
Postuar mė parė nga
^_BIM_BUM_BAM_^
Kombėtarja kuqezi nuk po arrin tė grumbullojė, jo 18-shen pėr nė Buenos Ajres, por as 16 lojtarė me tė cilėt mund tė pėrmbushim njė detyrė minimale ndaj fanellės sė pėrfaqėsueses.
Njė pjesė e lojtarėve qė luajtėn nė Bosnjė Hercegovinė kanė problemet me klubet, njė justifikim deri diku i pranueshėm, por pjesa tjetėr e titullarėve kanė zgjedhur pushimet, pėrpara se tė luajnė pėrballė Argjentinės sė Mesit, apo thjesht njė ndeshje miqėsore pėr tė cilėn kanė detyrimin moral.
Pėr ndeshjet zyrtare njė pjesė e tyre presin me padurim telefonatėn e trajnerit Kuzhe apo tė pėrfaqėsuesėve tė FSHF-s, ndėrkohė qė kanė preferuar ta mbyllin kėtė herė telefonin.
Por ne jemi Shqipėria, vetėm 11 lojtarė apo pak mė shumė kemi pėr njė skuadėr pėrfaqėsuese, mungesa e secilit sjell probleme pėr ēdo ndeshje zyrtare, por edhe pse kjo ėshtė miqėsore bėhet fjalė pėr tu pėrballur me Argjentinėn, pak ditė pėrpara fillimit tė Kupės sė Amerikės, njė test real pėr ta qė janė njė nga skuadrat pretendente kryesore pėr trofeun, njė test i skuadrės me lojtarin mė tė mirė tė botės tashmė prej disa vitesh, si Lionel Mesi, njė pėrballje qė do tė jetė padyshim nė qendėr tė vėmendjes sė futbollit ndėrkombėtarė, ndėrsa ne pretendojmė tė kemi edhe luksin tė luajmė me ētė mundim, a ētė gjejmė pėr tė plotėsuar 18-shen, si njė ndeshje rutinė miqėsore, qė nė ditėn mė tė keqe do tė paguanim 2 milionė euro pėr ta luajtur nėse do ta kėrkonim ne.
Nuk ka ardhur momenti ende qė ne tė jemi nė kėtė nivel, pėr tė konsideruar njė nga 5 skuadrat mė tė mėdha tė planetit, si njė barrė pėr ta hequr.
Lojtarėt nuk kanė asnjė detyrim pėr tė luajtur me pėrfaqėsuesen pasi nuk paguhen, por kanė detyrimin moral ndaj kombit ndaj asaj fanelle, qė nuk mund tė shkojė nė Buenos Ajres e tė turpėrohet, thjesht se disa kėrkojnė tė mos prishin pushimet.
Ditėn e premte skuadra do tė udhėtojė drejt Argjentinės, pra vetėm pas dy ditėsh e deri tani qė flasim ende as trajneri nuk ka asnjė informacion rreth lojtarėve qė do ti duhet ti udhėzojė.
Krijoni Kontakt