KOMBETARJA, SHIRITI KAPITENIT DORE ME DORE
Ne prag te ndeshjes me te rendesishme qe kombetarja jone do te luaj me Hollanden, pervec problemeve te tjera eshte dhe nje problem tjeter, ai i shiritit te kapitenit.Mbas largimit nga kombetarja te ish kapitenit Igli Tare nga ana e trajnerit Oto baric, u vendos qe perfundimisht shiriti ti kaloje Altin Lales, lojtar ky me shume eksperience ne kombetaren tone gjithashtu edhe ne Bundesligen gjermane, deri para pak kohesh ishte edhe kapiteni i ekipit te tij Hanover 96.Si zevendeskapiten u caktua Lorik Cana.Ne ndeshjet me Luksemburgun qe ka zhvilluar kombetarja jone, Lala ka munguar per arsye demtimi dhe per cudi shiritin e kapitenit nuk e merr zevendesuesi i tij Cana por Haxhi, megjithese i pyetur ne “Top Show Sport” tek Top Channel, asistenti i Baric, Shpetim Duro deklaroi qe ne kete rast shiriti i takon zevendesuesit te Lales i cili eshte Lorik Cana.Sipas burimeve te brendeshme te lojtareve mesuam se shiriti kapitenit paska kaluar dore me dore derisa Lala i ndodhur ne pozite te veshtire, duke u treguar me shume xhentellmen se sa duhet,ja ka dhene Haxhit, dhe keshtu me sa duket Haxhi mund te jete kapiten ne ndeshjen me Hollanden.Nuk e dime se c’fare disipline ndiqet nga stafi drejtues i kombetares tone pasi edhe me sa kemi pare gjate ndeshjeve qe ka zhvilluar kombetarja jone, lojtaret tane zihen kush te gjuaj goditjet e denimit.Ne te gjitha ekipet e tjera kudo neper bote kapiteni dhe zevendeskapiteni eshte i zgjedhur dhe nuk mund te ndryshohet sipas qejfit te lojtareve, gjithashtu edhe goditjet e denimit dhe penalltite jane percaktuar perpara cdo ndeshje, jane perfeksionuar edhe ne seancat stervitore, keshtuqe nuk ngelet qe lojtaret te zihen gjate ndeshjes, vetem ne ekipin tone ndodhin keto gjera.Besojme qe keto gjera jane te rendesishme per te pasur nje ekip kompakt dhe sa me profesinal.
Krijoni Kontakt