E di cfare do te thuash, por kjo nuk eshte legjende. Ka ndodhur, keshtu sic po ta tregoj sonte ty. Jo se dua te te tremb, por ka nje te vertete ne ate qe thone se fati te ndjek dhe te gjen kudo qe te fshihesh. Vere koken ne krahun tim, dhe mos harro per asnje moment qe une jam ketu...
Kur u martuan ata , ka qene vjeshte e vone, dhe smbeti dru e gur pa u gezuar . Ishin rritur bonjake, ne dyert e botes dhe vetem nje fat I cuditshem dukej se I kish lidhur me njeri tjetrin. As pasuri, as katandi, vetem dashuri dhe deshire per jeten. As fare , as fis, vetem fqinje per se mbari e te dashur qe u krijuan me sa munden nje vater te ngrohte. Kohera te vjetra, njerez me zemer te madhe. Muajt po iknin dhe trupi I nuses se re dukej se nuk kish ndermend te ndryshonte. Po ai bel I vajzerise, po ato kembe te zhdervjellta dhe krahe hollake. Asnje ndryshim. Fjalepak nga natyra , I shoqi sa vinte e behej me I ngrysur, dhe bluante ne mendje njemije gjera te zeza, sa here qe nusja e re gdhihej me dhimbje te forta mesi dhe njolla te fresketa gjaku kuqelonin memece mbi carcafin e bardhe. Me shprese se gjate muajit qe vinte gjendja do ndryshonte Asgje, asgje e re dhe per shume muaj te tjere. Ngrehu, I tha nje mengjes te shoqes, vishu, gatitu se jemi per rruge. Ajo u vesh pa thene gje, sepse asokohe, zemer, gruaja e dinte shume mire vendin e saj. Ecen per gati gjithe diten dhe ne te ngrysur arriten perpara nje shtepie te madhe, te lyer me gelqere te bardhe , qe llapste ne terr si te ishin bere bashke syte e njemije kucedrave. Nusja ndoqi te shoqin, qe pasi foli neper dhembe me nje grua te vjeter qe u hapi deren, u fut brenda ne nje ode te madhe dhe te ftohte. Plaka, qe quhej Lilihane , solli nje krah me dru dhe ndezi nje zjarr qe u solli shpirtin ne vend. Dikur ajo nxorri burrin jashte dhe filloi ta prekte nusen e re neper trup, duke I shkaktuar here pas here dhimbje te forta. Je e lidhur nga nje magji e forte, I tha Lilihana, do besh cfare te te them une dhe ta shohesh pas nente muajsh cdo nxjerresh ne drite.
Pas fiks nente muajsh, nusja sjell ne jete nje djale. Foshnja ishte kaq e bukur, sa qe Lilihana dhe nje grua tjeter qe I qendruan ne koke kur lindi, e mbeshtollen shpejt e shpejt dhe nuk linin njeri ti afrohej. I ati I djalit shkrepi pushke, shtroi gosti dhe ahengu shpertheu ne shtepine e varfer dhe te vogel.
Ate nate qe foshnja mbushi dyzete dite dhe lehona dukej se e kish marre veten per bukuri, u degjuan dy trokitje te fota ne dere. Ata u pane ne sy me njeri tjetrin, te habitur nga kjo vizite e vone, dhe kur burri hapi deren, vuri re ne prag Lilihanen, qe dihaste me zor dhe dukej ne pike te hallit. Po vdes, foli plaka, neser ne mengjes do me cosh ne shtepi ti, iu drejtua ajo burrit qe rrinte ne kembe dhe spo kuptonte asgje. Erdha tju them se duhet ta ruani kete femije si syte e ballit, Zoti nuk do tu jape tjeter hapni syte, diten kur djali do fuse nusen e tij ne shtepi, nje rrezik I madh I vertitet mbi koke, ruajeni si syte e ballit, perseriti ajo duke vene gishtat e rryshkur mbi syte e saj qe dukeshin krejtesisht te thare e pa jete.
Lilihana vdiq pas nje jave, dhe ata u ndjene me jetime se kurre, edhe me keq se me pare, sepse tani ideja e rrezikut qe I kanosej jetes se djalit te vetem, po iu kthehej ne nje fiksim. U bene si te dyte, por sidoqofte dikur e mblodhen mendjen sepse menduan qe dita e dasmes ishte akoma larg dhe djali duhej rritur njehere. Me te pare e me te bere. Por koha fluturon, zemer, me keq se ujet e burimit, dhe nje dite te bukur, kur djali , tashme I bere burre, u tha se kish ndermend te martohej me vajzen e vogel te Rasimit, ata u kujtuan per fjalet e Lilihanes se vdekur, dhe ankthi filloi perseri te punoje si njezet e tre vjet me pare. O Zot, lutej e ema, ma ruaj djalin. O Zot, lutej I ati, mos me bej gjemen. Por lutjet jane gje tjeter, dhe ajo qe duhet bere eshte gje tjeter. Kaq gje e kish kuptuar I ati, qe filloi te pyeste mbare e prape per krushqine, farefisin, dergoi njerez ti kerkonin doren nuses, dhe hap pas hapi, gjerat po shkonin kaq mbare e mire, saqe erdhi dhe dita e dasmes. Harrova te te them, se nusja ishte nje vajze e urte dhe bukuroshe, jo nga ato qe te lene me goje hapur, por e embel dhe me lezet.
Vjeshtes kur do ngrihnin dasmen, filloi nje I ftohte I madh, shume njerez kishin filluar te shihnin lukuni ujqish ti afroheshin fshatit neteve te ftohta. Gjithsesi ne kete kohe nuk ishte keq te mbaje arme me vete. SI dihej cmund te ngjiste. Prandaj I ati gjeti ca qen te medhenj, nga ata qe ruajne bagetine neper stane, dhe I vuri rreth e rreth shtepise. Thirri dhe shoke e miq , djem te rinj e te fuqishem dhe I vendosi te ruanin shtepine dhe shtigjet perreth. Te dielen ne mengjes, ahengu kish arritur ne kupe te qiellit, dhenderri shkelqente I gjithi ne rrobat e reja, nusja embelsonte pragun e deres me gishtat e lyer me mjalte, prinderit e dhenderrit lotonin nga gezimi dhe ankthi, dasmoret cakerrqejf kendonin dhe hidhnin valle. Dhe keshtu deri ne mesnate kur me ne fund pasi cdo gje u mbyll mire e bukur, dukej se fjalet e lilihanes mbeten shume larg, dhe Zoti, ai meshiremadhi, ua kurseu jeten e birit te vetem. Dhenderri nen shuplakat e moshatareve u fut ne dhomen ku e priste nusja e tij, ndersa dasmoret nisen te largoheshin nje nga nje. Te nesermen I prisnin punet dhe skishin mbetur dhe shume ore deri ne agim.
Ndersa shtepia u zhyt ne nje qetesi te plote, dhe prej se largu ndihej vetem ndonje ulerime ujku, te dy pleqte(nese mund ti quajme keshtu) te rraskapitur dhe me nje ndjenje ku perzjehej gezimi dhe frika shihnin njeri tjetrin ne sy. Me mbush dhe nje gote, I foli I shoqi, dhe ndersa ajo kthente damixhanen e rakise ne nje kupe, befas shtepia u trand nga nje ulerime e holle, nje piskame e thekshme qe dilte nga dhoma e ciftit. Te dy pleqte brofen ne kembe dhe u dhane me nje fryme tek pragu I dhomes. Djali shtrihej pa fryme mbi dyshekun e ri. Hataja kish ndodhur. Nusja ishte cmendur dhe ne krize e siper kish mbytur me thonj te shoqin.
..Keshtu ka ndodhur, dhe une nuk po shtoj asgje. E di? Nuk ka nevoje qe njerezit tI zbukurojne teper ato qe kane ndodhur. Dije, zemer, qe nuk ka prozator dhe poet me te madh se Fati
Krijoni Kontakt