Close
Faqja 5 prej 100 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 998
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vendimi, dy inspektorė pėr hetimin e trukimeve

    Vendimi, dy inspektorė pėr hetimin e trukimeve

    Asambleja Vjetore e FSHF-sė ka miratuar nė bllok ndryshimet nė statut tė propozuara nga Komiteti Ekzekutiv dhe sekretari i pėrgjithshėm Mici, duke i hapur rrugėn kėshtu njė tjetėr sfide nė futbollin shqiptar. Nė njė mbledhje ku kanė munguar njė pjesė e madhe e presidentėve tė Superligės, ėshtė vendosur hartimi i njė statuti-tip, duke qenė nė avancė me vendet e tjera anėtare tė UEFA-s. Pika mė e rėndėsishme e Asamblesė qė u zhvillua dje nė Durrės, ka qenė padyshim shtimi i dy inspektorėve pranė Komisionit tė Disiplinės, tė cilėt duhet tė merren me hetimin e rasteve tė trukimeve nė kampionatin shqiptar. Njė nga ēėshtjet mė tė pėrfolura tė viteve tė fundit e sidomos nė sezonin qė sapo kaloi, tashmė do tė ketė edhe organet e saj qė do tė ndėrmarrin nisma tė vėrteta ligjore kundėr asaj qė konsiderohet si “gangrena” e futbollit nė Shqipėri e qė ėshtė fiksimi i rezultateve pėrpara zhvillimit tė ndeshjeve. Dy inspektorėt, tė cilėt ende nuk janė emėruar, do tė jenė pranė Komisionit tė Disiplinės, qė tashmė ka 5 anėtarė, dhe do tė kenė kompetenca hetimi pėr ndeshjet e dyshimta. Nė fakt, dje pritej miratimi i Prokurorisė Sportive, por njė strukturė e tillė ende nuk duket gati pėr njė vend si Shqipėria. Gjithsesi, vendosja e dy personave tė posaēėm pėr ndeshjet e pėrfolura nė Superligė, do tė ēojė detyrimisht nė frenimin disi tė fenomenit. Pėrveē pjesės sė dy inspektorėve, nė vendimet e djeshme tė Asamblesė Vjetore, me mjaft rėndėsi ka qenė miratimi i buxhetit pėr vitin e ardhshėm qė do tė kapė shifrėn e 242 812 000 lekėve, njė shifėr goxha e lartė kjo pėr Federatėn Shqiptare. Veē kėsaj, njė tjetėr pikė me rėndėsi ka qenė shtimi i kompetencave pėr sekretarin e pėrgjithshėm tė FSHF-sė, i cili tashmė do tė ketė tė drejtėn e emėrimit dhe tė shkarkimit nga puna tė punonjėsve tė kėtij institucioni. Njė vendim i tillė ia heq kėtė funksion Komitetit Ekzekutiv tė Federatės duke lėnė gjithēka nė dorė tė njeriu tė vetėm edhe pse duhet thėnė se njė praktikė e tillė ndeshet dhe nė statutet e vendeve tė tjera.
    Sui generis

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------

    Portieri i U-19, Saimir Ujkani, ka firmosur dje nje kontrate 5-vjecare me skuadren e Palermos. Kontrata e tij me ekipin italian eshte per nje afat 5-vjecar. Ai eshte aktivizuar me skuadren e Anderlehtit. Shqiptari eshte provuar nga skuadra e vendit te peste te Serise A, bashke me dy afrikane te tjere, te cilet nuk u moren. Lojtari ka treguar nje forme mjaft te mire me skuadren e U-19-es, me te cilen ka luajtur vetem dy ndeshje dhe me ekipin e dyte te Anderlehtit, me kete ekip ai eshte aktivizuar ne dhjete ndeshje. Kontrata e tij pesevjecare me Palermon do te filloje ne sezonin e ardhshem. Tani, dyshes shqiptare te Serise A, Tare dhe Bogdani, u shtohet dhe portieri Ujkani. Tani duket se gardiani i se ardhmes ne porten kuqezi do te jete kosovari nga Rniku, Saimir Ujkani

    -----------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kastrati: Do te rikthehem ne Kombetare

    E Diele, 17 Qershor 2007

    Sulmuesi i Kombetares shqiptare, Bekim Kastrati, ka kaluar demtimin qe e ka lene larg futbollit per disa muaj dhe eshte kthyer i etur per gola. Sulmuesi kuqezi ka firmosur nje kontrate njevjecare me skuadren e Fortuna Duseldorf.

    Kontrata eshte firmosur dje, dhe vlen per nje vit, por me opsion per t'u rinovuar dhe per nje tjeter, nese Fortuna ngjitet ne Bundesligen 2. Nese jo, Kastrati ka te drejte te prishe kontraten me nje shume parash te caktuara.

    Kastrati u prononcua per albania-sport.com, pas nenshkrimit te kontrates. ''Tash jam rikthyer. Kete mund ta pohoj pas gjithe atyre muajve ne rehabilitim. Jam perqendruar gjithsesi ne qellimin tim dhe ky eshte i thjeshte: Dua qe te mund te luaj futboll dhe te shenoj gola. Te Fortuna Dyseldorf gjeta nje atmosfere, e cila qe nga minuta e pare thjesht me imponoi. Bisedimet me zyrtaret e klubit kaluan sic desha une dhe ambiciet e klubit jane po ato ambicie si te miat. Fortuna Dyseldorf, pra, po rizgjohet. Ne kete faze, jam edhe une tani. Nuk po mund ta pres diten qe do filloje e gjitha nga e para, qe une te jem ne fushe. Une, nepermjet Fortunes, dua qe ta gjej rrugen per ne Kombetaren e Shqiperise. Sigurisht nje qellim qe kam para vetes. E di, do jete shume e veshtire, por do mundohem, do perpiqem. E nese nuk do ia arrije, atehere do kthej koken mbrapa dhe do mburrem qe une kam shijuar fanellen e Kombetares dhe kam mbrojtur ngjyrat e flamurit kuqezi. Ne deshirojme qe vitin tjeter te arrijme objektivin tone, per kete do t'i jap te gjitha. Keshtu jam nga natyra. Qe nga minuta e pare deri tek e fundit t'i jap te gjitha. Kete e kam treguar te Borusia e Mynshengladbahut, ndersa te Fortuna shpresoj qe kjo gje te me shperblehet me shume gola''.
    #VamosArgentina

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baric: Kam bere pune te mire me Shqiperine

    E Hene, 18 Qershor 2007


    Per trajnerin e Kombetares kuqezi, Oto Baric, skuadra shqiptare ka nje grup te mire dhe te afte per te bere gjera te medha. Madje, ai e etiketon punen e tij si mjaft te mire dhe zbulon se shume shpejt do te ulet dhe do te bisedoje me federaten detajet e rinovimit te tij.

    Zoti Baric si e shikoni punen tuaj ne postin e trajnerit te Kombetares shqiptare?

    Mjaft mire. Me pozitivja eshte se ne skuader kam afruar shume futbolliste te rinj dhe te talentuar. Tashme besoj se Shqiperia e ka krijuar gjeneraten e re. Kjo ka bere qe te gjithe ne Shqiperi ta vleresojne punen e bere nga ana ime.

    Kontrata juaj me Kombetaren shqiptare perfundon se shpejti. Cfare do te beje pas kesaj Baric?

    Kontrata ime zgjat deri ne fund te fushates eliminatore per Euro 2008, megjithate jemi duke pare. Besoj se per nje ose dy muaj do te ulemi per te biseduar per ta rinovuar ate. Megjithate, duhet ta diskutojme, pasi kam edhe une disa kushte organizative, per te cilat ja kam bere te qarte pozicionin tim.

    Nese do te luhej nje ndeshje ndermjet Austrise dhe Shqiperise, si mendoni se do te perfundonte?

    Kryesore eshte se do te zhvillohej nje ndeshje interesante. Pastaj, per sa i takon rezultatit, jam i bindur se Shqiperia nuk do ta humbiste kete ndeshje. Tani qe ne flasim, Austria nuk ka asnje lojtar klasi, nderkohe qe Shqiperia nga ana e saj ka te pakten 3 ose 4 lojtare te tille, qe jane me te mire se austriaket.
    #VamosArgentina

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariē bėn lojė tė dyfishtė: Nė Austri si drejtor sportiv


    Derguar me: 18/06/2007

    Pas dy muajsh Oto Baric do tė kėrkojė rinovimin e kontratės me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes austriake Kurier dhe qė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė mediat e Austrisė, trajneri i kombėtares shqiptare ėshtė shprehur se ka planifikuar t'i kėrkojė FSHF-sė zgjatjen e kontratės, e cila mbaron nė fund tė eleminatoreve tė Euro 2008. Kroati ka vėnė si kusht plotėsimin e disa kėrkesave qė kanė lidhje me organizimin nga krerėt e Federatės, teksa duket se po bėn edhe njė lojė tė dyfishtė nė kėtė aspekt. Kjo, pasi ai ėshtė shprehur optimist nė lidhje me marrjen e njė detyre nė njė klub tė madh austriak, por si drejtor sportiv. Ai ėshtė pyetur gjithashtu nėse do tė ishte i gatshėm ta linte Shqipėrinė pėr tė marrė sėrish drejtimin e Austrisė. Dhe pėrgjigja nuk ka qenė aspak negative, veēse jo pėr kombėtaren e kėtij vendi, por pėr ndonjė klub. Duket se nostalgjia e drejtimit tė Rapidit tė Vjenės apo Austrias sė Salcburgut, vazhdon tė jetė ende e fortė tek trajneri kroat, qė nesėr do tė mbushė 75 vjeē. "Nėse do tė kishte njė ofertė nga ndonjė klub i madh dhe qė ka vizion tė qartė, them se mund tė bėhesha drejtor sportiv", thotė Bariē, duke lėnė tė kuptohet se largimi nga drejtimi i kuqezinjve nuk ėshtė aq i pamundur sa duket.
    Jeni bėrė trajner i Shqipėrisė, si po shkon puna juaj nė kėtė vend?
    Shumė mirė, kam gjetur dhe pėrgatitur shumė lojtarė tė rinj dhe kam futur nė skuadėr njė brez tė ri nė skuadėr qė tani po ecėn mjaft mirė. Federata dhe njerėzit nė Shqipėri janė shumė tė kėnaqur me mua dhe me atė qė kam bėrė pėr ekipin e kėtij vendi. Kontrata ime me Federatėn Shqiptare mbaron nė fund tė eleminatoreve tė Euro 2008, por pas dy muajsh do tė kėrkoj ta zgjas nėse do tė miratohen ndryshimet e kėrkuara nga unė nė organizim.
    Si mendoni se do tė pėrfundonte njė ndeshje mes Austrisė dhe Shqipėrisė nėse do tė luhej nė kėto momente?
    Them se do tė ishte njė ndeshje shumė interesante. Gjithsesi, unė nuk besoj se Shqipėria do tė humbasė. Austria nuk ka pėr momentin asnjė lojtar klasi, ndėrsa ne kemi 3-4 tė tillė, them se ne jemi mė mirė se Austria.
    E imagjinoni dot veten tė bėheni sėrish trajner i Austrisė?
    Nuk e besoj se njė gjė e tillė mund tė ndodhė. Megjithatė nėse mė vjen njė klub me vizione tė qarta do tė pranoja tė bėhesha drejtor sportiv. Dhe nė Austri pėr momentin janė vetėm tre klube tė tillė, maksimumi katėr.
    Si e shikoni punėn e trajnerit Hikersberger nė krye tė Austrisė, tani qė keni 5 vjet e gjysmė qė jeni larguar?
    Nuk besoj se ėshtė momenti pėr njė kritikė tė madhe. Hikersberger ėshtė munduar tė nxj-errė mė tė mi-rėn nga lojtarėt e tij. Ka njė keq-kuptim me Pog-atetz (lojtar i Midėllsboros-shėnim i redaksisė), por qė mendoj se do tė jetė i aftė ta zgjidhė.
    Ēfarė shansesh do tė ketė Austria nė Europianin qė do tė zhvillojė nė shtėpi njė vit mė vonė?
    Mendoj se nėse Austria do tė mund tė shkojė deri nė ēerekfinale, do tė jetė njė sukses i madh. Hikersperger i ka bėrė gjėrat shumė korrekt gjithsesi, pasi ka futur shpirtin e skuadrės dhe konkurrencėn nė grup.
    Si e shikoni faktin qė nė Austri ka njė numėr tė madh lojtarėsh tė huaj?
    Jo edhe aq tė mirė. Kėtu 60 pėr qind e futbollistėve janė tė huaj dhe unė them se do tė ishte mirė qė tė bėhej njė rregull qė ēdo skuadėr tė kishte vetėm 5 lojtarė tė huaj.
    Mendoni se disa lojtarė austriakė zgjedhin mė tė lehtėn dhe luajnė kėtu, nė vend qė tė shkojnė diku tjetėr?
    Unė besoj se njė lojtar austriak dėshiron tė zhvillohet edhe vetė. Por kjo kėrkon edhe sakrifica, siē ishin ato qė bėnim ne me Rapidin dhe Salcburgun, kur shkuam nė finale tė Kupave tė Evropės.
    #VamosArgentina

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fishekzjarret, UEFA gati gjobėn pėr Shqipėrinė


    Derguar me: 19/06/2007

    • Njė tjetėr gjobė pritet tė vijė kėto ditė nė adresė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Shkak pėr kėtė janė bėrė fishekzjarret nė takimin kundėr Luksemburgut mė 2 qershor, ku festimi i golave u bė me njė mėnyrė tradicionale shqiptare, duke hedhur nė fushė tymuese dhe duke ndezur fishekzjarre. Deri dje mbasdite kjo gjobė nuk ka ardhur, por burime zyrtare nga FSHF bėjnė tė ditur se tė gjithė janė tė vetėdijshėm pėr masėn qė do tė marrė Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Madje UEFA e ka dhėnė paralajmėrimin e saj qė para ndeshjes sė "Qemal Stafės" mė 2 qershor. Nė njė takim me pėrfaqėsues tė Federatės Shqiptare, qė organizonte ndeshjen, delegati i dėrguar nga zyrat e Nionit mėsohet se ka qenė mjaft i prerė, ndoshta duke qenė edhe nė dijeni tė situatave tė krijuara nė tė shkuarėn nė fushėn e Shqipėrisė. "...mos hidhni fishekzjarre dhe tymuese, pasi po ua them qė tani se do tė gjobiteni", mėsohet tė ketė qenė fjalia paralajmėruese dhe njėkohėsisht kėrcėnuese e tė dėrguarit tė UEFA-s ditėn e takimit me njerėzit e FSHF-sė. Megjithatė, kjo duket se sėrish nuk u mor parasysh, teksa pas shėnimit tė golit tė Kapllanit apo edhe atij tė Haxhit, nė shkallėt e stadiumit u ndezėn jo pak fishekzjarre. Mė e ēuditshme ėshtė se njė arkė me 36 fishekzjarrė ėshtė parė edhe poshtė tribunės karshi tė stadiumit kombėtar, duke e bėrė akoma mė shumė fajtore Shqipėrinė nė kėtė aspekt. Ndėrkohė, njė tjetėr fakt qė e ka pėrforcuar idenė pėr gjobė, ka qenė edhe sjellja e delegatit tė UEFA-s nė tribunėn VIP. Nga persona qė ishin tė pranishėm aty mėsohet se ai ka shkruar gjithēka qė ka parė atė ditė nė stadium, madje edhe nė momentin qė filluan tė ndizeshin fishekzjarret, qė duke parė pėrmasat e kutisė, vėshtirė se ishte futur nga njė tifoz. Nė fakt, nė FSHF tė thonė se gjoba e mundshme qė mund tė marrė Disiplinori i UEFA-s, pritet tė shkojė tek 30 mijė frangat, njė masė qė gjithsesi do tė konsiderohet mjaft e lehtė. Dhe shkak pėr kėtė ėshtė fakti se Shqipėria ėshtė pėrsėritėse nė probleme tė tilla. Thuajse pėr tė gjitha ndeshjet, nga UEFA ka ardhur njė gjobė, pasi nė shkallėt e stadiumit ku luan kombėtarja shqiptare ndizen fishekzjarre dhe tymues, njė gjė e ndaluar rreptėsisht nga rregullorja, sidomos nė ndeshjet ndėrkombėtare. Pėr shkak tė problemeve tė kėsaj natyre, dy vjet mė parė Shqipėria ėshtė dėnuar me njė ndeshje pa tifozė nga FIFA.
    #VamosArgentina

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kastrati ka firmos nje kontrate dyvjecare per fortuna dyseldorf

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariē: Mė jepni 10 vjet jetė, ju jap 1 mln euro

    Derguar me: 20/06/2007
    • Altin Latifi

    Mė jepni 10 vjet jetė dhe ju jap nga 1 milion euro. Dita e djeshme ka nisur pikėrisht kėshtu, me humor dhe me batuta pėr Oto Bariē, i cili mbushi 75 vjeē. Trajneri nuk ka preferuar asnjė lokal apo vend luksoz, por ka qėndruar nė shtėpinė e tij, duke e quajtur tė kotė festėn nė moshėn e tij, teksa ka pritur telefonata pafund, qė i uronin njė jetė tė gjatė. E para ka ardhur nga ndihmėsi i tij nė kombėtaren shqiptare, Shpėtim Duro, teksa pėrgjigja e Oto Bariē ka qenė me njė batutė mjaft domethėnėse: "Po ēfarė urimi pres unė pėr 75 vjetorin? Nėse doni mė jepni ca vite jetė dhe jemi nė rregull", ka thėnė duke qeshur trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare. "Nuk ka bėrė asnjė festė pėr ditėlindjen, nuk i pėlqen qė tė festojė nė njė moshė tė tillė", tha ndihmės tekniku kuqezi Shpėtim Duro. Njė tjetėr bisedė mėsohet se ka qenė edhe me presidentin e FSHF-sė Armand Duka, qė nuk ka harruar aspak ta urojė pėr ditėlindjen. Madje, doza e humorit nė kėtė rast mėsohet se ka qenė mė e lartė, teksa Bariē i ka thėnė Dukės "mė jep 10 vjet dhe do tė tė jap 1 milion euro". Me batuta ėshtė pritur edhe telefonata e pėrkthyesit Ajet Xeka, qė ka biseduar edhe ai gjatė me tė. "Na e tha tė gjithėve, mė jepni nga 10 vjet dhe do t'ju jap 1 milion euro. Ishte nė humor tė mirė", u shpreh Xeka pėr "Gazetėn Shqiptare". Gjithsesi, Oto Bariē nuk ka bėrė asnjė lloj feste, teksa e ka kaluar ditėn nė shtėpinė e tij nė Kroaci, duke e konsideruar atė fare tė zakonshme. Kroati ka lindur mė 19 qershor 1932 dhe aktualisht ėshtė tekniku mė i vjetėr qė drejton njė ekip kombėtar nė Evropė. Ndėrkaq, mjaft interesant ka qenė edhe fakti se asnjė futbollist i kombėtares shqiptare nuk e ka marrė nė telefon Oto Bariēin gjatė ditės sė djeshme. Arsyet gjithsesi mbeten tė panjohura, pasi llogariten qė tek mospasja njohuri pėr ditėn e saktė tė kėtij pėrvjetori, druajtja pėr tė mos krijuar njė ndjenjė jo tė mirė pėr moshėn e madhe e deri tek mungesa e korrektėsisė. "Nuk mund t'i dijė njeri arsyet e vėrteta, megjithatė asnjė futbollist i kombėtares nuk e ka uruar", tha pėrkthyesi i Oto Bariē Ajet Xeka.
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    turp ky lajmi qe asnje se ka uruar
    se paska ditur asnjeri dtelindjen e tij me duket qesharake
    e kan ditur dhe se kan marre ne telefon per mos pasur ndjesi jo te mire per moshen e madhe me duket injorance
    mungesa e korrektesise kjo na shkon me shume per shtat

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Brigel: Bariē, vėshtirė ta thyejė rekordin tim

    Prej 10 ditėsh ka njė detyrė tė re. Hans Peter Brigel duket i kėnaqur me detyrėn si trajner i Ankaraguēu nė Turqi, aty ku rikthehet pas njė mungese 5 vjeēare. "E njoh mirė futbollin e kėtij vendi dhe mentalitetin aty", shprehet Brigel nėpėrmjet telefonit pėr "Gazetėn Shqiptare". I larguar prej njė viti tashmė, Brigel vazhdon tė interesohet pėr kombėtaren shqiptare dhe pėr lojtarėt e saj, disa prej tė cilėve dėshiron t'i marrė nė Ankara.

    "Ka shumė qė mė pėlqejnė, por nuk ju them emra", thotė gjermani. Fitoret me Luksemburgun, atij i janė dukur shumė tė rėndėsishme, ndėrsa vihet nė siklet nga pyetja nėse do ta thyejė Bariē rekordin e tij tė 13 pikėve apo jo. "Me ekipet e vogla ėshtė gjithnjė e vėshtirė, mė besoni pėr kėtė. Rekordi? Nuk e di, por unė them se do tė ishte njė mėkat qė Shqipėria tė mos renditej e katėrta nė grup nė fund tė eleminatoreve", thotė mė tej gjermani 51 vjeēar.

    Mister, si fillim urime pėr detyrėn e re nė Turqi. Si duken kushtet atje?
    Them mirė, megjithatė ende nuk e njoh mirė skuadrėn. Unė do tė shkoj vetėm javėn tjetėr dhe do tė filloj nga puna, atėherė do tė kem mundėsi tė shoh mė nga afėr futbollistėt dhe mė pas do tė shoh se ēfarė mund tė bėj.

    A jeni i kėnaqur me kushtet e kontratės?
    Po, pėr momentin po, them se bėra njė zgjedhje tė mirė, megjithėse mė duhet tė shoh edhe disa gjėra tė tjera qė kanė tė bėjnė me synimet e klubit apo objektiva tė tjerė, duke nisur qė nga merkato.

    Njė rikthim nė Turqi pėr ju...
    Po, e vėrtetė. Ėshtė hera e tretė qė shkoj nė kėtė kampionat. Shkoj nė Ankara qė ėshtė njė qytet i madh, i bukur dhe ku mund tė jetohet mirė. Veē kėsaj, futbollin turk e njoh mirė, e njoh mentalitetin aty. Edhe pse kam 5 vjet qė jam shkėputur nuk besoj se ka pėsuar ndryshime aq tė mėdha.

    Ėshtė folur se mund tė merrni lojtarė shqiptarė tek Angaraguēu, keni folur me ndonjėrin?
    Me kė mendoni se mund tė kem folur?

    Pėrshembull me Iljon Likėn?
    Aaa, shikoni, unė e thashė qė mė duhet njėherė tė shoh skuadrėn dhe mė pas do tė vendos se ēfarė lojtarėsh mė duhet tė blej. Megjithatė nuk ju them emra, nuk e bėj zakonisht kėtė sepse kėshtu e kam parim. Pasi tė marr vesh ku ka probleme ekipi, do tė vendos edhe pėr merkaton dhe atėherė mund tė shoh nga lojtarėt shqiptarė.

    Po Dallkun, e afirmuat ju nė futboll apo jo?
    Ai ėshtė bėrė njė lojtar i madh, por e thashė qė nuk dua tė pėrmend emra.

    Ok, por nė tė vėrtetė, ka lojtarė shqiptarė qė keni dėshirė t'i merrni aty?
    Patjetėr qė ka, unė i njoh mirė futbollistėt shqiptarė dhe dua tė marr disa kėtu, por kjo nuk varet vetėm nga mua. Ka shumė gjėra tė tjera nė mes, por do tė flasim.

    I ka ndjekur Brigel ndeshjet e fundit tė kombėtares shqiptare?
    Jo, nuk i kam parė vetė, por kam dėgjuar, pėrshembull pėr dy fitoret me Luksemburgun. Shqipėria mori 6 pikė shumė tė rėndėsishme.

    Ju dukėn fitore tė bujshme apo sipas jush u morėn ngaqė ishte njė ekip i vogėl?
    Jo, jo. Them se janė dy fitore shumė tė rėndėsishme. Me kėto ekipet e vogla ėshtė gjithnjė shumė e vėshtirė, mė besoni.

    Ku mund tė shkojė kjo Shqipėri sipas jush?
    Pėr mendimin tim, do tė jetė nė vendin e katėrt. Ndoshta edhe nė tė tretin, por kėsaj s'i dihet. Ndėrsa vendi i katėrt nuk duhet lėshuar, them se janė mundėsitė. Shqipėria ka futbollistė tė mirė dhe qė mund t'ia arrijė kėsaj.

    A do ta thyejė dot Bariēi rekordin tuaj tė 13 pikėve?
    Kėtė nuk e di...(qesh).. ėshtė e vėshtirė, por skuadra rritet. Edhe kur isha unė kemi bėrė njė punė shumė tė mirė dhe kėtė e kemi treguar nė shumė ndeshje dhe deri tek numri i pikėve nė fund. E pėrsėris qė Shqipėria duhet tė ruajė vendin e katėrt, pasi i ka mundėsitė.

Faqja 5 prej 100 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •