Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26

    Shkurt mbi disa shurdhime dhe zëshmime të gabuara

    Thuhet e shkruhet standart, kur duhet të jetë standard. Ky shurdhim i gabuar që përdoret shpesh nga politikanët e gazetarët, sa në të folme aq edhe në shkrim, është një toskizëm me ndikim të qartë grek.

    Dedektiv në vend të detektiv, guzhinë në vend të kuzhinë, bangë në vend të bankë, janë zëshmime të gabuara, që varen sa nga ndikimi dialektal i të folmes tradicionale të Tiranës, aq edhe nga ndikimi italian, meqenëse italishtja ndonjëherë përjetohet si zëshmuese në fjalë të tilla.

    Favoriti im ndër këto shtrembërime është megjithate shurdhimi butink, në vend të buding; sepse thjesht më bën të qesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s-a : 30-05-2007 më 19:55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Per t`u shkruajtur shkruhen si me poshte, dhe kane keto kuptime, ndersa per t`u shqiptuar eshte problem tjeter......

    STANDARD m. sh.

    1. Send i përgatitur me përmasa, trajtë e cilësi të caktuara, i cili shërben si gjedhe për mallrat që prodhohen në seri.
    Standardi shtetëror. Standard ndërkombëtar.
    2. Tërësia e kërkesave, e cilësive dhe e karakteristikave, që përcaktohen si të detyrueshme për një lloj prodhimi, për
    punimet e ndryshme të ndërtimit etj. Standardet shtetërore. Kërkesat e standardit. Prodhim brenda (jashtë) standardit.
    Ruan (shkel) standardet. U përgjigjet standardeve.
    3. fig. Tërësia e kërkesave që paraqiten për diçka, e cila duhet t'i përgjigjet një shkalle të arritur ose një niveli të caktuar;
    nivel. Standard i lartë (i ulët). Standardi i jetesës niveli që është arritur në jetesën e përditshme, gjendja ekonomike e
    punonjësve.

    DETEKTIV m. sh.

    Agjent profesionist i policisë gjurmuese ose agjent profesionist privat në vendet borgjeze që ngarkohet të sqarojë rrethanat
    e një krimi të ndërlikuar dhe të zbulojë a të fshehë fajtorët, të gjurmojë dikë sipas porosive e interesave të dikujt tjetër etj.
    Detektiv privat. Film (roman) me detektivë.

    KUZHINË f. sh.

    1. Kthinë e veçantë në një shtëpi a në një ndërtesë, pranë një ndërmarrjeje prodhimi etj., me pajisjet e nevojshme (me sobë,
    enë etj.), ku përgatiten dhe gatuhen gjellët; vendi ku gatuhen gjellët. Kuzhinë e madhe (e vogël). Kuzhina e kantierit
    (e spitalit, e konviktit). Kuzhinë me aneks. Dy dhoma e një kuzhinë. Dollap kuzhine. Enë kuzhine.
    2. Mënyra e përgatitjes dhe e gatimit të gjellëve, mjeshtëria e gatimit; përmb. gjellët e gatuara sipas kësaj mënyre; gjellët më
    karakteristike për një popull. Kuzhinë e mirë (e lehtë). Kuzhina shqiptare. Kuzhina evropiane (orientale). Arti i kuzhinës.
    Ne kemi kuzhinë tjetër.
    3. fig. keq. Aparat që organizon e përgatit fushata propagandistike, trillime e intriga për qëllime të caktuara. Trillime të
    kuzhinës imperialiste.
    * Kuzhinë ekonomike sobë shtëpie që nuk harxhon shumë lëndë djegëse dhe përdoret për të gatuar e për t'u ngrohur
    njëkohësisht.

    BANKË I f. sh.
    1. Tryezë e gjatë, zakonisht me syprinë pak të pjerrët, me ndenjëse të lidhur me të, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në
    shkollë. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
    2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali, me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj.
    Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal).
    3. gjeol. shih STOM,~I 2. Bankë mbulese. Bankë kripe.
    * Në bankat e shkollës shih te SHKOLL/Ë,~A. Ulem në bankat e shkollës shih tek ULEM. Në bankën e të pandehurve (e të
    akuzuarve) në gjyq si i pandehur; në një gjendje të tillë, kur dikujt i kërkohet të japë llogari për fajet që ka bërë ose për
    përgjegjësinë që ka në një vepër a veprimtari të dëmshme.

    BANKË II f. sh.

    Institucion financiar shtetëror në vendin tonë, i cili ka të drejtën të emetojë kartëmonedha e monedha dhe, në përputhje me
    planin e zhvillimit të ekonomisë popullore, zbaton buxhetin, jep kredi, bën veprimet e llogarisë pa të holla në dorë, bën
    veprimet me monedhë të huaj, grumbullon mjetet e lira financiare të ndërmarrjeve, të kooperativave e të popullsisë për t'i
    përdorur për zhvillimin e vendit, organizon qarkullimin e përqendruar të parasë, ushtron kontroll me anën e lekut në të gjitha
    fushat etj.; institucion financiar privat a shtetëror në vendet kapitaliste, që kryen veprime të ndryshme me paratë e me letrat
    me vlerë, përqendron kapitalet dhe jep hua me qëllim që të nxjerrë fitime. Banka kombëtare. Bankë bujqësore. Bankë
    ndërkombëtare (botërore). Banka e Shtetit Shqiptar. Biletë (çek) banke. Nëpunës banke. Derdh paratë në bankë. Hapi
    një llogari në bankë.

    BUDING m. sh. gjell.

    Ëmbëlsirë si krem, që gatuhet me niseshte, me qumësht, me sheqer, me vezë dhe me kakao, me vanilje etj. Buding me lëng
    frutash (me stafidhe, me arra). Buding karotash. Buding për fëmijë.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga joss
    Per t`u shkruajtur shkruhen si me poshte, dhe kane keto kuptime, ndersa per t`u shqiptuar eshte problem tjeter......

    Patjetër. Megjithate këto fjalë i has shpesh të shkruara me transformime të gabueshme bashkëtingëlloresh, dhe ky është problemi të cilin e ceka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s-a : 31-05-2007 më 17:14

  4. #4
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Nje tjeter nga transformimet qe me bezdisin eshte agjensi ose axhensi per fjalen agjenci.

    Podrum apo Bodrum????
    Ne fakultet gjithmone na e thonin dhe shkruanin podrum, po ne fakt ne fjalor eshte bodrum...

    Nga kuzhine ne guzhine eshte nje ngaterrese e vogel, por kur degjon te perdorin fjalen guxhinjer apo guzhunjer....:P
    Ndryshuar për herë të fundit nga LAINA : 01-06-2007 më 05:56
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fjala sikur eshte Puding jo Buding. Origjinali eshte ne anglisht mesa di une: Pudding. Edhe nje gjermanisht po Pudding e perdorin. Ne italisht perdoret dhe Pudding dhe Budino.

    Gjirafe apo xhirafe? Dikur ne shkolle une mbaj mend qe e kam mesuar gjirafe.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Fjala sikur eshte Puding jo Buding. Origjinali eshte ne anglisht mesa di une: Pudding. Edhe nje gjermanisht po Pudding e perdorin. Ne italisht perdoret dhe Pudding dhe Budino.
    Nuk është e rëndësishme se si shkruhet e lexohet fjala përkatëse për buding në gjuhët tjera, se në shqipe është huazuar dhe ngrirë në standardin gjuhësor në trajtën buding, dhe kjo është ajo që duhet të vlejë.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Gjirafe apo xhirafe? Dikur ne shkolle une mbaj mend qe e kam mesuar gjirafe.
    E ke mësuar drejt. Është gjirafë. Trajta "xhirafë" është një zëshmim që lind përshkak të përzierjes së disa fërkimoreve palatale dhe velare në të folmet verilindore gege, që janë ndikuar nga serbishtja. Megjithate mundet të i ndodhë çdokujt që të harrojë se si shkruhet një fjalë e veçantë në shqipe të njësuar, dhe prandaj duhet të u rikthehemi fjalorëve, herë pas here.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga LAINA
    Nje tjeter nga transformimet qe me bezdisin eshte agjensi ose axhensi per fjalen agjenci.
    Edhe kjo është dialektale, dhe tipike për të folmet verilindore, ku përzihen fërkimoret e trasha palatale me ato velare. Po aq të shpeshta janë edhe shurdhimet përkatëse, që barten edhe në shkrim, ku ndodh që çelës të bëhet qelës. Kjo varet nga ajo që velaret dhe palatalet janë bërë një në disa të folme verilindore.

    Citim Postuar më parë nga LAINA
    Podrum apo Bodrum????
    Ne fakultet gjithmone na e thonin dhe shkruanin podrum, po ne fakt ne fjalor eshte bodrum...
    "Bodrum" është. Mirëpo nuk është "na e thonin" si ke shkruar ti, po "na thoshin". Folja "them" zgjedhohet shpeshherë gabimisht në dëftore të pakryer, sidomos në tekstime të filmave, në shprehje si "më thoje se më doje". E pakryera e kësaj foljeje në dëftore është:

    thosha
    thoshe
    thoshte
    thoshim
    thoshit
    thoshin


    Citim Postuar më parë nga LAINA
    Nga kuzhine ne guzhine eshte nje ngaterrese e vogel, por kur degjon te perdorin fjalen guxhinjer apo guzhunjer....:P
    E këtë "guzhunjer" bile e kam parë shpesh edhe në shkrime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s-a : 02-06-2007 më 07:09

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •