Dje Shqiperia zhvilloi nje loje te bukur ne pjesen e dyte. Lorik Cana si gjithmone ishte shpirti i ekipit, ne menyre te padiskutueshme lojtari me i mire ne fushe per te dy ekipet. Ndaloi ne menyre perfekte lojtarin me te rrezikshem boshnjak dhe doli fitues ne cdo dyluftim me kundershtaret. Ajo qe nuk me pelqeu dje ishte mos shfrytezimi si duhej i rasteve te pastra qe na u paraqiten per gol, dhe levizshmeria e pakte ne krahun e djathte, aty ku kundershtari ishte pothuajse inekzistent ne fushe.
Me pak me teper perqendrim duhet ta kishim fituar ndeshjen, megjithate edhe barazimi eshte i pranueshem ndaj nje kundershtari plot kualitete. Tani te shpresojme dhe nje rezultat pozitiv me Bjellorusine, e cila barazoi dje ne fushen e Luksemburgut.
Krijoni Kontakt