithmone por me komentet e tifozave kuqezi dhe sportisot.tk
    ishalla ndeshjen me Hollanden e shofim live ne internet.Shpresoj te na gezoje edhe me Hollanden.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #88
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipėria shkelė Maltėn, me rezultat 3:0

    Hamdi Salihi shėnoi nė pjesėn e parė, ndėrsa Besart Berisha e Klodian Duro rritėn epėrsinė nė pjesėn e dytė tė ndeshjes, pėr fitoren e Shqipėrisė 3-0.


    Shqipėria kėshtu arriti njė fitore tė vlefshme, qė ishte dhe sinjali mė i mirė pėr Holandėn pėr ndeshjen e 12 shtatorit.

    Trajnerė tė kombėtares sė Holandės ishin prezentė nė “Qemal Stafa” ku pėr sė afėrmi pėrcollėn ekipin kombėtar dhe telashet qė mund t’ua sjellė atyre, nė ndeshjen e 12 shtatorit qė zhvillohet po nė kėtė stadium.

    Befasia e parė nga ana e trajnerit Bariē, ishte kur hodhi nė fushė nga minuta e parė mbrojtėsin e Arisit tė Selanikut, Kristi Vangjeli, nė vend tė Debatik Currit, i cili nuk u ēmua nga stafi se ishte i aftė pėr kėtė takim nga dėmtimi qė mori ditė mė parė.

    Nė minutėn e 22-tė erdhi dhe ndėrrimi i parė, Erjon Bogdani, i la vendin sulmuesit tė Riedit nė kampionatin austriak, Hamdi Salihit, i cili me nuhatjen e tij tė jashtėzakonshme, realizoi nė minutėn e 34 golin e parė pėr Shqipėrinė. Shkodrani shfrytėzoi nė maksimum gabimin e portierit maltez dhe i ndodhur midis katėr mbrojtėsve kundėrshtarė nė afėrsi tė portės me njė gjuajtje tė zgjuar shėnoi pėr kombėtaren Shqiptare, duke realizuar njėherėsh edhe golin e parė tė tij me fanellėn kuq e zi.

    Pjesa e dytė nisi me pesė zėvendėsime nga ana e Kombėtares, por dhe me golin e shpejtė, 2-0, tė realizuar nga kosovari, Besart Berisha, i cili realizoi nė minutėn e 46, njė gol indentik me atė qė shėnoi kundėr Anglisė B.

    Goli i tretė mban firmėn e Klodian Duros, qė pasi mori njė top nga Hamdi Salhi gjuajti fuqishėm me tė majtėn jashtė zonės duke e ēuar topin nė rrjetė nė minutėn e 60. Nė minutat e tjera kombėtarja jonė ishte pranė golit tė katėrt.

    Malta krijoi vetėm disa shanse, gjatė ndeshjes, qė u dominua nga Shqipėria. Pėr tė dyja ekipet kjo ndeshje miqėsore ishte testuese pėr ndeshjet kualifikuese pėr Euro 2008.

    Ndeshjen e ardhshme Shqipėria, e cila gjendet nė grupin G, e zhvillon si nikoqire kundėr Holandės, mė 12 shtator. Malta do tė presė Turqinė (grupi C), ndeshje qė do tė zhvillohet mė 8 shtator.
    Kryesuesja e grupit G, Rumania (17 pikė), fitoi kundėr Turqisė, me rezultat 2-0; Bullgaria, e cila renditet e dyta nė kėtė grup (15 pikė), humbi nė vend tė saj nga Uellsi, derisa humbje ka shėnuar edhe Holanda (14 pikė), si mysafire e Zvicrės. Shqipėria gjendet e katėrta nė kėtė grup me 9 pikė.
    Sui generis

  9. #89
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rekordi kuqezi, 5 ndeshje pa humbur, 5 pa pėsuar gol

    Kombėtarja shqiptare ėshtė duke pėrjetuar momentet mė tė mira nė gjithė historinė e saj. Fitorja e mbrėmjes sė djeshme ka qenė e treta radhazi dhe rezultati i pestė pozitiv nė pesė ndeshjet e fundit zyrtare. Kuqezinjtė kanė barazuar 0-0 me Slloveninė dhe Bullgarinė nė fundin e muajit mars. Mė pas ka shpėrthyer me dy fitore ndaj Luksemburgut 2-0 dhe 3-0 pėr tė ardhur tek miqėsorja e djeshme ndaj Maltės. Por ajo qė ėshtė edhe mė i rėndėsishėm ėshtė fakti se mbrojtja, reparti mė problematik ka treguar njė qėndrueshmėri dhe pjekuri duke nisur qė nga gardiani, Arjan Beqaj pėr tė vazhduar me Nevil deden, Armend Dallkun, Debatik Curri, dhe Kristi Vangjelin. Pėrsa i pėrket ndeshjes sė djeshme trajneri Oto Bariē u mundua tė provonte tė gjithė futbollistėt nė dispozicion pėr tė pėrgatitur sa mė mirė takimin e 12 shtatorit ndaj Hollandės nė “Qemal Stafa”. Pėr atė takim do tė mungojė Ervin Skela i pezulluar pėr kartonė dhe Elvin Beqiri i dėmtuar. Ndėrsa do tė kthehet Lorik Cana nė mesfushėn e kombėtares. Ndėrkohė Holanda dje humbi me Zvicrėn nė njė ndeshje miqėsore.
    Sui generis

  10. #90
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Turqit e “vegjėl” marrin hak, 2-0 ndaj U-21 tė Shqipėrisė

    Nuk vonon shumė hakmarrja turke. Pas vetėm gjashtė muajsh U-21 tė Turqisė i kanė kthyer reston U-21 tė Shqipėrisė, duke fituar nė fushėn e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Gjashtė muaj mė parė, mė 17 janar tė kėtij viti, skuadra e Artan Bushatit kishte fituar nė Turqi ndaj kėsaj skuadre po me tė njėjtin rezultat. Ndeshja e djeshme u zhvillua nėn piskun e vapės, aq sa gjyqtari i takimit, Bardhyl Pashaj u detyrua ta ndėrpresė dy herė lojėn pėr t’u dhėnė mundėsi lojtarėve qė tė freskoheshin dhe pirė ujė. Ndeshja u shoqėrua nga njė spektakėl “Fair Play” nga tė dyja skuadrat, aq sa rezultati dukej gati i papėrfillshėm nga tė dyja kampet. Turqit, tė cilėt u impenjuan mė shumė, shėnuan golin e parė nė minutėn e 16-tė. Ndėrsa shėnjestra e dytė u siglua nė minutėn e 37-tė, pas njė gabimi tė portierit shqiptar tė Palermos, Samir Ujkani. Pjesa e dytė filloi me shumė ndėrrime nga tė dyja skuadrat. Nė fakt trajnerėt kishin deklaruar qė mė parė se donin tė provonin sa mė shumė futbollistė. Nė fund tė lojės nė minutat 85-sė dhe 87-tė Turqia mund tė shėnonte edhe golin e tretė, por qė tė dyja rastet u neutralizuan nga portieri i U-21 tė Shqipėrisė. Nė prag tė ndeshjes zyrtare me Italinė, mė 11 shtator nė “Niko Dovana” trajneri Artan Bushati do tė grumbullojė edhe disa nga emrat mė cilėsorė tė Shpresės sė Shqipėrisė, tė cilėt nuk ishin nė kėtė takim.

    Shqipėri 0
    Turqi 2

    Shėnues: Ergyn 16’, Serdar 37’
    Stadiumi: “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
    Gjyqtar: Bardhyl Pashaj
    Sui generis

Faqja 9 prej 100 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •