Shqipėria ėshtė nė prag tė pezullimit nga tė gjitha aktivitetet ndėrkombėtare, qofshin kėto nė rang pėrfaqėsuesesh apo klubesh. Nė paraditen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do tė mblidhet nė Zyrih pėr tė diskutuar disa nga problemet madhore qė shqetėsojnė sportin e top-kėmbės. Pas paralajmėrimeve qė nuk kanė sjellė asnjė reagim konkret nga pala shtetėrore, konflikti ndėrmjet Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe Ministrisė sė Sporteve (MTKRS) ka arritur nė pikėn kulmore.
Vendi ynė rrezikon seriozisht tė fshihet nga harta e futbollit botėror, pasi FIFA ėshtė e shqetėsuar rreth situatės qė vazhdon prej afro tre vitesh nė vendin tonė. Krerėt e "qeverisė" sė futbollit botėror mendojnė se Ministria e Sporteve kėrcėnon pavarėsinė e federatės, duke e sulmuar atė vazhdimisht me akuza pėr shitje ndeshjesh, por edhe me kėrkesa pėr audit tė brendshėm financiar. FIFA ashtu sikurse edhe UEFA kanė pėrsėritur mbėshtetjen e tyre pėr FSHF-nė, madje duke i caktuar afate palės shtetėrore pėr tu tėrhequr nga tė gjitha pretendimet. Ndalimi i menjėhershėm i auditit ishte njė ndėr kėrkesat kryesore e dy organizatave mė tė mėdha ndėrkombėtare. Sipas tyre, kėto kontrolle janė jolegjitime dhe tendencioze, pėr shkak tė luftės politike nė futboll. Njė tjetėr kėrkesė qė i ėshtė drejtuar MTKRS-sė ėshtė edhe dorėzimi i fakteve pas akuzave nė adresė tė kreut tė federatės, Armand Duka, se ai kishte dorė nė shitjen e ndeshjeve tė kombėtares. Nė qendėr tė sulmeve ishin dy takimet e fundit nė eliminatoret e Euro 2008, ku kuqezinjtė kanė humbur me Bjellorusinė dhe Rumaninė. Gjithsesi, nė kėtė pikė, UEFA ka mbajtur njė qėndrim zyrtar dhe nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj, Uilliam Gajard ka bėrė tė ditur se asnjė ndeshje e eliminatoreve tė Euro 2008 nuk dyshohet si e manipuluar. Ēėshtja e fundit ka qenė ajo e firmosjes sė statutit tė FSHF-sė: ministri Ylli Pango ka hedhur firmėn nė "biblėn e futbollit"... por, me disa ndryshime tė pamiratuara nga Asambleja e Futbollit dhe nga FIFA e UEFA. Bėhet fjalė pėr nenin ku parashikohen tė drejtat qė zotėron ministria nė kontratat financiare dhe tė ardhurat qė pėrfitohen nga tė drejtat televizive apo sponsorizimet. MTKRS kėrkon qė federata ti nėnshtrohet legjislaturės shqiptare, duke mos gėzuar tė drejtat ekskluzive mbi kėto tė ardhura, por ti pėrfitojė ato nė formėn e delegimit nga ana e shtetit, megjithatė ndėrkombėtarėt nuk e kanė parė me sy tė mirė as kėtė lėvizje.
Tė gjitha kėto elemente, si edhe thyerja e afatit tė vendosur (sheshimi i kontradiktave brenda datės 21 shkurt) kanė bėrė qė dosja e Shqipėrisė tė shqyrtohet nė Ekzekutivin e FIFA-s. Pėrveē vendit tonė pezullimin e rrezikon edhe Spanja, pasi qeveria e kėtij vendi akuzohet se rrezikon pavarėsinė e federatės iberike.
Krijoni Kontakt