Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26

    Shqiptarëve të të gjitha feve

    Ju lutem, mos përdorni insinuime të pavend për të argumentuar kundër islamit si fe; dhe ju lutem posaçërisht që të mos e përzieni islamin me vehabizmin dhe themelet e tij të terrorit, injorancës, përçarjes, fanatizmit dhe prapambeturisë barbare. Vehabistët (pra ata mjekërpalarët që padrejtësisht quhen bile "fundamentalistë islamikë") janë një sekt i ri dhe një përçudnim i gërditshëm i asaj dhurëtie nga Perëndia, të cilën e quajmë fe.

    Në fakt, do të ishte mirë sikurse edhe pjesëtarët e feve tjera të na ndihmonin neve shqiptarëve myslimanë që të i shporremi murtajës vehabiste, si në këtë forum, ashtu edhe në gjrin e madh të shqiptarisë. Mos më keqkuptoni, të i shporresh zgjebes vehabiste nuk është mbytje e tolerancës, po shpëtim dhe kultivim i saj, sepse vehabizmi është një sëmundje e rëndë, që e rrezikon pikërisht tolerancën dhe mendimin e fjalën e lirë, së bashku me një sërë të tërë vlerash njerëzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s-a : 30-05-2007 më 18:34

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ke plotesisht te drejt me kete qe thua tek kjo teme edhe une vet e kam verejtur se shpesh here feja jone muslimanizmi ngaterohet me kete sekt , edhe une gjithashtu ju kisha lut qe te pakten te na dalloni prej atyre vehabisteve te atij sekti ju kisha lut gjithashtu..!

    Me respekt RaPSouL
    Sui generis

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL
    Ke plotesisht te drejt me kete qe thua tek kjo teme edhe une vet e kam verejtur se shpesh here feja jone muslimanizmi ngaterohet me kete sekt , edhe une gjithashtu ju kisha lut qe te pakten te na dalloni prej atyre vehabisteve te atij sekti ju kisha lut gjithashtu..!

    Me respekt RaPSouL

    Më e keqja është se ky sekt na quan të gjithë neve, e posaçërisht myslimanët e zakonshëm syni hanefi, qafirë dhe na akuzon me rrena dhe gjëra që vetëm kokat e tyre të prishura munden të i shpikin. E njëkohësisht të tjerët na përziejnë neve me pikërisht ata!! Dhe myslimanët e vërtetë ende nuk janë në gjendje të zgjohen nga kllapia e të i thonë jo kësaj murtaje të shpikur nga kolonializmi, thjesht sepse ata nëpërmjet despotizmit çnjerëzor saud e kanë uzurpuar Mekën dhe e përdorin praninë e tyre atje, si një rrenë me të cilën mundohen ta përhapin zgjeben e vete nëpër botë.

    Ka ardhur koha të zgjohemi e të mos lejojmë të bëhemi viktima të lojës mizore të këtyre shejtanëve!

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Po defakto Vehabizmi sipas mendimit tim eshte me e ngjashmja me Islamin bazik (apo klasik) ne doktrine. Mund edhe ta argumentoj nese doni.

    Respekt.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Po defakto Vehabizmi sipas mendimit tim eshte me e ngjashmja me Islamin bazik (apo klasik) ne doktrine. Mund edhe ta argumentoj nese doni.

    Respekt.
    Kur dikush do të "argumentojë" mbi një gjë të tillë, atëherë ai kundërmon erë predikuesi taliban. Vehabi-talibanët nuk kanë kurrgjë të përbashkët me fenë tonë, ashtu si nuk kanë kurrgjë të përbashkët me njerëzinë dhe qytetërimin. Ai që thotë se myslimanët e dikurshëm kanë qenë si vehabi-talibanët, ose është ndonjë shejtan që do të përhapë rrena mbi islamin, ose është vehabi vetë ... Pra shejtan që do të përhapë rrena mbi islamin!

  6. #6
    ...........
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve të vdekjes
    Postime
    99
    mesia4ever :Po defakto Vehabizmi sipas mendimit tim eshte me e ngjashmja me Islamin bazik (apo klasik) ne doktrine. Mund edhe ta argumentoj nese doni.

    Respekt.
    Ke mundesi te argumentojsh?o.k beje pra, se e shohim se ato vehabijt na kan ra hise te dim si ju e interpretoni doktrinen e tyre.Flm

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga muslim_965
    Ke mundesi te argumentojsh?o.k beje pra, se e shohim se ato vehabijt na kan ra hise te dim si ju e interpretoni doktrinen e tyre.Flm
    Nëse do "argumentime" atëherë të lutem shko në atdheun tënd saud dhe argumento sa të duash; por mos e përlyej emrin mysliman, dhe mos u përpiq kinse të infiltrohesh ndër myslimanë, se myslimanë nuk jeni; dhe përpjekjet e juaja na hidhërojnë shumë!

    Vehabinjtë janë pjellë e politikave të përlyera të perëndimit dhe fara e terrorit nëpër botë! Apo mos do edhe ti këtu ta mbrosh qenin Bin Laden me gjithë talibanë?!

    Thjesht habitem se si ju lejojnë të shpreheni kaq lirisht këtu. Bile edhe të i lavdëroni të pëgërat e talibanëve!!

    (E pra "shqiptarë të të gjitha feve", ky "shoqi" që kinse përpiqet të "argumentojë" këtu, është një nga ata. Ç'bëni ju "shqiptarë të të gjitha feve" për ta mbrojtur fenë, kombin dhe atdheun nga murtaja e talibanëve?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga s-a : 30-05-2007 më 20:48

  8. #8
    ...........
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve të vdekjes
    Postime
    99
    s-a,me duket se sot nuk te ka shkuar dita mire,je cuar me kemben e shmajte...nji keshille: duhesh me bo vizit dhe nji kontroll vetit te psikologu se edhe neve na vjen gjynah keshtu si je katandis

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-09-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    26
    Citim Postuar më parë nga muslim_965
    s-a,me duket se sot nuk te ka shkuar dita mire,je cuar me kemben e shmajte...nji keshille: duhesh me bo vizit dhe nji kontroll vetit te psikologu se edhe neve na vjen gjynah keshtu si je katandis

    Mirë mor mirë, po trego sinqerisht vetëm një gjë: A të pëlqejnë "mësimet" e Vehabit dhe të Al Albanit?

    Mos u përpiq të shpëtosh me ndonjë rrenë, po përgjigju shkurt dhe qartë. Ose thjesht more, se nëse je vehabi, atëherë nuk duhet të të vijë turp, apo jo? A je vehabi, ose si i thonë ndryshe "selefi" ti ose jo?

  10. #10
    ...........
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve të vdekjes
    Postime
    99
    s-a :
    Mos u përpiq të shpëtosh me ndonjë rrenë, po përgjigju shkurt dhe qartë
    Un jam MYSLIMAN SUNNI QE BESOJ NE ALLAHUN FUQIPLOT ,QE NUK KA ZOT TJETER QE MERITON TE ADHUROHET PERPOS TIJ, ILARTE DHE I FALIMINDERUAR ESHTE AI,BESOJ NE TE DERGUARIN E TIJ TE FUNDIT MUHAMMED IBN ABDULLAH,ROBIN E ALLHUT TE DEVOTSHMIN,TE SIQERTIN TE DREJTIN (Paqja e Allahut qofte mbi te mbi familjen e tij shokt e tij te ndershem dhe mbi gjith ata besimdrejte qe e ndjekin rrugen e tij deri ne fund)
    En-Nahl:

    125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
    .
    127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
    128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.


    E ju pastaj mundet te na quani si te doni.


    Une te tregova,tash pergjigju ti:
    Pse ju nuk e hani lepurin dhe pse nuk pranoni se lepuri ka 4 kembe?????

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  5. Standartet demokratike të Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 07:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •