Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Politika shqiptare dhe servilizmi

    Po ngre nje pyetje per te ngritur nje dialog qe ndoshta mund te jete edhe frytdhenes per te dalluar tiparet e politikes shqiptare ne teresine e saj.
    1- A eshte politka shqiptare servile?
    2- Nese po, ndaj kuj, pse, dhe a duhet te jete?

    Respekte dhe pershendetje!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Servilizmi Politik Shqiptar...

    Servilizmi manifestohet hapur ne nje klase te papjekur politikisht, per me teper kur ajo eshte ne qeverisje e ka kapacitete te dobeta administruese dhe kap nivele te larta keqmenaxhimi e korrupsioni.

    Gjate viteve te fundit te qeverisjes socialiste si me tipike u perceptuan jo serioziteti dhe korrupsioni, ndersa ne vitin e pare te qeverisjes demokratike si me tipike perceptohen paaftesia dhe jo menaxhimi.

    Pikerisht kjo sjellje politike servile vihet re jo pak ne kushtet e Shqiperise, ne bashkeveprimin e saj me partneret nderkombetare, duke i kthyer ato ne vendimmarres ose vendimreferues.

    Dhe pergjegjese per kete eshte vete politika shqiptare, qe me problemet qe krijon imponon zgjidhje artificiale me ndermjetesimin e paleve te treta, qe nuk e perjetojne normalisht realitetin politik shqiptar.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    5 vjet nga vrasja e Rasim Lumeshit


    Mė 2 prill tė vitit 2002 u ekzekutua "Pishtari i Demokracisė" Rasim Lumeshi dhe Ilir Gosturani


    Sot, mbushen 5 vjet nga vrasja gjakatare e "Pishtarit tė Demokracisė", Rasim Lumeshi. Rasim Lumeshi u ekzekutua nga segmentet e shtetit tė atėhershėm mė 2 prill tė vitit 2002. Ai sapo ishte kthyer nga Kosova ku kishte qenė si i ftuar nga disa miqtė e tij atje, kur papritur u qėllua me armė pabesisht nė njė kafe tė qytetit tė Bajram Currit dhe mbetet i vdekur bashkė me Ilir Gosturanin dhe gjithashtu u plagos edhe gjykatėsi Kujtim Dusha. Vrasja e Rasim Lumeshit dhe Ilir Gosturanit, nuk u bėri aspak pėrshtypje drejtuesve tė qeverisė socialiste tė atėhershme. Strukturat e shtetit nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr zbulimin dhe arrestimin e autorėve tė kėtij krimi tepėr tė rėndė, sepse pas kriminelėvė qėndroninin vetė strukturat e shtetit tė atėhershėm.

    Pas kėtij akti tė rėndė kriminal, nė deklaratėn pėr shtyp tė Partisė Demokratike shkruhej: "Tė martėn nė orėn 10:00, nė qytetin e Bajram Currit u ekzekutua nė prani tė forcave tė Policisė dhe tė SHISH-it, "Pishtari i Demokracisė", veprimtari i shquar i PD, Rasim Lumeshi, sėbashku me anėtarin e PD dhe veprimtarin e saj tė njohur, Ilir Gosturani, si dhe u plagosėn rėndė Hysen Biberaj dhe gjyqtari Kujtim Dushaj". Kryetari Partisė Demokratike, Sali Bersiha e dėnoi ashpėr kėtė akt kriminal dhe kėrkoi gjetjen e autorėve dhe vėnien e tyre para drejtėsisė. Berisha tha atėherė gjatė ngushėllimit, se "dora kriminale e shtetit po vret djemtė tanė mė tė mirė".

    Mė 3 prill tė atij viti, Rasim Lumeshi u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit me njė det dhimbje e lotėsh nga mijėra e mijėra vetė nga Fieri, Tropoja, Tirana dhe gjithė Shqipėria, tė cilėt shprehėn dashurinė dhe respektin pėr "Pishtarin e Demokracisė". Rasimi ka lėnė tre fėmijė, Renaldėn 6 vjeēe, Redonin 3 vjeē dhe Roselėn 2 vjeēe.

    Pėrndjekjet dhe survejimet ndaj Rasim Lumeshit kanė filluar qė nė fėmijėri. Mė 8 mars 1985 pas njė provakacioni tė krijuar nga njerėzit e ish-Sigurimit famėkeq, Rasimin e arrestojnė moshėn 19-vjeēare nė oborr tė shkollės, nė sy tė nxėnėsve dhe mėsuesve. E ēuan nė postėn e policisė ku do t'i pėrgatisnin akuzėn pėr ta burgosur. Por, Rasimi me zgjuarsinė dhe mprehtėsinė e tij, arriti tė arratiset jashtė shtetit. Lėvizjet demokratike tė vitit '90 e gjejnė Rasimin dhe vėllezėrit e tij nė radhėt e para tė demonstruesve. Nė fillim tė vitit tragjik tė vitit '97, kur stalinistėt shqiptarė rrėmbyen armėt dhe urat e zjarrit kundėr shtetit dhe gjithė institucioneve, Rasimi dhe Miftari, ishin pėrkrah mijėra e mijėra shqiptarėve tė ndershėm nė Fier, Tiranė dhe nė ēdo vend pėr tė mbrojtur institucionet e shtetit dhe demokracinė. Rasimi, jo vetėm qė ishte njė njeri human dhe me prirje tė djathta, por ishte edhe njė nacionalist i devotshėm. Nė vitin 1999, Rasimi dhe hoteli i vėllezėrve Lumeshi nė Fier, u bėnė mikpritėsit e qindra e qindra shqiptarėve tė dėbuar me dhunė e gjak nga trojet e tyre nga Millosheviēi. Mikpritja dhe dashuria e tij njerėzore ka bėrė tė mundur qė edhe sot shqiptarėt nga Kosova ruajnė respekt tė veēantė pėr Rasimin dhe njerėzit e tij tė afėrt.

    Rasim Lumeshi dhe vėllezėrit e tij janė pėrndjekur dhe kėrcėnuar disa herė nga ish-sigurimsat dhe njerėzit e ish-pushtetit socialist pėr tė vetmin shkak, sepse ata njiheshin si nacionalistė dhe me bindje tė djathta. Pėr kėtė qėllim, segmente tė qeverisė sė atėhershme aktivizuan bandat kriminale nė Tropojė pėr eliminimin e Rasimit dhe vėllezėrve tė tij.


    RD

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Servilizmi Politik Shqiptar...

    Ministri mediatik i mjedisit, ishi majti Xhuveli, tani antimajtisti Lufter, dha nje tjeter shembull te jashtezakonshem te "servilizmit" ne Shqiperi sipas modelit te getave te femrave, per te mos permendur llastikun qe perdoret per ndonje objekt poshte tyre, jo vetem nga grate.

    Kapercimi i ylberit politik nga fenomeni Xhuveli nuk eshte nje rast i shkeputur dhe as nje rast jetim ne Shqiperi. Problemi qendron se fenomene te tilla sapo hedhin kemben ne anen tjeter te ylberit, afrojne jo thjesht mungese morali, por tentojne nje perkembim morali prej luftetaresh moraliste.

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 03-04-2007 mė 16:01
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e *andrea*
    Anėtarėsuar
    09-02-2007
    Vendndodhja
    everywhere ...
    Postime
    39

    ....

    Servilizmi ne Shqiperi ushqehet qe ne moshe te vogel, e nuk ka si te mos jete edhe tek ata te shtuquajtur politikane. Normale, ata behen servile ndermjet njeri tjetrit, por ne te njejten kohe edhe ndaj partnereve te huaj. Gjate gjithe kesaj dekade servilizmi ka qene i hapur.
    Everything has its opposite: although this is never absolute, only relative... :)

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Partia Sumes!!!

    Pse tė mos kandidojnė pėr deputet edhe balerinat e Fiksit, kėngėtarėt e Top Fest

    dhe ata tė Kafazit?









    Nga Pirro Prifti - Paradokset nuk mbarojnė nė Shqipėri dhe me sa duket budallallėku qė ka kapur Opozitėn le tė shpresojmė qė tė mos e infektojė dhe Pozitėn.Gjithkush mund tė kujtojė vitin 1997 kur kandiduan disa futbollistė e basketbollistė dhe kjo nuk ka tė bėjė me pėrzgjedhjet e politikės dhe tė kryetarėve pėrkatės tė partive sesa me idetė fikse tė disa mendjeshkulurve brenda kėtyre partive qė mendojnė se VIP-at e TV, qoftė ata qė dalin rastėsisht, qoftė qė dalin me mik apo qė janė me detyra tė ndryshme nė TV, i do populli dhe elektorati. E pse tė mos propozojmė nė tė ardhmen (nė mėnyrė hipotetike sigurisht) Agron Llakėn pėr president apo pėr kryetar partie tė PS? E ē’tė keqe ka kėtu? Pėrveēse do tė shtojė humorin brenda partisė, (mendoni sikur tė vendosim pėr Kryetar tė PSD ose tė LSI Behar Merjen, tė na falin kryetarėt pėrkatės sepse i mendoj nė mėnyrė hipotetike) e mė pas te kėta qė pėrmendėm e ata qė nuk i pėrmendėm tė na falin, tė mund tė kandidojnė nė parlament, kėta njerėz profesionistė nė punėn e tyre do tė shtonin radhėt e Partisė me humoristė e qejflinj? Punė e madhe se ka njė mori anėtarėsh partie, militantėsh, simpatizantėsh e profesionistėsh, tė cilėt kanė dhėnė ku mė shumė e ku mė pak kontribute nė partitė e majta e sidomos nė atė Socialiste, punė e madhe se kanė dalė nė mitingje, kanė kontribuar mė financim, janė anėtarė tė devotshėm e me eksperiencė politike. Vendos Njėshi e klani i njėshit. Kėtu kemi tė bėjmė me njė ripolarizim tė politikės sė majtė dhe largimin me kujdes tė intelektualėve qė janė angazhuar nė politikė duke aktivizuar tė ashtuquajturit VIP-a dhe tė ashtuquajturit shoqėri civile, por duke lėnė pas dore mendimin e strukturave pėrkatėse partiake dhe hierarkinė pėrkatėse. Gjithashtu, mania pėr tė ardhur keq e aktivizimit artificial tė kontingjentit tė grave (ēfarėdolloj qofshin) ka krijuar gjithashtu situate absurde dhe qesharake, tė cilat tė kujtojnė aktivizimin e `nonave tironse` nė Frontin Demokratik, tė cilat pasi i dėgjonin me kujdes ftesėn e tė deleguarit nga Fronti Demokratik, duke fshirė djersėn e ballit nga puna e rėndė, tundnin kokėn nė mėnyrė pohuese, por nė mėnyrė alla shqiptarēe qė tė huajt e perceptojnė si pėrgjigje mohuese (ju kujtohet budallallėku i pėrfaqėsuesit shqiptar nė OKB nga vitet 1963-1965, pasi u prishėm me rusėt, kur u votua pėr njė mocion anti-rus ai tha `po` me gojė, por kokėn e tundi nė mėnyrėn alla shqiptarēe qė do tė thotė `po`, por tundja e kokės do tė thotė – `jo` pėr tė huajt) e i thonė tė deleguarit: `mirė tė keqen nona po i them gocės sa tė vijė nga shkolla`. E goca e nonės ishte akoma nė fillore e s`mund tė futej nė Front Demokratik?! Po kėshtu ndodh akoma nė Partinė Socialiste, ku metodat dhe marifetet e vjetra vazhdojnė tė mbijetojnė dhe kanė njė arsye tė thjeshtė se pėrse veprohet akoma kėshtu: Sepse nėpėrmjet aktivizimit futjes tė njerėzve qė s`kanė dhėnė kontribut nė Parti qė mund tė jenė pėrfshirė nė punė, tė cilat i japin mundėsi atyre tė bėhen persona publike (por qė nė fakt janė pa kontribut tė dukshėm pėr problemin pėrkatės) ose nėpėrmjet propagandės dizinformuese pėr gjoja aktivizimin e grave, tė cilat nuk janė tė pėrfaqėsuara siē duhet nė Parti apo nė tė ashtuquajturėn shoqėri civili si tipi i Mjaft, Kryetarii Partisė dhe klani i tij gjen njė justifikim momental pėr tė eliminuar e larguar kundėrshtarėt e tij e tė Klanit tė tij brenda partisė, por duke e propaganduar kėtė `nismė` si njė risi apo njė shpikje tė tijėn, tė cilėn u a rekomandon dhe partive tė tjera tė koalicioni..?! Kėshtu qė Zyra e Dizinformimit e kėsaj Partie (e cila nuk ėshtė njė zyrė, por hipotetike) tė cilėn e realizojnė e ashtuquajtura `Byro Politike e PS`, e cila nė fakt ėshtė Klani i vėrtetė drejtues i PS arrin me sukses t`u mbushė mendjen anėtarėve tė saj, ku janė e ku s`janė qė pėrzgjedhjet nga kėto kontingjente, shoqata e organizata, nga kėta VIP-a tė pėrmbaruar janė shumė tė mira. Nė pėrfundim, me njė gur vriten jo dy, por disa zogj: eliminohen me marifet konkurrentėt e vėrtetė politikė, I bėhet qejfi popullit se zgjodhėn tė rinj me perspektivė, u jep mundėsi qė dhe nė aksione tė tjera ligjore partiake e tė koalicionit tė mund tė shmangė me marifet kundėrshtarėt e mundshėm potencialė qė mund tė dalin papritur apo ata qė janė kundėrshtarė tė vjetėr tė politikave pėrkatėse brenda partive tė koalicionit. Nuk ėshtė e ēuditshme qė edhe populli t`i mirėpresė kėta kandidatė tė habitur, jo pėr faktin se ata mund tė ndryshojnė ndonjė gjė, por sepse duke e ditur fare mirė qė edhe parlamentarėt e tanishėm nuk kanė dhėnė ose kanė dhėnė kontribut minimal pėr elektoratin qė i ka zgjedhur, atėherė kėta tė rinj qė tė bėjnė pėr tė qeshur apo marrin pjesė nė `qeshje`, ` pėrse tė mos hynė nė parlament e ta bėjnė atė estradė ashtu siē ėshtė, tė paktėn do tė bėjnė njė punė tė dobishme nė parlament…`. Shqiptarėt nė pėrgjithėsi o pėr arsye gjenetike o pėr arsye budallallėku, mendojnė si e si tė ngelen nė histori dhe pėrdorin nė ēdo rast tė gjitha mjetet pėr tė realizuar ėndrrėn e krisur (kjo na ndodh gjithmonė kur jemi nė vendin tonė, sepse gjithashtu kemi gjithmonė ėndrra tė tjera tė ēuditshme nė kokė pėr t`i realizuar si p.sh., si e si tė shkelim ligjet e tė mos i zbatojmė ato sa herė qė pėrballemi, apo si e si tė grindemi me policin apo tė mos respektojmė eprorin etj, etj), sepse siē e ka thėnė dhe ish Mbreti ynė Zog pėr shqiptarėt qė `unė komandoj 1 milion princėr dhe jo 1 milion njerėz`, sot kėta `princėr` janė bėrė 3.3 milionė dhe 1.2 milionė janė jashtė shtetit; kėta qė janė brenda shtetit e kanė krimbin e delirit tė madhėshtisė dhe pėrpiqen sapo tu bjerė rasti tė `shkėlqejnė` e tė lėnė nam nė ēdo fushė, pavarėsisht nėse janė profesionistė tė asaj fushe apo jo. Kėshtu qė pėr ta ilustruar mund tė kujtojmė gjithashtu pėrsa i pėrket problemit tė Nam-it, historinė e adjutantit tė gjeneralit spanjoll, i cili ishte rrethuar nga trupat e Napoleonit, i cili i kishte thėnė tė dorėzohej. Ky adjutant (nuk dihet por ka mundėsi tė ketė qenė shqiptar) e kapi Gjeneralin dhe pasi gjenerali e pyeti pėrse e kishte kapur e shtrėnguar fort u pėrgjigj:` dua tė hidhem me ty nga kalaja qė tė ngelem nė histori…`. Me gjithė arsimimin e mirė tė shoqėrisė shqiptare dhe pėrparimin qė vėrehet nė shumė aspekte sociale dhe ekonomike, mund tė vėrehet jo pa zhgėnjim qė pjesa qė drejton vendin - ajo politike, ka ngelur mė e pak reformuar, mė e implikuar, mė e manipuluar dhe nė njė farė mėnyre po pengon seriozisht tani pas 16 vitesh Shqipėrinė nė ecjen me njė hap me shoqet e saj ballkanase dhe tė Europės qendrore pėr t’u integruar nė Europė dhe pėr t`u emancipuar, duke gjeneruar probleme pas problemesh, njė nga tė cilat mund ta shohim jo pa njė humor tė hidhur kur vjen fjala nė pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr deputet - njė njeri tė mirė pa dyshim, por qė ėshtė `out` nga kėto probleme qė do tė mbajė nesėr pėrsipėr pėr t`i zgjidhur nėse do tė marrė mandatin e deputetit. E Nesėr nė Top Channel, nė vend qė tė gjejmė njė Saimir qė tė bėn pėr tė qeshur e qė vėrė nė lojė pushtetarėt e opozitarėt (kėta mė pak ose aspak) pėr gafat e gabimet e tyre, jo vetėm qė do t`i hiqet njė profesionist humorist Kanalit mė tė parė televiziv, por edhe parlamentit do t`i mungojė njė deputet cilėsor. Kjo ėshtė ēėshtja. Le tė `shpresojmė e tė ftojmė` qė edhe humoristėt e tjerė nga janė e s`janė, meqė e kanė rrogėn e vogėl, meqė janė me part-time herė kėngėtarėt, banorėt e Kafazit tė Artė, tė marrin pjesė nė zgjedhjet e ēdo lloji e tė fitojnė, sepse populli ynė heroik, liridashės, qejfli e shakaxhi, i do ata, jo vetėm aty ku janė, por edhe nė vende qė duhet tė ishin tė tjerė (e qė nuk bėjnė dot punėn e tyre sepse janė tė paaftė apo janė pėrfaqėsues tė shtresave e grupeve qė nuk pėrfaqėsojnė elektoratin), duke shprehur nė njė farė mėnyre kundėrshtimin e tij pėr cilėsinė e dobėt tė tė zgjedhurve duke e shprehur nė mėnyrė fine kėtė kundėrshti: ` nėse nuk gjeni pėrfaqėsues tė vėrtetė atėherė le tė zgjedhim pėrfaqėsues humoristė qė tė paktėn tė gajasemi gjatė punės e seancave`...

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •