Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga s-a
    Ju lutem, mos përdorni insinuime të pavend për të argumentuar kundër islamit si fe; dhe ju lutem posaçërisht që të mos e përzieni islamin me vehabizmin dhe themelet e tij të terrorit, injorancës, përçarjes, fanatizmit dhe prapambeturisë barbare. Vehabistët (pra ata mjekërpalarët që padrejtësisht quhen bile "fundamentalistë islamikë") janë një sekt i ri dhe një përçudnim i gërditshëm i asaj dhurëtie nga Perëndia, të cilën e quajmë fe.

    Në fakt, do të ishte mirë sikurse edhe pjesëtarët e feve tjera të na ndihmonin neve shqiptarëve myslimanë që të i shporremi murtajës vehabiste, si në këtë forum, ashtu edhe në gjrin e madh të shqiptarisë. Mos më keqkuptoni, të i shporresh zgjebes vehabiste nuk është mbytje e tolerancës, po shpëtim dhe kultivim i saj, sepse vehabizmi është një sëmundje e rëndë, që e rrezikon pikërisht tolerancën dhe mendimin e fjalën e lirë, së bashku me një sërë të tërë vlerash njerëzore.
    Pershendetje !
    Me vjen mire qe e ke hapur ket teme nuk jem muslimane, por e kuptoj fort mire se pse e hape.Kam respekt per te gjitha feja dhe mendimi im esht se nuk duhet mi shajt muslimant se nuk jen ekstremista dhe se e kan nje fe te paster. Nuk duhet mi perzi te keqijt (Vehabistet ) edhe te mirt.

    Respekt
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga muslim_965
    Un jam MYSLIMAN
    E dija se do të mundoheshe të shpëtosh me rrena, dhe prandaj të thashë ashtu. Pyetja është se a je vehabi? Pyetja është se a e do Vehabin dhe Al Albanin? Po për talibanët çka mendon? Dhe për saudët? Thuaje të drejtën dhe mos rrej më, se nuk bën ashtu!

    Citim Postuar më parë nga muslim_965
    E ju pastaj mundet te na quani si te doni.
    Po unë them se jeni hurmaxhinj salepi. E salepi që e pini ju, është ajo fara e ushtarëve amerikanë, me të cilën ju kanë ushqyer si derra.


    Citim Postuar më parë nga muslim_965
    Une te tregova,tash pergjigju ti:
    Pse ju nuk e hani lepurin dhe pse nuk pranoni se lepuri ka 4 kembe?????
    Si mor "nuk ha lepur"? Po unë lepuj gjuaj, mor injorant vehabi! Mishin e lepurit e preferoj posaçërisht me marinadë hudhrash, por gjithashtu edhe me marinadë mjalte. Që të jetë më i butë kur të gatuhet, lepurin e lë të varur së paku dy ditë e dy netë, dhe këtë e bëj me çdo mish të gjuajtur. Gjuaj po ashtu edhe kaproj dhe drerë, dhe po ashtu për ushqim. Jetoj krejtësisht jasht qytetit, në një fshat me njerëz që e kanë hobi gjuetinë, njësoj si unë; kapronjtë dhe fazanët na hyjnë brenda në bahçe.

    Shqehët e tërbuar dhe vehabinjtë, nga ana tjetër, i gjuaj vetëm për sport.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s-a : 31-05-2007 më 11:53

  3. #13
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Idiotsia me e madhe e Ibn Abdul Vehabit ka qene argumentim me ajete te zbritura per jo besimtaret kundra besimtareve. Shembull i qarte per ta argumentuar jane ajetet e sjella nga ky qe i thote vetes muslim...

    125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
    .
    127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!


    Keto ajete nuk mund te merren argument kundra muslimaneve more dritshkurter. Keto ajete ju referohen mushrikve politeiste.

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga Marijuana85
    Pershendetje !
    Me vjen mire qe e ke hapur ket teme nuk jem muslimane, por e kuptoj fort mire se pse e hape.Kam respekt per te gjitha feja dhe mendimi im esht se nuk duhet mi shajt muslimant se nuk jen ekstremista dhe se e kan nje fe te paster. Nuk duhet mi perzi te keqijt (Vehabistet ) edhe te mirt.

    Respekt
    Respekt gjithashtu! Myslimanët janë tolerantë ndaj të tjerëve se feja nuk imponohet, se ashtu na mëson Kurani fisnik; dhe kjo nuk e përshkon vetëm traditën myslimane të shqiptarëve, po tërë traditën dhe historinë e islamit në botë, se myslimanët nuk kanë përndjekur kurrë të tjerë, vetëm për shkak të fesë së tyre; përkundrazi, në çdo kalifat ështe respektuar e drejta e komuniteteve të ndryshme fetare, që gjithashtu gjithmonë kanë qenë të mbrojtura me ligj.

    Ajo që ndodh në disa shtete sot, ku sunitët luftojnë kundër shiitëve, ku prishen objektet fetare të komuniteteve tjera, është një pasojë e përzierjes kolonialiste dhe përhapjes së përçudnimit vehabist, me gjithë atë terror, përndjekje, prapambeturi dhe barbarizëm që vjen me të.

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    179
    Ore injoranta.
    Vehabistet jan musliman, jan pasuesit e Pejgamberit a.s dhe sunetit te tij.
    Vehabistet, selefi, e hanefi , jan prej ehli sunetit dhe xhematit.
    kurse tipat si s.a qe i quan muslimanet jo musliman pa kurfar te drejte jan tipa te deshtuar dhe kan qen gjithmon te till. Keta jan ata qe fyejn shoket e Pejgamberit a.s, fyejn gruan e tij te ndershme, ku vet Zoti ne Kur'an e pastron nga shpifjet qe jan bere kunder saj.
    Pra ju zoterinj te nderuar leren dhe mos i ndegjoni se qfar thon keta, sepse jan injorantat me te mdhenj..

  6. #16
    ...........
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve të vdekjes
    Postime
    99
    Acid_burn,ti ne cilin mezheb je ?

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga ILyrium
    Ore injoranta.
    Vehabistet jan musliman,
    Vehabistët janë shtazë; derra e qen saudo-amerikanë. Vehabizmi është feja e Bin Ladenit dhe talibanëve, armiqve të myslimanërisë!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga muslim_965
    Acid_burn,ti ne cilin mezheb je ?
    Jo, jo. Na trego ti njëherë se i cilës skotë je? A je vehabije? Po ose jo? Çka mendon për qenin Al Albani dhe derrin Abd El Vehab?

  9. #19
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Helmimi i fesë

    Enver Robelli
    12-06-2007


    Shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun, me një libër mbi botën perëndimore pas 11 shtator 2001. Trajton temat e mëdha: urrejtja kundër të huajve në Evropë, terrorizmi, keqpërdorimi i fesë islame nga nihilistët islamikë. Mes të tjerash, dhe një opinion i rëndë e i pasaktë për "Shqipërinë islamike"

    Tahar Ben Jelloun (lexo: Zhelun) është lindur në 1944 në Fès të Marokut. Ka studiuar filozofi në Rabat dhe psikologji në Paris. Jelloun është përfaqësues kryesor i letërsisë frankofone nga Magrebi; vepra e tij letrare dhe eseistike është përkthyer në disa gjuhë. Për romanin "Nata e pafajësisë", në 1997 mori çmimin e mirënjohur "Prix Goncourt". Viteve të fundit Jelloun ka botuar një seri librash eseistikë në formë bisede me vajzën e tij, ku trajton dhe kërkon përgjigje në shumë çështje nga politika, kultura, religjioni – me theks të veçantë në problemet e emigrantëve myslimanë në Evropë. Që nga viti 1971 Jelloun jeton në Paris dhe Marok.

    Në librin e fundit "Babi, prej nga vjen urrejtja?", ai i përgjigjet pyetjeve të vajzës mbi problemet më të mëdha të botës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në parathënien e librit politikani gjerman Heiner Geissler shkruan se libri i Jelloun-it është një burim iluminizmi, informacioni dhe edukimi – këto, sipas tij, janë armët kryesore kundër urrejtjes dhe fundamentalizmit. Geissler, për vite të tëra një figurë e fuqishme politike në partinë demokristiane CDU të kancelarit Helmut Kohl, pas largimit nga politika aktive u shndërrua në kritik të rreptë të globalizimit njëdimensional dhe të "sistemit ekonomik kapitalist, i cili shkel mbi kufoma". Në parathënie Geissler shkruan se nuk ka qenë Zoti ai që i ka mbytur me gaz hebrenjtë dhe dhjetë mijë myslimanë në Srebrenicë, por kanë qenë dhe janë njerëz që me urrejtjen kundër "të tjerëve" kryejnë këto krime. Megjithatë, shton Geissler, shpresa për pajtim mes popujve ekziston. Pasi Napoloni kishte pushtuar Gjermaninë poeti gjerman Ernst Moritz Arndt, në vitin 1813 shkruante: "E dua urrejtjen, urrejtjen e fuqishme dhe të përhershme të gjermanëve kundër francezëve... urrejtjen flakëruese dhe të përgjakshme, e dua për një kohë të gjatë, e dua përgjithmonë. Kjo urrejtje le të flakërojë si religjion i popullit gjerman". 60 vjet më vonë, gjermanët pushtuan Francën. Poeti francez Paul de Saint-Victor u përbetua në urrejtjen e shenjtë të francezëve kundër gjermanëve: "Nëse dëshirojmë që Franca sërish të arrijë madhështinë e saj, atëherë në shpirtrat tanë duhet ta kthejmë urrejtjen e drejtpërdrejtë, të gjallë dhe të vërtetë. Le ta ushqejmë atë si një zjarr të shenjtë". Urrejtja, siç shihet nga këta dy shembuj, është një epidemi, një lloj sëmundje. Për të kaluar atë duhen politikanë që janë të mençur të shikojnë përtej horizontit të ngushtë të përditshmërisë.

    Goditje në zemër

    Tahar Ben Jelloun nënvizon në hyrje të librit se spiralja e dhunës pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe përpjekjet për ta ndalur atë, por edhe vullneti për të shpërthyer rolin e viktimës apo të vëzhguesit të paralizuar e kanë shtyrë atë të zhvillojë një bisedë me vajzën e tij. Terrorizimi i Al Kaidës, shkruan Jelloun, e godet botën perëndimore në zemër, sepse është i mishëruar me urrejtje kundër Perëndimit, kundër kulturës së tij, traditave dhe prioriteteve politike. Ky lloj terrorizmi është vështirë të luftohet, sepse ai sulmon në mënyrë perfide civilët (11 shtator 2001 - Neë York, 11 mars 2004 - Madrid, 8 korrik 2005 - Londër) dhe i shmanget ballafaqimit ushtarak. Arabët, por shpesh edhe myslimanët në tërësi tani në Evropë shikohen si kërcënim i demokracive dhe vlerave perëndimore, madje shpesh edhe si rrezik për siguri. Fundamentalizmi islamik provokon reagime ekstreme të palës tjetër: shkrimtari francez Michel Houellebecq ka shkruar se "Islami është fe e çmendur!". Në romanin e tij "Platforma" personazhi kryesor fyen arabët dhe fenë islame.

    Jelloun i shpjegon të bijës dhe lexuesve se urrejtja e ringjallur kundër të huajve në Perëndim, në fund të fundit, i shërben nihilistëve të Al Kaidës, të cilët e kanë më lehtë të rekrutojnë terroristë potencialë në mesin e të rinjve myslimanë në Evropë. Një ndër arsyet thelbësore pse shumë myslimanë bien pre e propagandës së krerëve të terrorizmit, Jelloun-i e sheh te kushtet poshtëruese të jetesës së arabëve në vendet e tyre dhe të shumë myslimanëve në Perëndim. Një arsye tjetër është pushtimi i Irakut nga amerikanët. Në traditën e antiamerikanizmit francez Jelloun-i lamenton se amerikanët kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, kanë keqpërdorur fuqinë e tyre dhe kanë shkelur rendin me këmbë kur kanë vendosur të pushtojnë Irakun. Asnjë fjalë të vetme ai nuk e harxhon për regjimin e Sadam Huseinit, i cili hyn në galerinë e diktatorëve më të egër në 50 vjetët e fundit.

    E qëlluar, ndërkaq, është analiza e Jelloun-it sa i përket ndjenjës që kanë shumë arabë ndaj Perëndimit: "Arabët e kuptojnë historinë më të re të tyre si pasojë të poshtërimeve nga ana e Perëndimit, në fillim të të cilave qëndron tronditja e kolonizimit dhe sot arrin kulmin e padrejtësisë në Irak dhe në konfliktin palestinezo-izraelit". Nga ana tjetër, shumë islamistë jetojnë mes dy kulturave dhe janë në kërkim të identitetit. Ata, sipas Jelloun, jetojnë në shtete të korruptuara dhe të prapambetura, ku sundon joliria dhe mbretëron padrejtësia. Perëndimi i josh, ai është sinonim lirie, përparimi dhe pasurie; njëkohësisht ata e hedhin poshtë Perëndimin për shkak të sundimit të individit, materializmit dhe traditave, të cilat, sipas tyre, janë të kalbura dhe të papërshtatshme për fenë islame. Politika në shtetet e tyre nuk ka çfarë t'iu ofrojë. Socializmi ka marrë fund, nacionalizmi arab ka vdekur, uniteti i shteteve arabe është një mit. Në këtë zbrazësirë, sipas Jelloun, futen islamistët me ideologjinë e tyre përjashtuese, sepse "Islami nuk është vetëm fe shpirtërore, por edhe politike, një udhërrëfyes moral i veprimit të njeriut në përditshmëri".

    Vahabizmi dhe Al Kaida

    Jelloun shkruan se terrorizmi i Al Kaidës ndikohet fuqishëm nga vahabizmi, një ideologji fetare e vendosur në shekullin e 18-të nga sheiku Mohamed Ibn Abdel Vahab, i cili përjashton çdo interpretim teologjik të Islamit dhe çdo ndikim të jashtëm, sidomos logjikën dhe shkencën empirike, por edhe sufizmin dhe mistikën islamike. Mbi këtë bazë Abdel Vahabi "zhvilloi një interpretim dogmatik të islamit, i cili hedh poshtë çdo modernizëm, çdo dialog jo vetëm mes feve, por edhe mes drejtimeve të tjera fetare islame dhe çdo hapje ndaj kulturave të tjera. (...) Vahabizmi aplikon sharinë – ligjin hyjnor – fjalë për fjalë: vjedhësve u pritet dora, gratë që tradhtojnë burrat mbyten me gurë, në shoqëri gratë dhe burrat ndahen sistematikisht, çdo pranim i kamatës është i ndaluar. Kështu ka qenë gjatë edhe në Evropën e krishterë, por vahabizmi sillet sikur bota të mos kishte ndryshuar fare që nga Mesjeta. Edhe sot gratë duhet të jenë të mbuluara nga koka të këmbët, nuk guxojnë të ngasin vetura dhe të flasin publikisht".

    Për të përhapur versionin e tyre jotolerant të Islamit sauditët përmes fondacioneve dhe organizatave bamirëse financojnë në mbarë botën ndërtimin e xhamive dhe shkollave kuranore, shkruan Jelloun. Apeli i tijështë i thjeshtë: paqja arrihet përmes dialogut; jo armët e zjarrit, por armët e mendjes janë të suksesshme në aspektin afatgjatë. S'duhet të jetë Bin Ladeni inspirim për besimtarët myslimanë, por filozofia islamike.

    Në zhvillimin lëvizjes vahabiste një rol paradoksal ka luajtur Amerika: pas pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik shumë myslimanë nga vendet arabe shkuan për të mbështetur "vëllezërit afganë" në luftë kundër sovjetikëve. Këta myslimanë, mes tyre edhe Osama Bin Ladeni, u mbështetën me armë dhe para nga SHBA në rezistencën kundër trupave të Moskës. Pas largimit të sovjetikëve nga Afganistani pushtetin e morën talibanët, "nxënësit e Kuranit", të cilët instaluan një regjim mesjetar. I favorizuar prej këtyre rrethanave Bin Laden, bashkë me zëvendësin e tij egjiptian, Ajman Al Zavahiri, filloi të propagandojë luftën kundër Perëndimit dekadent, e cila eskaloi definitivisht më 11 shtator 2001.

    Tahar Ben Jelloun saktëson se ideologët islamistë i rekrutojnë terroristët vetëvrasës në shtresën e paperspektivës në vendet arabe, ndër të tjera edhe me premtimin absurd se secilin atentator vetëvrasës e presin në parajsë 72 virgjëresha. Skandaloz dhe absurd është mendimi i Jelloun se "në Bosnjë, Algjeri, Kashmir, Shqipëri dhe në Filipine luftohet nën bajrakune xhihadit". Skandaloz dhe absurd për shkak se as në Bosnjë dhe as në Shqipëri nuk ka pasur luftë xhihadi. Bosnja është ballafaquar me probleme të theksuara pas ardhjes së ekstremistëve myslimanë në ndihmë vëllezërve të tyre fetarë gjatë luftës në viteve 90-të; në Shqipëri në fillim të viteve 90 u futën figura të errëta të ekstremizmit fetar islamik për shkak të naivitetit dhe gabimeve të qeverisë së presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Të dy këto vende, ndërkohë, kanë luftuar përpjekjet për infiltrim nga ana e organizatave gjoja bamirëse arabe. Ky ballafaqim nuk ka përfunduar ende dhe kërkon një vetëdijesim të opinionit mbi rrezikun që vjen nga fashizmi i gjelbër i Bin Ladenit dhe guvernatorëve të tij të terrorit.

    Të huaj në Evropë

    Ndonëse libri është ndërtuar në trajtë pyetje-përgjigje mes bijës dhe babait, nuk është një vepër sipërfaqësore. Jelloun-i ofron përgjigje konkrete për problemet e të rinjve myslimanë në Evropë. Ai kritikon getoizimin e tyre, refuzimin që të shkëputen nga shikimi i programeve televizive nga atdheu, programe s'kanë të bëjnë me jetën e të rinjve në Evropë. "Shumë myslimanë kështu mbesin të huaj ndaj kulturës dhe mentalitetit të Evropës, izolohen. Shumë duan t'i edukojnë fëmijët tradicionalisht, pra në mënyrë islamiste dhe dëshirojnë që fëmijët e tyre t'i kërkojnë partnerët e jetës jo në Evropë, por në atdheun e prindërve – disa madje i detyrojnë për një martesë të tillë". Jelloun-i qorton edhe vendet perëndimore që në vitet '60-'70 kanë rekrutuar me mijëra punëtorë nga Turqia, Magrebi, Ballkani, por pastaj, nuk janë interesuar për integrimin e tyre. Vende si Holanda kanë financuar shkolla kuranore dhe kanë lejuar që edhe në shkollat publike vajzat të bartin simbole religjioze si shamia, të refuzojnë të marrin pjesë në orët e gjimnastikës (sidomos në not) ose të bojkotojnë orët e biologjisë, sepse aty jepet mësim mbi zbulimet shkencore, të cilat janë në kundërshtim me pretendimet e fesë. Sa i përket shamisë, Jelloun-i shkruan se "në Kuran janë disa vargje lidhur me shaminë. Por, askund nuk shkruan që një grua myslimane duhet të shkojë në shkollë me shami apo që ajo nuk bën të trajtohet nga mjeku në spital. Ky është një interpretim i tepërt dhe është madje në kundërshtim me frymën e Islamit".

    Me përjashtim të disa gabimeve të rënda, të cilat i përmendëm më lart, libri i Tahar Ben Jelloun është një kontribut në debatin shpeshherë emocional mbi raportet mes Perëndimit dhe Lindjes, mes feve të ndryshme dhe kulturave të llojllojshme.

    Shekulli

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e REFERI
    Anëtarësuar
    13-06-2007
    Vendndodhja
    ne arenat e ringut
    Postime
    25
    Vaj vaj dite te zeza po vine per shqiptarine me talebanet ne krye.
    Poshte komunistet e shekullit 21 edhe te jteret por kur tju vjen rradha.
    Jeta eshte gjyq kurse neve referojme(dhe na referojn (nji refer i famshem)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  5. Standartet demokratike të Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 07:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •