Close
Faqja 40 prej 100 FillimFillim ... 3038394041425090 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 998
  1. #391
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Cili ėshtė kalendari i ndeshjeve tė pėrfaqsueses pėr pėr pjesėn e mbetur tė kėtij viti?
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  2. #392
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    UEFA, 600 mijė euro pėr klubet shqiptare

    Klubet shqiptare, pjesėmarrėse nė Kupat e Evropės, do tė marrin gjithsej kėtė sezon nga UEFA njė shumė prej 600 mijė eurosh. Tirana, (Champions), Flamurtari, Vllaznia dhe Dinamo (Liga e Evropės) do tė kenė premio tė konsiderueshme nga UEFA pėr pjesėmarrjen nė kompeticionet qė organizon shtėpia evropiane e futbollit. Padyshim qė kampionia e Shqipėrisė, Tirana, ėshtė klubi qė pėrfiton mė shumė tė ardhura.

    Diferencat

    Tirana do tė marrė gjithsej 330 mijė euro shpėrblim nga UEFA. Sipas rregullave tė kėtij institucioni, klubi bardheblu merr 200 mijė euro pėr faktin qė ėshtė shpallur kampion i vendit, ndėrsa 130 mijė euro i merr pėr pjesėmarrjen nė turin e parė tė Ligės sė Kampioneve. Flamurtari, Vllaznia dhe Dinamo, pjesėmarrėse nė Ligėn e Evropės (deri vitin e kaluar Kupa UEFA), pėrfitojnė secila nga 90 mijė euro pėr faktin qė do tė marrin pjesė nė kėtė kompeticion. Skuadra vlonjate merr pjesė direkt nė turin e dytė tė Ligės sė Evropės, pasi ėshtė fituesja e Kupės sė Shqipėrisė, por kjo nuk ndryshon asgjė nė lidhje me tė ardhurat financiare. Plusi i vetėm i kuqezinjve ėshtė qė arrijnė tė shmangin ndeshjen e turit tė parė.

    Mundėsitė pėr mė shumė

    Tirana pėr ēdo tur qė do tė kalojė, do tė ketė mundėsi qė tė pėrfitojė njė shumė prej 130 mijė eurosh. E njėjta gjė vlen edhe pėr klubet pjesėmarrėse nė Ligėn e Evropės. Flamurtari, Vllaznia apo Dinamo, pėr ēdo tur kualifikues, nėse arrijnė tė kalojnė, marrin shpėrblim plot 90 mijė euro. Diferenca mes dy kompeticioneve ėshtė se nėse Tirana arrin deri nė ndeshjet “play-off”, ku garohet pėr tė marrė pjesė nė fazėn nė grupe, shpėrblehet me njė shumė prej 2.1 milionė eurosh dhe nėse arrin t’ia dalė mbanė, pra tė sigurojė hyrjen nė fazėn nė grupe, pėrfiton njė shumė marramendėse prej 7.1 milionė eurosh. Nė Ligėn e Evropės kėto shuma janė ndjeshėm mė tė ulėta. Nėse njė nga skuadrat shqiptare arrin nė “play-off” pėrfiton vetėm 90 mijė euro, ndėrsa nėse siguron pjesėmarrjen nė fazėn nė grupe, shuma qė pėrfiton ėshtė 1 milion euro. Mė pas, pėr ēdo sukses tė arritur, shumat e parave, duke marrė parasysh edhe gjendjen financiare tė klubeve shqiptare, janė marramendėse.

    Shpėrndarja

    Sipas rregullores sė UEFA-s, klubet nuk i pėrfitojnė kėto para menjėherė, pasi fondi pėr dhėnien e premiove jepet gjithnjė nė fund tė edicionit. Kjo do tė thotė se klubet shqiptare do t’i marrin paratė nė fund tė sezonit tė ardhshėm. Deri vitin e kaluar, shpėrblimet llogariteshin nė franga zvicerane, ndėrsa kėtė herė kėto premio janė konvertuar nė euro.

    E kaluara
    UEFA ka rritur shpėrblimet pėr skuadrat pjesėmarrėse nė kompeticionet evropiane. Sezonin e kaluar ēdo ekip kampion pėrfitonte 150 mijė euro dhe gjithashtu merrte edhe 80 mijė euro shpėrblim, ndėrsa kėtė sezon skuadra kampione pėrfiton 200 mijė euro pėr faktin se ka fituar titullin dhe 130 mijė euro pėr pjesėmarrjen nė Champions. Pjesėmarrėset nė Kupėn UEFA merrnin 70 mijė euro, ndėrsa tani pėrfitojnė 90 mijė euro.

    Shorti
    Turi i Parė
    Hedhja e shortit: 22 qershor 2009
    Ndeshjet e para: 2 korrik 2009
    Ndeshjet e kthimit: 9 korrik 2009

    Turi i dytė
    Hedhja e shortit: 22 qershor 2009
    Ndeshjet e para: 16 korrik 2009
    Ndeshjet e kthimit: 23 korrik 2009

    Liga e Evropės, rreziku nga skandinavet

    Nuk do tė jetė aspak i lehtė shorti pėr skuadrat shqiptare, si pėr Vllazninė e Dinamon, qė do ta nisin aventurėn e tyre nga turi i parė, edhe pėr Flamurtarin, qė do ta nisė nga turi i dytė. Rreziku kryesor vjen nga skuadrat skandinave. Rozenborgu, Helsingborgu, Randers, por edhe qipriotėt e Anorthosis Famagusta tė Arian Beqajt janė skuadrat, pėr tė cilat do urohej qė tė evitoheshin. Ndėrkaq, vlonjatėt mund t’i gėzohen faktit se e nisin nga turi i dytė aventurėn, por realisht ata janė edhe mė tė rrezikuarit nė shortin qė do tė hidhet mė 22 qershor. Pėrballė tyre do tė jenė nė njė vazo skuadra si: Steaua e Bukureshtit, Bazeli i Zvicrės, turqit e Gallatasarajit, Aalborg, serbėt e Cėrvena Zvezda-s, Brondbi, Metalurg Donjetck, Rapidi i Vjenės, NAC Breda, Larisa e deri te austriakėt e Shturm Graci.

    0
    Asnjė nga klubet shqiptare nuk ka mundur qė tė sigurojė kualifikimin nė fazėn nė grupe gjatė 20 viteve tė fundit. Drejtuesit e Tiranės kanė premtuar se do tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė formuar njė ekip qė ta realizojė kėtė objektiv.

    Shpėrblimet pėr Ligėn e
    Kampioneve 2009/2010

    Ekipi kampion: 200.000 €
    Turi i parė kualifikues: 130.000 €
    Turi i dytė kualifikues: 130.000 €
    Turi i tretė kualifikues: 130.000 €
    “Play-off”: 2.100.000 €
    Pjesėmarrja nė grupe: 7.100.000 €
    Fitorja nė grup: 800.000 €
    Barazimi nė grup: 400.000 €
    Eliminimi direkt: 3.000.000 €
    Arritja nė ēerekfinale: 3.300.000 €
    Arritja nė gjysmė-finale: 4.200.000 €
    Arritja nė finale: 5.500.000 €
    Fituesja e finales: 3.500.000 €

    Shpėrblimet pėr Ligėn
    e Evropės 2009/2010:

    Turi i parė kualifikues: 90.000 €
    Turi i dytė kualifikues: 90.000 €
    Turi i tretė kualifikues: 90.000 €
    “Play-off”: 90.000 €
    Pjesėmarrja nė grupe: 1.000.000 €
    Fitorja nė grup: 140.000 €
    Barazimi nė grup: 70.000 €
    Faza e parė me eliminim direkt: 200.000 €
    Faza e dytė me eliminim direkt: 300.000 €
    Arritja nė ēerekfinale: 400.000 €
    Arritja nė gjysmėfinale: 700.000 €
    Arritja nė finale: 2.000.000 €
    Fituesja e finales: 1.000.000 €

    Jetmir Halilaj

    /Shqipmedia/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #393
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Statusi I Kosovarėve.

    Polemika qė ka nisur nė versionin e fut bollit kosovar si tė huaj apo jo, ėshtė shoqėruar edhe me reagimin e sekretarit tė Klubit tė Futbollit "Teuta", Artan Shyti. Ai ėshtė kundėr gjykimit pėr t'u konsideruar si tė huaj lojtarėt kosovarė. "Shembulli mė i mirė, - kujton me kėtė rast Shyti, - ėshtė trajtimi, qė po i bėhet Kombėtares shqiptare, qė pėrfshin mjaft pėrfaqėsues tė futbollit kosovar.
    Cana, Curri, Dallku, Berisha, Beqaj etj. janė kosovarė, tė cilėt luajnė nė klube tė huaja dhe qė FSHF-ja i pėrshin pa asnjė problem, edhe nė ekipin pėrfaqėsues. Atėherė pse tė mos ndodhė kjo edhe me klubet shqiptare? Pėrderisa Republika e Kosovės nuk ėshtė pėrfshirė ende me tė drejta tė plota nė forumet mė tė larta tė futbollit botėror (FIFA) dhe atij evropian (UEFA), atėherė qė kėtu pengesat janė ezauruar. Mė bėn pėrshtypje, - pohon Shyti, - pėrse FSHF-ja e prek kėtė problem, pa qenė e nevojshme dhe pa u diktuar nga tė tjerėt. Gjykimet e kundėrta me kėtė, mė duken absurde dhe tė pabaza", tha Shyti. Besa Fakti qė lojtarėt kosovarė konsideroheshin si lojtarė tė huaj nga FSHF-ja i ka habitur jo pak drejtuesit kavajas, tė cilėt deri mė tani nuk ishin nė dijeni pėr njė rregull tė tillė. Nė sezonet e kaluara me ekipin kavajas kanė luajtur shumė lojtarė kosovarė dhe deri pėrpara publikimit tė kėtij rregulli ekipi verdhezi nuk ka pasur asnjėherė probleme me aktivizimin e kėtyre lojtarėve.
    Futbollistėt kosovarė asnjėherė nuk kanė hasur nė pengesa pėr aktivizimin e tyre, pasi ky rregull i FSHF-sė nuk dihej. Kėta lojtarė kanė qenė titullarė me ekipin kavajas, por asnjėherė nuk janė aktivizuar mė shumė se 5 tė tillė. Tashmė qė pritet tė fillojnė pėrgatitjet pėr sezonin e ri, nė ekipin kavajas lojtarėt ehuaj janė pakėsuar. Pėr momentin tė vetmit qė janė konfirmuar se do tė jenė pjesė e Besės, por qė nuk kanė firmosur janė Driton Krasniqi, Liridon Leci, Herbi Fortunat, Alban Dragusha dhe Endende Elokan. Pra, janė 5 futbollistė tė huaj, qė me 99% sezonin e ardhshėm do tė jenė pjesė e Besės. Ndėrsa disa lojtarė tė tjerė si Fitim Haliti dhe Bikola Nana janė ende nė dyshim, nėse do tė rikthehen sėrish nė Kavajė, ose jo. Pra, aktualisht nė kampin kavajas nuk ekziston njė shqetėsim pėrsa u pėrket futbollistėve tė huaj dhe "rregullit tė ri" qė doli vetėm ditėn e djeshme.
    Presidenti Nexhat Bizhdili thotė se pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, ai do tė ketė njė konsultim me federatėn, por gjithashtu edhe me stafin e tij pėr tė vendosur mbi kėtė problem. "Nė ditėt nė vazhdim do tė kem njė konsultim me drejtuesit e federatės dhe gjithashtu, me stafin tim pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Besoj se do tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ta zgjidhur kėtė problem. Besa ka pasur gjithmonė lojtarė kosovarė nė gjirin e vet dhe do tė vazhdojė
    qė tė ketė edhe kėtė sezon", tha shkurt nė komentin e tij presidenti kavajas, Nexhat Bizhdili Apolonia Nė pamundėsi pėr tė komunikuar me drejtuesit mė tė lartė tė futbollit fierak, pasi ndodhen me pushime, kemi kontaktuar me zėvendėstrajnerin e ekipit tė Apolonisė, Dhimitėr Papuēiu, i cili ėshtė shprehur: "Lojtarėt kosovarė nuk mund tė quhen si tė huaj nė kampionatin shqiptar, pasi jemi njė komb. Nėse nė rregulloren e FSHF-sė njė gjė e tillė pohon tė kundėrtėn, atėherė FSHF-ja do t'i duhet tė pastrojė dhe ekipet tona kombėtare nga lojtarėt kosovarė, nė mėnyrė qė ata tė aktivizohen me ekipin e vendit tė tyre. Unė mendoj se aktivizimi i sa mė shumė futbollistėve cilėsor kosovarė nė kampionatin shqiptar, ndihmon nė nivelin dhe rritjen e futbollit tonė.
    Prandaj s'ka pse ata tė quhen si lojtarė tė huaj. Ndaj edhe nė qoftė se ka njė nen tė tillė nė rregullore, ai duhet tė ndryshojė sa mė shpejt. Njė tjetėr arsye ėshtė qė futbollistėt kosovarė tė mos njihen si tė huaj nė kampionatin shqiptar, nė mėnyrė qė ata tė aktivizohen me shumicė dhe kur UEFA ta pranojė Kosovėn nė gjirin e saj", ka thėnė Papuēiu.


    Saliaj: Duhen cilėsuar si lojtarėt tanė
    Dinamovitėt duket se e kanė mbėshtetur vendimin e presidentit tė Vllaznisė, Valter Fushaj, qė kosovarėt nuk duhen konsideruar lojtarė tė huaj. Sipas administratorit tė bluve, Ismet Saliaj, kosovarėt janė njėsoi si lojtarėt tanė nė kampionat. "Kosovarėt do tė mund tė ishin konsideruar lojtarė tė huaj, nėse do tė ishin anėtarė tė UEFA-s dhe FIFA-s dhe do tė kishin kombėtaren e tyre. Por pėrderisa ata janė nė kombėtaren tonė, kanė gjakun tonė dhe flasin gjuhėn tonė, asnjėherė nuk konsiderohen tė huaj. Edhe atėherė kur ata tė mund tė bėjnė kombėtaren e tyre, pėrsėri janė shqiptarė. Kėshtu duhen konsideruar dhe nuk kemi asnjė dyshim pėr kėtė", ka shpjeguar administratori i bluve, Ismet Saliaj, aq mė tepėr qė dinamovitėt kanė njė miqėsi tė hershme me kosovarėt, kur dhe mė 17 shkurt luajtėn nė miqėsoren me Prishtinėn. Pėr ironi tė fatit, dinamovitėt nuk kanė pasur kosovarė nė skuadrėn e tyre, megjithatė i konsiderojnė shqiptarė.

    Presidenti Fushaj kėmbėngul qė kosovarėt tė mos cilėsohen tė huaj

    Federata Shqiptare e Futbollit i cilėson si tė huaj futbollistėt kosovarė, qė aktivizohen nė klubet shqiptare. Kėtė e ka zbuluar klubi shkodran. Drejtuesit e Vllaznisė kanė dalė dje nė njė konferencė pėr shtyp nė orėt e mbrėmjes, duke bėrė tė ditur faktin, qė me siguri do tė shoqėrohet me polemika. Qoftė te Vllaznia, e gjithashtu nė klubet tė tjera tė Superiores aktivizohen disa lojtarė kosovarė, por qė deri mė tani janė cilėsuar si tė huaj, ēka i ka kushtėzuar ekipet pėr blerjen e tyre. Nisur nga kjo, klubi shkodran nėpėrmjet njė shkrese do t'i kėrkojė FSHF-sė, zyrtarisht sot qė tė mos i konsiderojė futbollistėt kosovarė, qė luajnė nė kampionatin shqiptar, si tė huaj. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, i cili ka dhėnė njė sėrė argumentesh nė lidhje me kėtė ēėshtje, e cila nuk ėshtė hasur nė vitet e kaluara, edhe pse disa lojtarė kosovarė kanė qenė pjesė e klubeve shqiptare. "Mund t'ju konfirmoj se klubi ynė do t'i bėjė njė kėrkesė zyrtare nesėr (sot) institucionit tė futbollit shqiptar, nė mėnyrė qė tė heqė rregullin e deritanishėm, ku futbollistėt kosovarė, tė cilėt aktivizohen me ekipet e kampionatit tonė, janė cilėsuar si tė huaj. Ky rregull duhet ndryshuar dhe pėr kėtė ne do tė bėjmė kėrkesė zyrtare", ka thėnė presidenti Fushaj.

    /Panorama Sport/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #394
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    FSHF: Lojtarėt kosovarė janė tė huaj

    Federata Shqiptare e Futbollit i cilėson si tė huaj futbollistėt kosovarė qė aktivizohen nė klubet shqiptare. Kėtė gafė tė institucionit tė futbollit e ka zbuluar pikėrisht klubi shkodran. Drejtuesit e Vllaznisė kanė dalė dje nė njė konferencė pėr shtyp, nė orėt e mbrėmjes, duke bėrė tė ditur faktin, qė me siguri do tė shoqėrohet me polemika. Qoftė te Vllaznia, e gjithashtu nė klubet tė tjera tė Superiores aktivizohen disa lojtarė kosovarė, por qė deri mė tani janė cilėsuar si tė huaj, ēka i ka kushtėzuar ekipet pėr blerjen e tyre. Nisur nga kjo, klubi shkodran, nėpėrmjet njė shkrese, do t’i kėrkojė FSHF-sė, zyrtarisht sot, qė tė mos i konsiderojė futbollistėt kosovarė, qė luajnė nė kampionatin shqiptar, si tė huaj. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, i cili ka dhėnė njė sėrė argumentesh nė lidhje me kėtė ēėshtje, e cila nuk ėshtė hasur nė vitet e kaluara, edhe pse disa lojtarė kosovarė kanė qenė pjesė e klubeve shqiptare.

    Kėrkesa
    “Mund t’ju konfirmoj se klubi ynė do t’i bėjė njė kėrkesė zyrtare nesėr (sot) institucionit tė futbollit shqiptar, nė mėnyrė qė tė heqė rregullin e deritanishėm, ku futbollistėt kosovarė, tė cilėt aktivizohen me ekipet e kampionatin tonė, janė cilėsuar si tė huaj”, - ka thėnė fillimisht presidenti Fushaj. Mė tej, numri njė i klubit shkodran ka theksuar se ardhja e sa mė shumė lojtarėve nga Kosova nė ekipet shqiptare, do tė rriste nivelin e kampionatit. Ja dhe argumentet e Fushajt: “Derisa kampionati kosovar ende nuk njihet nga UEFA dhe disa lojtarė kosovarė luajnė me kombėtaren tonė, atėherė pėrse ata duhet tė quhen tė huaj, kur aktivizohen nė klubet shqiptare. Gjithashtu, derisa ekziston edhe mundėsia qė numri i skuadrave tė kampionatit tonė tė shtohet, mendoj se ardhja e kėtyre lojtarėve do tė ndihmonte nė rritjen e nivelit tė kampionatit shqiptar. Pėr tė gjitha kėto arsye, ne si klub do tė kėrkojmė qė lojtarėt nga Kosova tė mos konsiderohen tė huaj”.

    Reagimi
    Sipas burimeve pranė klubit shkodran, kėrkesa zyrtare qė do dėrgohet sot nė FSHF, pritet qė tė pėrkrahet edhe nga disa klube tė tjera. Janė disa skuadra qė preken, e sidomos Vllaznia dhe Besa. Kjo e fundit ka disa kosovarė nė pėrbėrje, ndėrsa shkodranėt kanė dy lojtarė: Ilir Nallbanin dhe Fitim Kasapin. Institucioni i futbollit ka caktuar njė limit tė futbollistėve tė huaj qė duhet tė luajnė nė skuadrat tona, qė ėshtė pesė lojtarė. Nėse Nallbani dhe Kasapi i Vllaznisė do tė konsideroheshin tė huaj, sigurisht qė do kishte mė pak vende pėr lojtarėt e tjerė, tė cilėt Vllaznia kėrkon t’i blejė nga jashtė vendit. Tashmė, pas kėsaj kėrkese ngelet pėr t’u parė reagimi i federatės.

    Na “mbushin” Kombėtaren, por i konsiderojmė tė huaj
    Lojtarėt kosovarė kanė arritur tė fitojnė njė vend nė Kombėtaren Shqiptare tė futbollit, madje tashmė janė bėrė tė pazėvendėsueshėm. Por, situata e tyre nuk ėshtė e njėjtė pėrsa i pėrket karrierės me klubet, nė kampionatin tonė. Federata Shqiptare e Futbollit ka pėrpiluar njė rregullore, konform tė gjitha kritereve tė FIFA-s, por duket se logjikisht, edhe pse jo nė aspektin administrativ, ka vend edhe pėr tolerime. Lojtarėt kosovarė cilėsohen si tė huaj nė kampionatin tonė. Njė problem, pėrsa i pėrket faktit qė ne i pėrfshijmė nė planet e Kombėtares sonė dhe madje, mundohemi t’u japin rrugė tė lirė pėr tė pėrmirėsuar nivelin e tyre. Njė rregull qė sjell mjaft vėshtirėsi nė zbatimin e objektivave qė kemi po ne. Rregulli 5+1 i lojtarėve tė huaj ėshtė detyrimisht i zbatueshėm, por mbase do ishte mė i arsyeshėm pėr ne, nėse do tė pėrjashtoheshin lojtarėt kosovarė, me tė cilėt kemi shumė mė shumė lidhje se ēdo komb tjetėr. Janė ata njerėz qė kanė pranuar tė luajnė pėr ngjyrat kuqezi, por ne nuk i cilėsojmė si tė tillė nė dokumentacionet e federimit. Nėse nuk arrin tė jesh njė lojtar qė nuk hyn nė planet e Kombėtares, atėherė cilėsohesh si njė i huaj. Njė koncept i gabuar dhe qė bie nė kundėrshtim me shumė premtime pėr pėrmirėsimin dhe zhvillimin e nivelit tė Kombėtares sonė, pasi pėr kėtė tė fundit, ne kemi nevojė pėr “vėllezėrit” kosovarė, tė cilėt nė letra nuk i quajmė as shqiptarė.

    /Panorama Sport/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #395
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    e ne flasim ketu mu bashku kosova me shqiperine, kukuu me neve a nuk shihni se shqiptaret po na that neve te huaj kosovareve.

  6. #396
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Gzim_Cool Lexo Postimin
    e ne flasim ketu mu bashku kosova me shqiperine, kukuu me neve a nuk shihni se shqiptaret po na that neve te huaj kosovareve.
    pse ku u tha se do bashkohen????
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #397
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    pse ku u tha se do bashkohen????
    Nuk dot bashkohen ama po folin ketu ne forum mu bashku shqiperia me kosoven.

  8. #398
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Organizmi me i larte i futbollit, FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve kombetare per muajin qershor ku kombetarja jone ka humbur tre vende duke u renditur e 95-ta.

    Renditja e FIFA-s:

    1.Brazili 1672 pikė

    2.Spanja 1590

    3.Holanda 1379

    4.Italia 1229

    5.Gjermania 1207

    6.Rusia 1161

    7.Anglia 1135

    8.Argjentina 1091

    9.Franca 1082

    10.Kroacia 1031

    ………………

    95.Shqipėria 347
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #399
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2009
    Postime
    224

    kombetarja e re

    ēka mendoni! a na duhet nje kombtare e re ,me lojtar te rinj,un them se dyhet te largohen 6 lojtar Armend Dallku shume i dobet Bulku Agolli Duro dhe Bogdani ndoshta edhe disa te tjere

  10. #400
    Une mendoj se nuk eshte problemi te lojtaret.
    Problemi eshte te politika.
    Politika ka prekur edhe sportin shqiptar.
    Shteti Shqiptar ende nuk e kupton se Sporti ( e sidomos futbolli), eshte ambasadori me i mire i nje vendi (kombi).
    Paramendo se cfare jehone beri ne bote fitorja e kombetares ndaj Greqise.
    Sa shtete u bene me dije se ne bote paska nje shtet qe quhet Shqiperi dhe se ka nje komb qe quhet Shqiptar.
    Ka ardhur koha qe shteti shqiptar te mendoje SERIZOSHT per sportin shqiptar ( sidoemos per futbollin).
    Kemi lojtre shume te mire qe jane te gatēem te luajne me gjith zemer per vendin e tyre.
    Por ketyre lojtareve duhet t'ju kthehet dinjiteti i tyre ne vend, si me mjete financiare ashtu edhe me kushte te tjera me bashkekohore.
    Kombetarja ka edhe tifozet me te flakte ne bote.
    Shteti shqiptar duhet te mbaje llogari per keto pune, e jo te tregoje neglizhence totale.
    Paramendo cfare kenaqesie perjetojme kur kombetarja fiton, sa krenar qe jemi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 06-08-2009 mė 17:35

Faqja 40 prej 100 FillimFillim ... 3038394041425090 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •