Close
Faqja 27 prej 100 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 998
  1. #261
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Konflikti me FSHF-nė, UEFA pėrjashton Shqipėrinė

    Vjen faksi i pezullimit tė dytė nė 12 vitet e fundit



    Shqipėria, jashtė aktiviteteve ndėrkombėtare. Ky ka qenė vendimi i djeshėm i Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s, qė nuk ka toleruar mė ndėrhyrjet politike tė shtetit shqiptar nė autonominė e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Shqipėria cilėsohet e pezulluar pa afat, qė do tė thotė se nuk mund tė marrė pjesė nė aktivitete ndėrkombėtare nė nivel pėrfaqėsuesesh apo klubesh, pa u ndryshuar ky status. Pėrveē dėmit tė pallogaritshėm tė imazhit dhe atė ekonomik, drejtuesit e FSHF-sė kanė filluar qė tani tė llogaritin dėmin sportiv, si humbjen nė tavolinė tė ndeshjes sė pėrfaqėsueses Shpresa ndaj Greqisė, apo mospjesėmarrjen e kombėtares U19 nė fazėn e dytė tė Evropianit tė kėsaj moshe. MTKRS-ja, e cilėsuar nga FIFA dhe UEFA si shkaktare e kėsaj situate, nuk ka reaguar dje, por ėshtė vetėm nė dorėn e kėsaj tė fundit tė shlyejė gabimin dhe tė bėjė sa mė parė prapakthehu para se dėmi ndaj futbollit shqiptar tė bėhet i pariparueshėm.

    FIFA ka vendosur qė tė mos e zgjatė debatin pa fund me pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar. Duke parė kokėfortėsinė e kėtyre tė fundit dhe dėshirėn pėr tė ndėrhyrė nė autonominė e FSHF-sė, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka marrė dje vendimin drastik tė pezullimit pa afat tė Shqipėrisė nga tė gjitha aktivitetet ndėrkombėtare. Vendimi ėshtė bėrė zyrtar dje nėpėrmjet faksit tė mbėrritur nė orėt e pasdites nė FSHF, ku janė sqaruar tė gjitha arsyet e kėtij vendimi qė dėmton futbollin shqiptar. "FIFA dėshiron tė informojė FSHF-nė dhe tė gjithė komunitetin shqiptar tė futbollit qė Komiteti i saj Ekzekutiv, ėshtė mbledhur nė Zyrih, mė 14 mars, dhe ka rishikuar situatėn nė federatėn tuaj. Duke dėgjuar raportin e kėsaj situate, Komiteti Ekzekutiv mori informacion se gjatė dy viteve tė fundit, FSHF ka qenė objekt i njė ndėrhyrjeje konstante qeveritare nėpėrmjet auditimeve tė paligjshme, fushatave denigruese kundėr presidentit tė FSHF-sė me akuzat e paprovuara pėr fiksim ndeshjesh nga ministri i ngarkuar pėr Sportin, refuzimin e statusit tė ri tė FSHF-sė nė versionin e aprovuar nga anėtarėt tuaj dhe paraprakisht tė aprovuar nga FIFA dhe UEFA, etj. Komiteti Ekzekutiv vuri re se tė gjitha pėrpjekjet, nėpėrmjet vizitave nė Shqipėri dhe letrave tė pėrbashkėta FIFA-UEFA, pėr tė krijuar kushtet qė t‘i mundėsonin FSHF-sė tė respektonte detyrimet e saj pėrkundrejt FIFA-s, nė veēanti pavarėsinė e saj pėr procesin e brendshėm vendimmarrės, kanė dėshtuar pėr shkak tė rezistencės nga ministri i ngarkuar pėr Sportet pėr tė njohur kėtė pavarėsi. Komiteti Ekzekutiv vendosi tė pezullojė FSHF-nė me efekt tė menjėhershėm nė bazė tė Nenit 14 tė Statusit tė FIFA-s", shkruhej nė faksin qė mbėrriti dje nė FSHF, i nėnshkruar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i FIFA-s, Zherom Vlake. Mesazhi i ndėrkombėtarėve ėshtė i qartė dhe topi ka kaluar nė kėmbėt e shtetit shqiptar, i cili sapo ka pėsuar autogolin e dytė nė 12 vitet e fundit.
    G.Shqip

  2. #262
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Kombėtarja "nė ajėr", pritet vetėm Han

    • Trajneri do tė mbėrrijė sot nė Tiranė pėr tė vendosur rreth kuqezinjve.

    Trajneri Ari Han do tė jetė ai qė do tė vendosė nėse do tė grumbullohet apo jo kombėtarja shqiptare dhe ēfarė do tė ndodhė me kuqezinjtė gjatė kėtyre dy javėve. Pezullimi i Shqipėrisė nga FIFA e ka bėrė situatėn kaotike dhe as vetė drejtuesit e FSHF-sė nuk e dinė se si tė veprojnė me lojtarėt qė ishin planifikuar tė udhėtonin drejt Arabisė Saudite dhe atyre qė do tė merrnin pjesė nė miqėsoren me Moldavinė. Sipas rregullave tė pezullimit ndėrkombėtar, kuqezinjtė nuk lejohen tė luajnė as miqėsore, pasi anėtarėt e FIFA-s mund tė pėrballen me pasoja nėse pranojnė njė ndeshje me kombėtaren shqiptare. Pėr kėtė arsye, tė gjithė janė nė pritje tė mbėrritjes nė vendin tonė tė trajnerit Ari Han, i cili do tė vendosė tė gjitha variantet e mundshme qė do tė shqyrtojė nė ditėt e ardhshme.
    Pėrgjegjėsi i zyrės pėr shtyp nė FSHF, Lysjen Nurishmi, bėri tė ditur se vetėm pas mbėrritjes sė trajnerit Ari Han nė vendin tonė, gjatė ditės sė sotme, do tė vendoset se ēfarė do tė bėhet nė javėt nė vazhdim. "Pas pezullimit nga FIFA, ne nuk mund tė luajmė ndeshje ndėrkombėtare, qoftė edhe miqėsore. Pėr kėtė arsye, jemi nė pritje tė mbėrritjes nė Shqipėri tė trajnerit Ari Han, me tė cilin do tė diskutojmė atė qė do tė bėjmė gjatė kėsaj periudhe. Tani pėr tani, nuk u kemi komunikuar asgjė lojtarėve, pasi do tė jetė vetė trajneri ai qė do tė ketė fjalėn e fundit mbi kėtė grumbullim", u shpreh Nurishmi.
    Vetė FSHF do tė kontaktojė edhe njė herė gjatė ditės sė sotme me dy kombėtaret, me tė cilat kishin planifikuar miqėsore gjatė ditėve tė ardhshme, Arabinė Saudite dhe Moldavinė. Atyre do t‘u raportohet me saktėsi se ēfarė ka ndodhur gjatė ditėve tė fundit dhe me shumė mundėsi do t‘u komunikohet pamundėsia pėr tė zhvilluar takimet e planifikuara prej mė shumė se njė muaji. Por kjo nuk do tė thotė se kombėtarja nuk do tė grumbullohet, pasi trajneri Han mund tė zgjedhė qė tė zhvillojė njė zbor stėrvitor me futbollistėt kuqezi gjatė kėtyre ditėve, si me ata qė luajnė nė kampionatin shqiptar, ashtu edhe me "legjionarėt" qė luajnė nė Evropė, tė cilėt pritej tė aktivizoheshin vetėm nė ndeshjen me Moldavinė.
    Ari Han dėshironte tė njihte sa mė mirė tė gjithė futbollistėt, ndaj kishte kėrkuar zhvillimin e dy miqėsoreve. Kjo mund ta shtyjė atė tė shfrytėzojė pauzėn e planifikuar nė kampionat pėr tė zhvilluar njė grumbullim tė pėrbashkėt tė dy kombėtareve, e pse jo, edhe njė ndeshje miqėsore mes tyre. Njė tjetėr hipotezė qė u ka lindur drejtuesve tė FSHF-sė ėshtė edhe ajo e zhvillimit tė njė miqėsoreje me pėrfaqėsuesen Shpresa, e cila ashtu si kombėtarja, do tė qėndrojė pushim mė datė 26 mars, ndonėse kishte nė kalendar njė ndeshje me Greqinė.

    (Shqip)
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Han e ndan mendjen: Largohem nese s'ka marreveshje
    Jeton Selimi
    E Merkure, 19 Mars 2008


    Eshte shprehur mjaft i shqetesuar per situaten qe po kalon Shqiperia e futbollit, por sidoqofte ruan nje fije shprese dhe beson se dicka do te behet. Por, nese nuk ndodh asgje, atehere dirigjenti Han do te kerkoje nje tjeter orkester per te drejtuar, pasi ketej nga vendi i shqiponjave, simfonite jane shume te zhurmshme. Nje si ai, i mesuar te qendroje mes presioneve nga me te ndryshmet (konfliktet kur drejtonte Persepolisin apo ferkimet e shpeshta me presidentin e federates se Kamerunit), mund ta mbajne edhe ca kohe ne krye te kuqezinjve, me pas gjithcka kuptohet lehte, rruget ndahen, secili drejt nje fati me te mire. Kjo eshte ajo qe mendon edhe trajneri i perfaqesueses kuqezi, Ari Han, i cili do te prese qe ujerat e turbullta te qetesohen, por eshte lehtesisht e kuptueshme qe ne dy raste ai do te ike nga syte kembet: kur ujerat te mos qetesohen me (d.m.th., kur FIFA te jape vendimin e prere te perjashtimit) dhe kur ujerat te kerkojne shume kohe te qetesohen (d.m.th., kur do te nevojitet shume kohe mes bisedimeve dhe tentativave te paqes). Fundja, ai nuk ka perse te qendroje ketu. Para Shqiperise e kerkonte Irlanda, pas kuqezinjve nuk i dihet. Por CV-ja e tij ha buke ne te gjithe boten (ka drejtuar ne Evrope, Azi, Afrike) ndaj Han shprehet fare qarte: "Ne do te qendroj apo jo ne krye te kuqezinjve? Vendimi im do te varet nga marreveshja qe do arrihet".

    Deklarata

    Trajneri kuqezi ka leshuar prononcimin e tij te pare per situaten me te cilen eshte ndeshur pak dite perpara se te mberrinte ne kryeqytetin shqiptar, per t'i dhene doren e fundit Kombetares kuqezi. Plani i tij ishte te bente gati nje ekip per takimin e pas dy diteve kunder Arabise Saudite, por gjithcka tashme eshte hedhur ne ere. Han nuk ka ngurruar te flase per mediat shqiptare. "Me vjen vertet keq per kete situate, sepse une doja t'i zhvilloja ndeshjet miqesore me Arabine dhe Moldavine, pasi nuk jam ne brendesi te skuadres. Fale ketyre dy ndeshjeve, do te kisha nje mundesi te mire per t'u njohur me grupin e lojtareve", deklaron trajneri i kuqezinjve, i cili me pas nuk heziton aspak te shigjetoje politikat e ndjekura nga qeveria kunder FSHF-se: "Dicka eshte e sigurt, politika nuk duhet te perzihet me sportin", thote holandezi i stolit kuqezi. Por, Ari Han kerkon te tregohet optimist. Sipas tij, kjo situate mund te zgjidhet shpejt, madje aq shpejt sa ndeshja me Polonine do te zhvillohej pa asnje pengese. "Shqiperia nuk eshte vendi i pare dhe nuk do te jete vendi i fundit qe do te kete kete situate te ngrire me FIFA-n. Shqiperia nuk e meriton perjashtimin", perfundon deklaraten e tij, trajneri holandez i kuqezinjve, Ari Han.

    Holandezi koke me koke me Duken

    Trajneri i Kombetares kuqe, Ari Han, eshte takuar dje, paradite, ne Durres me presidentin e FSHF-se, Armand Duka. Nuk dihen detajet e bisedes se tyre, por kuptohet lehte qe holandezi i ka kerkuar Dukes garanci te mjaftueshme per te qendruar ne krye te stolit kuqezi. Sidoqofte, deklarata e leshuar pas takimit ne fjale, ka qene me se e qarte. Nese nuk do te kete marreveshje mes FSHF-se e MTKRS-se, largimi i tij eshte i sigurt.

    Aprovohet miqesorja ndaj Kosoves

    Per te zhvilluar nje ndeshje miqesore duhej gjetur patjeter nje skuader jo-anetare te FIFA-s. Kosova eshte zgjidhja ideale dhe trajneri Ari Han ka rene dakord per kete takim miqesor. Ende nuk dihen detaje per kete perballje, por nese do te vinte miratimi i pales kosovare, te cilat duan te luajne ndeshjen e pare, do te ishte perballja e trete mes Kosoves dhe Shqiperise. Ne dy sfidat e meparshme ka fituar Shqiperia me rezultatet 3-1 dhe 1-0.

    Lista anti-Kosove, me shume lojtare

    Praktikisht do te jete e njejta liste e aprovuar per miqesoren kunder Moldavise, vetem se ne kete rast, do te perfshihen me shume lojtare. Han ka mundesi te marre edhe te rinjte e Bushatit, skuadra e te cilit nuk do te luaje kunder Greqise, per shkak te pezullimit dhene futbollit shqiptar nga FIFA. Lojtaret e pare qe do te grumbullohen jane ata, te cilet u shnderruan ne molle sherri mes trajnerit holandez dhe shkodranit te Shpresave kuqezi.
    (KJ)

  4. #264
    Po qe se rrime te pezulluar pa rendsi ka nese iken a rri ky.

    Miqsoret me Kosoven i luajm dhe me Demollarin ne krye

  5. #265
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    FSHF i bėn ftesė FFK-sė pėr miqėsore mė 26 mars

    Pezullimi i pėrkohshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit nga FIFA ka hapur mundėsinė e ndeshjes miqėsore humanitare Shqipėri-Kosovė, nė datėn e lirė tė FIFA-s, mė 26 mars nė Tiranė.

    Nė fakt, nė kėtė datė Shqipėria e kishte aranzhuar miqėsoren kundėr Moldavisė, por pėr shkak tė pezullimit nga FIFA kjo miqėsore ėshtė vė nė dyshim tė madh. Pėr kėtė arsye, sot nė FFK ka arritur ftesa zyrtare nga FSHF-ja pėr mundėsinė e zhvillimit tė miqėsores Shqipėri-Kosovė nė kėtė datė, ku tė ardhurat nga ndeshja do tė shkonin pėr qėllime humanitare pėr viktimat e tragjedisė sė Gėrdecit. Nė lidhje me kėtė ftesė drejtuesit e FFK-sė sė shpejti do tė japin pėrgjigje. Deri mė tash Kosova ka luajtur dy miqėsore me Shqipėrinė. Nė Tiranė ka humbur 3:1, kurse nė Prishtinė ka humbur 1:0.

  6. #266
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    LA FICHA DEL PARTIDO:

    1 - Espańa: Casillas; Sergio Ramos, Puyol, Marchena, Capdevila (Fernando Navarro m.52); Xabi Alonso (Senna m. 46); Cazorla, Xavi, Cesc (Arbeloa m.84), Silva (De La Red m. 58) y Torres (Guiza m. 46)

    0 - Estados Unidos: Howard (Guzan m. 46); Onyewu, Cherundolo (Hejduk m. 46), Bocanegra, Pearce; Freddy Adu (Beasley m. 46), Bradley, Mo Edu, Lewis (Wolff m. 70); Dempsey (Mastroeni m.86) y Johnson.

    Gol: 1-0: m. 79, Xavi.

    Įrbitro: Sokol Jareci (Albania). Enseńó tarjeta amarilla a Bradley.

  7. #267
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    NIKE firmos me kombetaren shqiptare

    Kur Shqipėria do tė pėrballet me Portugalinė nė eliminatoret e Kampionatit Botėror 2010, sulmuesi i kombėtares shqiptare Edmond Kapllani (golashėnuesi mė i mirė i Shqipėrisė nė kualifikueset Euro 2008) do ta ndjejė veten tė barabartė me lojtarin mė tė mirė nė botė, Kristiano Ronaldon.

    Tė dy lojtarėt, ashtu si gjithė tė tjerėt do tė luajnė me tė njėjtėn fanellė. Ose mė mirė me fanellat e prodhuar nga gjiganti amerikan “Nike”, kompania mė e madhe e produkteve sportive nė botė.

    Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi sot nė ambientet e Hotel “Tirana International” marrėveshjen me kompaninė “Nike”, ku firmat nė kontratėn dyvjeēare u hodhėn nga presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka dhe pėrfaqėsuesi ekskluziv i “Nike” pėr Ballkanin, Igor Milojeviē i kompanisė “Delta Sport”.

    “Sot do tė nėnshkruajmė njė marrėveshje mė njė nga kompanitė mė tė mėdha nė botė pėr tė veshur ekipet tona kombėtare me produktet e ‘Nike’, -tha presidenti Duka nė fjalėn e tij. “Ėshtė vazhdimi i strategjisė sė Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr tė pasur sa mė shumė partnerė seriozė, pėr ta zhvilluar mė tej lojėn dhe futbollin tonė”.

    “Kontrata qė ne do tė zyrtarizojmė sot do tė jetė pėr tė gjithė periudhėn e ndeshjeve eliminatore tė Kampionatit Botėror 2010 (Afrika e Jugut). Nike do tė veshė pėrfaqėsuesen shqiptare me tė gjitha veshjet. Risia ėshtė e kėsaj marrėveshje ėshtė topi. Tė gjitha ndeshjet e Kombėtares shqiptare do tė luhen me topin “Nike”.

    “Falėnderoj pėrfaqėsuesin e saj zotin Milojeviē dhe kompaninė Nike qė pranuan tė sponsorizojnė ekipin e futbollit tonė dhe t’i garantoj ata se ne do tė bėjmė mė tė mirėn pėr tė rritur cilėsinė e futbollit tonė pėr tė nderuar njė emėr si “Nike”.

    Pėrfaqėsuesi i kompanisė “Nike” pėr rajonin e Ballkanit, Igor Milojeviē tha: “Jemi tė kėnaqur qė kemi arritur njė marrėveshje me Federatėn Shqiptare. Unė kam parė vitin e kaluar disa ndeshje tė Kombėtares shqiptare dhe kam vlerėsuar pasionin e shqiptarėve pėr futbollin. Nike ėshtė njė nga kompanitė mė tė mėdha nė botė”. “Marrėveshja e arritur me federatėn e futbollit ėshtė me pėrfitim tė dyfishtė pėr tė dyja palėt. Shqipėria ka arritur rezultate shumė tė mira nė fushatėn eliminatore tė fundit dhe kjo na bėn tė besojmė se me firmosjen e kontratės do tė kemi rezultate akoma mė tė mira nė Shqipėri.

    “Nike do tė sjellė prodhimet mė tė mira nė Shqipėri. Le tė shpresojmė se Nike tė jetė edhe njė ogur i mirė pėr Kombėtaren shqiptare. Nike furnizon me uniforma Brazilin, Portugalinė, Kroacinė e tė tjera ekipe tė mėdha si dhe njė numėr tė madh sportistėsh cilėsorė. Lė tė shpresojmė se do tė arrijmė mė shumė fitore me pėrfaqėsuesen shqiptare”.

    “Kontrata me Federatėn Shqiptare tė Futbollit fillimisht do tė jetė pėr dy vjet, pėrkatėsisht pėr periudhėn kur edhe do tė zhvillohen eliminatoret e Kampionatit Botėror tė vitit 2010 nė Afrikė e Jugut. “Gjithsesi ne do tė shohim mundėsinė qė tė bashkėpunojmė edhe nė ligat e futbollit shqiptar”

    ”, - tha pėr Albania-sport.com, pėrfaqėsuesi i “Nike”, Igor Milojeviē.

    “Pėrse vendosėt tė bashkėpunoni me Shqipėrinė? Ne kemi parė se futbolli nė Shqipėri, ashtu si kudo nė Europė ėshtė sporti numėr 1. Ne tė gjithė po shohim se sesa shumė tė dhėnė janė njerėzit pėr futbollin nė Kampionatin Europian. Unė besoj se Federata Shqiptare do tė punojė pėr rezultate tė mira

    Nė ceremoninė e zhvilluar ishte i pranishėm edhe sekretari i FSHF-sė, Arben Bici si dhe menaxheri i pėrgjitshėm e kompanisė shqiptare “Sportiva”, Arjan Sala, i cili pėrfaqėson ekskluzivisht kompaninė “Nike” nė Shqipėri.

    Kompania amerikane ėshtė themeluar nė vitin 1972 dhe nė vitin 2007 nga shitjet nė tė gjithė botėn kishte njė xhiro vjetore prej 16.2 miliardė dollarėsh dhe me njė fitim neto prej 1.5 miliardė dollarė.

  8. #268
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi sot nė ambientet e Hotel “Tirana International” marrėveshjen me kompaninė “Nike”, ku firmat nė kontratėn dyvjeēare u hodhėn nga presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka dhe pėrfaqėsuesi ekskluziv i “Nike” pėr Ballkanin, Igor Milojeviē i kompanisė “Delta Sport”.
    Fantastike, Nike eshte nje sponsor gjigand, edhe mund te sponsorizoje ne shum gjera. Eshte dicka shum e mire per futbollin tone te kemi sponsor Nike.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #269
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipėria ka fituar nė ndeshjen miqėsore me Lihtenshtajnin me rezultat 2:0.Pas humbjes sė ndeshjes sė parė nėn drejtimin e kuqezinjve me Polonin, Ari Han ka fituar tė dytėn me Lihtenshtajn. Edhe pse me njė disnivel mes dy skuadrave, kjo ka qenė njė provė e sukseshme e skuadrės shqiptare. Qė nė fillim tė takimit pas njė akcioni tė shpejtė Hyka ka kaluar skuadrėn shqiptare nė avantazh.

    Ndėrkohė, nė minutėn e 18 Kapllani i ndihmuar nga mbrojtėsi i Lihtenshtejnit duke mbyllur pjesėn e parė me rezultat 2:0. Edhe pjesa e dyte ka pėrfunduar me tė njejtin rezultat.
    Sui generis

  10. #270
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anėtarėsuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Shqipria 3-o Malta

    Bogdani [1-0]
    Durro [2-0]
    Dallku [3-0]


    ne dy ndeshje te marresh 4 pik nuk ehst keq.
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

Faqja 27 prej 100 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •