Close
Faqja 23 prej 100 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 998
  1. #221
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Nipi Luan Krasniqit vendos pėr Shqiperine

    Ylli Lokaj lojtar aktual i ekipit te Bundesliges se Gjermanise pėr U 17 te SC Freiburg ( B- Jugend ) ka vendosur qė te dielen te udhetoj pėr ne Tirane dhe te marre pjese ne grumbullimin e shpresave. I ati i tij Isa pohon: „ Unė kam prere bileten dhe kam folur me tranjerin Duro . Ai me tha, se nuk ishte ne liste. Mirpo, te gjithe talentet shqiptar edhe qe nuk janė ne liste jane te mirė se ardhur. Te shpresoj se Ylli do kėtė nje dite te mire. Do tregoj cilesite e veta dhe do tė binde tranjerin e U 17 te Shqiperise. “
    Perderisa, daja i tij i famėshem Luan Krasniqi. Tifoz i flakėt i Kombetares dhe i pasionuar pas futbollit. Nipit te tij i deshiron fat dhe tė ketė sukses ne Tiranė.
    Kurse, tranjeri i B- Jugend te SC Freiburg, Patrick Baier thotė: „ Ne e respektojme deshiren e Yllit dhe familjes se tij. Po te vendoste te merrte pasaporten gjermane.

    Kjo do i ndihmonte me shumė SC Freiburg dhe Yllit.Sepse, edhe Ylli ka marre ftese per grumbullimin e DFB- se, qe do zhvillohet me 26 janar ne Karlsrue. Por, i deshiroj fat dhe sukses !
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #222
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shqipėria e fillon me Suedinė nė Tiranė

    Kombėtarja shqiptare ka pasur fat tė paktėn nė shortin e hedhur nė Danimarkė pėr orarin e Grupit 1 eliminator pėr botėrorin “Afrika 2010” pasi dy ndeshjet e para do t’i zhvillojė nė shtėpi. Fushata kualifikuese do tė fillojė mė 6 shtator pėrballė Suedisė, ndėrsa katėr ditė mė vonė kuqezinjtė do tė kenė pėrballė modestėt e Maltės. Pas kėsaj vijnė katėr ndeshje jashtė vendit me Hungarinė, Portugalinė e Maltėn, pėr tu rikthyer nė atdhe mė 28 mars 2009 pėrballė Hungarisė. Pas udhėtimit nė Danimarkė mė 1 prill kombėtarja e drejtuar na Arie Haan do tė zhvillojė edhe dy ndeshje radhazi nė shtėpi. Kundėr Portugalisė sė Scolarit mė 6 qershor tė vitit tė ardhshėm, ndėrsa mė 9 shtator pėrballė Danimarkės. Fushata kualifikuese mbyllet me ndeshjen qė do tė zhvillohet nė Suedi mė 14 tetor.





    Kalendari i Grupit 1 eliminator pėr Kampiionatin Botėror 2010



    Shqipėri - Suedi - 6 shtator 2008

    Shqipėri- Maltė - 10 shtator 2008

    Hungari - Shqipėri - 11 tetor 2008

    Portugali - Shqipėri - 15 tetor 2008:

    Maltė - Shqipėri - 11 shkurt 2009

    Shqipėri- Hungari - 28 mars 2009

    Danimarkė - Shqipėri - 1 prill 2009

    Shqipėri- Portugali - 6 qershor 2009

    Shqipėri- Danimarke - 9 shtator 2009:

    Suedi – Shqipėri - 14 tetor 2009:

  3. #223
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ehhh more vetem kur i lexoj kta emra pervec Maltes sbesoj se do marim pik kundrejt ndonje prej kundershtareve tjere....
    Sui generis

  4. #224
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Han: Skuadrat e forta i dua qė nė fillim

    Ari Han kėrkon qė tė ndeshet qė nė fillim me skuadrat e forta qė ka Shqipėria nė grupin 1 tė Botėrorit 2010. Tekniku holandez, nė takimin qė ka pasur dy ditė mė parė me drejtuesit e FSHF-sė, nė ambientet e kėtij institucioni, ka paraqitur disa nga pikat e para tė punės qė dėshiron tė realizojė nė krye tė pėrfaqėsueses shqiptare. Duke nisur qė nga pėrgatitja e njė kalendari sa mė tė favorshėm pėr ekipin kuqezi. Datat e ndeshjeve eleminatore do tė pėrcaktohen sot nė Kopenhagen, ku nga pala shqiptare do tė jenė trajneri dhe presidenti i Federatės. Por, Ari Han nuk ka dashur tė shkojė pa njė projekt nė kryqytetin danez. “Unė dėshiroj qė tė ndeshemi nė fillim me skuadrat e forta”, ka thėnė ai pėrpara drejtuesve tė futbollit shqiptar. Njė kėrkesė e tillė vjen padyshim nga fakti se nė takimet e para, skuadrat e mėdha tė grupit nuk janė nė maksimumin e formės sė tyre dhe Ari Han e di mjaft mirė kėtė.

    Ndėrkohė qė njė tjetėr kėrkesė pėr kalendarin qė do tė hartohet sot, ka qenė ajo qė nga pesė ndeshjet e para, 3 tė luhen nė shtėpi, nė mėnyrė qė edhe mundėsia pėr tė marrė pikė tė jetė mė e madhe. “Kjo do tė ishte njė gjė e mirė, pasi do tė arrinim qė nė fillim njė pozicion tė mirė nė renditje”, ka thėnė holandezi. Megjithatė, ėshtė e sigurtė se Ari Han shpreson nė njė nisje qė bėnė edhe paraardhėsit e tij, si Dosena, Brigel e Bariē, qė nė ndeshjet e para arritėn tė gjithė rezultate pozitive me pėrfaqėsuesen kuqezi.
    Sulmi
    Duke qenė se vjen nga shkolla holandeze, Ari Han e vė shumė theksin tek shėnimi i golave dhe loja sulmuese. Ėshtė kjo arsyeja qė tekniku kuqezi ka menduar qė pėrgatitjen e skuadrės ta nisė pikėrisht nga sulmi. Dje, pasi ka parė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz, ai ėshtė nisur pėr nė Kopenhagen tė Danimarkės, ndėrsa sot do tė marrė pjesė nė hedhjen e kalendarit. Detyra e Ari Han do tė nisė nga njė zbor nė Antalia, pak a shumė i njėjta mėnyrė siē e nisi edhe Brigeli. Holandezi ka deklaruar gjithashtu se i duhet tė gjejė sulmues, pasi vetėm duke shėnuar mund tė arrish rezultate pozitive. “Nga eksperiencat qė kam, pėr tė arritur njė rezultat tė mirė duhet njė pėrgatitje e mirė fizike dhe shėnimi i golave. Nė kėtė aspekt, unė duhet tė punoj shumė, pasi, me sa kam parė Shqipėrinė, i mungojnė shėnuesit e mirėfilltė”, ėshtė shprehur trajneri i ri i kombėtares.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  5. #225
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Han: Ata qė ‘ecin’ nė fushė, mė mirė tė ikin

    Pasi ka studiuar me kujdes ndeshjet e Shqipėrisė, e sidomos ato tė fundit me Bjellorusinė e Rumaninė, Ari Han ka krijuar njė ide tė qartė nė lidhje me skuadrėn qė do tė krijojė nė dy vitet e ardhshme. Nė bisedat qė ka pasur me njerėzit e FSHF-sė kėto ditė, tekniku holandez ėshtė shprehur hapur nė lidhje me tipin e futbollit qė ka ndėrmend tė aplikojė nė Shqipėri. Natyrisht, nuk i ka pėlqyer takimi me Bjellorusinė, ku shumė lojtarė dukshėm nuk janė impenjuar. "Unė nuk mund tė paragjykoj askėnd pėr moshėn edhe pse i kam mė shumė qejf tė rinjtė", ka thėnė holandezi nė konfidencė. "Por, nė kėto dy ndeshje pashė qė shumė lojtarė dukeshin sikur ecnin nė fushėn e lojės dhe jo sikur vraponin. Me mua kjo nuk ka pėr tė ndodhur. Ai qė do tė ecė nė fushė, mė mirė tė mos vijė fare nė kombėtare, ndryshe do ta largoj unė", ka qenė analiza e bėrė nga tekniku i ri i kombėtares. Gjė qė dėshmon edhe "dorėn e hekurt" qė ai ka ndėrmend tė aplikojė nė drejtimin e pėrfaqėsueses shqiptare.

    Natyrisht, qė mungesėn e disiplinės tek lojtarėt nė dy takimet e fundit, ia kanė treguar edhe Duka e njerėzit e Federatės, kėshtu qė Ari Han e di mirė se duhet shumė punė me ata qė do tė ketė nėn urdhėra. "Unė kam hequr Ronald Kumanin nga Fejnordi", pati thėnė holandezi nė takimin e parė nė Vjenė, qė ka pasur me presidentin e FSHF-sė Duka dhe zėvendėsin e tij Kasmi nė muajin dhjetor.
    Miqėsoret
    Debutimi i Ari Han nė stolin kuqezi duket se do tė jetė miqėsorja e 26 marsit kundėr Azerbajxhanit nė Baku. FSHF nuk ka parashikuar asnjė takim pėr nė muajin shkurt, ndėrkohė qė duket thuajse e konfirmuar pėrballja me azerėt. "U jemi borxhlinj, pasi ata kanė ardhur dy herė kėtu dhe duhet tė shkojmė edhe ne", tha zėdhėnėsi i Federatės Lysjen Nurishmi. Ndėrkohė edhe tekniku Ari Han ka marrė pėrsipėr tė gjejė ndeshje miqėsore, sidomos nė muajin maj, kur skuadrat do tė pėrgatiten pėr kampionatin europian. Han ka bėrė tė ditur se mund tė sigurojė njė ndeshje edhe me Greqinė e Oto Rehagel, njė teknik me tė cilin njihet qė nga koha kur ka drejtuar nė Gjermani. Ndėrkohė qė skuadra tė tjera qė holandezi mund tė organizojė ndeshje miqėsore janė Zvicra apo Austria. Gjithsesi, impenjimi i parė pėr tė do tė jetė zbori i Antalias qė do tė nisė pas njė jave. Nė tė do tė jenė grumbulluar tė gjithė lojtarėt kandidatė pėr nė ekipin kombėtar.

    BalkanWeb
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #226
    Mbase ja kalojm dhe Hungaris

  7. #227
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Ramaj i vetofrohet Kombėtares shqiptare



    Alban Ramaj, sulmuesi kosovar qė luan me skuadrėn e dytė tė Energi Kotbus dėshiron qė t’i jepet njė mundėsi me pėrfaqėsuesen kuqezi. 22-vjeēari njė vit mė parė u kėrkua nga trajneri Bariē pėr t’u testuar nė disa zbore qė ai organizoi, por Ramaj nuk mundi tė paraqitej pėr shkak se ish-klubi i tij, TSV Mynih nuk e lejoi qė tė udhėtonte drejt Tiranės. Ramaj ka thėnė se ka shumė dėshirė qė tė luajė nė tė ardhmen me pėrfaqėsuesen shqiptare dhe dėshiron qė tė testohet nė Antalia, bashkė me lojtarėt e tjerė qė do tė jenė nė “lupėn” e trajnerit Ari Han nga data 14 deri nė 23 janar. “Kam shumė dėshirė qė tė luaj pėr Kombėtaren shqiptare dhe jam i gatshėm qė tė udhėtoj drejt Antalias, por nuk e di nėse do tė mė jepet mundėsia – ka thėnė Ramaj. – Vitin e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit mė bėri njė ftesė pėr t’u paraqitur nė njė nga zboret qė organizoi Bariē, por unė nuk munda qė tė vija pėr shkak se drejtuesit e ish-skuadrės time nuk mė lejuan.

    Atėherė kjo u keqkuptua dhe u interpretua sikur unė nuk kisha dėshirė tė luaja pėr Shqipėrinė, por kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė”, ka thėnė Ramaj.

    PanoramaSport
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  8. #228
    tani u kujtua ta shpjegoje ky ate keqkutpim?

    se thoshte dot qe atere qe dua te vij po sme le klubi?

  9. #229
    MilanFan Forever Maska e Pajtim123
    Anėtarėsuar
    15-09-2007
    Vendndodhja
    Republic of Kosova
    Postime
    148
    Mundė tė shpresojmė qė me kėtė trajner tė ri tė zėmė vendin e dytė edhe pse do tė jetė vėshtirė sidomos ndaj favoriteve Portugalis dhe Suedis

  10. #230
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Miqėsisht nga “Panorama Sport”, 16 kėshilla pėr Ari Han


    Gazeta angleze “The Sun” i uroi punė tė mbarė trajnerit tė ri tė Anglisė, Fabio Kapelo, madje edhe duke e “ndihmuar”, me dhjetė kėshilla, tė cilat ai duhet t’i ketė mirė parasysh, nėse dėshiron suksesin. Me tė njėjtėn dashamirėsi, edhe “Panorama Sport” i uron punė tė mbarė trajnerit Ari Han, duke dashur gjithashtu, ta ndihmojė me disa kėshilla tė vyera, nė mėnyrė qė ta njohė mė mirė terrenin ku do tė punojė.

    1. Gjithnjė do tė kesh rreth e rrotull njerėz qė buzėqeshin, por njė pjesė e tyre (pėrfshi edhe lojtarė) me vete thonė: Ja ke fut kot plako!

    2. Nė stėrvitjet qė do kryesh nė fushėn e Shijakut, mos i aktivizo kurrė fantazistėt. Ata nuk mund tė luajnė nė baltė.

    3. Tifozėt shqiptarė duan maksimumin, pavarėsisht kundėrshtarit, por ti mund t’ua fitosh zemrat edhe duke qėndruar nė kėmbė gjatė ndeshjes, duke bėrė si i fortė e duke u bėrtitur me tė madhe lojtarėve.

    4. Ajo ēka e karakterizon Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare ėshtė: Elvin Beqiri ėshtė gjithmonė i dėmtuar, golat vijnė pėrherė nga mesfusha dhe, nėse kėrkon Lorik Canėn, mund ta gjesh te lista e lojtarėve me kartonė tė verdhė.

    5. Shiriti i kapitenit ėshtė njė ēėshtje mė vete. Nėse arrin ta zgjidhėsh kėtė problem si perėndimor i vėrtetė, atėherė pėrgatitu tė marrėsh surpriza “tė kėndshme”.

    6. Nėse vendos tė kritikosh publikisht njė lojtar, atėherė bėn mirė tė mos zgjedhėsh Canėn, Lalėn apo Skelėn.

    7. Nėse sheh se lojtarėt nuk hanė mirė gjatė darkės, mos kujto se u ka ikur oreksi. Thjesht kanė programuar njė tjetėr darkė, kur ti tė jesh nė dhomėn tėnde.

    8. Sado harmoni mund tė kesh me grupin, mos harro kurrė, kurrėn e kurrės, se si u largua Oto Bariē.

    9. Shqiptarėt luajnė vetėm 89 minuta nė njė ndeshje, tek e 90-ta e pėsojnė gjithmonė. Tė gjithė trajnerėt qė i kanė drejtuar kuqezinjtė e dinė mirė kėtė

    10. Bariē pėlqente shahun. Ti bėn mirė tė mėsosh lojėrat me letra, po deshe ta kesh mirė me lojtarėt.

    11. Mos u pėrpiq tė jesh me ēdo kusht nė dy ndeshjet e fundit. Je apo s’je nė pankinė, nė fund do ta pėsosh.

    12. Nėse Armand Duka deklaron se rinovimi i kontratės ėshtė vetėm njė formalitet, atėherė bėj valixhet dhe gjej skuadėr tjetėr.

    13. Kur tė tė ftojnė pėr tė parė talentet e kampionatit shqiptar, pėrgatitu tė mos shohėsh asnjė tė tillė.

    14. Kur tė shkosh nė Antalia, merr me vete edhe krem kundėr diellit. Ai ėshtė vendi i zgjedhur nga FSHF-ja pėr turizėm aktiv.

    15. Mos thuaj kurrė nė konferenca shtypi se Shqipėria nuk mund tė shkojė nė finalet botėrore apo evropiane. Shqiptarėve u pėlqejnė gėnjeshtrat e bukura.

    16. Nė fund njė gjė e vogėl, e vockėl fare: Duam edhe ne Kupėn e Botės!



Faqja 23 prej 100 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •