Botohet Atlasi Dialektologjik, amaneti i prof. Eqrem Ēabejt
Petrika GROSI
Mė nė fund, pas 70 vitesh qė nga koha kur prof. Eqerem Ēabej hodhi i pari idenė pėr krijimin e njė atlasi dialektologjik tė shqipes, sot amaneti i gjuhėtarit tonė tė shquar, njėkohėsisht edhe objektivi kryesor pėr gjithė kėto vite i Institutit tė Gjuhėsisė edhe Letėrsisė, mund tė konsiderohet i pėrmbushur. Ditėn e djeshme, drejtori i kėtij Instituti, prof. Jorgo Bulo, na ftoi pėr tė parė kopjen e parė tė vėllimit tė parė tė Atlasit Dialektologjik tė Gjuhės Shqipe, botuar nga Instituti Oriental i Napolit nė Itali. Shumė shpejt pritet qė dhe vėllimi i dytė tė shohė dritėn e botimit. Prof. Bulo, duke e quajtur kėtė vepėr monumentale, pranoi tė tregojė nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn Albania mė shumė detaje mbi atlasin e porsabotuar, rėndėsinė e tij, vlerat, ēėshtjet qė paraqiten nė kėtė botim kaq tė veēantė, qė do tė jetė padyshim tepėr i nevojshėm pėr tė gjithė albanologėt dhe studimet pasardhėse mbi historinė e gjuhės shqipe dhe shtrirjen gjeografike tė saj.
Prof. Bulo, Atlasi Dialektologjik i Shqipes ka qenė njė ndėr objektivat e hershme tė gjuhėtarėve tanė, por edhe tė Institutit tuaj. Ēfarė do tė thoshit tashmė, kur ky Atlas shikon mė nė fund dritėn e botimit dhe ju mbani nė duar kopjen e parė tė tij?
Atlasi Dialektologjik ėshtė njė nga veprat fondamentale tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė. Pėr kėtė Atlas ėshtė bėrė nga shkencėtarėt tanė njė punė shumėvjeēare nė arkiva dhe terren. Nė kėtė vepėr ėshtė investuar energji dhe dije nga gjuhėtarėt mė tė njohur, tė cilėt kanė punuar nė kėtė fushė. Botimi i kėsaj vepre monumentale nė dy vėllime, (vėllimin e parė e kemi kėtu tani), ėshtė dhe kryerja e njė prej detyrave themelore tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė qė ai e ka pasur qė nė krijimin e tij. Vepra ėshtė botuar nė Napoli, nė bazėn e njė marrėveshjeje qė ne kemi me Institutin Oriental tė Napolit. Kjo vepėr madhore ėshtė, siē ju thashė, rezultat i njė pune shumėvjeēare. Puna pėr kėto atlase ėshtė drejtuar nga profesori i njohur nė fushėn e dialektologjisė, Jorgji Gjinari. Nė kėtė Atlas pasqyrohen tė gjitha trevat ku sot flitet shqipja. Pra, kemi krejt shtrirjen e gjuhės sonė nė hartėn e asaj qė quhet Shqipėria Gjuhėsore e veē kėsaj pėrfshihet edhe diaspora.
Kur ka nisur puna pėr kėtė Atlas Dialektologjik dhe cili ka qenė iniciatori?
Ideja pėr hartimin e njė atlasi tė tillė ėshtė hedhur pėr herė tė parė nė vitet 30-40 tė shekullit tė kaluar nga prof. Ēabej. Ai e mendoi i pari domosdoshmėrinė e njė atlasi dialektologjik tė gjuhės shqipe, madje hartoi qė atėherė edhe njė pyetėsor tė gjerė pėr kėtė punė. Mė tej, ideja ka vijuar me punėn e prof. Mahir Domit dhe tė shumė e shumė pasardhėsve dhe kolegėve tė tjerė gjuhėtarė, qė kanė kontribuar pėr plotėsimin e Atlasit me materialet, studimet dhe hulumtimet e kryera ndėr vite.
Ēfarė do tė gjejė lexuesi nė kėtė botim qė ju e pėrcaktuat si monumental dhe kujt do ti shėrbejė kryesisht kjo vepėr?
Natyrisht qė kjo vepėr ėshtė shumė speciale e me rėndėsi tė veēantė pėr dialektologjinė dhe historinė e shqipes. Nė radhė tė parė ėshtė njė vepėr qė i adresohet publikut tė specializuar. Atlasi do tė vlejė dhe do tė shėrbejė vazhdimisht nė tė ardhmen si njė pikė referimi pėr tė gjitha studimet gjuhėsore. Albanologjia shqiptare, ajo e huaj dhe gjuhėsia e pėrgjithshme, do ta kenė tė dobishėm kėtė Atlas.
A ka pyetje apo dilema qė marrin pėrgjigje nga ky atlas?
Atlasi u jep pėrgjigje shumė pyetjeve qė padyshim ngrihen dhe u interesojnė gjuhėtarėve nė punėn e tyre studimore-shkencore. Ėshtė njė vepėr me interes nė pėrgjigjet qė jep pėr dialektologjinė shqiptare tė zonave tė caktuara, por edhe nė pėrgjithėsi. Vepra jep njė pasqyrė tėrėsore, pėrgjithėsuese, tė dialekteve dhe tė folmeve tė gjuhės sonė, tė tipareve tė pėrbashkėta dhe veēorive tė tyre. Padyshim, jepen kufijtė e shtrirjes sė kėtyre veēorive, pra, njė vėshtrim i pėrgjithshėm i gjuhės shqipe nė variacionin e saj gjeografik. Kjo ėshtė e para vepėr e hartuar sipas koncepteve dhe metodave tė gjeografisė gjuhėsore, njė vepėr, realizimi i sė cilės u bė i mundur nga njė veprimtari paraprirėse 25-vjeēare me studime e hulumtime tė gjuhės shqipe. Vepra sjell tė dhėna jo vetėm pėr dialektologjinė, por edhe pėr disiplina tė tjera tė veēanta gjuhėsore si leksikologjia e, po kėshtu, edhe pėr ndonjė disiplinė jogjuhėsore, si historia e popullit tonė dhe ajo e gjuhės shqipe. Siē thashė, kjo ėshtė njė vepėr madhore e gjuhėsisė shqipe, qė ka interes pėr gjuhėsinė historike, problemet e kontakteve tė gjuhėve, studimet ballkanistike dhe probleme tė tjera lidhur me to. Njė ndihmesė tė veēantė i sjell historisė sė gjuhėve kufitare nga tė cilat tė folmet shqipe, kryesisht tė folmet anėsore, ruajnė shumė gjurmė frazash tė moēme tė kontakteve tė zhdukura ndonjėherė nė vetė trevat e atyre gjuhėve.
Albania
2 Qershor 2007
Krijoni Kontakt