Ndahet nga jeta Boris Plumbi, i pari koncert-maestro i operes shqiptare
E Enjte, 31 Maj 2007
Pianisti Boris Plumbi, i pari koncert- maestro i operes shqiptare, eshte ndare nga jeta ne moshen 84-vjecare.
Ne nderim te ketij personaliteti te muzikes dhe kultures kombetare, paraditen e djeshme (e merkure) u zhvilluan homazhe ne mjediset e qendres kulturore "Vangjush Mio", ku artiste, perfaqesues te institucioneve te ndryshme, artdashes dhe banore te Korces u perkulen me nderim para arkivolit me trupin e tij.
Prefektja e Qarkut te Korces, Elfrida Zefi, e vleresoi pianistin Boris Plumbi, si "nje intelektual qe nuk eshte e lehte per t'u perseritur, nje personalitet i artit dhe kultures shqiptare, qe la pas nje humbje jo vetem per Korcen, por per mbare vendin".
Muzikologu Pani Bello, nje prej miqve me te afert te pianistit Plumbi, e kujtoi ate si te parin koncert-maestro te operes shqiptare, te parin pedagog te pianos ne qytetin e Korces dhe pedagog te personaliteteve te muzikes shqiptare si Fehim Ibrahimi, Limoz Dizdari, dirigjentit Eno Koco etj. "Boris Plumbi eshte koncertisti, te cilit iu ndaluan shume gjera, dhe i cili pati lumturine te ndihet i qete dhe i respektuar nga bashkeqytetaret e tij. Vetem 2 muaj me pare, ai mori titullin e pare dhe te vetem te tij, ate te karrieres", u shpreh muzikologu Bello.
Nxenes i te mirenjohures Lola Gjoka dhe i nje profesori francez, te quajtur Zhak Vinkler, pianisti Boris Plumbi mbarte edhe vlera te vecanta kulturore dhe qytetare si nje nga te fundmit e liceisteve te Liceut Francez ne Korce. "Ai kishte nje fermen kulturor te jashtezakonshem, te cilin e ndeshim rralle sot. Boris Plumbi perfaqesoi me se miri kulturen korcare midis dy lufterave boterore, atehere kur ideali per kulturen ishte mbi te gjitha", vleresoi me tej muzikologu Bello, duke shtuar se personalitete si Boris Plumbi apo kolege te tij si Cesk Zadeja, Tish Daija, Stavre Rafaeli, Gaqo Avrazi, i konsideruar si babai i muzikanteve shqiptare, s'kane per t'u kthyer per shume kohe ne muziken shqiptare.
Vetem nje vit me pare, ne moshen 83-vjecare, Boris Plumbi interpretoi pa partiture koncertin e fundit te jetes se tij, ndersa dy muaj me pare mori cmimin e pare ne jeten e tij artistike, ate te karrieres per qytetin e Korces.
Krijoni Kontakt