Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    197 km/h, drejtë në burg, spital ose në vdekje

    Gati për çdo ditë ka lajme në lidhje me lëndimin e ndonjë shqiptari ose për ndonjë aksident të shkaktuar nga shqiptarët.

    Gustin Marjakaj

    "Balkanraser" quhen emigrantët e rinj që garojnë autostradave zvicerane. Gati për çdo ditë ka lajme në lidhje me lëndimin e ndonjë shqiptari ose për ndonjë aksident të shkaktuar nga shqiptarët. Për këtë teme janë realizuar edhe emisione speciale në Televizionin Publik Zviceran (SF DRS). Tema për ngasësit e veturave nga Ballkani tashmë edhe është politizuar mjaft. Partia e Christoph Blocher përdori pikërisht këtë fenomen për të frikësuar elektoratin, me qëllim që ai të votojë kundër ligjit për lehtësimin e marrjes së shtetësisë nga ana e emigrantëve. "Për këtë një pjesë të fajit e kanë edhe mediat zvicerane, të cilat qëllimisht i ekzagjerojnë këto fenomene. Mediat, e sidomos gazeta zvicerane bulevardeske, përcjellin më vëmendje të gjitha dukuritë negative që vijnë nga shqiptarët", thotë Shefi i Qendrës Profesionale për integrim në Bern, Roland Beer. Edhe fundjavën e kaluar nuk ishte ndryshe. Në autostradën 7, afër qytezës Wogltingen (TG) të Zvicrës, në orët e vona, një automobilist shqiptar (33) është ndaluar nga policia. Shkaku i ndalimit ishte tejkalimi i shpejtësisë.

    Është e vërtetë se ballkanasit në autostradë janë rrezik potencial", thotë polici Zeli W. (38), që kontrollon në autostradën Zürich-Bern. Drejtuesi i automjetit kishte vozitur makinën 197 kilometra në orë, ndërsa të lejuar kanë qenë vetëm 120. Siç njoftoi policia e këtij rajoni, shqiptarit të ri menjëherë i është marrë leja e vozitjes. "Ky është një akt i shkeljes së ligjit dhe ndaj këtij akti do të ketë masa administrative", deklaroi për Dervina.com zëdhënësi i policisë, Ersnt Vogelsanger, duke shtuar se ngasësi i makinës nga Kosova nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit. "Shumica e garuesve harrojnë se shpejtësia e lartë në autostradë ka tri pasoja: të mbysësh dikë dhe të përfundosh në burg, të shkosh në spital apo të vritesh vetë", thotë Susanne Neike nga Qendra për Këshillin dhe Ruajtje nga Aksidentet (BFU) në Bern.

    Bekim Januzit (20) nga Tetova e Maqedonisë me banim në Freiburg, nuk i lënë përshtypje këshillat e zonjës Neike. "Jo more vëlla, kur dal në autostradë s’mendoj në asgjë tjetër, veç t'ia shkel deri në fund".

    Dervina.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Pfff vetem qesi sene ndegjon per Shqiptaret ne Zvicerr ... sa palidhje, e qka eshte kjo ? " vec t'ia shkel deri ne fund " e athere drejt e per spital.
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  3. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Cfare bejne disa nga keta shqipet tona keshtu? Ne vend qe ta bejme Shqiperine si Zvicra po e bejme Zvicren si Ballkani. lol
    Nuk esht per te qeshur se disa qe kane kembe te hekurt ia shkelin gazit sikur nxitojne kush e kush per te shkuar ne varreza me pare. Jeta eshte e gjate o rini e shpejte, se ia ndin dhimbjen prapa muhabetit te aksidenteve.
    I dhenshi me mend makines.

    Me Nishan ne Balle, faj kane shoferet
    E Premte, 01 Qershor 2007

    Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, e argumentoi rritjen e numrit te aksidenteve rrugore kryesisht me gabimet e drejtuesve te automjeteve. “Gjate pesemujorit te pare te vitit 2007 jane vendosur 227 mije sanksione me gjobe per shkelje te normave te shpejtesise, mosrespektim te sinjalistikes, te rripit te sigurimit etj.”, - u shpreh Nishani, duke treguar masat qe ministria e tij kishte marre per te parandaluar shtimin e aksidenteve. Masat e marra sipas tij pritet te ndikojne ne reduktimin e gabimeve nga drejtuesit e automjeteve, si terheqja e vemendjes, shpejtesia e madhe, perdorimi i pijeve alkoolike etj.
    Nishani shtoi: “Nje nga aspektet e rendesishme te punes se policise ka qene rritja e sigurise ne rruge, permes nje qarkullimi normal te automjeteve dhe vendosjes se rregullit ne trafik, si elemente te domosdoshem te sigurise publike ne teresi”. Ministri i Brendshem theksoi edhe si te domosdoshem trajnim te efektivave te policise rrugore ne te gjithe vendin. Keto deklarata Nishani i beri gjate nje interpelance te kerkuar nga deputeti socialist i Librazhdit, Taulant Balla, i cili ngrinte shqetesimin per rritje te numrit te aksidenteve rrugore dhe fajesonte per kete edhe Ministrine e Brendshme.
    I. Saqellari
    gazeta Korrieri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Po njizet vjeçaret bejn keso trimnie se mu me vin qdo muj Jokerat ...Zonje ke dhurat per vozitjen tuaj te mirê .....
    Po ata le qe po vriten vet po shpesh edhe tjeret...
    Mos me tako zot me qesi vozites ....

    Kan then pleqet : ruju nga tre persona:
    ata qe vozitin se pari
    ata qe martohen se pari
    dhe ata qe blejn mobil se pari ...

    -----------------------------------
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Pergjigje ndaj atyre qe jane kundra Medh'hebeve.
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 04-10-2009, 05:34
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Dita kur Unë u kryqëzova
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •