Bariē: Ja Shqipėria qė do pėrballojė Holandėn
Oto Bariē ka zbuluar detajet e formacionit qė do tė zbresė nė fushė kundėr Holandės ditėn e mėrkurė nė mbrėmje. Nė njė konferencė pėr shtyp mbajtur dje nė Durrės, trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare ka thėnė hapur se do tė luhet me njė pykė tė vetme, qė sipas tė gjitha gjasave do tė jetė Bogdani, ndėrkohė qė pas tij do tė jenė 2 ose 3 futbollistė, kjo mbetet pėr t'u vendosur nė orėt para ndeshjes. "Por edhe ata qė do tė jenė pas sulmuesit, mund tė shėrbejnė si pyka herė pas here", ėshtė shprehur tekniku kroat. "Ne do tė luajmė me dy skema, ose 4-3-2-1, ose 4-2-3-1. Duhet tė jemi objektivė se kundėrshtari ėshtė mė i mirė, por pavarėsisht se kemi shumė dėmtime, unė futem optimist nė ndeshje", ka deklaruar trajneri i kombėtares. Sipas tij, pėrveē mungesės sė Berishės, probleme kanė edhe Haxhi me Bushin, por kėta tė dy do tė jenė pa problem nė fushė nė ditėn e sfidės me portokallinjtė.
Duke parė edhe skemat me tė cilat mund tė zbresė nė fushė Shqipėria, ėshtė e qartė qė sulmuesi i vetėm do tė jetė Bogdani, duke parė aftėsinė e tij pėr tė tėrhequr skuadrėn. Por, nga minuta e parė pritet tė luajė edhe Alban Bushi, tė cilin Bariē e provoi edhe si mesfushor nė miqėsoren me ekipin U19. "Nė fushė do tė jetė 90 pėr qind e asaj skuadre qė luajti qė nga minuta e parė. Megjithatė, ka edhe njė apo dy kandidatė tė tjerė qė mund tė jenė titullarė", ėshtė shprehur Bariē. Natyrisht qė bėhet fjalė pėr Haxhin e Bushin, dy futbollistė qė kanė patur probleme dhe pėr kėtė nuk ishin nė fushė nga fillimi dy ditė mė parė. Bariē ka zbuluar edhe detaje tė tjera nė lidhje me sfidėn e 12 shtatorit. Ai do tė jetė sot nė Holandė pėr tė parė sfidėn e ekipit tė Van Basten kundėr Bullgarisė dhe mė pas do tė mendojė se cila do tė jetė skuadra ideale pėr t'u hedhur nė fushėn e lojės. "Takimin Holandė-Bullgari unė do ta shoh nė stadium, ndėrsa futbollistėt i kam porositur qė ta shohin nėpėrmjet televizorit. Kėshtu do tė kemi njė ide mė tė qartė pėr atė qė na pret ditėn e ndeshjes", u shpreh Bariē.
Krijoni Kontakt