Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Po u hapen dosjet, shkaterrohet arti

    (nuk po e gjej temen perkatese)

    22Maj 2005

    hapja e dosjeve

    intervista


    Drejtori i Teatrit tė Operas dhe Baletit tregon pėr vitet e diktaturės: “Mes nesh ka patur shumė spiunė”

    “Po u hapėn dosjet, shkatėrrohet arti”

    Zhani Ciko: Ja marrėdhėniet mes artistėve tė Teatrit tė Operas


    Anila Mema

    Duhet tė mendojmė mirė pėr pasojat e hapjes sė dosjeve. Kjo ėshtė ēėshtje komplekse. Drejtori aktual i Teatrit tė Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, e sheh si tepėr komplekse atė qė po ndodh lidhur me dosjet e ish-pjesėtarėve tė Lidhjes sė Shkrimtarėve.

    Nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Panorama”, Ciko thekson se nuk ėshtė interesuar kurrė pėr tė mėsuar se cilėt kanė qenė denoncuesit e tij. Sidoqoftė, shembulli i dhėnė nga Ciko, e bėn tė qartė idenė e tij pėr mos- hapjen e dosjeve, sepse, sipas tij, do tė ishte tepėr e dhimbshme dhe me pasoja.

    Ēfarė mendoni ju lidhur me debatin mbi dosjet e shkrimtarėve dhe artistėve
    Diskutimi mbi dosjet e asaj kohe ėshtė njė diskutim sa kompleks aq edhe i vėshtirė. Sepse teknikisht edhe praktikisht pak gjėra dihen. Ėshtė njė problem qė ėshtė diskutuar gjatė, por pėr tė cilin njerėzit, madje edhe vetė personat e prekur drejtpėrsėdrejti, janė pak tė informuar. Sidoqoftė, unė mendoj se kemi tė bėjmė me njė problem moral, nė kuptimin qė shoqėria duhet tė bėjė njė katarsis, duhet tė zbulojė portrėtin moral tė gjithėsecilit. Por, nga ana tjetėr, ėshtė njė problem i vėshtirė, pėr arsye se duhet tė shikohet dhe tė analizohet nė kontekstin e rrethanave tė kohės. Duke pasur parasysh qė sjellja nė atė epokė, nė atė kohė ka qenė e kushtėzuar nga vetė karakteri diktatorial i regjimit, i cili tė shtrėngonte tė bėje shumė gjėra, por nga ana tjetėr edhe nga vlerat morale dhe qėndrimi i vetė personit. Kjo pasi nė shumė rrethana zgjedhja ka qenė e vetė individit. Mund tė diskutohet gjerė e gjatė pėr qėndrimin e njeriut, nė kuptimin e flijimit pėr hir tė njė ideali, pėr hir tė lirisė apo tė deformimit moral pėr hir tė shpėtimit tė lėkurės nė kushtet e njė dhune. Po tė mbajmė parasysh se dhuna nuk ushtrohej vetėm ndaj individit, por edhe ndaj familjes e tė afėrmve problemi komplikohet shumė. Ndaj ky diskutim them se duhet tė jetė i vėmendshėm. Por, nga ana tjetėr, zhvillimi i situatave nė kėt periudhė postdiktatoriale ka treguar se shumė njerėz, bartės mėkatesh tė sė kaluarės, shpeshherė kanė kaluar nė skalione tė tjera, nė ato tė sulmit, madje edhe ndaj atyre njerėzve, tė cilėvė ata u kishin krijuar situata tė vėshtira nė tė kaluarėn. Kjo i jep pa dyshim tė drejtė atij krahu qė kėrkon dėnimin, tė paktėn moral, tė persekutorėve tė djeshėm. Rruga se si mund tė behėt kjo ėshtė rruga e hapjes publike, rruga e sqarimit individual tė njerėzve, pėr t’i dhėnė tė paktėn njė paralajmėrim atyre qė vijojnė t‘i kalojnė nė caqet e moralit tė pėrgjithshėm shoqėror. Kjo mund tė shikohet. Unė mendoj se duhet tė ndėrmerren hapa pa diskutim, por edhe kėto hapa duhet tė jenė tė vėmendshėm, duhet tė mos e shkėpusim vėmendjen nga konteksti i rrethanave tė kohės. Patjetėr meriton tė kuvendohet kjo temė, tė shikohet njėherė mėnyra e veprimit, tė diskutohet pėr teknologjinė e zbardhjes sė kėtij problemi. Ky duhet tė analizohet nė planin moral, politik; rastet duhet tė vlerėsohen nė mėnyrė tė diferencuar, duhet tė kategorizohen njerėzit e implikuar, pasi jo tė gjithė kėta janė mėkatarė nė njė shkallė tė njėjtė.

    A mendoni se do tė ishte pozitiv njė debat i tillė?
    Unė mendoj se duhet. Zhvillimi i kėtij debati vetėm nė debatet e shtypit dhe pa konfrontime idesh dhe veēanėrisht specialista tė fushės ėshtė gjithsesi diletanteks. Ndėrsa nė rast se do ti nėnėshtrohet njė debati tė specialistėve tė fushės tė tė gjithė krahėve ky do tė arrinte nė disa konkluzione tė pranueshme. Pra si tė thuash kjo kėrkon njė minireferendum. Kėrkon njė thithje tė kėtij opinioni, gjithsesi mė tė pėrgjithsshėm. Ky do tė ishte mednimi im,. Unė nuk jam dakord me ata tė cilėt e mohojnė problemin. Nuk jam dakord edhe me ata tė cilėt e quajnė si njė hapje pa marrė parasysh rrethanat e kohės, pa marrė parasysh qėndrimin e individit, pa marrė parasysh faktin, qė ke qenė apo jo njė figurė. Pasi, ka pasur njerėz tė cilėt nuk janė publikuar dhe kanė bėrė dėme mė tė mėdhaja. Ka pasur njerėz qė kanė qenė tė organizuar nė atė kohė, kanė bėrė pjesė nė Parti. Problemi ėshtė i gjerė. Fajtori i bashkėvujatjes gjithsesi mbetet simbol i njė epoke e cila dhunonte personalitetin e njeriut.

    Ju vetė keni punuar nė RTSH. Ēfarė kujtoni ndonjė gjė konktrete?
    Unė nė atė periudhė kam ardhur nė RTSH nė vitet e fundit nė 89 ku s’kishte mė vlerė kėto gjėra. Edhe periudhėn e tranzicionit e kam kaluar atje. Kėtė periudhė e kam kaluara nė fillimishtė nė Teatrin e Operas ku pėsova dhe shkarkim nga detura nė kohėn e Pleniumit tė IV, pėr shkak tė bindjeve tė mia. U pėrpoqa tė ruaj figurėn time pa bėrė ndonjė vetėflijim. Jetova pėr gjashtė vjet nė Patos nė riedukim duke ruajtur dinjitetin tim dhe pa asnjė shenjė tė nėnshtrimit edhe tė pėrfitimit duke pėrdorur rrugė tė tilla. Pėr 15 vjet tė tjera hyra nė lice artistik duke mos pasur tė drejtė qė tė luaja nė skenė dhe megjithatė mendoj se kanė qenė vite tė njė sprove karakteri, pasi jo vetėm atėherė por edhe sot njeriu kalon momente tė vėshtira nė jetė, nė ēfarėdolloj rrethane.

    Mund tė pėrmendni ndonjė person qė ju e keni njohur nga afėr?
    Kam njohur shumė njerėz dhe kolegė tė mi, tė cilėt nuk dua t’i pėrmend, janė ngjarje tė afėrta shumė dhe nuk do doja tė prishja kontakte me ta. Por mund tė them se ka pasur njerėz qė janė vėnė nė pozita shumė tė vėshtira, madje dhe janė dėnuar rėndė nė atė kohė nė tė gjitha institucionet, nė Teatrin e Operas nė Lidhjen e Shkrimtarėve apo edhe nė Televizon, artistė tė muzikės sė lehtė njerėz tė cilėt janė burgosur dhe midis tyre edhe disa tė tjerė qė kanė ēeduar dhe pėr hir tė tyre janė masakruar persona tė tjerė. Mund tė kujtoj njė rast para disa kohėsh kur unė desha tė krijoj njė grup inspirimi me njė nga vepra tona nė opera dhe isha i bindur se njerėzit kishin dėshirė tė punonin me kėnaqėsi dhe njėri prej tyre u tėrhoq nga bashkėpunimi dhe unė e pyeta pėrse. Mė tha se “Unė nuk mund tė rri me atė qė mė ka denoncuar publikisht”. Disa plagė tė kėsaj nature janė ende. Dhe ky problem nuk duhet parė si njė problem juridik as vetėm shoqėror. Ka shumė rrethana psikologjike e sociale. Edhe madje tė karakterit tė forcės sė pėrballimit nga ana shėndetėsore tė kėtyre rrethanave.

    Ju vetė a keni pasur ndonjė incident tė tillė?
    Nė ato vite tė vėshtira qė kam kaluar, nė atė periudhė, shpeshherė nė rrethana tė ndryshme mė kanė dalė pėrpara edhe episode tė kėsaj natyre, tė rasteve kur kam ndjerė se dikush ka qenė ai qė ka pasur njė rol tė rėndėsishėm nė dhunimin tim artistik edhe si njeri. Jam pėrpjekur mos bėhem kurioz, por e kam pėrballuar situatėn dhe jo tė bie viktimė. Dhe nga ana tjetėr jam pėrpjekur qė nė ēdo rrethanė asnjėherė unė vetė tė mos dhunoj tė tjerėt. Dhe nė asnjė rast tim qė gjatė jetės time tė kem cėnuar personalitetin e dikujt.

    A ka pasur miq tuaj tė tjerė tė dėnuar?
    Ata dihen kush kanė qenė. Po marrė pėr shembull njė koleg tonin qė u dėnua nė opera. U dėnuam bashkė por ai shkoi nė burg. Ishte piktori Ali Oseku, shoku im i shkollės sė mesme, mjaft i afėrt me mua, tė cilin unė e kisha marrė nė Opera. Ose kur u burgos Maks Velo, ose tė tjerė persona qė ishin afėr, qė ishin njerėz qė ndiqnin jetėn si nxėnės ose bashkėpunėtor tė kėsaj kohe. Shpeshherė mund tė jem ndjerė nė provokacione direkte ndaj tyre, pėr tė mbledhur prova, pėr tė gjetur dėshmi pėr tė bėrė gjėra tė kėsaj natyre. Dhe kur i kam takuar mė vonė kėta njerėz kam qenė ballė hapur. Ose edhe para drejtuesve tė mi, drejtorit qė kisha nė Opera atėherė ishte Koēo Vasili, mjafton qė unė tė denoncoja diēka ndaj tij dhe unė nuk do tė isha prekur kurrė. Ndėrsa unė shpeshherė kam pėrballuar pėrgjegjėsi tė mėnyrės se si kemi vepruar nė atė kohė. Kėto ditė ne vumė “Liqenin e mjelmave”. Ishte njė ėndėrr tona si shumė tė tjera, tė cilat shpeshherė kėto mund tė sihin edhe objek sulmi nė atė kohė kur sulmoheshin krijimtaria botėrore dhe dominonte kinezėria. Nė tė gjitha kėto rrethana unė kam qenė nė njė moment krenarie, qė unė i kam takuar kėto miq tė mi, tė cilėt pėr rrethana tė ndryshme unė u dėnova mė pak e ata mė shumė. Pra, ky sens vetėflijimi nė njė farė mase ėshtė shumė vlerėsues sepse rrethanat ishin shuėm tė vėshtira.

    Po ju vetė a keni dosje?
    Unė e kam mbyllur kėtė kapitull tė jetės sime. Nuk kam tentuar pėr dosjen time. Kam menduar ta fal ashtu siē kam falur shumė dhe e kam parė si njė luftė time si individ me njė ndeshje tė atyre qė i konsideroj si njerės profesionalit por inferior.



    Lidhja, beteja mes tė aftėve dhe dėshtakėve

    Zhani Ciko e kujton Lidhjen e Shkrimtarėve, si njė nga institucionet me probleme pafund, aty ku shpeshherė gėlonin zilitė e tė aftėve dhe dėshtakėve. Kėshtu e tregon atė kohė drejtori i Teatrit tė Operas dhe Baletit, kohėn kur ishte anėtar nė kėtė institucion. “Nė Lidhje problemi ėshtė i tillė se, ai institucion nė letėr ishte i pavarur, por nė fakt ishte edhe mė I kontrolluari nga partia, e cila herė ishte mė tolerante ndaj kėtyre shkrimtarėve dhe herė ishte shumė e egėr”, shprehet Ciko duke vlerėsuar plot kontradiktė atė qė ka ndodhur nė Lidhje. Sipas tij, ishin vitet ’70, atėherė kur lulėzuan idetė pėrparimtare tė kohės, madje edhe vetė lidhja nisi tė luante rolin e drejtimit tė kėsaj lėvizje. Drejtuesit e saj u ndėrruan tė gjithė, duke nisur me Dhimitėr Shuteriqin, Vilson Kilicėn, Ksenofon Dilon, etj. Megjithėse, sipas Cikos, ishin po drejtuesit e Lidhjes, tė cilėt kanė luajtur edhe rol pozitiv pėr tė shpėtuar shumė veta. “Mua nuk mė harrohet roli qė luante Lazar Siliqi. I cili realisht ka qenė shumė aktiv qė tė bėrė ēmos qė unė tė rehabilitohesha, tė vija nė Tiranė, ai ishte sekreatr pėr letėrsi nė Lidhje. Shpesherė me kėtė frymė dashamirėse, toleronte edhe vetė Dritero Agolli, qė ishte kryetar i Lidhjes”, shton mė tej ai. Sipas tij, prirja e artistėve pėrgjithėsisht ka qenė pozitive, me pėrjashtim tė ndonjė dėshtaku. “Gjithmonė krijoheshin konflikte ndėrmjet tė aftėve dhe tė paaftėve”, kujton Ciko.

    © 2003 Gazeta Panorama
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    Kan qėn artistat spiunė, apo spiunėt artiista????

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ske pas shansa te jesh artist pa leh ne gjuhen e Enverit.


    Une per vete nuk u ve faj.

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele
    Kan qėn artistat spiunė, apo spiunėt artiista????
    Pyetje me vend, shume me vend.
    Pergjegja me afer te se vertetes eshte:
    -Ka pasur nga te dy radhet. Kishte artiste spiuj, she kishte nga ata spiujte te futur si artista.

    Kjo, jo pse nuk mjaftonte numri i artistave spiuj por se nevojiteshin edhe spiuj te spiujve, -keshtu njera pale spiunonte tjetren dhe ne kete menyre xhaxhi arrinte te kishte gjithe situaten nen kontrolle, artistat spiuj spiunonin, spiujte artista se ua kishin zili ndersa spiujte artista spiunonin artistat se keta i urrenin si te pamerite. Kurse Artistat e thjeshte spiunoheshin nga te dy palet.

    Une jam i mendimit se hapja e dosjeve te tyre nuk mund ta shkaterroje artin, e vetmja gje qe mund te bej kjo gje eshte te njollose ndonje kariere.

    Por keto "mjete" nuk shpenzohen kot. Ato ruhen per momente te caktuara te veprimeve kriminale/tradhetare/antipopullore te politikes qe te krijojne sensacion -mjegull per ujqit politikane, ashtu qe vemendja publike te mos bie ne veprimet e tyre dhe cdo gje te kaloje pa u verejtur. Edhe po u verejt pas nje kohe ajo s'do te kete me rendesi, se "piu macja uje" sic thone nuk kthehet mbrapa.

    Le ta mbaj secili artist mekatin e vet, por jo edhe kesaj radhe ne kurriz te popullit e ne dobi te krimit politik.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Baptist ke shume te drejte dhe jo vetem kaq sa thua, por kam edhe disa gjera per te shtuar. Artisti i mirefillte nuk mund te jete(apo te behet) kurre spiun, sepse perndryshe je nje aliazh i sajuar qe vetemertohesh apo te emertojne strukturat qe ju sherben, artist. Ne kete kontekst dosjet jo vetem duhet te hapen ,por edhe te gjykohen veprat e tyre artistike ne kendveshtrimin analitik nga i gjithe populli. Nuk kemi pse mbajme vlera te sajuara ne arkiven e arte te nje populli, nga artiste te sajuar dhe pompuar nga diktatura. Ka ndryshim shume te madh midis artisteve shqiptare te vertete qe u detyruan te krijojne me temat e servirura nga diktatura dhe pseudoartisteve qe "krijonin" pacavure mbi po te njejtat tema. Te mos ngaterrohemi nga temat e realizmit socialist qe kane perdorur artistet tane te detyruar nga kushtet, por menyra se si jane trajtuar keto tema dhe sa kane ndikuar spiunet - artiste ndaj shokeve te tyre artsite te vertete duke duke i manipuluar. Nuk eshte e rendesishme nese gjykohet nje pseudoartist nese i hapet dosja, e rendesishme eshte qe te kuptojne brezi i sotem dhe brezat qe do te vine se sa deme ka bere me pseudoartin e tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po u hapen dosjet?
    Shkaterrohet antiarti.
    Shkaterrohet dyfytyresia e kujtdo qe vazhdon ende ta shfaqe.
    Nuk genjehen brezat me sajesa jetesh dhe jete te sajuara, per kedo qe pretendon se i takon artit.
    ------------------------------------------------------------------------------------
    S'KA MEKAT ME TE RENDE SE ZBUKURIMI I TE SHEMTUARES
    DHE SHEMTIMI I TE BUKURES(nga mua)

Tema tė Ngjashme

  1. Dosjet e '97 nė sirtare pėr mungesė provash
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2007, 15:08
  2. do hapen dosjet e Nazisteve:
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 06:04
  3. Qeveria: Dosjet e ish-ministrave tė korruptuar tė hetohen
    Nga PORTI_05 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 19:36
  4. "Ju tregoj dosjet e korrupsionit"
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •