Sekretari ma perseriti kater here a me teper porosine.Ah,po!Me falni!Nuk quhej porosi.Thjesht nuk Quhej.Tjeter gje pastaj se cfare ishte.Gjithsesi,shume te qarte nuk e kam ende se per cfare llomotiste ,duke sperkatur fytyren time me peshtymen e vet prej "sekretari ne detyre".Kjo per vete faktin se kepucet nga Kina me siguronin mbeshtetje biologjike krejt te kundert me ate cfare dy pseudo-kembe-veshjet e njeriut te shkurter mund te jepnin.
-Ti pra shok i ri,nuk ke pse na hidhesh perpjete sa here qe s`te del e jotja .Ne ketu po ndertojme.Fale mencurise dhe miredashjes se shokut te Pare ,ne po shkojme atje ku duhet.Se socializmi ,ti ,shok kerkon pune ,hiqi duart nga xhepat(guxoi te ma prekte krahun e bukur me duart gjithe ***) ashtu de.Ne te gjithe bashke jemi nje.Nje i vetem.
"Qe vete godet nofullat-i shtova fjalimthit te tij me vete"
Kishte shkuar aq larg me fjalite qe s`mund ti fusje ne asnje analize gjuhesore te shqipes e qe per kete fakt as qe me kujtohen ,sa po ta degjonte sekretari i "MADH" do dhihej gazit nga punetoruci i tij i zellshem qe perqindjen e ujit ne stomak e kishte me te larte se cdo qytetar i Tokes.
-Hajt diten e mire shok,tani-tha -e me mend ne koke ,shtrohu (donte te thoshte sic duket shkurtohu)me shume ne leximin e veprave se te tjeret e dine me mire kete pune.
"Desha ti thojaO ne jemi Nje?!-vecse ma ndrydhi gjuhen hija e gjembave te B.te cilave edhe pa kete i isha afruar mjaft."
Keshtu dola nga ajo fare shpelle ku mbante era myk , e i cova kembet drejt Parkut.Ne fakt ,ate cast po me habiste bindja e gjymtyreve.
Se si,kuptoheshim aq mire.Ja ,duart per shembull nuk e bejne kurre gabimin e futjes ne gjiriz apo ne Biblioteken Kombetare.T`i puthja tani ,aty,ne mes te rrugeve,te mos pushoja se mirenjohuri gjymtyreve te mija te urta qe si bind dot as nje burre i vogel me xhaketen e arnosur.Oh,mencuria e trupit tim!
PO qimet e kembeve!Mrekulli me vete ,Si nuk shqetesohen aspak nga profesorucet ,po rrine ashtu shtruar prane njera tjetres,pa prishur terezine,pa shkaktuar ngritje te lekures.Qimet e mija 26-vjecare.
-do i pastroni kepucet shok?-shokethi i vockel ngjirej ne cepin e trotuarit nja 100 m larg Komitetit Qendror.
"Ti Pastroj?D.m.th te ulem aty ne mes te rruges rehat-rehat,duke qene i justifikuar.
Sepse ....ne ...jemi Nje!
.....................................
vazhdon...
Krijoni Kontakt