Close
Faqja 2 prej 50 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 998
  1. #21
    Go Pistons Maska e ledio
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    cuna dini ndonje website ku mund ta shohim ndeshjen?
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pjesa e pare mbyllet me rezultat 0:2 per Shqiperine.

    Luxembourg [0 - 2] Albania

    25' [0 - 1] E. Skela
    36' [0 - 2] E. Kapllani
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anėtarėsuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199

    hey

    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Pjesa e pare mbyllet me rezultat 0:2 per Shqiperine.

    Luxembourg [0 - 2] Albania

    25' [0 - 1] E. Skela
    36' [0 - 2] E. Kapllani
    ishalla pjesa dyt 4-0
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Minuta e 73' Luksemburg - Shqiperia 0:3

    Perseri Kapllani gol. Hajde edhe ndonje gol, se kur gjejme bute ne shenojme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga qorrbiba
    Do fitojme. Baric do sulmoje me 3 veta (Bogdani, Bushi dhe Kapllani). Keta do bejne presing dhe Luksemburgu s'do e kaloje kurre gjysmefushen. 3-0 per Shqiperine dhe vendi i 4-t ne grup (para Bjellorusise qe po humb ne Bullgari)
    Kete postim e bera 10 minuta para ndeshjes. Deri tani e kam gjetur pike per pike (3-0 thashe, 3-0 ndodhi).

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nje fitore tjeter e merituar nga kombetarja jone Urime cunave te kombetares per lojen qe kane bere dhe ariten te fitojne me nje rezultat te thelle 3:0.
    #VamosArgentina

  7. #27
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Minuta e 73' Luksemburg - Shqiperia 0:3

    Perseri Kapllani gol. Hajde edhe ndonje gol, se kur gjejme bute ne shenojme.
    Mbet me at rezultat mirepo treguam se jemi te fort edhe pse kundrejt ekipeve te mdhaja jemi te dobet urime fitoren kombetares tone dhe 101 te tjera
    Sui generis

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kuqezinjte, sa e lehte ne Luksemburg!
    Jeton Selimi
    E Enjte, 07 Qershor 2007


    Kombetarja shqiptare fiton dhe bind ne Luksemburg! Kuqezinjte kane shenuar tre gola ne porten e Jubert, duke marre trepikeshin e radhes dhe duke zaptuar vendin e katert ne klasifikimin e pergjithshem. Tifozet e shumte kuqezinj, ne stadiumin e vogel "Josy Barthel", e kane bere edhe me te bukur mbremjen mes ovacioneve te tyre dhe flamujve kuqezi. Ne kater dite, Shqiperia ka mposhtur dy here ekipin e Beneluksit dhe ka koleksionuar plot gjashte pike, qe e ngjisin ndjeshem ne renditjen e pergjithshme, duke kapercyer Bjellorusine, qe u mposht ne Bullgari, ndonese kaloi e para ne avantazh.

    Vlen per t'u theksuar fakti se ndeshja e dyte ne Luksemburg ishte edhe me e lehte se ajo e Tiranes, madje kuqezinjte u treguan edhe meshiremedhenj, duke mos kerkuar qe ta shnderronin sfiden ne nje goleade me permasa te medha. Ndeshja u mbyll qe ne pjesen e pare, kur Ervin Skela ne fillim dhe Edmond Kapllani me pas kane shenuar dy gola. Takimi nis i shpejte, madje qe ne fillim ka rast per gol per Shqiperine. Bushi-Kapllani-Bogdani gjuajne radhazi, por topi del ne kendore. Megjithate, kuqezinjte kontrollojne lojen dhe e siglojne ate pa shume mundim. Ka qene minuta e 25 e takimit, kur ka ardhur goli i pare. Skela merr nje top ne te majte, deperton ne qender dhe jashte zones se rreptesise gjuan fort dhe, me ndihmen e nje mbrojtesi kundershtar, topi perfundon ne rrjete, duke cuar peshe tifozet e pranishem, qe kishim mposhtur ne numer vendesit. Loja per Kombetaren tone behet edhe me e thjeshte dhe 11 minuta me vone eshte Kapllani, qe shenon golin e dyte te takimit dhe te dytin personal me fanellen kuqezi. Nje pasim i sakte nga Bushi dhe nje ngurrim ne nderhyrje nga ana e Bigard, kane bere qe Kapllani te shenoje fare i pabezdisur dhe me shume lehtesi golin e dyte. Praktikisht ketu mbaron gjithcka dhe minutat kalojne nen kontrollin kuqezi dhe ndonje rast sporadik te vendesve. Baric vendos t'i jape gjalleri lojes dhe ne minuten e 60-te nxjerr Skelen per Duron e 7 minuta me pas Bushin per Berishen. Eshte kosovari, qe do te ndeze lojen me driblimet e tij dhe pasimin e sakte ne qender per Kapllanin, qe, ne te 72-en, siglon golin e trete te takimit. 3-0 dhe pjesa tjeter eshte thjesht formalitet. Nje fitore e merituar e kuqezinjve dhe nje tjeter hap i rendesishem ne grup, ku Shqiperia kapercen Bjellorusine dhe vendoset ne vendin e katert.



    Luksemburg - Shqiperi 0-3

    Shenues: Skela 25', Kapllani 36', 72'

    Shqiperia: Beqaj, Dede, Dallku, Curri, Haxhi, Skela (Duro 60'), Cana, Muka (Xhafaj 77'), Kapllani, Bushi (Berisha 67'), Bogdani

    Trajner: Oto Baric

    Luksemburgu: Jubert, Staser, Bigard (Lombardeli 46'), Hofman, Kinziger, Pajal (Da Mota 64'), Peters, Betmer, Remi, Mutc, Kolet (Sagramola 79')

    Trajner: Gi Hellers

    Gjyqtar: Malzinskas, Pipiras, Dirda (LTU)

    Kartone te verdhe: Remi, Skela, Bushi

    Njeriu i ndeshjes: Edmond Kapllani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  9. #29
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    forcaaaaaaa Shqiperia ti je kampioneeeeeeeee
    i urojm SUKSESE kombtares ne garat e metutjeshme
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  10. #30
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Kam qene dhe une mbreme ne stadium. Shqiperia dominoj me loje, me gola; me aksione, madje edhe me numer tifozash (mbushem diku te 70% te stadiumit). Vertete nje ndeshje e interpretuar mire, megjithese kundershtari ishte shume i dobet. Por po ta krahasojme me ndeshjen ne Qemal Stafa kesaj rradhe kemi marre nje fitore bindese.

    Me vjen keq per mungeses e Skeles ne ndeshjen kundra Holandes. Dy kartona te verdhe ne dy ndeshje kundra nje kundershtari si Luksemburgu ishin te evitueshme.

    Forca Shqiperia!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ishalla me pike edhe me Holanden, deri tani jemi shume mire per vendin e 4-t, po ndoshta do marrim vendin e trete ne grup,

  12. #32
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    me pelqeu shume loja e kombetares ,sidomos ne ndeshjen e dyte.Kemi krijuar me ne fund nje fizionomi te qarte te ekipit.Edhe pse ndoshta futja e Vangjelit ne mbrojtje dhe Curri i avancuar ne mesfushe mund te funksiononte me mire,por ne kete rast duhet te luanim me dy sulmues.Sidoqofte formacioni i Baric dha rezultat,keshtu qe duhet perkrahur.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Oto “Maximale”, buzeqeshja e pas ndeshjes

    E Premte, 08 Qershor 2007


    Nese ka pasur nje njeri me te lumtur per fitoren e skuadres, pa dyshim qe ka qene kroati i stolit kuqezi, Oto Baric. Pas lekundjeve te ndeshjeve te para dhe pas kritikave te shumta, Kombetarja shqiptare tashme ka filluar te binde. Madje, ai nuk e tepron kur thote se kerkon rezultat pozitiv me Holanden. Fundja, tashme plakushi Baric, eshte rikthyer te jete “Maximale”, duke marre nga Kombetarja kuqezi maksimumin e pikeve ne dy ndeshje. Vertet kundershtari ishte inferior, por, sido te jete Shqiperia bindi ne loje dhe rezultat, kjo i ka dhene me shume nota pozitive fushates anti-Luksemburg. “Nuk ka perfunduar ende asgje, ka thene kroati pas ndeshjes. Tani dua rezultat ndaj Holandes. Vetem atehere do te jem i kenaqur.” Eshte e qarte se synimi i Baricit, vec trepikeshit me Bjellorusine, eshte marrja e rezultatit ne Tirane me Holanden e Bullgarine, si dhe ne Lubjane me Sllovenine, per t’i shkarkuar baterite pastaj ne Rumani. Gjithsesi, e para eshte ndeshja e shtatorit ne Tirane me Holanden.
    #VamosArgentina

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Luksemburgu vlen 7000 euro!

    E Premte, 08 Qershor 2007


    Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i shperbleje lojtaret kuqezinj per dy fitoret e fushates se qershorit anti-Luksemburg me 7000 euro. E perkthyer ne gjuhe statistikash, jane 7000 euro per 2 takime, 6 pike, 5 gola te shenuar dhe 0 gola te pesuar. Jo keq per arkat e federates sone, e cila i kishte bere te revoltoheshin lojtaret kuqezinj perpara sfides se Tiranes me Luksemburgun, kur kishin marre gjysmat e shumes se premtuar nga federata e futbollit. Por tani 7000 euro per cdo kuqezi jane nje shifer e konsiderueshme, dicka me pak se shperblimi i fitores se madhe ndaj Greqise. Lajmin e ka konfirmuar federata, qe ka vendosur keshtu te hape thesin per te shperblyer heronjte kuqezinj.
    #VamosArgentina

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ambient kuqezi

    E Premte, 08 Qershor 2007


    - Skuadra, stafi dhe drejtuesit e federates kane zhvilluar nje feste me permasa te medha. Muzike dhe alkool, pa e frenuar doren, fundja eshte normale, sepse tani ata jane zyrtarisht me pushime dhe mund te argetohen sa te duan, pa cenuar gjendjen fizike.

    - Tifozet kuqezi kane festuar gjate me lojtaret e Kombetares. Ata i kane prere rrugen autobusit te perfaqesueses dhe kane pershendetur lojtaret, duke krijuar nje atmosfere vertet te kendshme ne rruget e Luksemburgut.

    - Besnik Hasi dhe Adrian Aliaj kane qene tifozet speciale te Kombetares. Dy ish-lojtaret, njeri i larguar si zgjedhje teknike dhe tjetri me deshire, kane vizituar skuadren, si dhe kane qendruar gjithe diten me te. Hasi, madje, ka pasur dhe nje takim me kroatin, mbase per te sheshuar divergjencat qe erdhen pas mosthirrjes se tij ne Kombetare ne ndeshjen me Sllovenine.

    - Dje, ne oren 24:00 ka zbritur ne Rinas kontingjenti kuqezi. Pjesa derrmuese ishin lojtaret e kampionatit shqiptar, por kishte edhe legjionare si Bushi apo Bogdani.

    - Dikur futbollist i madh, tashme ne rolin e menaxherit. Jurgen Kohler, ish-kampioni i Gjermanise, Juventusit dhe Borusias se Dortmundit, ka qene nje nder menaxheret e shumte te pranishem ne “Josy Barthel”, per te ndjekur nga afer lojtaret kuqezinj. Shume nga lojtaret e aktivizuar te merkuren ishin ne moshe te re dhe kjo, natyrisht, ka bere qe menaxhere te shumte te joshen nga ideja se ne Luksemburg mund te gjenin ndonje “xhevahir”.
    #VamosArgentina

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapllani: Mos me zgjoni nga endrra!

    E Premte, 08 Qershor 2007


    Eshte padyshim lojtari i momentit ne Kombetaren shqiptare. Edmond Kapllani ka shenuar 3 gola ne dy takime, duke u bere faktor-kyc ne marrjen e gjashte pikeve perballe Luksemburgut. Por, per te nuk eshte vetem ceshtje shifrash, eshte krenari dhe detyrim. Ai ndjehet si ne enderr, nje enderr e bukur dhe nuk ka ndermend te zgjohet njehere per njehere, te pakten derisa te vije Holanda. 2 ndeshje - 3 gola, 2 ndeshje - 6 pike. Duket se Kapllani e Kombetarja e kane seriozisht. “Jemi ne vendin e katert dhe kemi 9 pike. Mund te krenohemi me kete dhe, pse jo, te mos leme pas dore asgje. Ndeshja me Luksemburgun u zgjidh shume shpejt dhe kjo na e beri me te lehte takimin. Kuptohet qe nuk e kishim menduar edhe kaq te thjeshte. Por, ndryshe nga takimi i Tiranes, u treguam me agresive dhe konkretizuam shume shpejt. Per ne, keto pike kane nje domethenie te madhe”. Me pas, sulmuesi flet per dygoleshin e tij. Per te, eshte nje motiv krenarie, nje domethenie e madhe dhe nje enderr e bukur. “Jam shume i lumtur. 3 gola ne kater dite jane dicka e rralle me Kombetaren. Per mua personalisht, kane nje domethenie te madhe. Jam vertet shume i lumtur dhe nuk do ta le me kaq. Kombetarja eshte nje frymezim per mua dhe te luaja me fanellen kuqezi ka qene endrra ime qe ne vegjeli. Tani qe jam ketu dhe qe po ndihmoj skuadren e vendit tim, do te doja te mos zgjohesha nga endrra”.

    Por, shpejt Kapllani konkretizon dicka me shume, flet per ate qe mund te jete surpriza e grupit G, ne sfiden me Holanden. “Ne fakt, nuk do te doja te zgjohesha per disa dite nga endrra. Me Karlsruhen kam shenuar 17 gola, ndersa keto dite me Kombetaren 3. Deri ne ndeshjen me Holanden, dua te rri ne enderr, per t’u zgjuar e mobilizuar me pas serish. Eshte nje perballje e madhe, por nderkohe le te shijojme keto dy fitore. Dua te pershendes edhe tifozet e shumte, qe kishin ardhur ne Luksemburg. Jane vertet te mrekullueshem. Per ta, eshte kjo fitore dhe do te perpiqemi t’i gezojme gjithmone”.
    #VamosArgentina

  17. #37
    rrushja Maska e Bejbi
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Kėndej rrotull
    Postime
    382
    Suksese kombetares ne te ardhmen
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  18. #38
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga ledio
    cuna dini ndonje website ku mund ta shohim ndeshjen?
    Lojen e dhan disa media kurse une e pash tek Albania-Sport.com

    Ja golat nese nuk i ke pare :

    Albania-Luxemburg 2-0 ne Tirane dhe

    Luxemburg - Albania 0-3 ne Luxemburg

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pėr Besart Berishėn, 3 menaxherė nė Luksemburg

    Derguar me: 08/06/2007
    • Altin Latifi

    Takimi i luajtur dy javė mė parė nė Angli, duket ka tėrhequr jo pak vėmendjen ndaj sulmuesit kosovar tė kombėtares shqiptare Besart Berisha. Kosovari ishte nė njė formė tė shkėlqyer nė atė ndeshje, duke goditur traversėn dhe duke shėnuar madje edhe njė gol, njė tregues qė ka bėrė jo pak bujė edhe nė blloqet e menaxhėrevė tė Premier Ligės. I pranishėm nė stadiumin "Jossy Barthel" tė Luksemburgut dy ditė mė parė, ka qenė edhe skauti i Ēelsit Rainer Bonhof, ish kampion bote me Gjermaninė nė vitin 1974. Bonhof ėshtė qė prej vitit 2006 njė nga njerėzit e besuar tė Ēelsit qė kryesisht merret me futbollistėt qė luajnė nė Gjermani. Misioni i tij dy ditė mė parė ka qenė vėzhgimi nga afėr i disa lojtarėve shqiptarė, ndoshta Berishės e Kapllanit. Por, tė pranishėm nė tribunė kanė qenė edhe disa personazhe mjaft tė njohur tė futbollit gjerman. Nuk ka munguar Jurgen Kohler i Bokumit dhe Jorg Scmadke i Alemanja Aēen. Nėse pėr tė dytin misioni quhej Besart Berisha, prania e Kohler mbetet mister edhe pse ėshtė folur shumė pėr njė transferim te Bushit tek ky klub. Gjithsesi nė synimet e tij duket se kanė qenė edhe Dallku e Curri, por asgjė nuk ėshtė e sigurtė nė kėtė mes. Nė tribunė ishte edhe Stefan Heidrih, menaxheri i Energji Kotbus nė Gjermani. Klubi ku aktivizohet qė prej janarit edhe Ervin Skela kėrkon tė marrė shėrbimet e sulmuesit shqiptar tė Hamburgut dhe nė fund Heidrih ėshtė takuar personalisht me Besart Berishėn.
    Lojtaret
    Besart Berisha, Edmond Kapllani dhe Alban Bushi duket se ishin lojtarėt pėr tė cilėt kanė qenė nė stadium disa menaxherė. Forma e treguar prej tyre nė takimet e fundit, ka tėrhequr vėmendjen e jo pak klubeve, madje edhe tė atyre me peshė nė kampionate si ai gjerman. Por, i vėzhguari special ka qenė Besart Berisha, i cili bėri njė ndeshje mjaft tė mirė nė Blekbėrn kundėr Anglisė. Kosovari qė luan me Hamburgun nuk e ka ditur fare se ka pasur nė stadium njerėz pėr ta parė, ndėrkohė qė skauti i Ēelsit Ranier Bonhof ishte shumė pranė vendit ku ndodhej delegacioni shqiptar nė stadiumin "Jossy Barthel" tė Luksemburgut. Pėr Berishėn kishte ardhur nė stadium edhe menaxheri i Kotbus Stefan Heidrih si edhe Jorg Schmadke i Alemanja Aēen. Heidrih nė fund ka patur edhe njė takim me Berishėn, por detajet ende nuk janė zbuluar. Gjithsesi, si Aēen dhe Kotbus, janė dy klube qė janė interesuar nė ditėt e shkuara pėr Berishėn, kartoni i tė cilit sipas Hamburgut kushton 400 mijė euro.
    #VamosArgentina

  20. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Premiot, 7 mijė euro pėr 2 fitoret

    Futbollistėt e kombėtares shqiptare do tė marrin secili nga 7 mijė euro pėr fitoret e arritura ndaj Luksemburgut nė datat 2 dhe 6 qershor. Vendimi ėshtė marrė dje nga drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit, sipas tė cilėve, loja e shfaqur nga ekipi nė kėto dy takime, meriton shpėrblim special. Shtesa pėr kokė ėshtė 2 mijė euro, gjė qė i ka lėnė jo pak tė kėnaqur edhe lojtarėt, tė cilėt vetėm njė javė mė parė patėn njė konflikt nė Durrės nė lidhje me sasinė e shpėrblimeve qė duhej tė merrnin pėr ndeshjet me Bullgarinė dhe Slloveninė. Nė bazė tė vendimit tė djeshėm, tani i bie qė ēdo lojtar kuqezi tė pėrfitojė njė shumė prej 7 mijė eurosh pėr kokė, duke qenė se 5 mijė pėrfitoheshin vetėm nga fitoret e arritura. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i 26 shtatorit 2006, ka pėrcaktuar se nė rast tė njė triumfi brenda fushe, ēdo lojtar shpėrblehet me 2 mijė euro dhe kur fitorja arrihet nė fushė kundėrshtare, shpėrblimi shkon nė 3 mijė. "Kemi vendosur qė tė rrisim shpėrblimet, duke parė pėrmbushjen me sukses tė misionit nė kėto dy takime", ėshtė shprehur dje zėdhėnėsi pėr shtyp i Federatės Lysjen Nurishmi. Gjithsesi, bėhet fjalė pėr shpėrblimin e parė tė plotė qė marrin kuqezinjtė, duke qenė se ndaj Sllovenisė ata nuk morėn asgjė, ndėrsa pėr takimin me Bullgarinė, premio ishte vetėm 1000 euro pėr ata lojtarė qė u aktivizuan. Ishte ky shkaku i rrėmujės sė krijuar njė javė mė parė nė Durrės, ku lojtarit kėrkonin llogari pėrse nuk po merrnin tė gjithė njėsoj dhe pėrse nuk kishte shpėrblim pėr ndeshjen me Slloveninė. Njė problem, qė me akordimin e premiove tė djeshme, duket ėshtė harruar tashmė. Paratė pas njė fitoreje gjithsesi, janė njė fakt qė haset ndoshta vetėm nė Shqipėri, pasi nė botė shpėrblehen nė fund.
    Sui generis

Faqja 2 prej 50 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •