Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Rama, lider i mundshëm kombëtar

    Rama, lider i mundshem kombetar

    Data e Publikimit: 26/02/2007


    Oxford Analytica

    26-02-2007

    Një profil i liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i sapo rizgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës

    Suksesi i Partisë socialiste në zgjedhjet vendore do ta ndihmojë Ramën të konsolidojë pozicionin e tij disi të pasigurtë në parti. Ai ka në dispozicion një periudhë dyvjeçare (ndoshta dhe më pak) për ta reformuar Partinë Socialiste dhe për ta kthyer në një forcë efektive për zgjedhjet e tjera parlamentare.
    Zgjedhjetvendore të 18 shkurtit në mbarë vendin, ishin testimi i parë për Edi Ramën që prej zgjedhjes-surprizë së tij, si kryetar i Partisë në Tetor të vitit 2005.

    Paraardhësi i tij Fatos Nano, lëshoi vendin e kreut të partisë që e mbante prej 14 vitesh, pas humbjes së qeverisë që ai drejtonte.
    Suksesi i javës së shkuar erdhi si pasojë e arritjeve të Ramës në transformimin e Tiranës, kredencialeve të tij gjerësisht reformatore dhe pakënaqësisë së publikut ndaj qeverisë për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në vend. Edi Rama është artist por jo ëndërrimtar: ai ka befasuar njësoj miqtë dhe kritikët e tij, kur urdhëroi shkatërrimin e qindra kioskave të ndërtuara pa leje në parkun në qendër të Tiranës dhe përgjatë të dy krahëve të lumit Lana.

    Arritja e tij më e madhe është ndjenja e besimit që u ka dhënë njerëzve, në aftësinë e tyre për të ndryshuar gjërat për më mirë, shpesh me kosto të ulët për qytetin dhe për vetë ata. Një politikan pragmatist me këndvështrim kozmopolit dhe influencë të gjerë elektorale, atij i mbetet ende të provojë veten në botën komplekse të politikave partiake dhe parlamentare.
    Qëndrimi i tij energjik dhe modernizues, personaliteti frymëzues dhe aftësia për të komunikuar, duhet t'i tërheqë negociatorët e BE-së; ai nuk e ka humbur ende kredibilitetin, në një kohë kur rivalët e tij kanë rezultate të përziera. Udhëheqës i pazakontë, i lindur në 64-ën, Rama nuk është një lider vaçanërisht i ri me standartet shqiptare, por si politikan, background-i i tij është unik. Ndryshe nga bashkëkohësit e tij disi gri, që janë që të gjithë politikanë karriere, Rama është me profesion artist, me një stil të larmishëm jete. Punët e tij i ka ekspozuar në të gjithë botën. Megjthatë, ai ka një angazhimim të gjatë në politikë. I përfshirë në lëvizjen për demokraci, që i dha fund regjimit komunist në 90-92-shin, ai mori pjesë edhe në fushatën 1996-97 kundër regjimit autoritar të Sali Berishës, President i asaj kohe.

    Rama u plagos rëndë në një sulm fizik kundër tij, që ai ua atribuoi agjentëve të Berishës. Kjo gjë shpjegon shumë për armiqësinë që ai ndjen ndaj Berishës, i cili u rikthye në pushtet si Kryeministër në vitin 2005.
    I
    përzgjedhur nga Nano si ministër kulture në vitin 1998, në vitin 2000, Rama fitoi garën për kryetar bashkie, duke kandiduar si kandidat i pavarur, i mbështetur nga Partia Socialiste. Pak përpara se të rizgjidhej për kryetar bashkie, në 2003-shin, Rama u anëtarësua në Partinë Socialiste. Pothuajse dy vjet më vonë, Kongresi i Partisë Socialiste e votoi kryetar partie me një votë emergjence përpara sekonservatorët e Partisë të mund të bllokonin kandidaturën e tij. Si kryebashkiak i Tiranës, Rama i dha fund viteve të braktisjes së kryeqytetit, duke shëmbur godinat pa leje ndërtimi, duke krijuar hapësirat jeshile dhe duke ngjyrosur ndërtesat e vjetra e të rrjepura, me ngjyra të ndezura. Motoja e tij: "mund të bëhet" dhe qëndrimi praktik e kanë shndërruar Tiranën në një qytet plot jetëdhe i ka dhënë atij popullaritet në të gjithë Shqipërinë - po ashtu si dhe titullin"Kryebashkiak i Botës" për vitin 2004.

    Nëse Rama nuk do të fitonte në Tiranë dhe Partia Socialiste nuk do të fitonte në qytetet e tjera të mëdha të Shqipërisë, ishte pothuaj e sigurtë që Rama do të shkarkohej nga lidershipi i PartisëSocialiste.
    Megjithatë edhe tani atij i duhet të kapërcejë tre pengesa të mëdha :
    1. Vendosja e autoritetit .
    Besueshmëria e Ramës brenda Partisë ka marrë një hop të madh. Megjithatë , pozicioni i tij ka dobësitë e veta:
    Megjithëse anëtar partie për më shumë se 3 vjet e gjysmë, Rama ende shihet nga disa si një i huaj.
    Shumë në organet drejtuese e kundërshtojnë osenuk e pëlqejnë. Nuk është antar i Parlamentit -- një handikap unik për një drejtues opozite. Sidoqoftë figura kryesore të PS-së, në dritën e rezultateve të zgjedhjeve, janë duke pranuar - që kthimi i tyre në qeverisjen e vendit është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatet e vetë Ramës. Figurat e rëndësishme të Partisë të grupuar rreth Nanos, pritet ose të grmbullohen tashmë rreth Ramës ose të humbasin influencën e tyre. Deri tani, ata i kanë dhënë pak mbështetje Ramës - duke pritur që Nano të rikthehej, nëse rezultatet e zgjedhjeve do të ishin zhgënjyese. Rama, nëpërmjet stilit të tij informal të të bërit fushatë, si në media ashtu dhe në takimet direkte me elektoratin, në të vërtetë, arrin pjesërisht të kompesojë faktin që ai nuk bën pjesë në Parlament, por megjithatë, ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm që stili i tij i pazakontë i jetës (në prag të zgjedhjeve vendore, u botuan disa foto të tij në një plazh nudist të Francës në mesin e viteve 1990) është një disavantazh për elektoratin rural konservator, ku Partia Demokratike e Berishës doli mjaft mirë.

    2. Ribashkimi i qendrës së majtë.
    PS nuk do të kishte mundur të fitonte pa suksesin eRamës në krijimin e aleancës midis pesë partive për zgjedhjet vendore. Për më tepër kjo e vuri PS-në afër me partinë e Ilir Metës, "Lëvizja Socialiste për Integrim" (LSI). Meta, një ish kryeministër u largua nga Partia Socialiste pas përplasjeve me Nanon. Rama dhe Meta nuk është se bien dakort në çdo çështje dhe në shumë gjëra janë rivalë natyrorë, por në të njëjtën kohë janë ndoshta, dy nga administratorët më të mirë që ka patur Shqipëria. Bashkëpunimi i tyre për të ribashkuar partitë, ose për të formuar një aleancë të fuqishme elektorale -- është thelbësor, nëse qendra e majtë do të rikthehet në pushtet. Përpara kësaj, ata duhet të punojnë së bashku për të mbështetur një kandidat të përbashkët për president, me përfundimin e mandatit të Alfred Moisiut në korrik të këtij viti. Duke qenë se Presidenti zgjidhet me një maxhorancë prej tre të pestash tëparlamentit--që qeverisë i mungon -- Berishës me siguri do t'i duhet mirëkuptimi me dy drejtuesit kyesorë të opozitës. Dështimi për të zgjedhur një president të ri do të çonte në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

    3. Krijimi i politikave të besueshme.
    Puna e Ramës nëTiranë është inkurajuese, megjithatë atij i duhet të shkojë përtej konsensusit aktual (një politkë ekonomike pro tregut dhe politikë e jashtme pro perëndimore), dhe të formulojë një program për të gjithë vendin që të mundë:
    - të sigurojë një platformë praktike pë të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
    - dhe të rrisë kompetencën dhe besueshmërinë e shërbimit publik dhe atij gjyqësor.
    Berisha është akuzuar për mos mbajtjen e premtimit para elektoral që lufta kundër korrupsionit do të përbënte prioritetin e tij kryesor. Rama gjithashtu mund të shfrytëzojëedhe hapin mbrapa që Kryeministri pësoi me vërejtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët i emërtuan zgjedhjet vendore "një shans të humbur" që nuk mundi të sigurojë që procesi elektoral të përmbushte në tërësi standartet demokratike.
    Rama mund të përfitojë nga avantazhi që ai gëzon jo vetëm ndaj Berishës, edhe ndaj të tjerëve, të brezit më të ri, si Meta dhe Pandeli Majko Sekretar i Përgjithshëm i PS-së që kanë drejtuar qeveri dhe për pasojë ndajnë përgjegjësi për të metat e ndryshme në administratën qendrore.
    Në dallim prej tyre Rama ka një axhendë të pastër në nivel kombëtar (pavarësisht akuzave të ndryshme të paprovuara për korrupsion të ngritura kundër tij në Tiranë). Mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet vendore kanë krijuar dyshime mbi aftësinë e Berishës për ta çuar Shqipërinë më pranë BE-së, megjithë suksesin e vitit të kaluar kur ai firmosi Marrëveshjen e vonuar të Stabilizim Asociimit me Brukselin, që Nano nuk kishte arritur ta nënshkruante. Por Shqipëria duhet të kalojë në disa teste të tjera -të bëjë zgjedhje tërësisht të lira e të ndershme - që t'i jepet statusi formal i vendit - kandidat për në BE, përpara se të fillojë bisedimet e anëtarësimit. Rama shihet gjerësisht si shpresa më e mirë e Shqipërisë për të përshpejtuar integrimin me Bashkimin Evropian.

    Profil nga Oxford Analytica , E premte, Shkurt 23, 2007

    Marre nga gazeta “Shekulli

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    ,,,,,,,,,,,,nje politikan pragmatist me kendveshtrin kosmopolit,,,,,,,,,,,hmm LIDER I MUNDSHEM LOMBETAR

    ,,,,,,,,,,,,te punoje per vendosjen e autoritetit,,,,,,,,,,,,hmmmmmm


    analize interesante
    Ndryshuar për herë të fundit nga evertet : 26-02-2007 më 21:46

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pa kaluar nje dite nga zgedhjet .. edvinisti gjinush nuk u duk me krah per krah me ramen.. dhe kto dite partia e tije i thote edvinit..me ke vjedhur paturpesisht votat..
    pra pun hajdutesh..
    keshtu mo oksfordos..

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Rama lider i mundshem kombetar? E imagjinoj. Merri te gjitha konfliktet e brendeshme qe ai ka krijuar dhe projektoi ne plan nderkombetar.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    rama lider kombtar!!!
    Qka nuk ndegjon njeri sot,ja edhe rama ne qoft se behet lider kombtar,kam shume gjasa qe edhe une do behem lider i botes.Une mendoj qe kombi nje lider pati dhe ai vdiq keta te tashmit jan sa me mjel shtetin e asgje me shume.Nuk mund te jet lider kombtar nje idhetar i partis se punes.Duhet prit edhe se paku nja njeqind vjet mos po na e dergon zoti rastesisht ndonje lider se sa po shifet me rama nuk shkohet perpara.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    Besoj qe rama do ishte nje lider shume i mire por rrethi i tije i ngushte nuk do e lejoje ramen . Mos harroni se ne krah te rames jane kelyshet e nanos duke e filluar me gjinushin te parin. Rama akoma nuk po din te sjelle te rinjte ne qeverisje. Ata qe jane sot ne PS duan vetem karrige e rryshfete dhe nuk ju intereson e ardhmja e vendit. Sa per PD mendoj se nese berisha largohej PD do ishte prape me e votuara ne 2009. Shqiptaret po presin nga te rinjte ne PD ta ngrene zerin dhe disa po flasin hapur. ngelet per tu pare se sa te afte jane PD-istat per ta larguar PD. Nese ata largojne Berishen jua them me plot bindje se PD fiton me shume vota se vitin qe erdhi ne pushtet. Berishes i duhet treguar vendi pasi ai snjeh doreheqje. Ai per mendimin tim mbetet sadami i fundit i kombit shqiptar

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shqiperia e vertete dhe demokratike,jo ajo e Dushqeve e kallasheve,dhe e grushtit ne nderim, duhet te distancohet sa me pare nga pseudo-lidera si Rama me kompani.
    Njerez te till sharlatane kerkuan nga tribunat clirimtare te Pezes rehabilitimin e njeriut me ogurzi te historise se kombit tone Enver Hoxhes.
    Aq me keq kur keta te ashtequajtur apo te vetquajtur lidera jane katandisur si karnavalet braziliane.LAKURIQ.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    hajde gjetje hajde
    do zoti nuk e ndihmon prap ia amerikania se pastaj e mori lumi oxfordin.Eda lidere ne vend te xhaxhi Enverit???? sma mer mendja se do bjere kaq poshte populli jone.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Nese Soros ka influence per ta vene ne krye te partise mund te kete edhe ne Oxford Analytica per ta bere me te besueshem, qe me vone te jete udheheqes i kombit.
    Barca

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Edvin Rama nuk eshte bere akoma deputet e jo me te behet "lider kombetar". Jetegjatesia e tij ne politiken shqiptare nuk do te jete me shume se 6 muaj deri ne nje vit. Ata qe e skandalizuan me fotot nudo tani po i bejne gati dosjen sic ia beri Ramiz Alia shokut Nano ne 1992.

    Dhe ishallah i teprojne leket me te cilat po blen propagandues sa majtas e djathtas per te blere edhe nje karrike deputeti, qe te fitoje edhe ai pak imunitet karshi ligjit se Theodhor Sollaku nuk e ka te gjate ne krye te prokurorise se vendit, ne vere Shqiperia do te zgjedhi nje president te ri.

    Albo

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombëtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •