Derguar me: 31/05/2007
Tronditja qe ka pesuar pas rrahjes se bashkeshortit te saj, duket se ka mjaftuar qe ti shkatoje atak ne zemer bashkeshortes se Mynir Shehut
Diber- Ngjarja e rralle, qe ka ndodhur ne fshatin Limajan te Dibres, te ngjan me nje histori dashurie si ne kohen e Romeos me Zhuljeten. Ndonese kete radhe Romeo ka mundur te perballoje nje rrahje, eshte bashkeshortja e tij e cila kur ka pare bashkeshortin qe keqtrajtohej dhe te mbuluar ne gjak, nuk i ka rezistuar dashurise per te dhe i ka rene infarkt. Edhe perse familjaret e kane nisur per ne spitalin e Peshkopise, Mine Shehu ka nderruar jete gjate transportimit.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19.30 minuta te dites se djeshme. Ndersa dy kusherinjte Dukagjin Riēku 35 vjeē, sebashku me kusheririn e tij Sajmir Riēku 56 vjeē, kane vajtur ne shtepine e Mynir Shehut ne fshatin Limajan te Peshkopise, kane filluar te grindeshin me njeritjetrin. Sipas burimeve te policise se Peshkopise mesohet se grindja mes Shehut dhe dy kusherinjeve Riēku ka nisur si rezultat i mos paraqitjes ne pune diten e djeshme te Mynir Shehut.
Sipas burimeve zyrtare te polcise Mynir Shehu ishte i punesuar tek dy kusherinjte Dukagjin dhe Sajmri Riēku, ku ju ruante bagetite. Por dje ai per arsye shendetesore nuk ishte parqitur ne pune. Kjo kishte bere qe te dy kusherinjte Riēku te shkonin menjehere ne banesen e tij dhe pasi jane perlasur me fjale me njeritjetrin, dy kusherinjte e kane goditur me sende te forta ne oborrin e shtepise ne koke e trup Mynir Shehun ne sy te bashkeshortes Mine Shehut. Dhimbja per bashkeshortin, ka bere qe Mines ti bjere infrakt dhe kjo ka bere qe dy kusherijte Dukagjin dhe Sajmir Riēku te largoheshin nga oborri i baneses te familjes Shehu.
Ndersa eshte bashkeshorti i saj i cili e ka nisuar per ne spitalin e Peshkopise, por gjate transportit bashkeshorjta e tij, Minja 30 vjeēe ka gjetur vdekjen gjate rruges pohojne burime te polcise. Mjeket e spitalit te Peshkopise bejne te ditur se Minja vuante prej kohesh nga zemra dhe merrte mjekime. Nderkohe qe polcia ka shpallur ne kerkim dy kusherinjte Dukagjin e Sajmir Riēku per plagosjen e Mynir Shehut, ndersa ka bllokuar te gjithe rruget qe lidhin fshatin Limajan me qytetin e Peshkopise dhe vazhdon kerkimet per arrestimin e tij.
Krijoni Kontakt