"Nė mbarim tė vizitave tėrheqėse dhe prekėse nė ato shtėpi tė braktisura, plaku qė mė kishte ftuar pėr darkė, mė zuri pėr krahu dhe mė shpuri nė shtėpi. Ra muzgu dhe nėn ndriēimin e disa qirinjve u ulėm pranė njė tavoline tė vjetėr rrobulli. Aty, i zoti i shtėpisė kishte ftuar edhe ato pak pleq qė kishin mbetur. Pritja ishte po ajo bujarja qė ka qenė dhe do tė mbetet brez pas brezi. Nga vetmia e pllakosur, atė natė nuk u bė muhabet tjetėr, pėrveē mėrzitjes sė madhe qė kishte rėnė nė mbarė vendin tonė. Pas disa orėsh, i zoti i shtėpisė piu njė gotė me fund dhe na luti tė gjithėve qė tė ndryshonim fjalėn dhe tė kėndonim njėherė. Hodhi vėshtrimin rreth e rrotull dhe ia nisi kėngės. Njė shoku i tij ia priti kėngėn, ndėrsa ne tė tjerėt ndihmuam me iso. Kėnga nuk u pėrfundua, sepse tė gjithė u pėrlotėm nga fjalėt prekėse, tė cilat nuk i kisha dėgjuar asnjėherė mė parė.

Kėnga ishte e re dhe fjalėt ishin kėto:

“Afrohuni shokė, qė t’ju them dy fjalė
Na ikėn fėmijėt dhe vetėm na lanė
Bredhin nėpėr botė, se punė nuk kanė
Kthehuni o djema, se na dogjėt xhanė
T’ju shikojmė me sy dhe t’ju kemi pranė
Do vdesim njė ditė dhe s’ka kush tė na qajė...!”.

Asnjėri prej nesh nuk i uroi pleqtė kėngėtarė, ngaqė u prekėm pa masė. Pak orė i kishin mbetur asaj nate. Nė mėngjes tė ditės tjetėr u ngrita qė tė vazhdoja rrugėn. Para se tė ndahesha prej atyre pleqve fatkeqė, u dhashė kurajo dhe shpresė pėr tė ardhmen. Fjalėt ishin pak a shumė kėto: “Kjo qė na ndodhi kėtė shekull, i ka ndodhur Evropės shekuj mė parė, por nuk kaloi shumė kohė dhe pėrsėri i lanė qytetet dhe i gjallėruan fshatrat”.
Ata i dėgjuan fjalėt e mia inkurajuese dhe mė hodhėn duart nė qafė, por e ndjeja edhe unė se ato fjalė ishin tė kota."



si ata burra u perlota edhe une, por nqs ata perloten nga vetmia e tyre une ngaqe nuk jam ne gjendje te bej dicka...