Close
Faqja 25 prej 100 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 998
  1. #241
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Haan shpall listėn e lojtarėve


    Portierė

    1. IlionLika Elbasani







    2. Enea Koliqi Iraklis FC



    3. Samir Ujkani Palermo











    Mbrojtės






    1. Nevil Dede Tirana








    2. Andi Lila Besa










    3. Erion Xhafa Tirana












    4. Enri Vrapi Tirana












    5. Tefik Osmani Partizani












    6. Elvis Sina Tirana








    7. Arjan Pisha Dinamo








    8. Ansi Agolli Vaasan Palloseura




















    Mesfushor







    1. Klodian Duro Tirana




    2. Blendi Shkembi Partizani



    3. Elis Bakaj Partizani



    4. Jahmir Hyka Tirana



    5. Gilman Lika Vllaznia



    6. Paulin Dhembi Partizani



    7. Bekim Kuli Dinamo



















    Sulmues







    1. Vioresin Sinani Vllaznia




    2. Daniel Xhafa Tirana



    3. Migen Memelli GAIS



    4. Xhevair Sukaj Vllaznia



    5. Sabino Plaku Dinamo


    6. Shaban Ismaili FC Stuttgart

    Skuadra Kombėtare Shqiptare do tė grumbullohet nga data 14-23 Janar nė Turqi. Lojtarėt e Partizanit dhe Tiranės dominojnė nė listėn e trajnerit Haan

  2. #242
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Per mendimin tim ky grumbullim eshte teper fallco dhe nuk do ti sherbeje per asnje gje trajnerit te kombetares. Ne kete liste bejne pjese lojtare 30 vjeēar e siper, te cilet kur nuk kane patur mundesi ti japin diēka kombetares tone ne moshe te re, tani qe po i le fuqia nuk kane ēfare ti japin me. Ne kemi boll lojtare te vjeter ne kombetare, dhe detyra imediate e trajnerit Han eshte qe te fuse elemente te rinj ne kete kombetare jo te mare te tjetere "pleq".
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Flori Lexo Postimin


    Alban Ramaj, sulmuesi kosovar qė luan me skuadrėn e dytė tė Energi Kotbus dėshiron qė t’i jepet njė mundėsi me pėrfaqėsuesen kuqezi. 22-vjeēari njė vit mė parė u kėrkua nga trajneri Bariē pėr t’u testuar nė disa zbore qė ai organizoi, por Ramaj nuk mundi tė paraqitej pėr shkak se ish-klubi i tij, TSV Mynih nuk e lejoi qė tė udhėtonte drejt Tiranės. Ramaj ka thėnė se ka shumė dėshirė qė tė luajė nė tė ardhmen me pėrfaqėsuesen shqiptare dhe dėshiron qė tė testohet nė Antalia, bashkė me lojtarėt e tjerė qė do tė jenė nė “lupėn” e trajnerit Ari Han nga data 14 deri nė 23 janar. “Kam shumė dėshirė qė tė luaj pėr Kombėtaren shqiptare dhe jam i gatshėm qė tė udhėtoj drejt Antalias, por nuk e di nėse do tė mė jepet mundėsia – ka thėnė Ramaj. – Vitin e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit mė bėri njė ftesė pėr t’u paraqitur nė njė nga zboret qė organizoi Bariē, por unė nuk munda qė tė vija pėr shkak se drejtuesit e ish-skuadrės time nuk mė lejuan.

    Atėherė kjo u keqkuptua dhe u interpretua sikur unė nuk kisha dėshirė tė luaja pėr Shqipėrinė, por kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė”, ka thėnė Ramaj.

    PanoramaSport
    per mua eshte pese me hic
    ska ndonje vlere te vecante
    ishalla gabohem
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Per mendimin tim ky grumbullim eshte teper fallco dhe nuk do ti sherbeje per asnje gje trajnerit te kombetares. Ne kete liste bejne pjese lojtare 30 vjeēar e siper, te cilet kur nuk kane patur mundesi ti japin diēka kombetares tone ne moshe te re, tani qe po i le fuqia nuk kane ēfare ti japin me. Ne kemi boll lojtare te vjeter ne kombetare, dhe detyra imediate e trajnerit Han eshte qe te fuse elemente te rinj ne kete kombetare jo te mare te tjetere "pleq".
    edhe une jam dakord me ty
    keto grumbullime jane sa per te thene
    se asgje nuk sjellin
    asnje nga lojtaret e grumbulluar sdo jete pjese e komtares ose maksimumi 2 a tre do jene per pankine nje here ne vit
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #245
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Ismaili kenaq trajnerin Arie Haan ne miqesore

    Kombėtarja B ka barazuar 2-2 nė miqėsoren e parė nė Antalia, por trajneri Ari Han duket se e ka arritur njė nga objektivat e kėtij “zbori”, atė tė gjetjes sė ndonjė futbollisti tė vlefshėm pėr nė kombėtare. Shaban Ismaili, 19 vjeēari shqiptar i Shtutgartit, ka shkėlqyer nė takimin e djeshėm, duke qenė nga mė tė mirėt nė fushė. Talenti kosovar ka bėrė disa veprime tė bukura teknike dhe ka qenė njė rrezik konstant nė sulm, ku u aktivizua nė krah tė tij. Trajneri Ari Han e pati vendosur skuadrėn nė fushė me njė skemė 4-3-3, me Memellin si sulmues tė vetėm, i ndihmuar nga Muzaka e Ismaili. Takimi pėrfundoi me rezultatin 2-2 edhe pse Shqipėria dominoi. Nė fillim shėnuan kazakėt e mė pas Migen Memelli i dha avantazhin ekipit kuqezi me dy gola nė minutat 39’ e 41’.

    Gjithsesi ndeshja u barazua nė pjesėn e dytė, gjė qė nuk e kėnaqi shumė trajnerin Ari Han, sipas tė cilit, futbollistėt bėnė gabime elementarė nė fushėn e lojės. Paraqitja e djeshme por edhe impenjimi i treguar gjatė grumbullimit nė Antalia, duket i kanė bindur drejtuesit e Federatės qė tė nisin shumė shpejt procedurat pėr pasaportė tė Ismailit.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #246

    FIFA dhe UEFA

    Nje faks i mberritur ne dicka me vone se fillimi i orarit zyrtar te punes ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka shkundur te gjithe ambientin nga kati i pare ne te katertin. FIFA dhe UEFA i kane kerkuar ministrit Pango te ndale auditimin e brendshem ne FSHF per fondet e ketyre dy organizmave, perndryshe ajo qe do te sanksionohet rende dhe gjate do te jete federata dhe per rrjedhoje, tere futbolli shqiptar ne te gjitha shkallet e tij. Afati i fundit eshte data 21 shkurt.
    Konferenca per shtyp e parashikuar te organizohej dje, paradite, eshte anuluar papandehur dhe nuk u dha asnje shpjegim nga ana e MTKRS per kete gje, por neper korridore u fol per mberritjen e nje faksi nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s, nje faks me nje permbajtje aspak dashamirese, lidhur me planet e ministrise. Te paret qe kane perhapur informacion per ekzistencen e nje faksi te tille, kane qene anetare te federates, qe nuk kane ngurruar te tregojne dicka nga permbajtja, ndonese nuk kane mundur te lexojne dot asnje rresht, por mbledhja urgjente e kabinetit te ministrit Pango per kete ceshtje ka vertetuar disi ate cka ka ndodhur ne realitet, ndersa me vone gjithcka u be e qarte: kercenimi ishte real dhe FIFA e UEFA nuk kane aspak ndermend te lejojne qe autonomia e FSHF-se te vihet ne diskutim.

    Sekretaret e Pergjithshem te FIFA-s dhe UEFA-s, Zherom Valke dhe Dejvid Tejlor, me firmat e tyre ne fund te fletes bardhezi, kane minuar deshirat e ministrise se linjes, qe ishte betuar t’ia fuste kembet ne nje kepuce presidentit Duka. Kater pikat themeltare te faksit nuk ishin aspak te kendshme per MTKRS-ne, e cila eshte vene plotesisht me shpatulla pas murit. Institucionet me te larta te futbollit boteror i kerkojne ministrise te ndale auditimin, te perpiloje akuza me fakte per kreun e FSHF-se dhe per trukimet e ndeshjeve te nentorit, si dhe te firmose statutin e FSHF-se, qe ka mbetur pezull prej kohesh, ndonese MKTRS ishte zotuar ta mbyllte kete kapitull qe ne qershorin e vitit te kaluar. Dhe, qershiza mbi torte, nese keto probleme vazhdojne te jene prezent deri me daten 21 shkurt, gati nje muaj me pas, FIFA dhe UEFA do ta denojne FSHF-ne, qe ndryshe per te gjithe tifozet shqiptare perkthehet: lamtumire Kombetare dhe Kupave te Evropes. Ne fund te faksit jane firmat e Zherom Valke dhe Dejvid Tajlor, respektivisht sekretare te Pergjithshem i FIFA-s dhe UEFA-s.

    FIFA dhe UEFA-Pangos: Keni shkelur premtimin

    Por dushi i ftohte i dy organizmave te medha te futbollit nuk ka ndermend ta lere me kaq. Ne faksin e famshem, ato i kujtojne ministrit Pango se me daten 9 qershor i pati premtuar zv/presidentit te FIFA-s, Senes Erzik, gjate nje vizite te delegacionit te perbashket te FIFA-s dhe UEFA-s, se qeveria shqiptare nuk ka interes ne auditimin ne fondet e FIFA-s dhe UEFA-s.

    Tre pikat themeltare te faksit te derguar nga FIFA dhe UEFA

    1- Ndalimi i menjehershem i auditit financiar kunder FSHF, qe perfshin edhe fondet e FIFA-s dhe UEFA-s.

    2- Te dergoni ne UEFA, brenda dates 21.02.2008, faktet e premtuara nga ju, per akuzat ndaj presidentit te FSHF-se, Armand Duka, ne lidhje me fiksimin e ndeshjeve kualifikuese te EURO 2008.

    3- Te anuloje veprimet ligjore qe pengojne regjistrimin ne Gjykaten perkatese te statutit te FSHF-se, adaptuar ne Asamblene e Pergjithshme te FSHF-se ne qershor te 2007, ne menyre qe statuti i FSHF-se te jete i regjistruar deri me date 21 shkurt 2008.

    Spahia: FSHF ka keqinformuar FIFA-n e UEFA-n

    Ndersa ministri Pango nuk ka pasur deshire te komentoje me shume kete ngjarje, ne emer te MTKRS-se, ka reaguar zv/ministri Ekrem Spahia, i cili eshte shprehur se gjithcka eshte e bazuar ne ligj dhe se federata ka keqinformuar organizmat ne fjale. “FSHF ka keqinformuar dy organizmat e futbollit nderkombetar ne lidhje me ndryshimin e ligjit mbi auditivin, pasi gjithcka eshte konform ligjit, tha numri 2 i Ministrise se Sporteve. Ligji na jep te drejten qe cdo 2 vjet te kontrollojme te gjitha organizatat publike, ku perfshihet FSHF, apo edhe federatat e tjera sportive ne vendin tone”. Me pas, ai theksoi se FSHF nuk e ka informuar FIFA-n dhe UEFA-n ne lidhje me ndryshimet ne ligjin e shtetit shqiptar, por ministria do ta beje me deshire dicka te tille. “Do te dergojme serish nje leter te FIFA dhe UEFA, ku do t’i mirinformojme ne lidhje me kete ceshtje. Do t’i njoftojme keto dy organizma me ndryshimet ne ligjin e shtetit shqiptar”, ka perfunduar deklaraten e tij zv/ministri i MTKRS-se, Ekrem Spahia.

    Rast i ngjashem

    Greqia pezullohet nga FIFA ne veren e vitit 2006

    Greqia u perjashtua nga FIFA nga te gjitha aktivitetet futbollistike nderkombetare me 3 korrik te vitit 2006, pasi qeveria greke nuk respektoi autonomine e Federates Greke te Futbollit, duke i dhene keshtu fqinjeve tane nje pezullim pa afat. Por, gjithcka mori fund shpejt sepse Parlamenti grek ndryshoi menjehere disa nene ne Ligjin per Sportin, duke i dhene keshtu federates greke autonomine e kerkuar nga qeveria e futbollit boteror dhe nga ajo evropian
    Don"t believe the truth

  7. #247
    Ishalla na perjashtojne qe te bien rehat te gjithe e mos zihen me

  8. #248
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Per mendimin tim ky grumbullim eshte teper fallco dhe nuk do ti sherbeje per asnje gje trajnerit te kombetares. Ne kete liste bejne pjese lojtare 30 vjeēar e siper, te cilet kur nuk kane patur mundesi ti japin diēka kombetares tone ne moshe te re, tani qe po i le fuqia nuk kane ēfare ti japin me. Ne kemi boll lojtare te vjeter ne kombetare, dhe detyra imediate e trajnerit Han eshte qe te fuse elemente te rinj ne kete kombetare jo te mare te tjetere "pleq".
    ka pas te rinj plot ne grumbullim. shumica kane qene te rinj. Lojtar si Dhembi, Sinani e ndonje tjeter, dakort qe sja vlen te testohen se dihen kush jane, po kane qene dhe te rinj plot.

  9. #249
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Kush shet ndeshje dėnohet me 7 vjet burg

    Projektligji i ashtuquajtur “Kėmbėt e pastra” do tė dėrgohet nė Kuvend pėr miratim. Shqipėria nuk ka mundur t’i shpėtojė virusit “trukim”, qė po dėmton rėndė sportin

    Dash Frashėri

    “Paracaktimi i rezultateve nė garat sportive pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė deri nė 2 vjet burgim. Po kjo vepėr, kur kryet me qėllim pėrfitimi pasuror, dėnohet me burgim nga 2 deri nė 7 vjet dhe gjobė nga 100 mijė deri nė 3 milionė lekė”. Ky ėshtė thelbi i ndryshimeve qė pritet tė miratohen nė “Kodin Penal tė Republikės sė Shqipėrisė” ose nė Ligjin Nr. 7895 datė 27.01.1995. Ndryshime kėto tė propozuara nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve nė bashkėpunim me Shoqatėn Kombėtare tė Prokurorėve dhe Zyrėn e Mbrojtjes sė Qytetarėve.
    Kėrkesa pėr njė futboll me “kėmbė tė pastra” synon rishikimin e ligjit pėr tė frenuar fenomenin shkatėrrues tė futbollit shqiptar si trukime, shitje e fiksime tė rezultateve nė botėn e sportit.
    VEPĖR PENALE – “Fenomeni i paracaktimit tė rezultateve tė garave sportive si dhe rastet kur kėto rezultateve paravendosen me qėllim pėrfitimi ose jo, kanė qenė tė shpeshta. Kjo del nė pah duke iu referuar dhe njė seri faktesh tė rėnda, tė njohura pėr tė gjithė, nė denoncime tė vazhdueshme publike e jopublike, tė bėra nga drejtues klubesh, gazetarė sportivė e deri institucione prestigjioze ndėrkombėtare”, - shkruhet nė relacionin e paraqitur nė emėr tė grupit tė punės nga prokurori Shkėlqim Hajdari. “Trukimet e sporteve tashmė do tė gjykohen nė bazė tė Kodit Penal dhe ēdo ndėrhyrje nė sport do tė dėnohet si vepėr penale”, - tha kreu i Shoqatės sė Prokurorėve, Shkėlqim Hajdari. “Kjo nismė ligjore ėshtė njė pėrmirėsim i njė boshllėku nė Kodin Penal dhe i shėrben drejtpėrdrejt pėrmirėsimit tė sportit dhe largimit tė tij nga fenomenet e trukimeve, qė janė njė shkatėrrim pėr sportin nė tėrėsi”, - theksoi Hajdari. “Ishte e domosdoshme qė tė bėhej njė ndėrhyrje e tillė nė Kodin Penal dhe se duhen luftuar tė gjitha ato trukime apo fiksime rezultatesh qė nuk pasqyrojnė realitetin. Kryerja e veprės penale, qė do tė klasifikohet tashmė, ajo e shitjes, trukimit apo fiksimit tė rezultateve nė sport, ėshtė njė shkatėrrim pėr sportin, ndaj duhet vlerėsuar si njė vepėr qė meriton ndėshkim sipas Kodit Penal”.
    HETIMI I NDESHJEVE- “Kryerja e veprės penale qė do tė klasifikohet tashmė, ajo e shitjes, trukimit apo fiksimit tė rezultateve nė sport ėshtė njė shkatėrrim pėr sportin dhe ndaj duhet vlerėsuar si njė vepėr qė meriton ndėshkim sipas Kodit Penal”, - pohoi pėrfaqėsuesi i Prokurorisė, Hajdari. "Futja e kėsaj dispozite nė Kodin Penal do tė bėjė tė mundur hetimin e ēdo dyshimi pėr pėrcaktimin e rezultateve nė garat sportive dhe do tė sjellė parandalimin e kėtyre fenomeneve, tė cilat dėmtojnė rėndė sportin nė vendin tonė".
    “FAIR-PLAY” - “Hartimi dhe pėrafrimi i legjislacionit shqiptar me atė tė Bashkimit Europian ka qenė dhe mbetet njė nga detyrat parėsore tė MTKRS-sė. Nė fushėn e legjislacionit sportiv ne jemi bazuar nė pėrvojėn mė tė mirė dhe tė pėrparuar ndėrkombėtare, duke e pėrshtatur atė sipas kushteve tona”, - deklaroi zėvendėsministri i MTKRS-sė, Ekrem Spahia. “Ne jemi tė bindur se kjo nismė, qė ėshtė edhe nė kuadrin e bashkėpunimit me UEFA-n dhe FIFA-n pėr njė futboll ‘Fair-Play’, do tė ndihmojė pėr minimizimin e fenomeneve tė dėmshme nė sport dhe ndėshkimin e personave pėrgjegjės", - tha zėvendėsministri i MTKRS-sė, Ekrem Spahia.
    AFERA KORRUPTIVE - “Zyra e Mbrojtjes sė Qytetarėve sheh tė konkretizohet njė angazhim i saj i hershėm. Ne si organizėm kemi mjaft kohė qė kemi ngritur zėrin dhe kemi denoncuar njė mori problemesh qė kanė shqetėsuar botėn e sportit nė Shqipėri”, - tha pėrfaqėsuesi i ZMQ-sė, Guri. “Projektligji do tė plotėsonte njė mangėsi tė dukshme nė kuadrin ligjor, duke ndihmuar pėrpjekjet e tė gjitha palėve pėr tė luftuar aferat korruptive nė botėn e sportit". Futja e kėsaj dispozite nė Kodin Penal tė Republikės sė Shqipėrisė do tė bėjė tė mundur hetimin pėr ēdo dyshim tė trukimeve nė sport, do tė parandalojė zhvillimin e kėtyre fenomeneve shkatėrruese nė sport dhe do tė ndikojė nė zhvillimin e njė sporti tė pastėr dhe larg “kėmbėve tė pista”.

    Hajdari

    “Del e domosdoshme ndėrhyrja e menjėhershme e organeve tė iniciativės ligjore nė pėrmirėsimin e situatės, para se ajo tė shkojė drejt kolapsit tė plotė”

    Vakuum ligjor

    Nė zbatim tė detyrave tė veta funksionale dhe duke u bashkuar me shqetėsimet e arsyeshme tė shprehura nga drejtues tė klubeve, trajnerė, sportistė, media dhe sportdashės, pas trukimit tė disa ndeshjeve MTKRS-ja ka arritur nė pėrfundimin se ėshtė e domosdoshme qė tė plotėsohet njė vakuum ligjor qė ekziston nė Kodin Penal nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    24 amendime

    Gjatė vitit 2007, me nismėn e MTKRS-sė dhe nė konsultim me grupet e interesit, Kuvendi i Shqipėrisė, mė 22 tetor tė vitit 2007 miratoi me votat e maxhorancės dhe tė opozitės plot 24 amendime nė Ligjin “Pėr Sportin”, tė cilat synonin pėrmirėsimin e Ligjit Nr. 9376, tė miratuar mė 21 prill 2005.

    Jo vetėm futbolli

    Projektligji nuk ka lidhje vetėm me sportin e futbollit, por dhe me sporte tė tjera, si boksi, peshėngritja, volejbolli, basketbolli, shahu etj. do tė ndėshkohen nė rast se provohet trukimi i rezultateve.

    “Futbolli i pastėr”, kontrolli mė 26 janar

    21 shkurti ėshtė afati i fundit i vendosur nga FIFA dhe UEFA pėr reflektimin e qeverisė shqiptare nė lidhje me konfliktin MTKRS-FSHF, por kontrolli “trepalėsh” i grupit tė punės me pėrfaqėsues nga Drejtoria e Auditit tė Brendshėm tė MTKRS-sė, Auditit tė Ministrisė sė Financave dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve do tė nisė mė 26 janar, dhjetė ditė pas kėrkesės sė dėrguar FSHF-sė nga dy Ministritė (Sportet dhe Financat), mė 16 janar. Edhe pse Shqipėria rrezikon shumė deri nė pėrjashtim nga tė gjitha aktivitetet futbollistike nė botė nėse qeveria hyn nė punėt e FSHF-sė, prapė se prapė auditi, qė mund tė kushtojė shumė, do tė kryhet. “Deri tani nuk kemi asnjė shkresė zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit qė nuk pranon auditimin. Nuk duhet tė paragjykojmė e pranon apo nuk e pranon Federata kontrollin, pėrderisa nuk kemi njė shkresė zyrtare ku tė shkruhet se nuk e pranojnė auditimin”, - tha Spahia.

    Vite pa u kontrolluar

    “FSHF-ja ka vite qė nuk kontrollohet. FSHF-ja, ashtu siē ka detyrimin qė tė zbatojė statutin e saj, ka detyrimet qė tė zbatojė detyrimet e shtetit shqiptar, por dhe detyrimin tė zbatojė statutet e UEFA-s e FIFA-s. Ne duam tė mbrojmė futbollin dhe sportin nė tėrėsi nga tė gjitha fenomenet negative. Deklarata e Platinisė? Ėshtė detyrė e tij tė mbrojė Federatėn nga fenomeni i korrupsionit, ashtu siē kėrkon tė bėjė edhe shteti shqiptar”, - tha zėvendėsministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve, Ekrem Spahia, gjatė konferencės sė djeshme pėr shtyp. “Ne nuk duam ta dėmtojmė Federatėn e Futbollit, por pėr ta ndihmuar atė, pėr tė shkuar nė koherencė me dėshirėn e sportdashėsve tė futbollit, qė futbolli tė ketė njė cilėsi mė tė lartė dhe mbi tė gjitha tė jetė njė futboll i pastėr. Auditi nuk cenon pavarėsinė e FSHF-sė, por shpėton futbollin nga fenomenet korruptive”, - theksoi Spahia. “Ato qė nuk na takojnė nuk kemi pse t’i kontrollojmė”.

    Pse nuk firmoset statuti i FSHF-sė

    Statuti i ri i Federatės Shqiptare tė Futbollit ka kohė qė ndodhet nė tavolinėn e punės sė ministrit Pango, por ai ende nuk ėshtė firmosur nga titullari i Sporteve. “FSHF-ja duhet tė implementojė nė statutin e saj parimet bazė tė statutit tip nė bazė tė ndryshimeve qė ka pėsuar ligji i sporti. Nė momentin mė tė parė qė FSHF-ja firmos ndryshimet duke respektuar ligjin, atėherė ministri firmos statutin dhe Federata e ēon nė gjykatė pėr t’u regjistruar”, - sqaroi zyrtari i lartė i Ministrisė. “Deri tani nuk ka ndodhur, ashtu siē e kanė bėrė edhe 26 federata tė tjera.

    Asnjė qindarkė nė Thesar

    “Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka derdhur asnjė qindarkė prej disa vitesh nė Thesar”. Ky ishte alarmi i numrit dy tė Sporteve. Kontrolli ndaj FSHF-sė ėshtė njė detyrim ligjor qė i njihet nga ligjet e shtetit shqiptar Ministrisė sė Sporteve”, - theksoi Spahia. “Ne do tė ecim sipas procedurave tė kontrollit dhe sipas tė gjitha tė drejtave pėr kontroll. Ne nuk kemi paragjykime pėr Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Kjo nuk ėshtė njė betejė politike, pasi betejėn politike e fituam mė 3 korrik 2005, edhe kryeministri Berisha, edhe ministri (Pango) kundėr njė prej figurave mė tė mėdha tė korrupsionit (Angjeli)”, - pėrfundoi zėvendėsministri i Sporteve, Spahia.

    “Torta” televizive

    Pėrveē fondit grant qė jep MTKRS-ja, ėshtė edhe e drejta televizive qė nuk e japin FIFA dhe UEFA, por qė pėrfiton Federata me shitjen e saj. “Ju mendoni tė mos kontrollohet? Shteti ėshtė aksionar nė tė drejtėn televizive: 5 pėr qind i merr shteti, 5 pėr qind i merr Fondi Shqiptar pėr Zhvillimin e Sportit dhe 90 pėr qind i merr Federata Shqiptare e Futbollit”, - tha zėvendėsministri Spahia.

    Platini: “Futbolli pėrballet me pastrim parash”

    “Futbolli pėrballet aktualisht me probleme si pastrim parash, baste tė jashtėligjshme, fiksimin paraprak tė rezultatit, racizėm, doping, madje edhe trafikim tė atletėve tė rinj nga Afrika dhe Amerika Latine". Ky ėshtė alarmi i presidentit tė UEFA-s, Mishel Platini. Kėshilli i Europės dhe UEFA u bėjnė thirrje Federatave tė Futbollit tė bashkėpunojnė me autoritetet e vendeve pėrkatėse pėr tė luftuar korrupsionin nė sport e sidomos nė futboll. Dy zyrtarė tė nivelit tė lartė, Hoze Luiz Arno (Komiteti i Kulturės, Shkencės dhe Edukimit tė Kėshillit Europian) dhe Mishel Platini (UEFA) propozuan pėrpara Asamblesė Parlamentare nė Strasburg Rezolutėn “11.467” pėr krijimin e Modelit Europian tė Sportit. “Ne jemi tė shqetėsuar pėr tė ardhmen e kėsaj fushe nė gjirin e europianėve dhe po punojmė pėr zgjidhjen e problemeve. Skandalet e fundit nė disa vende evropiane, qė pėrfshijnė manipulimin e rezultateve tė ndeshjeve, ka dėmtuar seriozisht imazhin e sportit nė Europė. Disa mekanizma janė tė nevojshėm pėr tė reduktuar rrezikun e fiksimit paraprak tė rezultatit dhe formave tė tjera tė korrupsionit. Kėto probleme do tė kėrkojnė edhe njė angazhim mė tė madh tė autoriteteve shtetėrore", - thuhet nė rezolutėn e KE-sė. Rezoluta mbėshtet autonominė e federatave dhe jo pavarėsinė e tyre nga autoritetet shtetėrore.
    albania-sport

  10. #250
    Per here te dyte qe kur ka dhene doreheqje, 75-vjecari ne menyre te vecante ze ne goje dy lojtare te dyshuar te Kombetares se Shqiperise, por ngurron t’ua beje publike emrat

    Ish-seleksionuesi i Kombetares se Shqiperise, Oto Baric, i frustuar me ate qe i ndodhi ne dy ndeshjet e fundit eliminatore per “Euro 2008”, ka akuzuar lojtaret shqiptare se ishin te lidhur me bastet. Per me teper, 75-vjecarit Baric i mbetet merak se si per “hater” te skuadres kuqezi refuzoi oferten e bosit te Dinamos se Zagrebit, Zdravko Mamic, per t’u bere skauti kryesor i skuadres. Ne nje interviste per “Jutarnji list”, Baric ka hedhur dyshimin per manipulim te ndeshjes me Rumanine, sidomos ne dy lojtare qe ai nuk i nxjerr me emer.

    “E lakmova Shqiperine, por shpejt e pashe se atje nuk mund te ecet para. Kjo u deshmua ne takimin e fundit, kur dy lojtare kishin manipuluar ndeshjen. Eshte qesharake qe nje perfaqesuese, ne tete takime humb me nje apo dy gola, ndersa nga Rumania peson gjashte gola”, ka thene Baric per gazeten kroate “Jutarnji list”. “Per keto ka reaguar edhe kryeministri i shtetit, Berisha, duke sulmuar kryetarin e Federates qe lejoi te largohem, e nderkohe sulmoi edhe lojtaret te cilet ishin te lidhur me ndonje kompani bastesh”.

    Kjo nuk eshte hera e pare qe kroati akuzon skuadren te cilen e drejtoi gati dy vite. Pak pas doreheqjes se tij, ai pati rrefyer se si nga njerez te afert me Kombetaren eshte keshilluar te largoje disa lojtare te “specializuar” per manipulime te ndeshjes. “Une pata arritur te largoj disa nga ta, por per dy nuk me premtoi koha”, ishte shprehur muaj me pare kroati.

    Shqiperia ne drejtimin e Baricit, pati zene vendin e peste ne grupin eliminator me vetem dy fitore nga 12 ndeshje. Baric ne kater prej tyre nuk ishte fare ne stol. Ne njeren mungoi per shkaqe shendetesore, kurse ne tri te tjerat per shkak te pezullimit nga UEFA.
    Don"t believe the truth

Faqja 25 prej 100 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •