Close
Faqja 2 prej 100 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 998
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bushi: Morem ate qe meritonim

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Alban Bushi, sulmuesi i kombetares kuqezi, tha pas takimit se fitorja ndaj Luksemburgut kishte nje rendesi te vecante, jo vetem per faktin se u arrit trepikeshi, por se skuadra realizoi nje objektiv qe kerkohej medoemos. Sipas tij, ekipi ka qene nen presion gjate gjithe javes, pasi kerkohej me cdo kusht fitorja dhe djemte duhen falenderuar per ate cfare dhane ne fushe. "Une jam shume i gezuar per fitoren, pasi ajo erdhi ne momentin e duhur, aq me shume qe kombetarja kishte nevoje me ne fund per shijen e trepikeshit ne keto eliminatore. Besoj se jemi ne rrugen e duhur dhe pavaresisht se c'mund te thone te tjeret per kete fitore, une jam i bindur se na kuptojne te gjithe se kjo ishte e rendesishme. Me shume se sa tre piket, une besoj se fitorja ishte e kerkuar me cdo kusht dhe duke qene nen presion besoj se arritem me veshtiresi nje fitore, qe do ta cilesoja plotesisht te merituar. Diferencat ndermjet dy ekipeve ishin te ndjeshme. Ata nuk e kishin kualitetin tone dhe kjo verehej qarte, por veshtiresia lidhej me shume me pozicionin tone. E rendesishme eshte qe ne filluam ngjitjen dhe besoj se ne ndeshjen e kthimit do te marrim nje tjeter fitore", - tha Bushi, i cili ne Luksemburg mendon se skuadra do te luaje me e qete dhe me me nerv, duke mos pasur komplekse te tjera dhe me moralin e tanishem do te tentoje nje fitore akoma me te lehte. "Besoj se te merkuren do te luajme me te qete dhe do te marrim nje trepikesh me te kollajte se sa sot. Ne takimin e sotem ne hasem ne shume veshtiresi gjate pjeses se pare, ku ne ndonje rast edhe mund te rrezikonim, por me pas, pas shenimit te golit, kontrolluam qetesisht takimin. Ne ndeshjen e kthimit do te jemi me lart", - perfundoi Alban Bushi, i cilesuar nga trajneri i kombetares Baric nga lojtaret me te mire per tanet ne kete ndeshje.

    Deklaruan:

    Altin Haxhi, futbollist:

    Kujt ia dedikoj golin e shenuar? Shqiperise!

    Armand Duka, president i FSHF-se:

    Ishte nje fitore me shume vlera per ne dhe besoj se kombetarja nuk do ta lere me kaq. Kontestimet e tifozerise? Le te shijojne fitoren!

    Klodian Duro, futbollist

    Nje fitore e rendesishme dhe qe na ben te shpresojme per ndeshjen e dites se merkure ne Luksemburg. Luajta ne rol jonatyral? Ato ishin udhezimet e trajnerit dhe u perpoqa qe t'i zbatoja ne maksimum.

    Debatik Curri, futbollist:

    Arritem te fitonim dhe e merituam plotesisht. Te gjithe e pame qe kundershtari mezi ccahej sepse mbrohej me shume forca, por ne fund te fundit fitorja na buzeqeshi neve.

    Hamdi Salihi, futbollist:

    Jam shume i lumtur qe luajta sot, ndonese pak minuta. Me vjen keq per mundesite qe mu dhane per t'u shenuar dhe qe nuk i shfrytezova. Besoj se heres tjeter nuk do te toleroj me kaq shume.
    #VamosArgentina

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shqiperia, nje rruge e bere "pergjysme"

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Jeton Selimi

    Shqiperi-Luksemburg 2-0

    Shenues: Kapllani 37', Haxhi 57'

    Shqiperia: Beqaj, Curri, Dallku, Dede, Skela, Cana, Haxhi (72' Vangjeli), Duro, Berisha (Muka 46'), Bushi (Salihi 75'), Kapllani

    Trajner: Oto Baric

    Luksemburgu: Jubert, Kintigler, Bigard (Da Mota 58'), Hofman, Peters, Straser, Betmer, Paval (Ferreira 80'), Kolet (Sakramola 69'), Remi, Mutc

    Trajner: Gi Hellers

    Gjyqtare: Siligava, Jvarixe, Mikelaxe (Gjeorgji)

    3'- Bushi pas nje pasimi te Skeles gjuan jashte

    4'- Berisha pason per Kapllanin, i cili me koke gjuan jashte

    10'- Skela gjuan nje goditje denimi dhe topi mbi traverse

    13'- Bushi pason per Skelen, i cili nuk shenjestron kuadratin

    17'- Luksemburgu rrezikon me ane te Remi, por Beqaj grushton duke larguar topin.

    21'- Eshte perseri Remi qe rrezikon vetem kaq.

    30'- Kapllani, pasi merr topin nga Duro, gjuan, por tregohet i pasakte

    31'- Strase kalon ne kundersulm skuadren e Luksemburgut qe gjuan me koke, por jashte

    34'- Betmer gjuan nga jashte zones dhe topi kalon ngjitur me shtyllen

    37'- GOOOOL Cana merr topin ne mesfushe, pason per Bushin i cili pasi kalon nje mbrojtes shtron nje asist per Kapllanin, i cili mposht ne kohe mbrojtesin luksemburgas dhe gjuan, 1-0.

    46'- Luksemburgu merr nje aksion me Remen qe pason per Betmer dhe porta jone shpeton per mrekulli.

    49'- Luksemburgu shenon. Ka qene nje aksion i rrjedhshem nga e majta qe eshte finalizuar nga Kolet, por anesori sinjalizon

    53'- Dede merr krahun dhe pason per Kapllanin, qe gjuan me koke dhe topi larg kuadratit te Jubert.

    57'- GOOOOL Skela shperthen ne te djathte, shmang dy kundershtare dhe pason per Kapllanin, qe arrin ta ktheje topin te Haxhi i pamarkuar, qe godet fort me te djathten dhe 2-0

    64'- Cana merr nje kros te Bushi qe dhe gjuan me koke, por Jubert i portes se Luksemburgut devijon.

    78'- Vangjeli kroson, Salihi gjuan dhe Juber ben mrekulline.

    81'- Skela, pasi kalon nje mbrojtes, pason per Dallkun, qe ngurron te gjuaje me koke.

    91'- Duro, pasi kalon mbrojtjen e fanellave te bardha, pason per Kapllanin dhe perseri Juber ben mrekulline

    93'- Strasier arrin te depertoje nga qendra, godet mbi traverse

    Kombetarja kuqezi ka bete detyren ndaj Luksemburgut duke arkivuar nje fitore te rendesishme, te paren per kete edicion eliminator. Ashtu sikunder pritej, kuqezinjte nuk kane zhgenjyer dhe kane mposhtur 2-0 Luksemburgun ne nje "Qemal Stafa" te ngjyer pjeserisht me te kuqe dhe me nje tifozeri, qe me shume ka menduar te akuzoje federaten sesa te beje tifozllek, duke shpalosur parulla qe akuzonin rende pastertite e institucionit qe drejton futbollin ne vendin tone.

    Megjithate, duke lene menjane episodet po kalojme ne fushen e lojes. Zakonisht jemi ankuar per gjykimin, por kesaj here anesori gjeorgjian na ka bere nje dhurate te cmuar, duke anuluar golin e barazimit luksemburgas ne fillimin e pjeses se dyte te lojes. Megjithate, kuqezinjte e kane dominuar takimin ne te gjithe sektoret e tij e duke arritur te canin nje ekip te vendosur totalisht ne mbrojtje. Trajneri Heller i kishte lene detyra sulmuese vetem Dan Kolet, i cili ndonjehere merrte mundimin te kalonte rrethin e mesit te fushes, per t'u terhequr menjehere pas, kur topin e merrnin ne zoterim kuqezinjte. Sidoqofte, miqte nga Luksemburgu arriten t'i benin balle presionit kuqezi deri ne minuten e 37, kur "Loku" sherben sakte ne zone Kapllanin, qe godet forte me te majten, duke ia hequr te gjitha mundesite e reagimit portierit Jubert. Duket se kuqezinjte shkriftohen nga rezultati dhe luajne me lehte e me te shpenguar, te pakten deri ne minuten e 49-te te takimit, kur anesori e quan te pavlefshem nje gol te Luksemburgut (vendim shume i diskutueshem ky). Shuplaka per kuqezinjte tane jep efektin e duhur dhe vetem pak minuta me vone, Shqiperia siglon golin e sigurise me ane te kapitenit Haxhi, qe fluturon te festoje me tifozerine.

    Pjesa tjeter e ndeshjes ishte vetem nje formalitet dhe nese zakonisht jemi mesuar te falenderojme cunat per fitoret e arritura, kesaj radhe nje falenderim i takon edhe anesorit gjeorgjian. Konfuzion e tre pike, vuajtje dhe lumturi, mbase deklarata e trajnerit luksemburgas mbart nje te vertete per sa i perket golit te anuluar, por edhe deklarata e kroatit Baric mbart nje te vertete te madhe: Kombetarja meritoi te fitonte kete takim.

    Nano-Topi, duel i heshtur ne "Qemal Stafa"

    Nuk eshte hera e pare qe dy prej personazheve me te njohura te jetes politike shqiptare fokusohen nga kamerat ne nje ndeshje te ekipit kombetar, por eshte risi fakti se dy deputete, Nano e Topi, jane edhe dy kandidaturat me te forta per postin e kreut te shtetit shqiptar, Presidentin. Dy rivalet kane qendruar prane, por nuk kane shkembyer asnje fjale me njeri-tjetrin, madje edhe kur Kombetarja jone shenonte, ata festonin secili me te tijte, por kurre bashke. Ish-kryeministri Nano e ka ndjekur rregullisht perfaqesuesen kuqezi, ndersa Bamir Topi eshte paksa me shume tifoz se rivali i tij, sepse ndjek rregullisht edhe skuadren e Tiranes.
    #VamosArgentina

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trajneret per ndeshjen:

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Oto Baric, trajner i Shqiperise: "Ishte nje fitore e veshtire qe ne pjesen e pare i beri mjaft nervoze lojtaret tane. Pas shenimit te golit, ne arritem te menaxhonim me mire lojen. Ne pjesen e dyte ishim me te qete pas shenimit te golit te dyte. Rrezikuam disa here, por edhe u rrezikuam nga kundershtari. Djemte luajten mire dhe vihet re nje ngritje e skuadres. Kemi akoma shume pune per te bere. Kjo fitore na jep me shume moral per ndeshjen e kthimit, pervecse ishte nje trepikesh i rendesishem per pozicionin tone. Kam besim se do te fitojme dhe ne ndeshjen e dyte".

    Gi Hellers, trajner i Luksemburgut: "Ne luajtem nje ndeshje shume te mire, por rezultati u percaktua nga gjyqtaret, te cilet na mohuan nje gol te rregullt. Nese ai gol nuk do te ishte anuluar, besoj se loja do te merrte tjeter rrjedhe dhe ne mund te flisnim ndryshe. Lojtaret e mi u munduan te jepnin me te miren dhe luajten pergjithesisht si te barabarte. Kundershtari kishte emra kualitetesh ne skuader dhe normalisht ne kenaqeshim dhe me barazimin. Por besoj se humbjen nuk e meritonim, nese kemi parasysh qe ne pjesen e pare luajtem pergjithesisht mire dhe patem madje dhe raste te pastra. Ne ndeshjen e kthimit do te luajme me mire dhe se ne takimin e pas tri diteve do te marrim patjeter nje rezultat pozitiv".



    Atmosfere

    Ne castin kur filloi himni kombetar shqiptar, lojtaret u kthyen me fytyre ne tribunen perkarshi.

    Edmond Kapllani ia dhuroi tufen me lule vellait te tij, portierit te Teutes, Xhevahir Kapllanit.

    Ndonese ishte deklaruar Lorik Cana, kapiten ishte Altin Haxhi

    Baric i qendroi besnik formacionit fillestar te perdorur ne miqesoren me Olimpikun

    Gjate pjeses se pare u hap nje parrulle "Kjo qetesi mundesohet nga F$HF, sponsor zyrtar i faraxhinjve". Parulla u hoq pak minuta me vone, pas nderhyrjes se policise.

    Tifozeria ka hedhur ne kor parulla anti-federate.

    Nje tjeter parulle u tentua te hapej, por nuk e lejoi policia. Me pas ajo u shpalos perpara stadiumit. Mbishkrimi i saj ishte: "Nje tifo per kombetare, FSHF, bilete, pazare"

    Nuk munguan as fishekzjarret, qe rrezik do te sjellin nje tjeter gjobe per federaten tone.
    #VamosArgentina

  4. #14
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ne ndeshjen e radhes nuk kam dyshim qe kombetarja jone do te beje detyren e lene pergjysem, pra do fitoje serish dhe Shqiperia do te ngjitet ne kuoten e 9 pikeve. Luksemburgu nuk eshte kundershtar qe mund te na surprizoje neve nqs lojtaret luajne te mobilizuar dhe nuk i marin gjerat lehte si ne ndeshjen e pare.

    PS: Do te shenoje gol B.Berisha ne ndeshjen e kthimit ndaj Luksemburgut, per kete nuk kam dyshim.

    Go Go Go Go Go Shqiperia.

    Imperator
    Albanian Perandory

  5. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Luksemburg-Shqiperi

    Helers: “Per revansh ndaj Shqiperise nė Luksemburg”

    Nė kampin e Luksemburgut ende nuk po “tresin” humbjen 2-0 nė Tiranė, sidomos padrejtėsia, sipas tyre e golit tė anuluar i ka lėnė trajnerit njė shije tė hidhur. Trajneri Gi Helers e deklaroi kėtė dhe nė Tiranė, ku pohoi se barazimi 1-1 do tė ishte mė i drejti. “Unė dėshiroj tė komplimentoj ekipin. Nė bėmė njė lojė tė mirė dhe dhe treguam karakter edhe pas rezultatit 2-0. Ne patėm mundėsinė e fundit pėr tė shėnuar me anė tė Sagramolės. Fatkeqėsisht shqiptarėt e udhėhoqin takimin nė njė fazė kur ne ishim ekipi mė i mirė dhe e vendosėm tė zotėve tė shtėpisė probleme tė mėdha. Ne nuk u dorėzuam dhe shėnuan. Sesi goli nuk u dha mbetet ende e paqartė pėr ne”, citohet Helers nga gazeta luksemburgase “Wort”.

    Luskemburgu kėrkon tė shohė pėrpara nė ndeshjen e sė mėrkurės me Shqipėrinė. “Morali i ekipit pas njė ndeshje tė atillė ka rėnė pak. Ne duhet tė pėrpiqemi tė bėjmė gjithēka brenda nėj kohe tė shkurtėr dhe unė jam i bindur se nė pėrballjen e ardhshme ne do tė marrim njė rezultat tė mirė”, thotė trajneri Helers.

    Sulmuesi Kolet, goli i tė cilit nuk u quajt, ėshtė ende i zhgėnjyer: “Unė nuk mund ta kuptoj, se si gjyqtari nuk e dha golin. Do tė ishte goli im i parė me Kombėtaren nė njė ndeshje zyrtare. Ne kemi filluar njė punė tė mirė dhe kemi pėr t’i marrė frutet. Unė ndihem shumė mirė nė ekip dhe unė bėsoj se do tė pėrmirėsohemi”. Kapiteni i ekipit, Shtraser nėnvizon paraqitjen e mirė tė gjithė aktorėve. “Ne patėm edhe pas golit tė padhėnė njė numėr tė madh shanses. Rezultati nuk ėshtė produkti i lojės. Ne kemi njė ekip tė ri, qė po luan gjithmonė e mė mirė dhe kjo do thotė se rezultatet do tė vinė shumė shpejt. Pėr tė mėrkurėn zhgėnjimin duehet ta kthejmė nė njė energji pozitive”.

    Luksemburgu pėrgatitet pėr revansh dhe pas pėrvojės nė Shqipėri do tė paraqesė nė ndeshjen e kthimit nė sistemloje ofensiv.



    E Hene, 04 Qershor 2007

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Shqiperia me 3 sulmues kunder Luksemburgut

    ----------------------------------------------

    Nuk kane luajtur kurre nje ndeshje se bashku. Se sa do te funksionoje kjo mbetet per t’u pare, por, per momentin, vendosja mund te konsiderohet me se e guximshme. Trajneri Baric vete nuk ka pasur asnje dyshim, nese duhet fituar, kjo duhet te vije nga sulmuesit. Dhe Bushi, Kapllani e Bogdani kane per detyre te dergojne topin ne rrjete. Sa me shpejt, pa komplikuar asgje. Sot ne mbremje Shqiperia ndoshta nder heret e rralla ne gjithe historine e saj perfaqesuese do te provoje nje 4-3-3 ku pothuaj te gjithe ndjehen pak “sulmues”. Luksemburgu pritet te mos beje asnje ndryshim nga ndeshja e Tiranes, nderkohe qe Baric vijon te “shkartise” taktikisht lojtaret ne fushe. Ne porte do te luaje Beqaj, nderkohe qe ne mbrojtje do te jene kater, Haxhi ne te majte, Curri dhe Dede ne qender e Dallku ne te djathte. Ne mesfushe do te luajne tre futbolliste. Skela dhe Muka do te jene me te futur nderkohe qe Cana i vetem duhet te beje “shkaterruesin”. Dallku dhe Haxhi ne krah pervec mbrojtjes duhet te nderrmarrin edhe inkursione, sepse Muka e Skela do te perpiqen me shume te cajne ne qender. Bushi do te jete nje si tip “zholi” perpara sulmuesve te mirefillte, qe pritet te jene Kapllani e Bogdani. Per t’u pare se si te dy do alternohen ne fushe, sepse rreziku i perplasjes mbetet. Nje gje eshte e sigurte, duhet te luajne pafundesisht pa top. Ne thelb skema kosniderohet “e bukur”. Sigurisht qe rast te njejte per ta aplikuar, te pakten deri ne fund te ketyre kualifikueseve, nuk ka. Shperthimet e here pas hereshme te Luksemburgut Baricin nuk e shqetesojne. Ai ka mendjen vetme te zhbllokimi i rezultatit. “Ne rast se kjo ndodh shpejt, atehere gjerat edhe mund te ndryshojne atje perpara" thote ne linje telefonike zevendestrajneri Duro. "Mundet qe ne rast avantazhi ndonje nga sulmuesit te zevendesohet dhe te krijohet nje “fortese” ne mesfushe, megjithate le te shkojme njehere te goli”. Ai qe sakrifikon ne gjithe kete histori eshte Duro. Pasi ka luajtur kudo ku i kane thene, madje edhe mbrojtes, Klodi kete radhe do te qendroje ne stol. Ndoshta per t’u rifituar e per te dhene siguri me vone me kalimin e minutave. Per te sigurisht qe nuk eshte e lehte, por, si profesionist nuk ben ze: “ne fund te fundit cdo vendim i trajnerit duhet respektuar”. Shqiperia e sotme do te jete serish nje risi taktike. Pergjithesisht Baricit po i ecen, megjithese ne ndonje rast ekzagjerimin me ndryshime te pozicionit te lojtareve ne fushen e lojes. Neser eshte i detyruar te fitoje. Dhe “shkartisje” mund te kete edhe te tjera brenda 90 minutave, nese goli do vonoje te vije. Baric ama, eshte i sigurte, topi heret a vone do futet ne rrjete. Ne mos njeri, tjetri atje perpara do ta dergoje.

    ----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #17
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    do zoti po fitojm se kom frike mos na bojn ndonje budallallik keta te federates dhe shesin ndeshjen.

    Urime Shqiperis

    Forzaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kuqezinjte ne kerkimin e 3 pikeve te radhes

    E Merkure, 06 Qershor 2007



    Kombetarja shqiptare do te kerkoje fitoren e radhes sot ne oren 20.15 ne perballjen e radhes me Luksemburgun, perballje kjo e vlefshme per eliminatoret e kampionatit Evropian Austri-Zvicer 2008. Skuadra kuqezi shkon ne kete takim me nje moral te larte pas fitores se te shtunes 2-0 pikerisht perballe vendit te vogel te Beneluksit dhe sot do te kerkoje te sigloje fitoren e dyte radhazi dhe te kaloje ne pike Bjellorusine, e cila momentalisht ndodhet nje pike perpara kombetares kuqezi, por qe do te ndeshet ne sfiden e veshtire te Bullgarise.

    Gjithcka rrotullohet ne favor te kombetares sone sepse edhe Slovenia do te perballet me Rumanine. Rumunet fituan ne Lubjane me shifrat 1-2 dhe me siguri do ta bllokojne eshe kesaj radhe skuadren sllovene.

    Nderkohe, per kuqezinjte tane sfida paraqitet me e lehte se te tjerat, por me e veshtire se ajo e Tiranes. Baric do te kete ne dispozicion Erjon Bogdanin dhe duket se do te jete pikerisht "Bogu" ai qe do te niset titullar ndaj Luksemburgut se bashku me Alban Bushin. Pjesa tjeter e formacionit mbetet e pandryshuar, por ka edhe disa paqartesi. Keshtu, kroati eshte gjendur perballe deklaratave te kuqezinjve qe e shikojne te arsyeshme kete se ne kete sfide duhet te luajne me klasikun 4-4-2 dhe jo me 3-5-2 e Tiranes. Nuk do te kete spostime ne emra dhe mesa duket do te jete Klodian Duro ai qe do te pozicionohet si anesor i djathte, sikunder beri edhe ne castet e fundit te perballjes se kater diteve me pare. Gjithsesi, shume gjera mbeten ende enigme, por mesa duket kesaj here Baric mund t'u jape te drejte lojtareve sepse edhe vete ai ne nje deklarate te disa diteve me pare shprehej se nuk deshironte te pesonte gol. Keshtu duket e qarte se kroati do te perforcoje mbrojtjen per te kerkuar pastaj te shenoje fale aftesive te dyshes sulmuese.

    Dje, stervitja e fundit

    Dje kombetarja shqiptare ka kryer stervitjen e fundit ne stadiumin "Jose Barthel" nen drejtimin e kroatit Oto BAric. Gjendja ne grupin kuqezi eshte optimale dhe shpresat per te arritur nje tjeter fitore jane te medha. Fitorja e mundshme ndaj Luksemburgut do ta conte kombetaren tone ne kuoten e nente pikeve. Trajneri dhe lojtaret, gjate ketyre diteve, jane shprehur optimiste per kete takim dhe shpresojne qe te kthehen me fitore.
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Do fitojme. Baric do sulmoje me 3 veta (Bogdani, Bushi dhe Kapllani). Keta do bejne presing dhe Luksemburgu s'do e kaloje kurre gjysmefushen. 3-0 per Shqiperine dhe vendi i 4-t ne grup (para Bjellorusise qe po humb ne Bullgari)

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    1-0 per Shqiperine '25 Skela!!!

    GOOOOOOOLLLLLLLLLLLL

Faqja 2 prej 100 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •