Oscar Wilde: "Jepi njeriut nje maske dhe ai do te te thote te verteten."
Z. Dule, ose Adrian, jam plotesisht dakord me kete aforizem, aq e sakte sa pergjithesuese e nje te vertete te madhe.
Forumet e Internetit, sic quhen zyrtarisht, jane komunitete virtuale te zhvilluara per nje komunikim me interaktiv dhe me te shpejte rreth nje bashkesi subjektesh te paracaktuara. Diskutantet ose anetaret jane individe, qe praktikisht takohen vetem neper postimet e tyre. Mendimet e shprehura supozohet te jene shume here me te hapura dhe te drejtperdrejta dhe/ose specifike kur veshin nje maske. Mund te jene edhe genjeshtra. Por kjo nuk eshte domosdoshmerisht e sakte sa nje aforizem, te pakten per personin tim. Kete e them hapur, sepse ne cdo shkrim qe kam postuar kam shprehur mendime, te cilat i shpreh cdo dite ne rrethim tim shoqeror. Fakti qe une vesh nje maske nuk do te thote se fsheh nje te vertete ose se shpreh nje te tille, pasi une vete nuk i shmangem kesaj te fundit.
Nga ana tjeter, degjoj shume shpesh se arsyeja e perdorimit te nje nick-u dhe fshehjes se identitetit (edhe ne prezantim/profil) eshte mbrojtja nga ato paragjykimet e famshme qe burojne nga cdo mendje, ne fund te fundit. Por kjo nenkupton faktin se ti maskohesh per te mos qene i sinqerte, per te mos shprehur te verteten, per te mos qene i pergjegjshem per ato qe shpreh. E kontrastuar me aforizmen e Wilde, sa e sakte eshte kjo? Une them se te dyja anet e medaljes kane peshe te barabarte. Pra, njeriu maskohet ose qe te fshehe fytyren e tij (te verteten) ose te shprehe nje te vertete qe nuk mund ta shprehe ne boten reale. Kjo do te ishte menyra se si do t'i ndaja anetaret e ketij dhe te cdo forumi tjeter.
Mbi te gjitha, ka po aq mundesi qe ti te jesh Ardian Dule, sa ka mundesi qe une te jem ai qe deklaroj se jam. Ne cfaredo lloj forme qe une te prezantohem (reale ose jo), dikush do te tregohej gjithnje skeptik per autenticitetin e mendimeve qe une do te shprehja. Per kete arsye, ata qe regjistrohen kane opsionin per te shkruar emrin e tyre te vertete, emrin e dikujt tjeter, ose nje nickname fale te cilit do te shkruajne drejt ose do t'i prishin pune dikujt tjeter (dhe vetvetes). Hugo-ja ka folur gjate dhe sakte per keta lloj njerezish. Pra, pergjigjia ime per pyetjen tuaj do te ishte konjuktive: ose te regjistrohen me nje nickname (dhe te prezantohen ose jo eventualisht), ose te perdorin identitetin e tyre, per sa kohe qe besohet te jete i tyre.
Krijoni Kontakt