Close
Faqja 32 prej 100 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 998
  1. #311
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Tė huajt: Shqipėria e fitoi "botėrorin" e saj

    Mediat portugeze kanė "kryqėzuar" kombėtaren e tyre, duke e quajtur turp barazimin.


    Pėrjashtimi i Admir Telit nė minutėn e 42-tė

    “Afrika e Jugut gjithnjė e mė larg pėr Portugalinė”, “Kombėtarja i largohet botėrorit”, kėto kanė qenė komentet e gazetave portugeze tė nesėrmen e ndeshjes se Portugalisė pėrballė njė Shqipėrie qė kishte mbetur me 10 lojtarė. “Poshtėrim”, “Gjėmė”, “Turp”, ishin disa nga citimet e tjera tė shtypit tė pėrditshėm portugez dhe jo vetėm atij sportiv.

    Ekipi kombėtar ishte nė qendėr tė tė gjitha gazetave, qė sipas “Correio da Manha”, ¬kishte zhvilluar njė nga ndeshjet mė tė kėqija kėto 30 vitet e fundit. Ndėrsa “A Bola” komenton se nuk ishte njė ndeshje 0-0, por njė ndeshje nėn zero. “Edhe duke luajtur nė shtėpi, me lojtarėt mė tė mirė tė botės, duke luajtur pėrballė njė ekipi me 10 lojtarė, nuk fitojmė,” - shkruhet nė njė tė pėrditshme tjetėr sportive.

    Pėr gazetėn “¬Jornal de Noticias”, me kėtė ndeshje “dėrrmuese”, ekipi “ka komplikuar detyrėn pėr t’u kualifikuar nė botėror”. “Tani gjithēka duhet tė llogaritet,” - shkruan “Record”, duke shtuar dobėsitė taktike tė trajnerit Karlos Kueiroz. “Ekipi i Kueirozit gjithnjė e mė larg botėrorit,” - shkruan “Diario de Noticias”, ndėrsa “Correio da Manha” publikon njė foto, duke treguar kurrizin e trajnerit me titull: “Kueiroz nėn zero”. Pėrtej kėtij barazimi tė ¬merituar, sipas “A Bola”, shtypi portugez shton edhe mungesėn e dashurisė mes portugezėve dhe lojtarėve tė ekipit kombėtar.

    “Njė president federate, Gilberto Madail, i cili largohet nga stadiumi 10 minuta para pėrfundimit, lojtarė qė shajnė publikun e pakėnaqur, njė trajner qė bojkoton deklaratat tradicionale pas ndeshjes, ¬na ka ardhur nė majė tė hundės me kėtė lloj filmi,” - shkruan e pėrditshmja sportive “Record”. “Queiroz ka prerė kordonin lidhės mes kombėtares dhe portugezėve, duke i lėnė lojtarėt jetimė nga empatia fantastike popullore qė i bėnte ata tė hynin nė stadium me detyrėn pėr tė shėruar plagėt e atdheut, tė mbrojtjes sė krenarisė dhe qė tė na prezantonin tė gjithėve ne,” - pohon editorialisti i gazetės nė fjalė.

    Por nėse gazetat portugeze e kanė kryqėzuar kombėtaren e tyre, shtypi tjetėr i huaj ka thėnė fjalė tė mira pėr ekipin shqiptar. “Shqipėria e fitoi botėrorin e saj”, - shkruan prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila pėrmend edhe faktin se si futbollistėt mė tė mirė tė botės nuk arrijnė tė fitojnė pėrballė njė ekipi modest nė synimet e veta. Natyrisht, edhe nė sitet e tyre, FIFA dhe UEFA, kishin pasqyruar barazimin e Shqipėrisė nė Portugali. “Shqipėria mė 10 lojtarė ndal Portugalinė,” - ishte titulli i komentit tė ndeshjes nė sitin zyrtar tė FIFA-s. Por jehona e kėsaj ndeshjeje ėshtė pasqyruar edhe nė mediat spanjolle. “Yjet e Portugalisė turpėrohen,” - ishte titulli i “Marca”, e cila kishte nė shėnjestėr Kristiano Ronaldon me shokė, tė cilėt nuk arritėn tė shėnonin dot njė gol.

    Por ky barazim historik i Shqipėrisė ka pasur jehonė edhe nė Kosovė e Maqedoni, ku natyrisht shtypi vendės i ka quajtur heronj kuqezinjtė.

    Sporti Shqiptar
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #312
    Mire ja bene.Meritonim me shume ne...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #313
    GoLdEn BoY Maska e Wind_of_Change
    Anėtarėsuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    atu ku ndodhen tifozet e italise
    Postime
    251
    Lajm i bukur ky.
    Durrsak per merak

  4. #314

  5. #315
    The chocolate guy Maska e Snickers
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    117
    Shqipėria miqėsore me Paraguain?

    Paraguai ėshtė njė nga kandidatėt e mundshėm, pėr tė qenė kundėrshtari i Shqipėrisė pėr njė ndeshje miqėsore nė datėn e lirė tė UEFA-s. Sinjali nuk vjen nga zyrat e Federatės Shqiptare Futbollit, por nga Amerika e Jugut.


    Faqja prestigjioze sportive “Goal.com”, ishte ajo qė publikoi dje kėtė lajm. Presidenti i Federatės Paraguaiane tė Futbollit, Juan Angel Napout, nė njė prononcim tė tij, ka theksuar se kandidatėt e mundshėm tė tyre pėr njė ndeshje miqėsore nė datėn e lirė tė muajit nėntor janė tre: Peruja, Izraeli dhe Shqipėria.

    Paraguai ėshtė lideri i grupit eliminator tė Amerikės sė Jugut pėr Botėrorin 2010. “Peruja ishte njė nga finalistet e Botėrorit tė kaluar, ėshtė njė rival qė e respektojmė, nėse do ta konkretizonim takimin do ta luanim nė Lima, por nuk hedhim poshtė rivalėt e tjerė, si pėrfaqėsueset e Izraelit e Shqipėrisė”, pohoi bosi i futbollit paraguaian.

    Nėse zhvillohet, kjo do tė jetė ndeshja e parė qė Shqipėria luan me njė kombėtare nga Amerika Latine. Mė 11 shkurt 2009, Paraguai ka programuar njė miqėsore me Turqinė.

    Dėshtimet

    Tentativat e deritanishme tė Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr tė gjetur njė kundėrshtar pėr 19 nėntorin kanė rezultuar tė dėshtuara.

    Nė listėn e emrave, tė cilėve u ėshtė kėrkuar tė luajnė njė ndeshje miqėsore muajin e ardhshėm, kanė qenė Sllovakia, Zvicra, Turqia, Kroacia, Sllovenia apo edhe ndonjė skuadėr tjetėr.

    Por asnjė prej tyre nuk ka kthyer pėrgjigje pozitive. FSHF pohon se, e angazhuar pėr tė punuar nė kėtė drejtim, ėshtė RTL-ja (grupi mediatik qė ka blerė tė drejtat televizive tė Kombėtares).

    Pohohet se ka disa alternativa, nga tė cilat drejtuesit e FSHF –sė nėnvizojnė se do tė mundohen tė zgjedhin mė tė mirėn. Trajneri Han ka shprehur mė parė se dėshiron njė kundėrshtar tė nivelit mesatar pėr miqėsoren e tretė nėn drejtimin e tij.
    Ti sado larg tė shkosh mos harro njė premtim, kudo qė tė jesh do jesh shpirti im...

  6. #316
    Citim Postuar mė parė nga Qerim Lexo Postimin
    Kombetarja, Mergim Mavraj zgjedh fanelen kuqezi

    Kombetarja, Mergim Mavraj zgjedh fanelen kuqezi
    Kombetarja shqiptare eshte fare prane sigurimit te sherbimeve te mbrojtesit Mergim Mavraj. 22-vjecari, i cili militon te Bokum, ne Bundesligen gjermane, besohet se do te vishet kuqezi qe prej miqesores se 19 nentorit.

    Kombetarja shqiptare eshte fare prane sigurimit te sherbimeve te mbrojtesit Mergim Mavraj. 22-vjecari, i cili militon te Bokum, ne Bundesligen gjermane, besohet se do te vishet kuqezi qe prej miqesores se 19 nentorit.

    Kosovari, me pasaporte gjermane, shihet si nje perforcim mjaft i vlefshem per skuadren e drejtuar nga Ari Han, ne aventuren eliminatore te Boterorit 2010. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane Federates Shqiptare te Futbollit, te cilat saktesuan se Mavraj ka rene parimisht dakord qe te luaje me perfaqesuesen tone. "Gjate nje bisede, qe stafi i afert i trajnerit Han ka pasur me mbrojtesin kosovar, ata i kane ofruar serish qe ai te perfaqesoje Shqiperine", pohoi burimi konfidencial.

    "Mavraj konfirmoi se do te luaje me Kombetaren dhe kjo pritet te ndodhe qe prej miqesores se muajit nentor. Ai shihet si nje alternative mjaft e mire ne mbrojtje, mbi te gjitha ne qender, e ne kete menyre do te hapte rrugen per aktivizimin e Debatik Currit ne nje tjeter pozicion (ne krah te majte te mbrojtjes ose te mesfushes)". Emri i Mergim Mavrajt nuk eshte i panjohur ne ambientet e Kombetares.

    Interesimi per mbrojtesin ka filluar qe prej periudhes kur Shqiperia drejtohej nga Oto Baric, por lojtari i ka shperfillur sistematikisht ofertat e FSHF-se. Ai ishte me shume i perqendruar te perfaqesuesja gjermane. Por, duke qene se aktivizimi me kete skuader cilesohet si i pamundur, 22-vjecari u bind se perfaqesimi me kuqezinjte mund ta ndihmonte edhe ne karrieren ne klub. Mavraj ka luajtur nje ndeshje me kombetaren U-21 te Gjermanise, miqesoren jozyrtare me Italine, megjithate kjo nuk pritet te komprometoje afrimin e tij me skuadren e Ari Han. Nderkohe, per sa i perket emrit te kundershtarit per miqesoren e muajit nentor, ende asgje nuk eshte zyrtare.

    Bisedimet vazhdojne me disa federata, duke perfshire ketu Turqine e Sllovakine, por ne "pole position" per te ardhur ne stadiumin "Qemal Stafa" duket Sllovenia.
    Vetem "zgjedh" nuk mund te thuhet per keta. Duhej shkruajtur "Mavraj e kupton qe me Gjermanine nuk ka shans te luaj"

  7. #317
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anėtarėsuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Vetem "zgjedh" nuk mund te thuhet per keta. Duhej shkruajtur "Mavraj e kupton qe me Gjermanine nuk ka shans te luaj"
    Ia kemi nevojen prandaj e mirepresim. Ta shlyeje gabimin me loje te bukur.
    Nėse thonė se lufta dėmton paqen unė "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta pėr liri ėshtė paqia vetė!

  8. #318
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Vetem "zgjedh" nuk mund te thuhet per keta. Duhej shkruajtur "Mavraj e kupton qe me Gjermanine nuk ka shans te luaj"
    ma mri mos ta ksihin mor hic

    i ra ***** ngusht kti tash e panoj me lujt per shqipnin, nuk e merito fanellen e kombtares pik
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  9. #319
    Kombtarja Shqiptare fiton botrorin...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    “President Platini: “ēlirojeni” Kosovėn!”

    “President Platini: “ēlirojeni” Kosovėn!”
    Nga Besnik Dizdari

    I nderuar President Michel Platini,

    Mirėseerdhėt nė Shqipėri, tė cilėn ju dhe UEFA e mbėshtetni fort nė rrugėn e saj drejt modernizimit tė futbollit. Jam njė gazetar i vjetėr shqiptar prej 40 e ma vjetėsh, me tė cilin jeni takuar njėherė nė Paris, nė mbrėmbjen e 30 marsit 1991, atė tė ndeshjes Franca – Shqipėria 5-0 pėr Kampionatin Evropian nė sallėn e shtypit tė tė pashlyeshmit “Parc des Princes”. Ju ishit nė rolin e trajnerit tė Francės, unė nė atė tė tė vetmit gazetar shqiptar qė shoqėronte skuadrėn kombėtare tė Shqipėrisė. Nuk mund ta harroj atė takim aty nė kėmbė, ku ju u ndalėt posaēėrisht pėr intervistimin tim dhe ku me xhentilesėn qė ju karakterizon, gjetėt fjalė mė tė mira pėr Shqipėrinė, e cila edhe pse kishte humbur rėndė, prap kishte treguar futboll. Sot, ju jeni nė krye tė UEFA-s, dhe si gazetar ju ndjek nė gjithė strategjinė e re qė pėrpiqeni tė ndiqni, ēka e kuptoj mė sė miri edhe nėpėrmjet editorialeve tuaja nė “UEFA Direct”, ku natyrisht “the merits of dialogue”, siē thoni, ėshtė njė tjetėr devizė e platformės suaj tė re.

    E pra, zotni President, pėrse nuk ēlirohet, pėrse nuk ē’izolohet futbolli i Kosovės?

    Ua drejtoj kėte pyetje edhe si zėvendėspresident i FIFA-s qė jeni.

    Kam qenė ditėt e fundit nė Prishtinė tė Kosovės, nė organizimin e njė Ēmimi tonin kombėtar tė gazetarisė sportive. Dhe kam qenė mu nė ditėn e 24 tetorit 2008, ditė e pėrfundimit tė mbledhjes sė Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s nė Zurich, kur u dha njoftimi i dalė nga FIFA, se: “Kėrkesa e Federatės sė Futbollit tė Kosovės pėr t’u anėtarėsuar, nuk pranohet pėr shkak tė Nenit 10 tė statutit tė FIFA-s, i cili thotė se “mund tė pranohet vetėm njė Shtet i pavarun i njohur prej bashkėsisė ndėrkombėtare” dhe se “konform me statutin, Kosova nuk mund tė luajė asnjė ndeshje miqėsore”.

    Nuk mund ta merrni me mend revoltėn, sidomos prej bashkėsisė sė futbollit tė Kosovės pėr kėte ndalim tė pashembullt, qė pata rastin ta pėrjetoj drejtpėrsėdrejti nė mjedisin e Prishtinės. Ēka pėrveē tė tjerave, komprometonte edhe vetė autoritetin e madh tė FIFA-s te ky komb.

    E ndėrsa si gazetar, si shqiptar – ndonėse jo i Kosovės, por i Shqipėrisė – mund tė bindem deri diku pėr vonesėn e pranimit tė Kosovės si anėtare e FIFA-s, kur vjen puna te ndalimi i saj pėr tė luajtur ndeshje miqėsore, atėherė, mė falni, po kjo mė duket gati raciste! Si ėshtė e mundur?! Ndonėse edhe pėr mospranimin si anėtare e FIFA-s simbas tė famshmit Neni 10 (“mund tė pranohet vetėm njė Shtet i pavarun i njohur prej bashkėsisė ndėrkombėtare”), ai me evazivitetin e tij tė lė shumė hapėsirė pėr tė mundėsuar pranimin e Kosovės, pėrderisa ajo ėshtė njohur nga e pakta 50 shtete tė botės, midis tė cilėve janė mė tė rėndėsishmit e gjeopolitkės sė botės sė sotme tė lirė si SHBA, Angli, Gjermani apo dhe Franca e juaj. Kur dihet ndėrkaq, se organizata e juaj dhe e jona qė quhet FIFA, ka anėtare edhe vende, ishuj a krahina tė tillė si Guam, Hong Kong, Macau, Anguilla, Bermuda, Cayman Islands, Montserrat, Us Virgin Islands, Turks & Caicos Islands, Aruba, Cook Islands, Tahiti, qė nuk besoj se janė mirėfilli shtete. Tjetėr argument ky megjithate…

    Le tė qėndrojmė vetėm te vendimi pėr tė penguar Kosovėn pėr ndeshje miqėsore, vendim absurd, qė vetvetiu prek jo vetėm tė drejtat e njeriut nė shoqėrinė e sotme demokratike, por gjithēka tjetėr nė marrėdhėniet paqėsore tė rruzullit, ku futbolli ėshtė njė oazė miqėsie, afrimi midis popujve dhe njerėzve, ėshtė zhvillim, kėnaqėsi, kulturė e pėrbotshme universale, gėzim, spektakėl, bashkėsi.




    XXX




    Vėshtroni tash kėto dy fotografi qė shoqėrojnė kėte shkrim. Vėshtroni sidomos ate mė tė vjetrėn, qė, nė 66 vjet largėsi kur ėshtė realizuar, mban mbi supet e saj tė lodhura gjithė vjetėrsinė, si tė thuash, gjithė antikitetin e rėndėsisė sė saj. Ajo i pėrket ditės sė 29 nėntorit 1942. Kanė qenė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Shqipėria dhe Kosova ishin nėn sundimin e Italisė fashiste, por ēuditėrisht tė bashkuara nė njė “shtet” tė vetėm. Nė foto ėshtė Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė Tiranė, mu nė ditėn e krijimit tė saj pėrmes njė ndeshjeje themeluese pra: Pėrfaqėsuesja e Tiranės - Pėrfaqėsuesja e Kosovės 2-0. Interesante ėshtė se kjo ndeshje ėshtė organizuar pėr nder tė 30-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (28 nėntor 1912-28 nėntor 1942), sepse edhe pushtuesi fashist, qoftė dhe me demagogji, kėrkonte tė nderonte historinė kombėtare tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.

    Kjo foto ka fiksuar ditėn e themelimit tė Kombėtares sė Kosovės prej atdhetarėve shqiptarė tė asokohe, por pėr fat tė keq apo tė mirė, edhe me mbėshtetjen e Italisė fashiste.

    Ajo ėshtė Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė themelim mė 1942, tė cilėn FIFA e botės sė sotme moderne tė Shekullit XXI, FIFA e shoqėrisė sė lirė demokratike, e miqėsisė midis popujve e shteteve, tė globalizimit tė kėtij shekulli, e ndalon tė dalė nė fushėn e lojės pėr tė zhvilluar njė ndeshje tė vetme miqėsore! Ēka do tė thotė se FIFA, promotorja e pėrhapjes dhe zhvillimit tė futbollit nė botė, ndalon tė luajė futboll njė shtet tė pavarun, tė ri, i njohur prej 50 shteteve tė tjerė tė botės! Ajo ndalon kėshtu shtetin e ri tė njė populli, i cili nė portat Shekullit XXI vuajti genocidin, shtypjen deri nė spastrim etnik!

    Gjashtė vjet mė parė, mė 2002, e ēmueshmja “France Football”, bashkėpunėtor i sė cilės jam prej 22 vjetėsh, parashikoi pėrmes njė Dossieri tė posaēėm, ardhjen e shpejtė tė Kombėtares sė Kosovės nė futbollin evropian. Ka qenė njė botim ekskluziv me hartėn e ish Jugosllavisė, tė tė gjashtė ndarjeve tė atij viti 2002: Jugosllavi (Serbi & Mali i Zi), Bosnje Hercegovinė, Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Kosovė - tė gjashta si i barabarti me tė barabartin, me ndarjen gjeografike nė hartė, me kryeqytetin e secilit, me futbollistėt, me federatėn pėrkatėse tė futbollit, me kampionatin kombėtar e skuadrėn kampione tė secilės, kėshtu edhe tė Kosovės.

    ”France Football” e parashikonte qysh 6 vjet mė parė Kosovėn futbollistike, ate qė edhe mbas 6 vjetėve FIFA e ndalon tė dalė nė fushėn e lojės! Ndonėse Kosova zhvillon Kampionat Kombėtar qysh nga viti 1942. Madje, kur nė vitet ’90 Serbia pushtoi edhe stadiumet e futbollit, klubet kosovare, zhvilluan pa ndėrprerje deri mė 1998, kampionatin kombėtar “ilegal” nė fushat e fshatrave tė tyre - padyshim ky njė rast unik nė historinė e futbollit botėror! E si mund tė ndodhė sot qė njė pasioni tė tillė tė njė heroizmi sportiv, siē mund ta quajmė, nuk prek sado pak qoftė dhe ndjenjat e FIFA-s, kur dihet se ēfarė humanizmi personifikon vetė sporti, vetė futbolli?

    Dhe merreni me mend: ndonėse prej 10 vjetėsh Kosova administrativisht ėshtė krejt e shkėputur nga ish Jugosllavia apo Serbia, FIFA jonė e dashtun, nuk e lė tė luajė futboll miqėsor ndėrkombėtar! Tash mė thoni, i dashur president, a ka njė rast tjetėr nė historinė e FIFA-s, qė ajo tė ketė penguar plot 10 vjet pėr tė dalė nė fushėn e lojės pėr ndeshje miqėsore, pėrfaqėsuesen e njė kombi e shteti tė themeluar e tė pranuar prej shteteve mė tė mėdha tė botės?

    Vėshtroni tash foton tjetėr tė kėtij shkrimi. Kėtu ėshtė skuadra e bukur e Kombėtares sė Kosovės mė 6 shtator 2002 nė stadiumin e Prishtinės nė pėrurimin e saj si simbol flamuri dhe i sportit tė Kosovės sė lirė, nė ndeshjen me Shqipėrinė, para 30.000 shikuesve. Nuk mund tė arrij unė ta pėrshkruaj se ēka ka qenė ajo ditė, ajo ndeshje, ai takim magjik publik qė vetėm loja e futbollit e krijon! Njė gėzim i pamatė popullor, qė mund ta kishte zili edhe njė finale e Kupės sė Botės! Aty, midis kėtij 11-shi, i ulur nė mes ėshtė kapiteni i saj, futbollisti kosovar i dalė prej klubit tė Prishtinės, Adrian Kozniku, pjestar i Kroacisė - e treta nė Kampionatin Botėror 1998 me trajner tė famshmin Ciro Blazevic, i cili mė parė, nė vitet ’80, kishte bėrė karrierė mu nė Kosovė, duke drejtuar skuadrėn e Prishtinės sė madhe qė tronditi njė Partizan tė Beogradit, njė Hajduk tė Splitit, njė Crvena Zvezdė tė Beogradit apo njė Dinamo tė Zagrebit.

    Kosova e cila i ka themeluar klubet e saj tė parė, qysh mė 1914, ėshtė vatėr talentesh tė spikatun tė futbollit. Futbollisti kosovar Riza Lushta – fitues i Kupės sė Italisė me Juventusin mė 1942, sot e kėsaj dite ėshtė nė panteonin e lojtarėve tė huaj mė tė mirė tė Juventusit sė bashku me emrin tuaj. Kosovari tjetėr Naim Kryeziu – kampion i Italisė me Romėn mė 1942, ėshtė nė panteonin e kampionėve mė tė mėdhenj tė historisė sė skuadrės romane. Vetėm nė vitet e fundit nė skuadrėn Kombėtare tė Shqipėrisė kanė luajtur dhe luajnė 10 futbollistė tė Kosovės: Beqaj, Hasi, Curri, Dragusha, Dallku, Berisha, Kastrati, Rustemi e deri te Lorik Cana i Ol. Marseille.

    Kosova ėshtė kėshtu njė tokė e vėrtetė futbollistike. Pėr fat tė keq ėshtė humbur kohė me te. E pafalshme sidomos periudha dhjetėvjeēare 1999-2008, kur ajo ka arritur pavarėsinė dhe themelimin e shtetit tė saj nėn mbėshtetjen e fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė tė gjitha fushat e jetės; e doemos edhe nė sport e futboll. Paradoksi ėshtė se asaj ende i mungon mbėshtetja e duhur e FIFA-s, por dhe e UEFA-s, pėrderisa sot nė Evropė, prej 10 vjetėsh asnjė klub i kėtij shteti tė ri prej dy milion banorėsh nuk merr pjesė nė asnjė garė evropiane tė futbollit! Ky ėshtė pėrtej njė izolimi!

    Dhe mbi gjithēka i mungon futbolli pėrfaqėsues. Thjesht pėr shkak tė pengimit qė i bėn mu ajo sė cilės i takon ta mbrojė, ta mbėshtesė dhe ta thėrrasė pėr tė dalė nė fushėn e lojės: FIFA, e cila zbaton mekanikisht Nenin 10 tė Statutit tė saj, edhe pse nė tė cilin askund nuk thuhet se ndalohen ndeshjet miqėsore ndėrkombėtare midis ēdo lloj statusi tė njė ekipi pėrfaqėsueses tė njė vendi! Kėshtu, vetvetiu ėshtė FIFA ajo qė bėn njė shkelje tė papranueshme dhe aspak juridike. Tė vjen vėrtet keq, por nė fund tė fundit, na duhet tė pranojmė se edhe ky vendim i Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s, i 24 tetorit 2008, i ndalimit absurd tė daljes nė fushėn e lojės tė Kombėtares sė shtetit tė Kosovės, provon se konservatorizmi “klasik” i FIFA-s, tashmā nuk i pėrshtatet realitetit gjeopolitik dhe sportiv tė zhvillimit tė shoqėrisė sė sotme moderne tė njerėzimit.

    I dashur President Michel Platini: ju lutem, “ēlirojeni” Kosovėn!


    http://www.gazetatema.net/index.php?...gory=9&id=3763
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

Faqja 32 prej 100 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •