Close
Faqja 29 prej 100 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 998
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2005
    Vendndodhja
    Dirtyyy London
    Postime
    73
    Nga Sokol KUSHTA


    Kombėtarja jonė ka nisur pėrgatitjet pėr dy ndeshjet e radhės eliminatore, me Hungarinė dhe Portugalinė. Ndeshjen e parė, qė nė krye tė herės, dua tė konsideroj si shumė delikate e tė vėshtirė, pėr vetė pozicionet e tė dyja skuadrave qė pėrballen. Jemi nė krye tė grupit, pas dy ndeshjeve tė para, dhe presioni psikologjik mbi ne, por edhe karikimi i hungarezėve, do tė jetė maksimal. Si tifoz, si ish-lojtar i kombėtares, por edhe si specialist i futbollit, mė duket ende e ēuditėshme, madje pa shpjegim, pse kombėtarja i zhvillon tė gjitha pėrgatitjet jashtė, si kėtė herė, 6 ditė para ndeshjes, nė Budapest. Mirė dy-tri ditė para ndeshjes, mund tė shkosh nė vendin pritės, tė zhvillosh atje disa seanca stėrvitore, por jo 6 ditė, duke e “izoluar” kombėtaren nė dhe tė huaj, larg tifozėve kuqezinj, larg medias vendase e opinionit futbolldashės shqiptar, si tė ishte pronė e Ari Hanit. Ne e dimė qė secili trajner ka metodėn e vet tė punės, stilin e tij tė drejtimit, bėn pėrzgjedhje personale tė lojtarėve, sikurse po bėn edhe Ari Hani me kombėtaren tonė. Se di ku e ka marrė kėtė model ai, por tė gjithė e dinė se Holanda, nga vjen Hani, nuk i bėn kurrė kėto gjėra, tė shkojė e tė pėrgatitet nė vendin e kundėrshtarit plot 1 javė para ndeshjes, duke i mohuar kombėtares entuziasmin e tifozėve, frymėn pozitive qė tė vjen nga karikimi i tyre. Pėr mua do tė ishte shumė herė mė mirė qė kombėtarja kuqezi, para ndeshjes me Hungarinė, tė grumbullohej 3-4 ditė nė Shqipėri, pastaj le tė shkonte e tė ambientohej me klimėn e vendit pritės. Kombėtarja u takon shqiptarėve, nuk i takon as Ari Hanit, as 22 lojtarėve kuqezinj, as federatės, apo kujtdo tjetėr, por 7-8 milionė shqiptarėve, qė jetojnė kudo nėpėr botė. Sa i takon ndeshjes, duke lexuar shtypin sportiv, dua tė ngre njė pyetje me kėtė rast: Nuk po e kuptoj, kush e ka marrė lehtė kėtė ndeshje, Hungaria, qė vlerėson kualitetet tona, kundėrsulmin kuqezi, apo ne, qė nxitojmė tė flasim pėr fitore pa nisur grumbullimi? Ky ishte njė merak i krijuar tek unė rreth atyre shkrimeve qė kam lexuar, ku lojtarė aktualė tė kombėtares sonė deklarojnė pa pikė diplomacie dhe pėrgjegjėsie njėherazi se ne mund tė fitojmė nė Hungari, se jemi grup mjaft cilėsor, etj. Personalisht mendoj se Hungaria do tė rezultojė ndeshja mė e vėshtirė qė ekipi kombėtar do tė ketė nė kėto eliminatore. Duke u njohur nga media me dėmtimet e Duros, Salihit, apo ndonjė lojtari tjetėr, dua tė them qė kėtė radhė duhet tė jemi shumė herė mė nė gadishmėri se ndeshjet e shkuara. Kjo, edhe pėr faktin se jemi nė krye tė grupit, por edhe ngaqė kontigjenti i lojtarėve tė denjė pėr kombėtaren qė kemi ėshtė shumė i pakėt. Lojtarėt qė pėrbėjnė bazėn e kombėtares, nė masėn 90-95 pėr qind, luajnė nė kampionatet e huaja. Ky fakt duhet t’i shqetėsojė specialistėt e fushės, federatėn, sepse, nėse ky burim pakėsohet, siē po duket nga numri i lojtarėve cilėsorė qė po gjejnė vend kohėt e fundit nė ekipe cilėsore tė huaja, kjo kombėtare ndalon sė jetuari. Kėtė problem nuk mund tė na e zgjidhė Ari Han, qė vjen 10-15 ditė nė vit nė Shqipėri, i bėn hyzmetin rrogės sė tij, dhe nuk do t’ia dijė shumė pėr kombėtaren shqiptare pasi t’i mbarojė kontrata. Niveli i kampionatit tonė ėshtė nėn minimalen. Nuk mund tė krahasohemi me kampionatin mė minimal nė rajon, prandaj kjo ėshtė detyrė pėr kupolėn drejtuese tė futbollit, tė cilėt, me trajnerė tė huaj, siē ėshtė dukur deri tani, nuk mund ta zgjidhin kėtė gjė. Po konstatojmė njė “trend” shqetėsues kohėt e fundit, kur lojtarė qė kishin siguruar ndonjė skuadėr, qoftė edhe modeste, nė kampionate tė huaja, nuk po ēajnė dot andej, por janė kthyer nė kampionatin tonė, me nivel poshtė minimales. Veē kėsaj, ndonjė prej tyre, pavarėsisht se e ka bėrė kėtė hap pas nė karrierė, preferohet nė kombėtare para tė tjerėve, qė me meritė dhe djersė po shkėlqejnė nė kampionate tė huaja. Rasti i Dorian Bylykbashit ėshtė i pafalshėm pėr mua, teksa shikon nė listėn e Hanit lojtarė qė janė pezulluar nga klubi i tyre pėr indisiplinim, apo tė tjerė qė ngrohin stolat nė skuadrat ku aktivizohen. Kjo lloj fryme nuk e ēon pėrpara kombėtaren, por e pėrēan atė, nuk respekton mė tė mirin, nuk respekton vlerat, por kushedi se ēfarė. Personalisht mė ka qėlluar qė, kur luaja te Partizani, tė dėnohesha dy ndeshje nga federata dhe nuk jam grumbulluar nė kombėtare. Mund tė ketė qenė viti 1986-1987 dhe isha ndėr lojtarėt kryesorė tė kampionatit shqiptar, por edhe nė kombėtare, si golashėnues. Unė, asokohe, nuk vajta nė kombėtare. Pse sot, njė tjetėr, i pezulluar nga klubi i tij, gjendet nė kampin kuqezi, duke i zėnė vendin dikujt tjetėr, pa tė drejtė? Vendimi i klubit pėr ēdo lojtar ėshtė madhor dhe duhet marrė nė konsideratė nga ēdo trajner kombėtareje. Nisur nga ky fakt, nuk ėshtė e vėshtirė tė thuhet se Hani nuk di ēfarė ndodh me lojtarėt, kė grumbullon dhe kush e meriton realisht. Ai ėshtė akoma nė “botėn e pėrrallave”, siē e ka nė fakt qejf, dhe ka bėrė kudo ku ka drejtuar. Thirrja nė kombėtare e njė lojtari tė pezulluar nga klubi i tij pėr indisiplinim, kur ka katėr javė pa u aktivizuar, tregon se federata ka njė mosrakordim veprimesh me klubet dhe trajnerin e kombėtares, i cili edhe pėrgatitjet para ndeshjeve do t’i bėjė nė “emigrim”, jo nė vendin e punės. Trajnerėt e kombėtareve nė tė gjithė botėn mund tė paguhen edhe mė pak se nė Shqipėri, por rrinė gjatė tėrė kohės nė vendin e punės, e prekin gjithēka me dorė. Hani ėshtė apo nuk ėshtė trajner i kombėtares shqiptare, pėrderisa nuk ka informacion se njė lojtar ėshtė i pezulluar nga klubi? Kjo ėshtė shumė shqetėsuese, pėrtej rastin konkret. Ai na thotė me tė madhe se do tė futė nė kombėtare mentalitetin holandez. E si mund ta bėjė kėtė gjė ai, kur nė dispozicion ka lojtarė shqiptarė? A bėhet bukė gruri me miell misri? Le tė pyesė nėse e arritėn kėtė gjė paraardhėsit e tij. Unė dua t’u referohem disa specialistėve qė para dy ndeshjeve tė kaluara nė Tiranė, ishin shumė pesimistė pėr kombėtaren, ndėrsa pas tyre u kthyen nė shumė optimistė. Ne i dimė shumė mirė problemet e kombėtares. Edhe me Maltėn, edhe me Suedinė, ne kemi ēaluar jo pak. Si tifozė jemi shumė tė kėnaqur, pasi jemi nė krye tė grupit deri tani, por loja shumė e dobėt ndaj Maltės amatore duhet tė na alarmojė. Ekipi, edhe kur tė fitojė, duhet tė shikojė gabimet qė bėn, qė ne tė rikuperohemi, qė tė mos bėjmė gabime nė ndeshje shumė herė mė deēizive se me Maltėn. Nėse nuk do tė fitonim me Maltėn, atėherė kė do tė mundim ne? Ku ėshtė sadisfaksioni ynė, qė tė renditemi nė vendin e katėrt nė pėrfundim tė eliminatoreve, nė njė grup me pesė skuadra?! Kėtė gjė e kemi arritur qyshkur, pa trajnerė tė huaj e miliona tė shpenzuara. Pse tė mos bėjmė njė shtytje mė pėrpara, kur paguajmė trajnerė tė huaj sa qimet e kokės pėr nivelin tonė? Duke ditur mendimet e trajnerit Han, qė nuk ėshtė konēiz nė ato qė thotė, si nė rastin e Bogdanit, para dy ndeshjeve tė shkuara, them se edhe me Hungarinė do t’i nėnshtrohemi rastėsisė sė zgjedhjeve tė trajnerit. Bogdani ėshtė Bogdani, si mund tė dalė Hani e tė thotė se nuk ėshtė aktivizuar nė Seria A, ndaj nuk bėn pėr kombėtaren? Ai ka ardhur tė drejtojė Shqipėrinė, prandaj duhet tė flasė me takatin e lojtarėve shqiptarė, sepse nuk ėshtė as nė Francė, as nė Gjermani, apo diku tjetėr, ku ka me miliona futbollistė, mes tė cilėve ke komoditet tė lėsh jashtė edhe lojtarė cilėsorė, qė nuk tė pėlqejnė. Tė thuash nė Shqipėri, nė njė vend shumė modest, nė tė gjitha drejtimet, se kush ėshtė Bogdani, kjo mė duket jo vetėm joprofesionale, por shumė fluturake. Tipike pėr njė njeri si Ari han. Nėse mungon Duro, pėr shkak tė dėmtimit, me kė do ta zėvendėsojė Hani? Pėr mua, nėse nuk do tė ishte Duro, Bylykbashi do ta kompensonte mjaft mirė. Ata mund tė mbulojnė afėrsisht tė njėjtin pozicion, tė luajnė pas dy sulmuesve. Si do tė reagojė Hani nėse edhe Salihi ėshtė i pamundur? Tė mos harrojmė se kemi dy ndeshje, prandaj “tė matėsh 1 herė e tė presėsh 100 herė”, si Hani, nuk mė duket aspak profesionale. Kėtu gabojnė edhe lojtarėt, qė dalin e deklarojnė pa pikė diplomacie se, ne jemi mė lart se Hungaria, se do tė fitojmė etj., kur kemi pėrpara dy kundėrshtarė mjaft tė fortė. Sporti ka rregulla, qė fillojnė qė nga shkalla mė superiore, nga presidenti, federata dhe trajneri. Eshtė njė trekėndėsh qė duhet tė bashkėpunojė ngushtė, gjė qė nė kombėtaren tonė, mesa duket, nuk po funksionon. Sidoqoftė, le tė shpresojmė se do tė dalim me sukses nė Hungari, edhe nė Portugali, do tė arrijmė njė ditė tė shkojmė edhe ne nė finalet e njė Europiani apo Botėrori, por me ēfarė shohim, nuk jemi nė rrugėn e duhur.
    Miss, I may be drunk now, however in the morning i'll be sober and you still be ugly

  2. #282
    The chocolate guy Maska e Snickers
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    117
    Shqipėria avancon me 19 vende nė renditjen e FIFA-s


    Bien Hungaria e Portugalia, dy kundėrshtarėt e radhės


    Shqipėria ngjitet me 19 vende nė renditjen e FIFA-s, duke u renditur nė vendin e 83-tė. Pas rezultateve pozitive nė dy sfidat eliminatore tė muajit shtator (barazim 0-0 me Suedinė dhe fitore 3-0 me Maltėn), kuqezinjtė kanė fituar 64 pikė nė klasifikimin botėror. Nga vendi i 102-tė, ku renditej pėrpara fillimit tė ndeshjeve pėr Botėrorin 2010, tashmė skuadra e Ari Han e sheh veten e 83-a, me 416 pikė tė grumbulluara nė total. Renditja zyrtare e "qeverisė" botėrore tė futbollit nuk ka sjellė lajme tė mira pėr kundėrshtarėt e radhės sė kuqezinjve. Hungaria dhe Portugalia, me tė cilat do tė ndeshemi respektivisht mė 11 dhe 15 tetor, kanė pėsuar rėnie. Pas barazimit 0-0 me Danimarkėn dhe humbjes 2-1 me Suedinė, hungarezėt e Ervin Kuman kanė humbur 12 pozicione, duke zbritur nė vendin e 62-tė. Njė "hap" prapa edhe pėr luzitanėt e Karlos Kueiroz, qė pas fitores sė thjeshtė me Maltėn humbėn 3-2 nė shtėpi me Danimarkėn: portugezėt mbyllin "Top 10" vendet e para. Me klasifikimin nė vendin e 83-tė, Shqipėria ėshtė ende larg renditjes mė tė mirė pėr vitin 2008 (vendi i 73-tė nė muajin shkurt) dhe "rekordit" historik tė gushtit tė vitit 2006, kur e ka parė veten e 62-a. Ngjiten dy skuadrat e tjera tė grupit, Suedia (+3, vendi i 28-tė) dhe Danimarka (+5, vendi i 31-tė). Nė renditjen kontinentale, atė tė UEFA-s, kuqezinjtė janė nė vendin e 40-tė.


    Gazeta Shqip
    Ti sado larg tė shkosh mos harro njė premtim, kudo qė tė jesh do jesh shpirti im...

  3. #283
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kombėtarja jonė ka bėrė shumė hapa pozitiv pėr kėto muaj dhe kėto ndeshje tė para eliminatore si nė renditjen e pėrgjithshme poashtu edhe hapa pozitiv sa i pėrket kualifikimit pėr Botėrorin 2010 nė Afrikė.

    Shpresojmė qė ky fillim pozitiv tė vazhdoj kėshtu dhe tė mbaj deri nė fund, do tė ishte njė mrekulli e vėrtet.

    Forca Shqipėri.
    Sui generis

  4. #284
    Talentja Maska e etno_melaqja
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    7
    A din dikush nga ju se ku ushtron (bejn training) futbollistet ton?

    Dhe po ta dije ndokush nga ju.... a mund edhe te me tregoj se kur jan OPEN DOOR TRAINING?

    ju flm shumeee

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar mė parė nga JoniShkodran Lexo Postimin
    Me Hungarine jam i besimit qe kemi kapacitet te marrim barazim, te pakten.
    Ndersa kunder Portugalise, shpresoj te mos turprohemi.




    Keshtu mendoj dhe une , me Hungarin besoj se do ta marim te pakten nje barazim , dhe pse Hungarezet kan nje ekip modest perfshire nga shume te rinj te talentuar , i pash vjet ne ndeshjen me grekun , e qarkullonin mire oipin , krijuan shume raste per shenim , por nuk ishin te sakte ....Shpresoj qe dhe me ne mos te jen ....
    Me Portugaline nuk besoj se do turperohemi, nga vet fakti se ne shumicen e ndeshjeve me ekipe te medha luajm mire dhe me shpirt , gje te cilien shpresoj ta bejme dhe ne Porugali ......
    Urime Kombetares ....

  6. #286
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anėtarėsuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179

    Hungari - Shqiperi 1-2

    Ndeshja me Hungarine i ka te tre rezultatet! Me teper mendoj qe eshte nje sfide midis 2 tranjereve, sepse ekipet jane ne te njejtin nivel, ne mos jemi me te mire duke pare dhe 2-3 mungesat e Hungarise.

    Pa dyshim qe neser do te fitojme!
    Nėse thonė se lufta dėmton paqen unė "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta pėr liri ėshtė paqia vetė!

  7. #287
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Di ndonjėri ku mund ta shohim ndeshjen ?
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Eshte ky side besoj se e japin , pasi japin shmicen e ndeshjeve ....

    www.myp2p.eu

  9. #289
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    I uroj suksese kombetares shqiptare neser.Ishalla na gezon edhe kete ndeshje sic e beri dy heret e fundit.Shqiperia ka ekip te mire ,te konsoliduar.Neve gjithmone na prishnin pune demtimet ose mungesa e futbollisteve nga kartonat,pasi aq kemi ne 11-12 futbolliste .Kete rradhe skemi mungesa,kam shume shpresa per rezultat pozitiv.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  10. #290
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga rotullusi Lexo Postimin
    Eshte ky side besoj se e japin , pasi japin shmicen e ndeshjeve ....

    www.myp2p.eu
    Informacion me vlere, te shohim nese funksionon... rrofsh.

    Tifozet KUQ-E ZI kane bere nje video sensibilizuese per ndeshjen e sotme :
    http://www.youtube.com/watch?v=QBZgRNgm2VI
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 29 prej 100 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •