Close
Faqja 12 prej 100 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 998
  1. #111
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rehagel: Nuk shkuam nė Botėror nga Shqipėria

    Humbja e 4 shtatorit 2004, i kushtoi jo pak Greqisė, kampione e Evropės nė fuqi, pasi ata nuk mundėn tė kualifikoheshin pėr nė fazėn finale tė Botėrorit 2006. "Humbja me Shqipėrinė na kushtoi shumė, pasi nėse do tė merrnim pikė atje, tani do tė shkonim nė Botėrorin gjerman", tha tekniku i Greqisė. "Mbreti Oto" pėsoi njė humbje dyfishe, pasi pėrballė pati "armikun" e tij, Brigel.
    Sui generis

  2. #112
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Aliaj e Murati: Grekėt s'e harrojnė kurrė 4 shtatorin

    Ata tė dy ishin heronjtė e asaj nate. 4 shtatori i vitit 2004 nuk ėshtė harruar ende nė Shqipėri, pasi si sot 3 vjet mė parė, 11 djem puro shqiptarė arritėn tė dhuronin njė nga netėt mė magjike tė futbollit kuqezi. Dy golat e Aliajt dhe Muratit, i dhanė jetė triumfit 2-1 ndaj Greqisė, kampione e saposhpallur e Evropės. Njė fitore qė si rrallėherė, bėri qė gjithė kryeqyteti shqiptar, por jo vetėm, tė mbushej me njerėz tė ardhur nga gjithė vendi pėr tė festuar. "Nuk mund tė harrohet ajo ditė, pashė nga autobusi se rruga ishte shtruar me tė kuqe dhe nuk arrija ta besoja. Vėrtetė ne t'ua kishim falur atė gėzim?", shprehet qė nga Kroacia Adrian Aliaj, autori i golit tė dytė kundėr grekėve. "Shikoni, ai publik qė unė kam parė atėherė, ėshtė numri 1 nė botė, nuk besoj se do kem kurrė dyshime pėr kėtė. Shėnova njė gol? Po si mund ta harroj? Harrohet kjo gjė? Ai publik, ajo atmosferė, ajo mbėshtetje. Gjithēka ishte magjike. Nuk e di, por kurrė nė jetė nuk kam provuar dhe nuk besoj se do tė provoj emocione tė atilla", shton mė tej ish-mbrojtėsi i majtė i kombėtares. E majta e tij "alla Roberto Karlos", mbylli llogaritė me atė ekip qė vetėm dy muaj mė parė kishte vėnė kurorėn e "mbretit tė Evropės". Por, nėse pyet njė grek tė thjeshtė, emri "Qemal Stafa" pėr tė ėshtė njė makth. "Ėshtė Shqipėria? Njė shėtitje, ne mundėm Francėn e Portugalinė", thoshin grekėt pėrpara asaj sfide. "Ajo mbrėmje mund tė pėrjetohet vetėm njėherė nė jetė", thotė Edvin Murati, njeriu qė me golin e tij i hapi rrugėn fitores. "Ishin emocione tė papara, asnjėherė nuk na kishte ndodhur kėshtu. Ende e imagjinoj atė publik nė "Qemal Stafa". Tė mos harrojmė qė humbja me ne i eleminoi grekėt nga Botėrori, e ka thėnė edhe vetė Rehagel apo jo? Tani jetoj nė Greqi, por tė gjithė ma kujtojnė atė ndeshje, madje edhe vetė grekėt. Nuk e harrojnė kurrė dhe s'kanė se si. Dhe kjo mė bėn shumė krenar", thotė mė tej qė nga Greqia futbollisti kuqezi. "Le tė themi qė ua ulėm kokėn grekėve dhe ata e dinė shumė mirė kėtė", shton Adrian Aliaj. Sot mbushen 3 vjet nga ajo fitore dhe ēdo shqiptar ka tė drejtė tė ndjehet krenar. Ashtu si Aliaj e Murati, qė edhe pse jetojnė jashtė Shqipėrisė, mė shumė se ēdo gjė kujtojnė 4 shtatorin 2004...
    Sui generis

  3. #113
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Holanda, Van Basten humb edhe Landzat

    Pas Arjen Roben, trajneri i Holandės Marko Van Basten ka humbur edhe mesfushorin Deni Landzat pėr dy sfidat e rėndėsishme ndaj Bullgarisė dhe Shqipėrisė. Lojtari i Uiganit nė kampionatin anglez, ka pėsuar njė dėmtim nė sfidėn e tė shtunės kundėr Njukasėllit nė "St. James Park" dhe dje ėshtė mėsuar se nuk mund tė luajė kundėr tulipanėve. Megjithatė, nuk bėhet fjalė pėr njė mungesė shumė tė rėndėsishme, duke parė faktin se Landzat nuk ishte titullar nė formacionin portokalli. Ish-lojtari i Alkmarit pritet tė mungojė disa javė.
    Sui generis

  4. #114
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha nuk vjen, FSHF bėn presion

    Besart Berisha pėrfundimisht nuk do tė jetė nė dispozicion tė Oto Bariē pėr takimin e 12 shtatorit kundėr Holandės. Sulmuesi i kombėtares shqiptare ka njoftuar dje teknikun kroat se nuk mund tė udhėtojė pėr shkak se dėmtimi i pėsuar ėshtė shumė i rėndė. Nė komunikimin qė ka pasur me Bariē, Berisha ka sqaruar tė gjitha detajet e problemit tė tij, gjė qė mė pas ėshtė mirėkuptuar edhe nga kroati, ndonėse ky i fundit i pati kėrkuar qė tė udhėtonte drejt Shqipėrisė dhe ta shikonte fizioterapisti i skuadrės kombėtare Akim Bulinger. Por, asgjė nuk ka mbaruar kėtu, pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka llogaritur edhe faktin se lojtari kuqezi mund tė ketė pasur ndonjė presion nga klubi pėr tė mos udhėtuar drejt Shqipėrisė. Nisur nga kjo, dje FSHF i ka dėrguar njė faks klubit anglez ku i ka kėrkuar qė tė lejojė Berishėn tė vijė nė Shqipėri qė tė kontrollohet nga stafi mjekėsor i kombėtares shqiptare. "Normalisht qė ai mund tė ketė edhe njė presion nga klubi dhe kjo ėshtė arsyeja qė i dėrguam njė faks pėr ta lejuar. Natyrisht qė nuk do tė futet nė fushė nėse nuk ėshtė nė gjendje pėr tė luajtur, megjithatė ne duam qė tė kontrollohet njėherė nga Bulinger", tha zėdhėnėsi pėr shtyp i FSHF-sė Lysjen Nurishmi. Sipas tij, ende nuk ėshtė humbur mundėsia qė Berisha tė jetė nė Tiranė, teksa nė Durrės, Bariē e ka mbyllur tashmė si ēėshtje.
    Sui generis

  5. #115
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bariē: Kjo skuadėr mė mbush me optimizėm

    Ka gjetur atė ambient qė priste. Oto Bariē ėshtė dukur i kėnaqur pasi ka biseduar me futbollistėt e ekipit kombėtar, nė ditėn e parė tė grumbullimit pėr ndeshjen me Holandėn. Tekniku kuqezi ėshtė parė nė formė tė mirė, teksa njė gjė tė tillė e ka vėrejtur edhe tek tė thirrurit pėr kėtė sfidė. "Kam besim pėr njė rezultat pozitiv", kanė qenė fjalėt e para tė Bariē. "Unė fola me lojtarėt dhe pashė qė ekzistonte shumė optimizėm dhe besim. Kjo mė ka bėrė edhe mua tė tillė. Kjo ėshtė ajo qė unė dua tė shoh nė takime tė tilla. Them se do tė bėjmė njė surprizė tė bukur", kanė qenė fjalėt e para tė teknikut kuqezi thėnė dje nė hotel "Adriatik" nė Durrės. Bariē ka qenė tepėr i kėnaqur edhe me formėn fizike, teksa nga biseda me lojtarėt ka mėsuar se asnjėri prej tyre nuk ka pasur probleme fizike. Qė do tė thotė se pėrveē Besart Berishės, tė gjithė tė tjerėt do tė jenė nė dispozion pėr sfidėn e 12 shtatorit.
    Grumbullimi
    Futbollistėt e kombėtares kanė ardhur qė dje nė grumbullimin nė hotel "Adriatik" nė Durrės, ndonėse nė seancėn e pasdites nuk morėn pjesė tė gjithė pėr shkak tė udhėtimit tė lodhshėm. Tė fundit qė do t'i bashkohen skuadrės janė Erjon Bogdani dhe Arjan Beqaj, qė do tė jenė vetėm sot nė Durrės. Sulmuesi ka kėrkuar leje qė tė vijė me njė ditė vonesė pėr shkak se sapo kaloi nė njė klub tė ri dhe i duhet pak kohė pėr t'u pėrshtatur dhe pėr tė bėrė transferimin e plotė. Ndėrsa portieri Beqaj ka qenė nė fushė dje, nė takimin qė skuadra e tij Anorthosis Fagamusta, fitoi me rezultatin 2-1 nė fushėn e Enosis Paralimni.
    Stėrvitja
    Ekipi kombėtar ka zhvilluar dje seancėn e parė stėrvitore, tė drejtuar nga ndihmėsit e Bariē Duro e Kovaēiē. Nė seancėn e zhvilluar nė stadiumin e Durrėsit "Niko Dovana" kanė marrė pjesė vetėm pak vetė, pėr shkak se ata qė luajnė jashtė kanė ardhur pasdite dhe kanė qenė jo pak tė lodhur nga udhėtimi. Megjithatė, seanca e djeshme ka qenė mė shumė relaksuese, mė shumė qė lojtarėt tė ruanin formėn, teksa stėrvitja e vėrtetė do tė nisė sot paradite. Bariē ka porositur nga FSHF edhe kasetėn e ndeshjes Zvicėr-Holandė, pėr tė mėsuar diēka mė shumė nga formacioni kundėrshtar. Kuqezinjtė do tė luajnė nesėr edhe njė miqėsore me kombėtaren U17.
    Sui generis

  6. #116
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Arbitri mė i kritikuar i Ligės angleze pėr Shqipėri-Holandė

    Duket sikur e ka tėrhequr zvarrė tersin pas vetes trajneri i kombėtares shqiptare, Oto Bariē. Para ndeshjes me Maltėn, kroati uronte dhe shpresonte qė ndaj Holandės tė kishte minimumi njė arbitėr tė paanshėm. Dhe, si kėmbim nga UEFA mori anglezin Majk Rilej, arbitrin mė tė pėrfolur dhe kritikuar gjatė viteve tė fundit nė kampionatin anglez tė futbollit dhe nė Kupat e Evropės.
    Majk Rilej, 42 vjeē, arbitėr i FIFA-s qė nga janari i vitit 1999, do tė jetė gjyqtari kryesor, ndėrsa ndihmės tė tij do jenė Darren Kan dhe Majk Mullarkej. Gjyqtari i katėrt ėshtė caktuar Rob Stajll, edhe ky anglez. Rilej ėshtė gjyqtari i parė anglez qė gjykon Shqipėrinė nė kėto eliminatore. Nė takimin e parė kundėr Holandės, mė 11 tetor nė Amsterdam, gjykoi izraeliti Alon Yefet, i cili dukshėm mbajti anėn e “tulipanėve” me mosdhėnien e dy penalltive tė pastra. Duke i referuar gabimeve tė izraelitit, Oto Bariē kishte shpresuar qė tė kishte pėr ndeshjen e kthimit ndaj “tulipanėve” njė gjyqtar mė ekspert dhe mė tė drejtė. Duke mos dashur tė hedhim hije dyshimi mbi Rilej, mjaftohemi me analizėn e ndeshjeve mė tė rėndėsishme dhe njėkohėsisht problematike tė kėtij gjyqtari nė Ligėn angleze si dhe nė Kupat e Evropės. Rilej u akuza mė 2004-n nga drejtuesit e Manēester Junajtid, se kishte mbajtur haptazi anėn e Arsenal, duke i dhėnė kėsaj skuadre rekordin e rezultateve pozitive nė gjithė historinė e Premier League. Nė sezonin 2005-2006, Rilej u akuzua nga trajneri i Boltonit, Sam Allardajs, se kishte marrė para nga disa tifozė fanatikė tė Bllekbėrn para ndeshjes me Bolton. Rilej ishte arbitri edhe i “masakrės” Reading-Ēelsi, 14 tetorin e vitit tė kaluar. Ai u kritikua pėr lojėn shumė “angleze” tė tij teksa vendasit e Reading po luanin shumė ashpėr ndaj kampionėve tė Anglisė. Nė atė takim u dėmtua rėndė portieri i Ēelsit, Petr Ēeh dhe ganezi, Majkėll Esien. Ndėrsa sezonin e kaluar bėri bujė edhe sulmi qė trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, i bėri atij gjatė ndeshjes ēerekfinale tė Kupės sė Anglisė, Ēelsi-Totenhem. Ndėrsa nė Kupat e Evropės, Rilej u bė njė shėnjestėr pėr tifozėt e Levskit tė Sofjes pas ndeshjes Levski-Shakle tė 30 marsit 2006. Anglezi i nxori me karton tė kuq mesfushorin e Levskit, Sedrik Bardon, pas njė ndėrhyrjeje nė dėm tė njė futbollisti tė Shalkes. Por, nė tė vėrtetė dhe nė atė ēka u pa edhe mė vonė, nuk kishte pasur asnjė kontakt mes dy futbollistėve.

    Majk Rilej
    Datėlindja: 17.12.1964; Vendlindja: Uest Jorkshajer, Angli; Arbitėr nė Premier League: 1994; Arbitėr internacional: 1999


    Gjyqtarėt e ndeshjeve tė Shqipėrisė pėr “EURO 2008”

    Bjellorusi-Shqipėri 2-2
    Gjyqtar: Toni Asuma (Finlandė)

    Shqipėri-Rumani 0-2
    Gjyqtar: Olegario Benkuerenca (Portugali)

    Holandė-Shqipėri 2-1
    Gjyqtar: Alon Jefet (Izrael)

    Shqipėri-Slloveni 0-0
    Gjyqtar: Jozef Atuard (Maltė)

    Bullgari-Shqipėri 0-0
    Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)

    Shqipėri-Luksemburg 2-0
    Gjyqtar: Lasha Silagava (Gjeorgji)

    Luksemburg-Shqipėri 0-3
    Gjyqtar: Paulius Malzinskas (Lituani)

    5 ndeshjet e rėndėsishme tė gjykuara nga Rilej

    1) Finalja e FA Cup
    4 Maj 2002
    Arsenal-Ēelsi 2-0
    Stadiumi: “Millennium”, Kardif
    Shėnues: 70’ Parlour, 80’ Ljungberg
    Kartonė tė verdhė: Henry, Vieira (Arsenal), Gudjohnsen, Le Saux, Terry (Ēelsi)

    2) Finalja e Carling Cup
    29 shkurt 2004
    Bolton–Midlesbroug 1-2
    Stadiumi: “Millennium”, Kardif
    Shėnues: 21’ Davies, 2’ Job, 7’ Zenden
    Kartonė tė verdhė: Campo, Charlton, Frandsen (Bolton), Boateng, Ricketts (Midlesbroug)

    3) Kampionati “Euro 2004”
    14 qershor 2004
    Suedi-Bullgari 5–0
    Stadiumi: “Jose Alvalade”, Portugali
    Shėnues: 32’ Ljungberg, 57’, 58’ Larsson, 78’ Ibrahimovic, 90’ Allback
    Kartonė tė verdhė: Ibrahimovic, Linderoth (Suedia), Petkov, Jankovic, Kirilov (Bullgaria)

    4) Kampionati “Euro 2004”
    19 qershor 2004
    Letoni-Gjermani 0–0
    Stadiumi: “Dragao”, Portugali
    Kartonė tė verdhė: Astafjevs, Isakovs (Letoni), Friedrich, Frings, Hamann (Gjermani)

    5) Finalja Hong Kong Cup
    19 Maj 2007
    South China-Happy Valley 3-1
    Stadiumi: “Hong Kong”, Hong Kong
    Shėnues: 22’ Detinho, 27’ Chan Chi Hong, 85’ Cheng Siu Ėai, 48’ Poon Yiu Cheuk
    Kartonė tė verdhė: Lee Chi Ho (South China), Denisson Ricardo De Souza (Happy Valley)

    Gabimet mė tė mėdha tė arbitrit Majk Rilej

    1. Majk Rilej ėshtė akuzuar pėr gabimet e shumta nė pėrballjen Arsenal-Manēester Junajtid mė 2004, fitore e cila i dha skuadrės sė Arsenalit rekordin e rezultateve pozitive nė gjithė historinė e Premier League. Rilej dha njė penallti shumė tė dyshimtė pėr Ljunberg, e kthyer mė pas nė gol nga vetė suedezi.

    2. Ndėrsa gjatė ndeshjes Reading-Njukastėll, tė 30 prillit 2007, Rilej u bė protagonist pėr ngatėrrimin e njė pupaci me anėsorin e tij. Rilej anulonte njė aksion shumė tė qartė goli pėr miqtė, duke ngatėrruar duart e pupacit me flamurin e anėsorit. Ai kishte kuptuar sikur anėsori i tij i jepte njė sinjalizim pėr jashtė loje, ēka nuk rezultoi i tillė.

    3. Rilej u bė njė shėnjestėr edhe pėr tifozėt e Levskit tė Sofjes dhe presidentit Todo Batkov, pas ndeshjes Levski-Shakle, tė 30 marsit 2006. Anglezi i nxori kartonin e dytė tė verdhė mesfushorit tė Levskit, Sedrik Bardon, i cili u kthye automatikisht nė karton tė kuq pas njė ndėrhyrjeje nė dėm tė njė futbollisti tė Shalkes. Por, nė tė vėrtetė dhe nė atė ēka u pa edhe mė vonė, nuk kishte pasur asnjė kontakt mes dy futbollistėve.

    4. Ndėrsa sezonin e kaluar bėri bujė edhe sulmi qė trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, i bėri gjyqtarit Rilej gjatė ndeshjes ēerekfinale tė Kupės sė Anglisė, Ēelsi-Totenhem. Tekniku i bluve e shante nė gjuhėn portugeze arbitrin pas disa faulleve tė dyshimta tė dhėna nė dėm tė skuadrės sė Ēelsit.

    5. Ish-trajneri i Boltonit, Sam Allardajs, pati akuzuar vitin e kaluar gjyqtarin Majk Rilej se kishte marrė para nga disa tifozė fanatikė tė Bllekbėrn para ndeshjes me Bolton. Por mė pas Allardjas bėri prapa-ktheu nė deklarata. Gjithsesi, ai u gjobit nga federata angleze, me 2 mijė stėrlia, pėr deklarata tė rreme.

    6. Ishte Rilej arbitri i “masakrės” Reading-Ēelsi, 14 tetorin e vitit tė kaluar. Ai u kritikua pėr lojėn shumė “angleze” tė tij teksa vendasit e Reading po luanin shumė ashpėr ndaj kampionėve tė Anglisė. Nė atė takim u dėmtua rėndė portieri i Ēelsit, Petr Ēeh dhe ganezi, Majkėll Esien. Natyrisht qė pas asaj ndeshjeje pėr ditė me radhė trajneri Jose Mourinjo dhe mediat nuk pushuan sė kritikuari mėnyrėn e tij tė gjykimit.
    Sui generis

  7. #117
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paguani taksat, fitoni bileta pėr Holandėn

    Paguani taksat dhe fitoni bileta falas me Holandėn. Ėshtė kjo nisma mė e re e Mini Bashkisė numėr 10 nė kryeqytet, qė duke pėrfituar nga supersfida e 12 shtatorit kundėr tulipanėve, ka vendosur qė tė organizojė njė shorte me tė gjithė banorėt e zonės. Duke filluar qė nga dita e sotme, tė gjithė banorėt qė do tė paguajnė taksat vendore deri nė datėn 10 shtator, do tė jenė automatikisht pjesėmarrės nė shorteun qė do tė organizohet pėr biletat e ndeshjes me Holandėn. Kryetari i Mini Bashkisė 10, Gerti Bogdani, ka qenė ideatori i kėtij projekti, qė synon ndėrgjegjėsimin e banorėve, duke shfrytėzuar edhe pasionin e tyre pėr futbollin dhe sidomos pėr tė parė "live" nė stadium ekipin kombėtar. "Ēmi i parė i shorteut do tė jenė dy bileta pėr takimin me Holandėn mė 12 shtator, ndėrsa ēmimet e tjerė pėrfshijnė bluza dhe fanela tė kombėtares me autograf si edhe topa futbolli po tė autografuara nga lojtarėt e pėrfaqėsueses kuqezi", thuhet nė njė deklaratė pėr shtyp tė kryetarit tė Mini Bashkisė 10. Takimi mes Shqipėrisė dhe Holandės do tė luhet tė mėrkurėn e ardhshme nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" dhe duke parė kėrkesat e larta pėr bileta nga ana e tifozėve shqiptarė, ato do tė mund tė merren jo vetėm nė sportelet e hapura nga Federata enkas pėr kėtė punė, por edhe duke zgjedhur njė rrugė pak mė qytetare: pagimin e taksave. I pranishėm nė short do tė jetė edhe sulmuesi kryesor i pėrfaqėsueses kuqezi, Erjon Bogdani, i cili ėshtė gjithashtu njė banor i Mini Bashkisė 10.
    Biletat
    Biletat pėr ndeshjen Shqipėri-Holandė do tė dalin nė treg ditėn e premte. Ėshtė ky vendimi i marrė dje nga organizatorja e takimit, Federata Shqiptare e Futbollit. Nėpėrmjet njė komunikate zyrtare pėr mediat, FSHF ka bėrė tė ditur se biletat do tė tregtohen pranė pikave tė shitjes nė sportelet e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa" si edhe nė pikat e shitjes tek 9 katėshet. Ēmimi i tyre ėshtė bėrė i ditur tashmė, tribuna karshi (D2) do tė kushtojė 3 mijė lekė, anėsoret e karshisė, (D1 e D3) nga 2 mijė lekė dhe pjesa prapa portave (E) nga 500 lekė. Pėrsa u pėrket biletave tė tribunės kryesore, ato kushtojnė 5 mijė lekė, por nuk do tė nxirren nė treg, pasi janė qė tani tė prenotuara. Po kėshtu, nė ditėn e ndeshjes nuk do tė shiten mė bileta nė sportelet e miratuara tashmė, ndonėse nuk pėrjashtohet qė edhe kėsaj radhe tė mos mungojė fenomeni i tregut tė zi, pasi bėhet fjalė pėr njė ndeshje tė madhe.
    Sui generis

  8. #118
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha, dėmtimi i kushton operacionin

    Besart Berisha nuk do tė vijė pėrfundimisht nė Shqipėri edhe pas insistimit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit qė sulmuesi tė paraqitej pėr njė kontroll tė stafit mjekėsor tė kombėtares. Mjekėt anglezė kanė sjellė dje njė pėrgjigje zyrtare, ku konfirmojnė dėmtimin, por edhe faktin se futbollisti i pėrfaqėsueses shqiptare do tė bėhet operacion.
    Sui generis

  9. #119
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lorik Cana: Holanda s'do ta ketė tė lehtė

    Lorik Cana ka qenė njė nga mė optimistėt nė kampin kuqezi, pėr sfidėn e 12 shtatorit kundėr Holandės. Mesfushori i pėrfaqėsueses shqiptare ka deklaruar dje se tulipanėt nuk do ta kenė aspak tė lehtė. "Natyrisht qė ne do tė ishim shumė tė kėnaqur me barazimin, por mendoj se mund tė marrim edhe fitoren. Nuk duhet ta marrim me frikė", ka thėnė mesfushori kuqezi.
    Sui generis

  10. #120
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kombėtarja, lojtarėt probleme me avionėt

    Armend Dallku, Debatik Curri, Erjon Bogdani dhe Arjan Beqaj, i janė bashkuar vetėm dje pasdite ekipit kombėtar nė hotel "Adriatik" nė Durrės. Shkak pėr kėtė vonesė kanė qenė linjat e avionėve, pasi shoqėria "Austria Airlines" i kishte anuluar ditėn e hėnė fluturimet nga Vjena pėr nė Tiranė. "Mė vjen keq qė sot po shoh mė shumė gazetarė sesa futbollistė nė grumbullim, por ata mungojnė pėr arsye tė ndryshme. Disa kanė patur ndeshje tė dielėn dhe tė hėnėn, ndėrsa Dallku dhe Curri kanė patur probleme me avionėt, pasi janė anuluar fluturimet", u shpreh nė konferencėn e djeshme pėr shtyp Oto Bariē. Gjithsesi, lojtarėt kanė qenė tė gjithė nė stėrvitjen e zhvilluar dje pasdite.
    Sui generis

Faqja 12 prej 100 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •